Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Ilaçet bimore për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Ilaçet bimore për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes   Sun Oct 16, 2011 3:32 pm

Të gjitha këto sëmundje që prekin shpesh pothuajse çdo grup moshë gjatë sezonit vjeshtë-dimër nuk kalohen lehtë aq më tepër nëse nuk trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur. Madje në disa raste ndodh që nga përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve organizmi ta humbasë imunitetin e tij optimal, duke u bërë kështu “pre” e vazhdueshme e problemeve të frymëmarrjes. Pikërisht për këtë arsye, specialistja e mjekësisë bimore, Mimoza Petani shpjegon se si duhet t’i trajtojmë këto sëmundje pa përdorur antibiotikë, dhe në të njëjtën kohë si të rrisim edhe imunitetin e organizmit për ta bërë trupin tonë më rezistent nga problemet e frymëmarrjes.


Këshillat
Për t’i evituar dhe kaluar sa më lehtë këto probleme, sipas specialistes Petani, nevojitet marrja e preparateve të duhura bimore, që jo vetëm ndihmojnë në kurimin e sëmundjes, por rrisin njëkohësisht edhe imunitetin e organizmit për t’u mbrojtur nga këto probleme. Bëhet fjalë për disa produkte bimore, konsumimi i të cilave nuk krijon asnjë efekt anësor për organizmin. Ekspetoral është ilaçi më i ri bimor që rekomandohet të përdoret për problemet respiratore, në përbërje të të cilit gjenden shtatë bimë mjekësore, propolisi si dhe mjaltë i nxjerrë nga eukalipti. Ndër bimët mjekësore që gjenden në këtë ilaç bimor mund të përmendim eukaliptin, që është një çlirues për organet e frymëmarrjes, mëllagën, që përdoret gjerësisht për pezmatimet e bajameve, lulëkuqen, që është një ndër aleatet më të mira që mund të përdoret për të luftuar kollën, mirtilio etj. Kombinimi i këtyre bimëve, mjaltit të eukaliptit dhe propolit të purifikuar, bën që ky ilaç të jetë tepër i efektshëm për të evituar problemet respiratore. Ilaçi bimor ekspetoral gjendet në forma të ndryshme në farmaci si në formë çaji, shurupi dhe është i përshtatur në doza sipas moshave të ndryshme. Meshkujt janë ata që vuajnë më shumë nga problemet me frymëmarrjen, nga sëmundjet e mushkërive dhe nga shqetësimet respiratore. Por mbrapa nuk mbeten edhe fermat, në mënyrë të veçantë ato që konsumojnë duhanin.


Duhani
Pirja e duhanit është një plus i keq që organizmit tonë i shtohet duke ditur që njeriu në ditët e sotme ka ngarkesa të mëdha fizike, si ndotja e ajrit. Përveç lëndëve të ndryshme helmuese (toksina) që ndodhen në ambient, përfshirë këtu antibiotikët dhe ilaçet, infektimet bakteriologjike, organizmit i shtohet edhe një lëndë tjetër helmuese nga pirja e duhanit. Pirja e duhanit më shumë se dhjetë cigare në ditë, mund të themi pa frikë se është e tepruar. Kjo i shton organizmit tonë një stres psikofizik. Radikalët e lirë që formohen, plus pirjen e duhanit, sidomos te femrat, japin dhe një figurë ose pamje të keqe në lëkurë. Për t’i evituar sa më shumë këto probleme duhet të përdoren antioksidantët. Një ndër antioksidantët që rekomandohet në masë në rastin e pirjes së duhanit dhe që është shumë i fuqishëm me përmbajtje të vitaminës C, është lëngu i shegës së thartë, që mund të kombinohet me zink. Dihet se absorbimi i këtyre të dyjave si oksidues është me rëndësi për zgavrën e gojës.


Zinku
Zinku dhe vitamina C gjatë ditës nxirren jashtë nga organizmi me urinën dhe djersitjen. Veprimi mbrojtës i zinkut dhe i vitaminës C fillon në zgavrën e gojës, që janë dyert e hyrjes së viruseve dhe baktereve. Zinku dhe vitamina C rrisin forcën mbrojtëse të futjes së infektimeve dhe nxisin mbrojtjen e gjithë organizmit. Përthithja e zinkut dhe e vitaminës C nga organizmi merr pjesë në rritjen e imunitetit dhe metabolizmit si antioksidues. Përveç këtyre, mund të përdoret edhe xhinxheri, i cili është shumë i mirë për pastrimin e problemeve të gojës, për aromën e pakëndshme të saj, për mykun etj. Xhinxheri gjithashtu ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut. Kjo bimë gjendet në formë pluhuri dhe mund të përzihet edhe me mjaltë. Masa: 1 lugë kafeje xhinxher me 2 lugë kafeje mjaltë. Kjo përzierje duhet të merret disa herë në ditë. Pas marrjes mbahet pak minuta në gojë dhe përcillet.
Gjithashtu, për të evituar problemet me organet e frymëmarrjes mund të përdoret shurupi oligomir plus, që pastron bronket.


Propolis
Propolis është një tjetër antibiotik natyral, antiviral, antiinflamator, antimykotik, antibakterial, antioksidant, imunostimulant, antiseptik, antiparazitar, që rekomandohet të përdoret për problemet e sistemit të frymëmarrjes. Këto dhe veti të tjera që i vishen me plot të drejtë i zotëron propolisi, ky produkt i pafundmë i kosheres. Propolisi si fjalë rrjedh nga greqishtja e lashtë dhe në shqip do të përkthehej “mbrojtje e familjes bletë nga sëmundjet”. Propolisi është një përzierje komponentësh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancash të shumëllojshme mes tyre (acide dhjamore, terpene, aminoacide, vitamina, kripëra minerale etj.), ndarja e të cilave varet nga stinët e vitit, llojet e vegjetacioneve. Përbërësit organikë më të rëndësishëm të propolit janë: Flavonoidet (acid benzoik, acid kafeik, acid ferulik, alkool cinamike, krizinë, isalpine, pinocembrine, vanilin, galangine etj); lëndë mineralet (alumin, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, plumb, silic etj.); vitamina të grupit B (B1, B2, B6, PP), vitamina C dhe E. Sipas bimëve nga të cilat mblidhet, ngjyra e propolisit varion nga e verdhë në jeshile (epërsia e pishës) në të kuqërremtë (epërsia e plepit) deri në të zezë (epërsia e betullës) me të gjitha ndryshimet e ngjyrës. Në të njëjtën mënyrë edhe aroma ndryshon në varësi të substancave rrëshinore të pranishme. E njëjta gjë vlen edhe për shijen nga tipikja e hidhur therëse deri në të ëmbël. Konsinstenca e propolisit varet në veçanti nga temperatura e ambientit; e fortë dhe e thërrmueshme në të ftohtë, i përthyeshëm sapo ai punohet me dorë. Në temperaturën 65-70°C propolisi bëhet ngjitës e viskoz. Propolisi rezulton pak i tretshëm në ujë, më e lehtë një gjë e tillë (por ende jo 100 për qind) bëhet me alkool etilik, propilenglykol. Ndërmjet përbërësve të propolisit të grupit të polifenoleve (flavone, flavonoide, flavononi), flavonet janë sigurisht fraksioni më i rëndësishëm dhe i studiuar falë veçorive të tij.


Flavonoidet
Flavonoidet janë pigmente vegjetale funksioni i të cilave te bimët është ende pak i vlerësueshëm, por që na paraqesin një veprim të dyfishtë mbrojtje dhe stimulimi të funksioneve thelbësore metabolike si p.sh. frymëmarrja. Flavonet gjenden në sasi të mëdha në sythet e bimëve, ku zhvillohet një veprim efikas mbrojtës kundër fatkeqësive parazitare dhe ashpërsisë së dimrit, veprim mbrojtës që është veçanërisht i vënë në pah nga mbulesa rrëshinore-dyllore e të njëjtëve sythe. E veçanta e propolisit qëndron në pasurinë e madhe të flavonoideve falë të cilave propolisi siguron veçorinë antimikrobike. Sipas disa studiusve sovjetikë, rreth 1/3 e fraksioneve të propolisit të tretshëm në alkool etilik ka natyrë flavonoide mes të cilave është identifikuar galangina dhe pinocembrina të pajisura me efekte shumë të mira bakteriostatike dhe sakuranetina që përfaqëson veprimin antihelmues.
Veçoritë terapeutike
Jo të gjithë flavoidet e pranishme në propolis kanë një veprim të prekshëm. Ndërsa galangina dhe pinoncembrina parandalojnë edhe në përqindje të ulëta rritjen e mikroorganizmave të panumërta, flavonoidet e tjera rezultojnë të jenë biologjikisht më pak aktive. Pra mund të konkludojmë që preparatet me bazë propolisi në përqindje të duhura paraqesin veçoritë e mëposhtme.
Veti bakteriostatike dhe baktericide
Eksperimente të panumërta kanë dëshmuar se si drejtpërdrejt, ashtu edhe në të kundërt, kapaciteti i propolisit në solucione alkoolike me përqindje l0-20 për qind vepron në mënyrë efikase për të ndaluar zhvillimin e baktereve të ndryshme.
Veçoritë fungicide
Preparatet me bazë propolisin kanë rezultuar veçanërisht aktive kundër infeksioneve candida saçaromiceti, tricolli dhe microspori, të cilat janë në gjendje të provokojnë sëmundje të ndryshme e të shumta parazitare mbi njeriun dhe mbi kafshët. Veprime të tilla i detyrohen acidit kafeik, pinocembrines dhe benzii-p-cumarolo.
Veçoritë antivirale
Propolisi paraqet një veprimtari parandaluese në kufijtë e disa llojeve herpes, corona virus dhe në rreth 10 lloje të infeksioneve virale.
Veçoritë cikatrizante
Gjithmonë propolisi është përdorur si pomadë cikatrizante në sajë të kapacitetit të spikatur për rigjenerimin e indeve në rast plagosjeje.
Veçoritë imunostimulante
Përdorimi i propolisit fuqizon veprimin e vaksinave (si për shembull atyre kundër tifos dhe para tifos) sikurse ka rezultuar nga studimet.
Veçoritë mbrojtëse të enëve të gjakut
Gjithmonë falë veprimit të flavonoideve që përbëjnë të ashtuquajturin “faktor P”, propolisi luan një rol mbrojtës të kapilarëve të gjakut.
Veçoritë antioksiduese
Propolisi i përdorur nga goja përmirëson sekrecionet e lëngjeve gastrite, është diuretik, favorizon asimilimin e vitaminës C etj.
Propolis alkoolik
Propolis alkolik në përqindje të ndryshme përdoret sipas rastit për mjekimin e bajameve të pezmatuara, mjekimin e plagëve të freskëta dhe të qelbëzuara, mjekimin e furunkulave, pakësimin e dhimbjeve të dhëmballëve, mjekimin e morthit etj. Ndërsa propolis vajor përdoret për mjekimin e mykut të gojës dhe mjekimin e laringitit akut. Pomada përdoret për mjekimin e ragadeve të gjirit si dhe pomadë për mjekimin e plagëve të shkaktuara në këmbë në të sëmurët me diabet, hemorragji cerebrale, ulcera atrofike. Shampo me propolis, mjaltë dhe dyllë përdoret për forcimin e rrënjës së flokut, heqjen e zbokthit dhe shkëlqimin e flokëve. Përdoret gjithashtu edhe për mjekimin e disa dermatiteve dhe myke të lëkurës.
Propolis
Propolis është një përzierje substancash regjëse, gome e balsamike, që bletët e mbledhin në sythet ose në lëkurën e disa bimëve, duke e transformuar, me anë të sekrecioneve të tyre në një produkt të veçantë. Në përbërjen kimike të propolist bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterike, poleni dhe lëndë organike dhe minerale. Në të gjitha lëndët që përmban propilisi më të rëndësishmet janë flavonet. Ky grup substancash, që gjendet dhe në botën bimore, kryen metaboilizmin dytësor të bimëve. Të propolisi janë zbuluar mbi 50 flavone ndër të cilat 19 flavone bioaktive, që luajnë efektin terapeutik të propolisit. Ndërsa në hirin e propolist janë gjendur lëndët minerale si hekuri, magnezi, kaliumi, alumini etj. Ndër vitaminat numërohen vitamina B 1( Tiamina), vitamina PP, Provitamina A. Nëse mjalti, poleni dhe qumështi i mëmave janë ushqimi i bletëve, propolisi është sistemi mbrojtës i tyre.

Përbërësit e propolisit të zbuluar deri tani janë:
Rrëshira e balsame 50-60 për qind (terpene, polisakaride, acid uronik, acide aromatike, aldeid aromatik, acide dhe estere kafeike, ferulike, kumarike)
Dyllë 30-40 për qind
Vaj rasencial 5-10 për qind
Polen 5 për qind
Substanca të tjera 5 për qind

Këshillat pwr t’u mbrojtur nga sëmundjet respiratore
Mbrojtja nga sëmundjet respiratore është mjaft e vështirë dhe më së shpeshti pa sukses më të madh. Sidoqoftë, zbatimi i masave të përgjithshme mbrojtëse është mjaft i rëndësishëm. Të tilla masa janë:
Të konsumohen sasi më të mëdha të pijeve të nxehta dhe vitaminë C
Të qëndrohet larg vendeve ku ka numër më të madh të njerëzve, duke shmangur rrezikun nga infektimi
Të qëndrohet në vende me ajër të pastër dhe me shumë pemë
Të merret ushqim i pasur me vitamina dhe minerale
Të kryhet shpesh ajrosja e shtëpisë
I prekuri nga sëmundja respiratore nuk duhet të marrë asnjëherë ilaçe pa rekomandimin e mjekut

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ilaçet bimore për sëmundjet e organeve të frymëmarrjes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vegjetarianet jane me te zgjuar
» Sëmundjet e shpirtit
» Me frymëmarrje deri në shërim
» Praktikë - Frymëmarrja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: