Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Vitaminat Dhe Mineralet Per Stres

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Vitaminat Dhe Mineralet Per Stres   Sat Oct 01, 2011 5:05 pm

Stresi është pjesë e shëndetshme e jetës sonë të përditshme, por stresi i tepërt mund të shkaktoj probleme si emocionale ashtu edhe fizike. Stresi mund të kontribuoj në zvogëlim të produktivitetit, sëmundjes së zemrës, lodhjes dhe nervozes kronike. Stresi i tepruar gjithashtu shkakton që truri juaj të liroj kortizol, një materie kimike që kontribuon në shtim të peshës. Edhe pse vitaminat dhe mineralet nuk mund ta eliminojnë stresin, ato së paku mund reduktojnë efektet e tij në trup dhe mendjen tuaj.
Vitamina C

Shumica e njerëzve e njohin vitaminën C për dobitë e saj në forcimin e imunitetit. Kjo vitaminë mund të shtoj qelizat e bardha të gjakut kështu duke përmirësuar aftësinë e trupit tuaj të shmang gripin, ftohjen dhe infeksionet tjera bakteriale. Por, vitamina C mund gjithashtu të ndihmoj nëse vuan nga stresi kronik apo stresi i tepruar. Kjo vitaminë posedon përbërës ant-stresues dhe mund të ndihmoj turpit tuaj në prodhimin e serotonit, një neurotransmetues që ka efekt qetësues. Kivi, brokoli, spinaqi, avokado, frutat kokerr, dhe frutat citrik janë burim natyral që përmbajnë vitamin C me bollëk.
Vitamina B5 apo Acidi Pantothenic

Acidi pantothenic, apo ndryshe e njohur vitamina B5, ndihmon në absorbimin e vitaminave tjera të nevojshme për shëndet optimal. Përveç tjerash gjithashtu ndihmon trupin tuaj në metabolizimin e proteinave dhe yndyrave të cilat janë të nevojshme për funksionim të mirëfilltë të trurit dhe rregullim të disponimit. Acidi panttothenic ofron dobi anti-stresi duke promovuar prodhimin e norepinerfrines, serotonin dhe dpoamines, që të gjitha luftojnë tensionin dhe shqetësimin. Shto sasinë acidit pantothenic duke konsumuar disa ushqime siqë janë buka thekrës, thjerrëzat, fasulet e zeza, vezë, kërpudha dhe arrat.
Zink

Zinku është një vitaminë forcuese e imunitetit e cila mund të ndihmoj trupin tuaj në zmbrapsjen e sëmundjeve gjatë kohëve të stresit. Mund gjithashtu të ndihmon në pastrimin e materieve toksike nga rrjedha e gjakut, materie të cilat mund të irritojnë sistemin nervor dhe keqësojnë stresin. Zinku gjithashtu ndihmon në qetësimin e sistemin qendror nervor tuaj kështu duke ndihmuar të qetësohesh dhe të mendosh i fokusuar. Farat e kungullit, sardelet, tofu, peshku, mishi pulës, majdanozi, dhe fasulet janë burim i pasur i zinkut.
Niacini

Niacini, gjithashtu i njohur si vitamina B3, është vitaminë b-kompleks që përkrahë shëndetin e sistemit nervor që në anën tjetër mund të ndihmoj në reduktimin e efekteve fizike dhe mentale të stresit. Niacini gjithashtu mund të përmirësoj qarkullimin e gjakut kështu duke ndihmuar dërgimin e materieve ushqyese tek truri juaj për rigjenerim të shëndetshëm qelizor. E kjo mund të ndihmoj në reduktimin e stresit. Kjo vitaminë është esenciale për metabolizimin e proteinave, të cilat mund të reduktojnë lodhjen e shkaktuar nga stresi. Karotat, kikiriku, specat, produktet nga gruri i plote, jonxha, patatet dhe domatet përmbajnë niacin.

Një multivitamin që zakonisht mund ta gjeni në secilën barantore kish me ju dhuru që të gjitha këto vitamina dhe minerale që ndihmojnë për të reduuktuar stresi dhe shume vitamina e minerale tjera për një shëndet më të mirë tuaj.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vitaminat Dhe Mineralet Per Stres
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Stresi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: