Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Jodi, ushqimet ku mund ta gjeni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Jodi, ushqimet ku mund ta gjeni    Fri Sep 30, 2011 1:06 pm

Mungesa e jodit në organizëm sjell një sërë pasojash serioze për shëndetin ndër të cilat: Lindje të parakohshme, zhvillim jonormal të fëmijëve, deri në probleme serioze me trurin.

Në një intervistë për “Panorama”, mjekja Lumturi Mërkuri, specialiste pranë Institutit të Shëndetit Publik, shpjegon se ku mund të gjendet jodi dhe sa është sasia e nevojshme për të qenë të shëndetshëm.

Doktoreshë çfarë është jodi dhe pse kemi nevojë për të?
Jodi është një përbërës ushqimor i rëndësishëm për të cilin njeriu ka nevojë çdo ditë dhe gjatë gjithë jetës. Ky është një element ushqimor mjaft i domosdoshëm, sepse nevojitet për zhvillimin dhe funksionimin normal të organeve të trupit tonë, sidomos të gjëndrës së tiroides, e cila me prodhimin e hormoneve të rritjes bën të mundur rritjen, zhvillimin dhe funksionimin normal të organeve të tjera.

Çfarë pasojash sjell në organizëm mungesa e jodit?
Një nga ndërlikimet që sjell në organizëm është ajo që në popull njihet si “gusha”, që s’është gjë tjetër veçse zmadhimi i gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël e cila ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Hormonet që prodhon tiroidja ndikojnë në funksionimin e organeve të trupit të njeriut. Por që kjo gjëndër të punojë normalisht i nevojitet sasia e duhur e jodit. Kur mungon jodi, kjo gjëndër përpiqet ta përballojë këtë duke u zmadhuar për të kapur sa më tepër jod. Kështu shfaqet “gusha”. “Gusha” është pasoja më e dukshme e mungesës së jodit në trupin e njeriut. Por mungesa e jodit shkakton edhe dëmtime të tjera shumë serioze si kretinizmi.

Çfarë është kretinizmi?
Kretinizmi është forma më serioze e dëmtimeve të trurit prej mungesës së jodit. Në gjuhën e përditshme këta të sëmurë njihen si persona me prapambetje mendore. Fëmija i sëmurë nga kretinizmi nuk mund të ecë, nuk mund të flasë dhe nuk mund të mendojë normalisht.

Për sa jod kemi nevojë për të qenë të shëndetshëm?
Një njeri ka nevojë të marrë jod çdo ditë dhe gjatë gjithë jetës. Kjo arrihet nëse ne marrim së bashku me ushqimin e përditshëm 1 lugë kafeje (ose 5 gr) kripë të jodizuar, që është kripa e gjellës.

Përveç kripës së jodizuar, nga se mund të merret? Cilat ushqime përmbajnë jod?
Prodhimet e detit si peshku, midhjet, karkalecat, janë burim shumë i mirë jodi. Edhe disa fruta e perime si patatja, hurma, speci, domatja i japin trupit tonë një sasi jodi.

Eshtë e vërtetë që ka disa ushqime që pengojnë marrjen e jodit?
Po. Disa ushqime si fasulja, lakrat, gështenjat pengojnë thithjen e jodit nga trupi ynë duke ndihmuar në shfaqjen e sëmundjeve prej mungesës së jodit.

Pse jodi i shtohet kripës dhe nuk merret si ilaç?
Kripa është ajo që ne e përdorim çdo ditë në ushqimin tonë. Duke marrë kripën e jodizuar çdo ditë ne kemi marrë dhe jodin bashkë me të. Por jodi është një përbërës ushqimor shumë i rëndësishëm dhe nuk është ilaç.

Për sa kohë duhet të merret jodi?
Jodi duhet të merret çdo ditë për gjithë jetën. Kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten, fëmijët dhe familjet tona nga sëmundjet e shkaktuara nga mungesa e jodit.

Si përdoret kripa e jodizuar?
Kripa e jodizuar përdoret njëlloj dhe në të njëjtën sasi si kripa e zakonshme në të gjitha ushqimet që ne hamë. Ajo ka të njëjtën pamje, erë dhe shije si kripa e zakonshme.

Eshtë e vërtetë që në vendin tonë ka mungesa të jodit?
Po. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik ka treguar se më tepër se gjysma e popullsisë shqiptare ka mungesë jodi. Çrregullimet nga mungesa e jodit janë problem për gjithë vendin tonë.
Po sasia që merret kur shkojmë në det, nuk ndikon shumë në përmirësimin e nivelit të jodit?
Sasia e jodit që marrim kur shkojmë në det është shumë e vogël dhe nuk mjafton për të plotësuar sasinë e jodit për të cilën trupi ynë ka nevojë. Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë për të marrë jodin është nëpërmjet ushqimit.

Çfarë shkakton mungesa e jodit?

Tek gratë shtatzëna shkakton:
Dështime
Lindje të parakohshme
Fëmijë që lindin të vdekur
Fëmijë që lindin me peshë të ulët dhe me pak shanse për të jetuar
Fëmijë që lindin me deformime
Tek fëmija shkakton:
Vonesë në zhvillimin e trurit: Fëmijë me të meta mendore
Vonesë në zhvillimin e trupit: Fëmijë shtatshkurtër-xhuxh
Defekte në të folur e të dëgjuar
Paraliza

Tek fëmijët e shkollës:
Ulje të përqendrimit, vështirësi për të mësuar, ngathtësi, dobësi fizike.
Tek të rriturit shkakton:
Dobësi
Lodhje të shpejtë
Ulje e aftësisë për të punuar
Ulje të aftësisë për t’u kujdesur për familjen dhe për veten
Ulje të inteligjencës
Gushë


Problemi
Afërsisht 30% e popullsisë së botës është në rrezik për të pasur dëmtime nga mungesa e jodit. Rreth 655 milionë njerëz janë me gushë, 26 milionë kanë dëmtime të trurit dhe 5.7 milionë e tyre janë me të meta mendore. Shqipëria është një vend i varfër me jod dhe ky është një problem jo vetëm për disa zona, por për të gjithë vendin. Ka ekzistuar mendimi se dëmtimet nga mungesa e jodit shkaktohen vetëm në disa zona malore. Ky mendim është i gabuar. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik, ka treguar se gati gjysma e popullsisë shqiptare ka mungesë jodi në organizëm.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Jodi, ushqimet ku mund ta gjeni
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse nuk mund ta shfrytezojme trurin
» Europa mund të jetë shtëpia e alienëve
» Si mund te mesosh magji..???
» Pse nuk mund te jemi te lumtur?
» Mbrojtja nga Syri i Keq

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: