Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Si mund të jetohet pa antibiotikë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Si mund të jetohet pa antibiotikë?   Sat Oct 01, 2011 5:17 pm

Një botë pa antibiotikë?


Industria farmaceutike nuk ka më interes të “zhvillojë” antibiotikë, që në ndryshim nga ilaçet për tensionin apo për diabetin pihen për një kohë të shkurtër. Për më tepër ata rrezikojnë të bëhen shumë shpejt më të padobishëm për shkak të rezistencave



Në një intervistë të dhënë për “New York Times” në vitin 1945, Alexander Fleming, i paralajmëronte të gjithë: sipas zbuluesit të penicilinës, një përdorim i papërshtatshëm i antibiotikut mund të çonte në seleksionimin e formave mutante dhe rezistente të Staphylococcus aureus, i aftë të provokonte jo vetëm te pacientët, por edhe ata që i rrinin afër, infeksione të rënda.


Fleming kishte pasur të drejtë: pas një viti nga dalja e penicilinës një përqindje e mirë e këtyre baktereve ishte bërë e pandjeshme ndaj terapisë. Që atëherë, pavarësisht se kërkimet kanë prodhuar dhjetëra molekula të reja, gjërat kanë shkuar duke u përkeqësuar derisa janë bërë vërtet alarmante. Sot ekzistojnë mikrobe që nuk mund të luftohen nga asnjë lloj antibiotiku i destinuar për t’i luftuar. I fundit është shfaqur në Indi dhe është gjetur te një pjesë e madhe e anglezëve që shkojnë në Delhi apo Chennay për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale estetike, shumë herë më ekonomike se në vendin e tyre. Ky bakter ka mbërritur edhe në Europë duke provokuar infeksione sa të lehta aq edhe vdekjeprurës sipas asaj që tregonte pak kohë më parë revista “The Lancet”.


Shqetësimi
Kështu, shqetësimi në ambientet shëndetësore po rritet. Shfaqja e këtyre superbaktereve ultrarezistente nuk është një risi. Enteronbakteri indian është i fundit në listë, por më parë janë identifikuar edhe baktere të quajtura acinetobakter, kundër të cilit pjesa më e madhe e molekulave në dispozicion është jo efektive. Për më tepër ky lloj bakteri mund të provokojë infeksione të rënda, sidomos në repartet e kirurgjisë apo terapisë intensive nëpër spitale. Më parë akoma (që nga vitet ‘60) janë izoluar stafilokokë, baktere në gjendje t’i rezistonin edhe meticilinës, të vetmit antibiotikë që mund t’i shkatërronte. Por deri në një farë pike, përhapja e këtyre baktereve mbetej nëpër pavijonet e spitaleve, në repartet e reanimacionit apo terapisë intensive dhe te pacientët që sot kanë mbijetuar falë progreseve të mëdha të mjekësisë (transplanti, sëmundje tumorale), por që janë edhe më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Tani po ndodh më e keqja: këto baktere shumë rezistente po përhapen gjithandej dhe problemi ka nisur t’u interesojë edhe pacientëve që i drejtohen mjekut. “Rezistenca është një sistem që bakteret zhvillojnë për të mbijetuar ndaj një ndryshimi të mjedisit dhe agresionit të antibiotikëve”, thonë mjekët. Kështu, pak nga pak janë seleksionuar bakteret më të forta, ndërsa antibiotikët, kjo për faj edhe të abuzimit, janë bërë me kalimin e kohës më pak efikase.


Kujdesi
Mjekët kanë arritur në përfundimin se në 40 për qind të rasteve të infeksioneve të shkaktuara nga bakteret kanë një rezistencë nga antibiotikët. Escherichia coli, një bakter përgjegjës për helmimet e rënda në 40 për qind të rasteve është rezistent nga fluorochinoloni. Problemi është real, sepse edhe zgjidhjet nuk janë të thjeshta. “Deri në një farë pike kërkimi ka ecur krah përkrah me sëmundjen. Sapo shfaqej rezistenca, mbërrinte antibiotiku i ri. Tani përpjekjet nuk janë aq të mëdha dhe numri i produkteve të reja që dalin është i vogël”, thonë specialistët. Thuajse të gjithë antibiotikët janë zbuluar mes viteve ‘50 dhe ‘70 dhe në dhjetë vitet e fundit janë shfaqur vetëm 9 lloje të reja. Industria farmaceutike nuk ka interes të zhvillojë molekula, si për shembull antibiotikët që në ndryshim nga ilaçet për tensionin ose ato për diabetin pihen për një kohë të shkurtër. Për më tepër ata rrezikojnë të bëhen shumë shpejt më të padobishëm për shkak të rezistencave. Por nëse kërkimi është zvogëluar, bakteret përkundrazi arrijnë të shkaktojnë infeksione dhe të jenë rezistentë nga një cep i botës në tjetrin. Problemi nuk është vetëm për vendet perëndimore, por edhe për ata në vendet në zhvillim: në Tanzani 70 për qind e infeksioneve të të sapolindurve është rezistente ndaj antibiotikëve të këshilluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Mikrobet që bëhen rezistentë janë në gjendje të transferohen te bakteret e tjera përmes fragmenteve të caktuara të ADN-së, edhe tek individë të shëndetshëm”. Më pesimistët flasin për epokën e postantibiotikëve. Më optimistët vazhdojnë të besojnë në kërkimet mjekësore dhe janë të sigurt se shkencëtarët, në fund të fundit janë gjithmonë më dinakë se bakteret. “Kërkimi është si një makineri e fuqishme, kur angazhohesh shumë rezultatet mbërrijnë”. Aktualisht janë rreth 50 llojet e antibiotikëve për të cilat po bëhen kërkime të ndryshme sipas konferencës të mbajtur në Boston. Ja vlen të besosh se në një botë pa antibiotikë mjekësia moderne do të hiqte dorë nga shumë terapi të domosdoshme. Pa antibiotikë, sa për të dhënë një shembull, nuk mund të operosh një apendicit apo të bësh transplantin e një organi.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Si mund të jetohet pa antibiotikë?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si mund te pushosh nje dhimbje
» Pse nuk mund ta shfrytezojme trurin
» Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?
» Si mund ta vertetoj qe po me ben magji?
» Si mund ta dimë që një person është i sëmurë nga xhindet?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: