Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Vetëvendosje do t’i padisë policët për brutalitet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Vetëvendosje do t’i padisë policët për brutalitet    Tue Sep 06, 2011 6:10 pm

Lëvizja Vetëvendosje do të ngrejë padi penale në gjykatat e vendit ndaj policëve të cilët siç thuhet u dëshmuan me brutalitetin e tyre ndaj aktivistëve të saj në Aeroportin e Prishtinës.

“Sot kur në veriun e Kosovës kemi agresivitet më të theksuar të strukturave ilegale që manifestohet me djegie të pikave doganore, barrikada në rrugë dhe sulm ndaj policëve, Qeveria e Thaçit ka vendosur që t’i përdorë instrumentet represive të sistemit, për t’i shtypur protestat e qytetarëve që organizohen kundër politikës antishtetërore të kësaj Qeverie”, thuhet në komunikatë.

“Kjo qeveri ushtroi dhunë brutale me anë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, me qëllim të ruajtjes së pushtetit personal të Hashim Thaçit e jo për ta ruajtur shtetin e Kosovës, të cilin e rrezikojnë strukturat serbe në veri, por që nuk ua rrezikojnë pushtetin”.

“Me aksionin e fundit kjo Qeveri po dëshmon se gjithnjë e më tepër po e shndërron pushtetin e saj në Kosovë në aparat policor për ruajtjen e interesave të saj antishtetërore, duke u bërë edhe pushtet autoritar, i cili bën interpretimin e kushtetutës, dhe përcakton vendin e aktivitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.

Policia e Kosovës duhet të jetë mekanizëm në funksionalizimin e shtetit e jo instrument i pushtetit të Hashim Thaçit në realizimin e agjendës së tij antishtetërore. Disa policë nga njësia speciale e kësaj policie u shquan në ndëshkimin fizik ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! si pjesë e realizim të agjendës së Thaçit. Ata janë: Fatmir Balaj, Gani Konjuhi, Muhamed Xhemajli, Rrahman Berisha, Arsim Leci dhe Ardian Rexha”, thuhet në komunikatë.

“Lëvizja Vetëvendosje! do të ngrejë padi penale ndaj policëve të lartpërmendur për brutalitetin e tyre ndaj aktivistëve, në gjykatat e vendit. Kjo vjen edhe si pasojë e mosveprimit të institucioneve të policisë, të cilat në gashtë vitet e fundit prej kur vepron Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë nuk kanë vepruar në ndëshkimin e policëve të cilët në intervenimin e tyre kanë tejkaluar autorizimin ligjor”, thuhet ndër të tera në komunikatë. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vetëvendosje do t’i padisë policët për brutalitet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetëtimat sferike nga qielli
» A është jeta vetëm imagjinatë ?
» Vetëvrasja
» Profecia e Majave… është vetëm biznes
» A e përdorim vetëm 10 % trurin?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: