Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

  Fli me kurriz!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Delfina
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 1077

MesazhTitulli: Fli me kurriz!   Mon Oct 24, 2011 6:19 am

Gjumi bën mirë për trupin dhe mendjen, por në mirëqenien tonë ndikon edhe pozicioni që marrim në shtrat. Këtë e kanë thënë ekspertët amerikanë të Convenant Health System.

Studiuesit kanë analizuar mënyrat kryesore në të cilat kemi tendencë të flemë dhe kanë arritur në përfundimin se metoda më e mirë e fjetjes është ajo me kurriz.
Sipas tyre, fjetja me kurriz, parandalon dhimbjen e kurrizit e të qafës, redukton refluksin e acidit laktik (kthimin mbrapsht), I bile edhe krijimin e rrudhave. Fakt është se çlodhja shtrirë në kurriz redukton në maksimum kontraksionet dhe rezulton edhe një pozicion i lehtë për t'u marrë nga shtylla kurrizore. I vetmi problem është se fjetja në këtë pozicion favorizon edhe gërhitjet, për ata që janë të predispozuar, si dhe apnenë e gjumit.
Një pozicion tjetër i mirë është ai anash, që ashtu si ai me kurriz, parandalon dhimbjet e shtyllës kurrizore dhe qafës. Ky pozicion është i mirë edhe për gratë shtatzëna, sepse favorizon shkuarjen e gjakut te fëmija dhe nuk shton mundësitë për të gërhitur. Megjithatë, fjetja anash ka tendencë të shtypë muskujt e shpinës e të qafës dhe nuk këshillohet për gratë me gjoks të squllur, për ato që duan të evitojnë rrudhat dhe ato me dhimbje shpine. Në këtë rast, këshillohet të vihet një jastëk nën gjunjë, për të ulur tensionin që përqendrohet në zonën lumbare.
Cili është pozicioni më i keq për të fjetur? Ai me bark, sepse shtyp stomakun, lehtëson rikthimin e acideve të tij dhe favorizon tendencën për të gërhitur. Gjithashtu, i bën dëm si qafës, ashtu edhe shpinës, sepse në pozicionin e marrë, shtylla kurrizore nuk çlodhet si duhet dhe presioni në muskuj e kyçe është kaq i fortë sa mund të shkaktojë ënjtje nervash dhe mizëri në gjymtyrë.

_______________________
E kaluara mund të harrohet,por jo të fshihet.Prandaj kujdes cka bëni me të tashmen....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.com
 
Fli me kurriz!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: