Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Vetëvendosje kërkon ndërprerjen e bisedimeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Vetëvendosje kërkon ndërprerjen e bisedimeve    Tue Sep 27, 2011 5:50 pm

“Mospranimi i agjendës së negociatave mund të bëhet vetëm duke i refuzuar negociatat me Serbinë. Nga negociatat pa kushte për Serbinë dhe për çështjet e brendshme të Kosovës ne gjithsesi dalim të humbur kurse Serbia gjithsesi do të përfitojë. Prandaj, këto negociata duhet të ndërpriten përfundimisht e menjëherë dhe Edita Tahiri duhet të kthehet në Prishtinë”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Strukturat ilegale të Serbisë po ushtrojnë dhunë për ta shtyrë përpara agjendën politike të Serbisë. Ngjarjet e sotme në pikën kufitare në Jarinje, vetë protesta, por veçanërisht të shtënat me armë zjarri nga persona pjesëmarrës në protestë, përkojnë me ditën kur pritet të takohet Edita Tahiri me Borislav Stefanocivin e Qeverisë së Serbisë. Asnjë prej këtyre nuk është e rastësishme” thuhet në komunikatë.

“Për secilën temë në negociatat e deritashme Qeveria e Kosovës ia ka plotësuar Serbisë kërkesat bazë dhe ia ka pranuar asaj thelbin e kundërshtimit ndaj pavarësisë sonë duke e pranuar heqjen dorë nga Republika në raport me Serbinë. Pikërisht këtë e ka kërkuar Serbia – që me të Kosova të ketë marrëdhënie të veçantë. Meqenëse e ka kuptuar se Qeveria e Kosova është e gatshme t’ia pranojë çdo gjë, ajo tash është e interesuar që me këtë Qeveri ta fillojë zbatimin e fazës së dytë të planit të saj – atë të pozitës së veçantë të strukturave të saj ilegale brenda territorit tonë. Këtë e ka synim ta arrijë përmes statusit të veçantë për, fillimisht, pjesën veriore të Kosovës”.

“Të shtënat me armë nga disa protestues sot janë në funksion të këtij plani të Qeverisë së Serbisë. Plagosja e disa serbëve protestues nga KFOR-i do të përdoret nga Borislav Stefanoviçi në takimet që ai sot i ka me përfaqësuesin e BE-së, Robert Cooper, dhe me përfaqësuesin e ShBA-ve, Philip Ricker, në Bruksel para raundit negociator me Edita Tahirin. Aty Stefanoviçi do të kërkojë që të diskutohet për pikat doganore. Dhe, sigurisht se do t’i thotë atyre se serbët po terrorizohen në Kosovë, qytetarët serbë të Kosovës nuk e pranojnë ndarjen e tyre nga Serbia, dhe se zgjidhja më e mirë për këtë çështje qenka afrimi i veriut me Serbinë”.

“Pra, Stefanoviçi nuk do ta pranojë se këto janë strukturat ilegale të Serbisë të cilat Serbia i do të legalizuara brenda Kosovës. Diplomatët ndërkombëtarë tashmë kanë filluar të thonë se duhet të bisedohet (edhe) për veriun. Një gjë të tillë ndërmjetësuesi i BE-së Cooper nuk e kishte përjashtuar kurrë. Por, Serbia po i do këta para aktit të kryer – që negociatat për veriun të duken të natyrshme”.

“Qeveria e Kosovës mendon me kokën e Hashim Thaçit. E ky është mjeshtër i jo-ve të vogla para PO-së së madhe. Mospranimi i agjendës së negociatave mund të bëhet vetëm duke i refuzuar negociatat me Serbinë. Nga negociatat pa kushte për Serbinë dhe për çështjet e brendshme të Kosovës ne gjithsesi dalim të humbur kurse Serbia gjithsesi do të përfitojë. Prandaj, këto negociata duhet të ndërpriten përfundimisht e menjëherë dhe Edita Tahiri duhet të kthehet në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vetëvendosje kërkon ndërprerjen e bisedimeve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetëtimat sferike nga qielli
» A është jeta vetëm imagjinatë ?
» Vetëvrasja
» Profecia e Majave… është vetëm biznes
» A e përdorim vetëm 10 % trurin?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: