Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Kujdes! Mbishkrimi nuk garanton mbrojtje nga dielli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Kujdes! Mbishkrimi nuk garanton mbrojtje nga dielli    Sun Jul 03, 2011 10:19 am

Preparatet e shtrenjta për rrezitje nuk ofrojnë mbrojtje më kualitative, ndërsa këtë nuk e bën as blerja tyre në barnatore. Ekspertët
kanë testuar 16 preparate për mbrojtje nga dielli me faktorë mesatarë
mbrojtës, kryesisht të firmave të njohura, çmimet e të cilave lëviznin
nga 0.99 e deri në 40.79 euro për 100 mililitra.
Ata u kanë kushtuar vëmendje edhe pohimeve të produkteve, siç janë
“dermatologjikisht i testuar”, “antialergjik”, “nuk është testuar në
shtazë” dhe të ngjashme.
Rezultatet nuk ishin edhe aq të mira duke u bazuar në emrat e
kompanive me nam botëror. Disa prej tyre kishin dështuar në rezistencën
ndaj ujit edhe pse këtë aftësi e kanë të shkruar në ambalazh.
Kur bëhet fjalë për udhëzimet e përdorimit të produkteve, dobët janë
vlerësuar shumica e tyre. Në fakt edhe pse kanë mjaft informata, ato
janë të shkruara në ambalazhin e kartonit ose në letrën përcjellëse, të
cilën zakonisht përdoruesit e hedhin dhe nuk e marrin me vete në plazh.
Rekomandohet që të gjitha preparatet për rrezitje të kenë qartë të
përshkruar mbrojtjen e tyre nga rrezet UVA dhe UVB, si dhe numri i
faktorit mbrojtës (SPF) duhet të mos rritet ose zvogëlohet, por të jetë
ai i vërteti që e ofron produkti, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje sa
më kualitative.
Autorët e këtij studimi thonë se nuk është lehtë që të zgjedhësh
preparatet mbrojtëse kur e di se nuk je i sigurt nëse ato do të
sigurojnë mbrojtjen që ofrojnë, përkundër parave që paguan. Për këtë
arsye, sipas tyre, është më mirë që të shmanget dielli sidomos në
periudhën e rrezikshme të ditës (10:00-16:00), në mënyrë që të mos
rrezikohemi nga sëmundjet e rënda të lëkurës. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kujdes! Mbishkrimi nuk garanton mbrojtje nga dielli
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dielli dhe fuqia e tij
» Dielli pagan i të parëve tanë
» Dielli -krijuesi i jetës sonë
» Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget
» Hena

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: