Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Kurti: Alternativa ndaj vjedhjes është: Mos vjedh!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Kurti: Alternativa ndaj vjedhjes është: Mos vjedh!    Tue Jun 21, 2011 7:34 pm

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të mërkurën do të organizojë
protestë paqësore me moton “kundër hajnisë”. “Në orën 12:00 do të
nisemi nga Biblioteka Kombëtare dhe marshuta jonë do të jetë nëpër
rrugën ‘Nëna Terezë’ e deri te ndërtesa e Qeverisë. Aty do t’i kemi disa
fjalime”, tha në një konferencë për media, lideri i kësaj lëvizje,
Albin Kurti.
Protestuesit, tha Kurti, do t’i kenë xhepat e
nxjerrë jashtë duke paraqitur kështu simbolikisht varfërinë e qytetarëve
për shkak të, siç tha ai, hajnisë së pushtetit. Mjerimi social në
Kosovë, sipas tij, nuk është fatkeqësi natyrore, por dashakeqësi
politike.
“Janë tri lloje kryesore të hajnisë: manipulimi me tenderët që u
jipen zakonisht e kryesisht biznesmenëve që janë miq të Qeverisë; shitja
e ndërmarrjeve publike me këtë privatizim të egër që ua mbush xhepat
ministrave; dhe, marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë që na e
vjedhin territorin e Kosovës”.
“Siç e dini, kjo qeveri operon tashmë me buxhet të paligjshëm,
planifikon t’i shesë lirë dhe shpejt PTK-në, KEK-un e Trepçën dhe mendon
t’i bëjë 6 marrëveshje me Serbinë me ç’rast jo vetëm që qytetarët dhe
deputetët nuk dinë se çka përmbajnë ato, por edhe platforma e bisedimeve
nuk i është dhënë as kryesisë së Kuvendit dhe as kryetarit të
Kuvendit”, tha Kurti.
“Në protestë do të ketë edhe policë, pasi që edhe policët janë kundër
hajnisë. Ne e kemi njoftuar dje pasdite policinë e Kosovës me njoftim
zyrtar me ç’rast ua kemi shpjeguar itinerarin e marshutës protestuese
prej vendgrumbullimit e deri te vendi ku përfundon marshi”, tha lideri i
Lëvizjes Vetëvendosje.
I pyetur të komentojë deklaratën e zëvendëskryeministrit Hajredin
Kuci, i cili e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që të lërë mënjanë
ofendimet dhe të ofrojë alternativa konkrete, Kurti është përgjigjur:
“Ne e kemi dhënë alternativën tonë në programin tonë politik. Sigurisht
që alternativa ndaj vjedhjes është: MOS VJEDH”.
Këtë protestë sipas Lëvizjes Vetëvendosje e kanë mbështetur dhe do të
marrin pjesë shumë organizata si p.sh.: Rrjeti i Grupeve të Grave të
Kosovës, Sindikata e Punëtorëve të PTK-së, Sindikata e Punëtorëve të
Fabrikës së Amortizatorëve, Sindikata e Punëtorëve të Sharrcemit,
Sindikata e Bujqve të Kosovës si dhe shumë organizata lokale nga komuna
të ndryshme të Kosovës. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kurti: Alternativa ndaj vjedhjes është: Mos vjedh!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ç’është vlera njerëzore?
» Ku është Zoti?
» Abuzimi ndaj kafsheve
» Inkuizicioni Kishtar KISHA DHE DHUNA INTELEKTUALE.
» Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: