Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Kurti ua “mbyll” gojën deputetëve të vet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Kurti ua “mbyll” gojën deputetëve të vet    Sat Sep 17, 2011 9:47 am

Drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë vendosur që - në raport me mediet dhe publikun - t’ua “mbyllin gojën” të gjithë deputetëve të kësaj lëvizjeje. Vendimin për të aplikuar “diktaturë” ndaj anëtarëve të tyre dhe deputetëve të Lëvizjes për Bashkim - të cilët janë pjesë e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes” - zyrtarët e lartë të kësaj lëvizjeje do ta jetësojnë me një rregullore të brendshme.

Dokumenti pesëfaqësh që është miratuar në Këshillin e Përgjithshëm - një kopje të së cilës ka arritur ta sigurojë “Zëri” - e precizon qartë se asnjë deputet nuk guxon të flasë për media, apo të shprehë qëndrimin e tij personal pa e marrë lejen e “shefit” të Lëvizjes.

“Paraqitjet mediatike dhe prononcimet për shtyp të anëtarëve të Grupit Parlamentar drejtohen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’. Çdo paraqitje mediatike dhe prononcim për shtyp duhet të konsultohet paraprakisht me Sekretariatin e Përgjithshëm, sipas rregullores së këtij të fundit, në mënyrë që të realizohet koordinimi i përcjelljes së mesazhit politik dhe përforcimi i tij”, thuhet në rregullore.

Rregullorja në fjalë precizon gjithashtu se deputetët nuk do të jenë personat e vetëm të cilët do të vendosin për politikën dhe qëndrimet e Grupit Parlamentar. Brenda këtij grupi “gisht të fuqishëm” do të kenë edhe zyrtarë tjerë të Lëvizjes që nuk janë deputetë, me çka “Vetëvendosje” vjen në kundërshtim me statutin e vet i cili e precizon se Kryesia e lëvizjes dhe Grupi Parlamentar janë dy trupa të ndryshëm, përkatësisht anëtarët e kryesisë (përjashtuar kryetarin e Lëvizjes dhe atë të Grupit Parlamentar) nuk mund të jenë njëkohësisht edhe deputetë.

Drejtuesit e Lëvizjes dy ditë rresht nuk kanë qenë në gjendje të deklarohen për çështjen në fjalë. Zyrtari për informim në këtë lëvizje, Erzen Vraniqi, e ka ndërlidhur rregulloren në fjalë me vendosjen e doganierëve të Kosovës në veri. Mirëpo, kjo rregullore është duke u marrë me shqetësim nga deputetët e Lëvizjes. Alma Lama thotë se për funksionimin e një grupi parlamentar është e nevojshme një rregullore e brendshme, por sipas saj, ajo duhet të hartohet në frymë demokratike.

Miratimi i këtij dokumenti mund të ndikojë që Grupi Parlamentar i “ Vetëvendosjes” të mbesë pa deputetët e Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli. Kuleta thotë se është i shqetësuar meqë rregullorja e cenon pavarësinë e deputetit, gjë që sipas tij përbën veprim jokushtetues dhe jodemokratik.

Në fillim të javës së ardhshme Lëvizja për Bashkim, sipas Kuletës, do të deklarohet nëse do të jenë ose jo pjesë e Grupit parlamentar në të ardhmen.

“Është shumë opsion i mundshëm (dalja nga Grupi)”, ka thënë ai. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kurti ua “mbyll” gojën deputetëve të vet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kënga e Konstandinit dhe atdheu i legjendës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: