Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Lëngu i mollës i mirë për kujtesën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Lëngu i mollës i mirë për kujtesën    Fri Sep 30, 2011 1:10 pm

• Lëngu i mollës ndikon në rritjen e numrit të neurotransmetuesve në tru duke përmirësuar kështu aftësitë memorizuese.

Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një grup studiuesish të Universitetit të Massachusetts, të kryesuar nga Thomas Shea. Studimi do të publikohet në numrin e ardhshëm të revistës “Journal of Alzheimer’s Disease”. Sipas studiuesve fryti është i pasur me një miks të vërtetë antioksidantësh që ndikojnë në uljen e oksidimit të qelizave, ndihmojnë qelizat të qëndrojnë të shëndetshme dhe përmirëson trafikun e neurotransmetuesve. Shea ka arritur të tregojë, te disa modele kafshësh, që një ushqim i pasur me mollë ose lëng molle vonon shfaqjen e problemeve neurodegjenerative si: Demenca ose sëmundja e Alzaimerit. “Sekreti” qëndron tek antioksidantët që sulmojnë dhe anulojnë radikalet e lira, molekula kimikisht aktive që meqenëse kanë një elektron disponibël në nivelin e fundit energjetik, janë gati të reagojnë me molekula të tjera. Në organizmin njerëzor radikalet e lira reagojnë me çdo strukturë molekulare që hasin. Ato janë “vrasëse” të strukturave qelizore dhe ndikojnë në shfaqjen e arteriosklerozave, përfshihen në çdo sëmundje degjenarative, në procesin e plakjes dhe në atë kancerogjen. Vepruesit antioksidantë ndikojnë në ekuilibrin kimik të radikaleve të lira falë mundësisë për t’i furnizuar me elektrone, të cilat u mungojnë. Organizmi njerëzor mbrohet në mënyrë natyrale nga radikalet e lira që prodhohen nga antioksidantët, megjithëse herë pas here është e nevojshme një mbështetje e jashtme me antioksidantë. E burimi më mirë i tyre është një ushqyerje me bazë fruta-perimesh.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Berti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
avatar

<b>Postime</b> Postime : 7

MesazhTitulli: Re: Lëngu i mollës i mirë për kujtesën    Fri Sep 30, 2011 7:28 pm

edhe kete dugit se mos nuk mban mend
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lëngu i mollës i mirë për kujtesën
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tmerri i së mirës!
» A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë
» Këshilla për gjumë të mirë
» Fjetja dhe shëndeti i mirë
» Për një gjumë më të mirë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: