Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup

RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Sëmundjet e syve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Sëmundjet e syve   Thu Jun 03, 2010 9:45 am

Sëmundjet e syve


Problemet më të zakonshme të syve janë infeksionet, që mund
të kurohen me higjienë të mirë dhe me antibiotikë me pika.
Infeksioni
i qerpikëve (blefaritis)

Ky është një infeksion i qerpikëve të syrit. Nuk është serioz dhe mund
të ndalohet me masa ndihmëse. Flisni me mjekun nëse sytë bëhen ngjitës
ose nuk pastrohen brenda një jave.
Shenjat: Cepat e syrit janë të kuqe, të
infektuara dhe mund të vini re pika qelbi të tharë tek qerpikët.
Kurimi. Duke përdorur pambuk me ujë të zier me
gjysmë luge kripë, pastroni sytë e fëmijës duke nisur nga hunda.
Përdorni pambuk të ri sa herë që i pastroni dhe bëjeni këtë çdo mëngjes
dhe darkë, derisa të shërohet. Mjeku mund t’ju japë ilaç me pika, nëse
ka infeksion.

Infeksioni i membranës që mbulon kokërdhokët e syrit
(konjuktivit)

Ky infeksion mund të vijë nga një virus, nga futja e një trupi të huaj
në sy dhe një reaksion alergjie. Është shumë ngjitës, kështu që
kujdesuni për syrin tjetër nëse nuk është infektuar.
Shenjat: Infeksioni shkakton dhimbje dhe
vështirësi për të parë dritat e forta. Kur konjuktivi shkaktohet nga
bakteret, mund të ketë qelb në kapakun e poshtëm të syrit. Konjuktivi
alergjik shkakton lot dhe qepalla të fryra.
Trajtimi: Pastrojeni mirë syrin me ilaç të
përshtatshëm ose me ujë. Duhet të trajtohen të dy sytë, sepse ky
infeksion është shumë ngjitës. Kur ka trup të huaj hiqeni me kujdes. Në
rastin e një infeksioni të rëndë, mjeku do t’ju japë antibiotikë apo
ilaç me pika.

Byci
Kur rrënja e qerpikut infektohet, atëherë në sy shfaqet një fryrje e
dhimbshme, plot qelb, në anë të qepallës. Fërkimi i syve mund ta
keqësojë.
Shenjat: Në fillim qepalla enjtet pak dhe
pastaj mbushet me qelb.
Trajtimi: Megjithëse byci nuk është aq
ngjitës, fëmija duhet të përdorë peshqir të veçantë. Mjeku do t’ju
rekomandojë antibiotikë dhe kompresa me ujë të ngrohtë.

Sytë e vëngër/ strabizmi
Sytë e fëmijës shohin në drejtime të ndryshme, ndonjëherë drejt
njëri-tjetrit dhe ndonjëherë në drejtim të kundërt. Deri në tetë javë
kjo është normale, por më vonë duhet të flisni me mjekun.
Shenjat: Nëse dyshoni për strabizëm, shikoni
sesi reflektohet drita në sytë e fëmijës. Drita duhet të reflektohet nga
i njëjti vend në çdo sy, nëse jo, pra nëse sytë janë drejtuar në
drejtime të ndryshme, thërrisni mjekun.
Trajtimi: Mbuloni syrin e fortë me një fasho.
Kjo do të detyrojë muskujt e syrit të dobët të bëhen më të fortë. Sytë
duhet të drejtohen brenda 5 muajsh, megjithëse mund të duhet edhe më
tepër kohë. Për fëmijët që janë mbi 1 vjeç, mjeku mund t’ju këshillojë
syze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Sëmundjet e syve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup ::  :: -