Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Simptomat e Hemorroideve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Simptomat e Hemorroideve   Sat Oct 08, 2011 6:31 pm

Gjakderdhja e dhimbshme mund të jetë simptomë e kolitisit, sëmundjes së krohnit apo edhe tumorit. Secilin prej këtyre simptomave duhet ta lajmëroni dhe ta kontrolloni te mjeku dhe duhet ta ndryshoni ushqimin.

Rreth 50% e njerëzve më të moshuar se 50 vjeç vuajnë prej hemorroideve, ka treguar një hulumtim i kryer në klinikën Majo. Simptomat më të shpeshta të këtij çrregullimi të dhimbshëm janë gjakderdhja dhe djegia në hapësirën e zorrës së trashë. Sa shpesh do të shfaqet varet prej gjenetikës, por një dhimbje si kjo më së shumti e nxit mënyra jo e shëndetshme e të jetuarit.

Konsumoni ushqim të thatë dhe të varfër për nga proteinat, nuk konsumoni ujë sa duhet dhe shumicën ditës e kaloni duke qëndruar ulur në karrige, gjasat janë shumë të mëdha se edhe ju do të vuani nga mbyllja dhe jashtëqitja e fortë. Më pas, si pasojë e kësaj do të vuani nga presioni dhe ënjtja në vena dhe pikërisht këto vena të ënjtura janë hemorroidet.

Hemorroidet shërohen varësisht nga ajo se sa janë të theksuara, por proktologët theksojnë se asnjë krem apo ndonjë banjë e ngrohtë nuk do t’i largojë – ato vetë do t’i zbusë ato. Mu për këtë arsye është shumë e rëndësishme që me kohë të lajmëroheni te mjeku, i cili do t’ju këshillojë se cila terapi do të ndikojë pozitivisht te ju.

Do të bindet po ashtu nëse simptomat të cilat ju mundojnë janë pasojë e hemorroideve apo sëmundjeve serioze të zorrëve si kolitisi apo krohni. Por, gjithsesi se mjeku do t’ju sugjerojë ushtrime ditore me kohëzgjatje prej 20 minuta dhe të konsumoni sa më shumë ujë.

Mollë dhe fasule sa të doni, por shmangni djathin dhe ushqimin pikant

Hemorroidet më së miri do t’i parandaloni me ushqim të pasur me proteina dhe fibra, pemë dhe perime. Më së shumti proteina gjenden në lëvoren e pemëve, si mollët, dardhët, përderisa te perimet ka në fasule. Po ashtu ia vlen të shmangni ushqimin pikant si dhe të mos konsumoni produkte të qumështit, ngase përmbajnë acide të qumështit që mund të irritojnë hemorroidet.

Mos caktoni shkuarjen në tualet

Nëse anashkaloni shkuarjen në tualet, vetëm sa do të vështirësoni mbylljen e cila dërgon drejt shfaqjes së hemorroideve. Do të ishte mirë të shkoni në tualet brenda 30 minutave pasi të keni ndjerë “presionin”.

Banja e ngrohtë me kamomil zvogëlon infektimin

Dhimbjet dhe të djegurat do t’i zbusni pas me ujë të vakët. Uji tepër i ngrohtë vetëm sa do ta përkeqësojë hemorroidet. Nga mjekët sugjerohet ulje në banjë me kamomil, ngase zvogëlon infektimin dhe vetë dhimbjen.

Shmangni alkoolin dhe kafenë dhe konsumoni jogurt

Në mënyrë që të shmangni jashtëqitjen e fortë, e cila është njëra ndër nxitësit kryesor të hemorroideve, duhet të konsumoni sasi të madhe të ujit dhe atë madje tetë gota brenda ditë, përderisa ndihmon edhe jogurti. Nëse është ngrohtë apo merreni edhe me sport, atëherë konsumojeni sa më shumë. Po ashtu nëse vuani nga hemorroidet, shmangni alkoolin dhe kafeinën.

Letra aromatike nuk ju nevojitet

Letra aromatike vetëm sa mund ta përkeqësojë problemin. Zgjedhje më e mirë është letra e thjeshtë dhe e butë.



Shpëtimi është në kremra dhe në xhel

Në barnatore mund të hasni në kremra të ndryshme, xhel që zbutin hemorroidet e dhimbshme.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Simptomat e Hemorroideve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Simptomat ( shenjat ) e magjisë
» Mbrojtja nga Syri i Keq
» Kundalini
» Vampirizmi - Ç'jane Vampiret
» Dallimi në mes epilepsisë mjekësore dhe asaj që shkaktohet nga exhinët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: