Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Vera forcon kockat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Vera forcon kockat   Sat Oct 22, 2011 12:50 pm

Një gotë verë në ditë është shumë e dobishme për kockat e njeriut, pasi lufton sëmundje si osteoporoza. Keshtu tregoi një studim shkencor, përfundimet e të cilit u publikuan gjatë ditës së martë, raporton TCH.

Në bazë të kërkimeve, duket se ka një lidhje midis dendësisë së kockës dhe rrezikut për frakturë, me dietën me të cilën ushqehemi gjatë jetës. Megjithatë, pije të tjera alkoolike, si alkoolet e forta dhe birra, nuk duket se japin ndonjë ndikim.

Studimi i realizuar në “Universitetin Mbretëror të Londrës” mori nën vëmendje 1 mijë çifte binjakesh, të gjithë në mesin e të 50-ave, ndërsa studioi lidhjen midis dietës dhe rrezikut për frakturë.

Çështje të tjera dietike u morën në konsideratë, për të monitoruar se si janë ndryshimet që ndodhin në indin kockor, në rastin e grave që kanë kaluar menopauzën.

”Konsumimi i arsyeshëm i verës është i lidhur me rritjen e dendësisë minerale në kocka, ndërsa dieta e zakonshme angleze e ditëve të sotme sjell reduktimin në dendësinë e indit kockor, duke rritur mundësinë e prekjes prej sëmundjeve dhe frakturave”, shkruhej në përfundimet e kërkimit në fjalë.

Ushqimet më të përdorura në dietën angleze janë patatinat, peshku, fasulet e pjekura dhe mishi i kuq. Midis tyre, vetëm peshku duket se ka një efekt pozitiv për kockat.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vera forcon kockat
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Paganizmi
» Skull And Bones - Kafkat dhe Kockat
» Thenie per veren

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: