Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionin e trurit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Antigona
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 89

MesazhTitulli: Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionin e trurit   Sun Dec 11, 2011 2:10 pm

Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionin e trurit



Një studim i ri thotë se mungesa e vitaminës B12 mund të jetë përgjegjëse për rënien e funksionit të trurit tek personat e moshuar. Megjithëse njerëzit zakonisht marrin vitamina B12 nga mishi, peshku, nënprodhime të qumështit dhe të drithërave, aftësitë e tyre për të asimiluar vlerat ushqyese mund të bllokohen nga një numër faktorësh, siç janë konsumi i tepërt i alkoolit, anemia dhe çrregullime të ndryshme në sistemin e tretjes. Ekspertët e shëndetit thonë se vizitat e rregullta mjekësore dhe ndërgjegjësimi i publikut mund të shmangin dobësitë e funksionit të trurit si pasojë e mungesës së vitaminës B12.

Ashtu si muskujt dobësohen e tkurren nga kequshqyerja, edhe truri i njeriut fillon të tkurret kur vitamina B12 në trup nuk është e mjaftueshme.
Mjeku neurolog Michael Yokelson thotë se vitamina B12 është pjesë e rëndësishme përbërëse e neuroneve që transmetojnë sinjale në tru, si dhe ushqim kryesor i qelizave të trurit.
Dr. Michael Yochelson është neurolog në Spitalin Kombëtar të rehabilitimit në Uashington.
Ai thotë se lidhja midis mangësisë së vitaminës B12 dhe humbjes së vëllimit të trurit është e rëndësishme të dihet, për shkak se kjo vitaminë luan një rol kyç në aftësitë e njeriut për njohje a për të mësuar.
Dr. Martha Claire Morris është një nga autorët e studimit.
Ajo thotë se gjatë studimit u zbuluan prova se mangësia e vitaminës B12 shoqërohej me tkurrje të trurit dhe shtimim të intensitetit të tij. Gjithashtu u konstatua se mangësia e vitaminës B12 lidhej me nivelin e ulët të njohjes.
Peshku, mishi, bulmeti dhe ushqime të pasura me proteina janë burime të mira të vitaminës B12. Neurologu Michael Yochelson thotë se dietat me bazë bimore, si dhe dieta të larta në karbohidrate, janë të varfëra me vitaminë B12.
Ai beson se njerëzit në mbarë botën duhet të marrë vitaminë B12 shtesë - në formën e pilulave, injeksione - për të parandaluar një lloj humbjeje në funksionin e trurit.
Dr Yochelson thotë se është me rëndësi që njerëzit të kryejnë analiza për të kontrolluar herë pas here nivelin e vitaminës B12 në organizmin e tyre, sepse kështu do të parandalohej çdo mangësi e saj në organizëm.
Dr Yochelson thotë se studimi i kryer mes personave 65 vjeçarë, duhet të shërbejë si bazë për kërkime të tjera mes personave të moshave më të reja, veçanërisht në Afrikë, Azi Jugore, dhe Amerikë Jugore e Qendrore, rajonet me shkallën më të lartë mangësie të vitaminës B12.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionin e trurit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Stangimi dhe mungesa e vullnetit !
» Dhimbja
» Ç'ndjen njeriu pas vdekjes?
» Truri
» Pse nuk mund ta shfrytezojme trurin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: