Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Proteinat që riparojnë qelizat nervore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Proteinat që riparojnë qelizat nervore    Thu Sep 08, 2011 4:03 pm













Disa qeliza të pjekura të trurit mund të krijojnë zgjatime
të reja, kur sasia e tre proteinave të pjesshme në sipërfaqen e tyre
rritet, bëjnë të ditur studimet më të fundit. Hulumtimet e bëra në
qelizat nervore të trurit të minjve, kanë treguar tre receptorë të afërt
proteinik, të quajtur GPR3, GPR6 dhe GPR12.
Burimi: Ohio State University

Kur hulumtuesit rritën sasinë e këtyre tre proteinave, qelizat rritën
zgjatimet e tyre (dendritet e aksonet). Ata ishin rreth tre herë më të
gjata se sa në qelizat nervore me nivel normal të proteinave dhe
gjatësia e tyre rritej rreth katër deri në tetë herë më shpejt se sa në
qelizat e kontrolluara.

“Gjetjet tona këshillojnë se këto tre proteina mund të jenë caqe të
rëndësishme për trajtimin e sulmeve, dëmtimeve në lidhjet trunore dhe
ato spinale dhe po ashtu edhe çrregullimeve neurodegjenerative”, thotë
gjurmuesi kryesor, Yoshinaga Saeki, nga Ohio University Medical Center.
Ky studim u publikua më edicionin e muajit prill të “Journal of Bilogical Chemistry”.

Rritja e sasisë së proteinave u ndërlidh me një rritje të theksuar të
nivelit të AMP ciklike, që është një molekulë e rëndësishme
sinjalizuese në brendi të qelizave nervore. Kjo molekulë luan një rol
kyç në rregullimin e rritjes së qelizës nervore, diferencimin dhe
mbijetesën, si dhe në rigjenerimin e pjesës së zgjatur të qelizës,
aksonit, që kujdeset për impulset nervore.

Niveli i AMPc në qelizat nervore të gjitarëve ulet për aq sa ato
piqen, dhe kjo mendohet se sqaron, pjesërisht, pse qelizat e pjekura
nervore nuk mund ta rigjenerojnë aksonin e dëmtuar.
“Gjetjet tona japin dëshmi plotësuese se AMPc luan një rol të
rëndësishëm në rritjen e aksonit dhe sugjerojnë se këto receptorë kanë
rol të madh në rregullimin e prodhimit të AMPc në qelizat nervore”,
thotë Saeki, i cili është profesor i operacioneve neurologjike dhe shef i
laboratorit për Neuro-onkologji.



Gjatë këtyre studimeve, hulumtuesit së pari kanë shfrytëzuar qeliza
nervore të marra nga indi trunor i minjve. Këto qeliza i kanë rritur në
kultura për të kuptuar më shumë rreth tre proteinave dhe pjesëmarrjes së
tyre në rregullimin e AMPc.
Hulumtuesit shtuan kopje të tre gjeneve në qeliza për të rritur nivelet e
proteinave dhe pastaj shfrytëzuan një teknikë laboratorike, të quajtur
ARN interferencë, për të pushuar prodhimin e proteinave.

Prej të tre molekulave proteinike, GPR3 ishte më së tepërmi në
qelizat nervore, derisa GPR12 ishte më e fuqishme në stimulimin e
rritjes së zgjatimeve nervore. Studimet treguan se bllokimi GPR3 e ul së
tepërmi rritjen e zgjatimeve nervore. Ata iu kundërvënë këtij efekti
duke shtuar edhe më shumë GPR3 ose GPR12 në qelizat.

Nivelet e larta të të tri proteinave ishin po ashtu të lidhura me
nivele të larta të AMPc; GPR6 dhe GPR12 rrisnin nivelin dyfish deri në
trefish

“Duke e përmbledhur”, thotë prof. Saeki, “gjetjet tona tregojnë se
këto tre proteina çojnë në rritje të zgjatimeve të neuroneve edhe në
prezencë të molekulave inhibuese, dhe ne jemi shumë të etur të gjejmë se
kur këto arritje mund të zhvendosen në modelet para klinike anomale, në
rastet e sulmit në tru ose dëmtimeve të kordave spinale”. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Proteinat që riparojnë qelizat nervore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pervojat pas vdekjes...
» Vegjetarianet jane me te zgjuar
» "Cell Stem Cell" : Qelizat e lëkurës shndërrohen në neurone
» Ndriçimi i Mendjes
» Simptomat ( shenjat ) e magjisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: