Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Ushqim magjik, ushqim gishtërinjsh!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Ushqim magjik, ushqim gishtërinjsh!   Mon Jan 02, 2012 1:17 pm

A mendoni se fëmija juaj nuk mund të ndjejë monotoninë e ushqimit të përditshëm, sikurse ndodh edhe tek ne të “rriturit”?

Nëse ju përgjigjeni po në këtë pyetje, duke përfaqësuar interesat e fëmijës tuaj dhe duke ngritur zërin juaj në emër të saj, do të themi – edhe fëmijët tuaj do të duan pavarësinë, të kënaqen duke eksploruar forma të reja, ngjyra dhe aromat dhe së pari do të mësojnë se si të mirë rriten.

Megjithatë, çdo përpjekje edhe më e vogël e juaja do të shpërblehet me një zë të ngjirur, të ëmbël dhe të qeshura të fëmijës tuaj.

Me siguri që ju do të pyesni se çfarë ka të bëjë ushqimi gishtërinjsh në gjithë këtë. Do të ju shuajmë kurreshtjen duke ju thënë, sado që ju pasuroni menunë e ushqimit për fëmijën tuaj duke futur gjëra ushqimore të shëndetshme dhe të shijshme, të dedikuara për rritjen e tij/saj, sfida e vërtetë është jo vetëm lloji i ushqimit po edhe mënyra e ushqyerjes. Për këtë, po të pyetej foshnja juaj, zgjedhja e tij/saj do ishte ushqimi gishtërinjsh.

Dhe tani një udhëzues përmes kulturës të ushqimit gishtërinjësh, para se ti përvisheni recetave dhe idejave të këtij lloj ushqimi. Për pregatitje, është e domosdoshme të pajiseni me durim, me buzëqeshje universale dhe më të rëndësishmen – artikujve për pastrim.

Së pari, prekjet e ngathëta të gishtave të fëmijëve të bëra me ushqim zakonisht përfundojnë në shumë vende të pazakonta – televizioni, muri … (pjesa tjetër mbetet për imagjinatën tuaj ose përvoja). Megjithatë, një pjesë e përpjekjeve tuaja do të shpërblehet me një buzeqeshje të fëmijës tuaj.

Ajo që vlen të dijmë është që, ushqimi gishtërinjsh përveç ushqimit të shëndetshëm dhe të llojllojshëm bën pjesë në ushqim argëtues si dhe është një ngushëllim i madh gjatë daljes së dhëmbëve të parë. Për këtë mos u habisni nëse kjo lloj mënyre e ushyerjes bëhet aktiviteti preferuar i foshnjes tuaj.

Duke mos harruar që përpjekjet tuaja të para mund të jenë të ngathëta, ju përcaktohuni në zgjedhjen e pavarësisë në ushqyerje dhe do ta bëni botën vendin të cilin foshnja juaj dëshiron sa më parë dhe sa më mirë ta eksplorojë./bebaime/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ushqim magjik, ushqim gishtërinjsh!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Interpretimi i Endrrave - nga Tanki
» Meditimi dhe Izolimi(Halveti) në Sufizëm
» Fjalori i Endrrave
» Libri Egjiptian i te vdekurve
» Ylli i Davidid, simbol magjik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Te ndryshme :: Familja dhe fëmijët-
Kërce tek: