Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 VV: Për interpelancë duhet të vendos Kuvendi, jo Thaçi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: VV: Për interpelancë duhet të vendos Kuvendi, jo Thaçi    Mon Jun 20, 2011 6:58 pm

Pas marrjes së lajmit se deputetja e Kuvendit të Kosovës, Nekibe
Kelmendi, ndërroi jetë, me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje është
shtyrë interpelanca e paraparë për sot lidhur me autostradën
Morinë-Merdarë, mirëpo sipas kësaj lëvizje për kohën e interpelancës
duhet të vendos Kuvendi dhe jo kryeministri Hashim Thaçi.
“Lëvizja
Vetëvendosje kërkoi që interpelanca të shtyhet për një ditë, pra për të
martën, ose për seancën e ardhshme plenare, pra të enjten. Por Qeveria e
Kosovës ishte ajo që, sipas avazit të vjetër, doli me makinacionet e
saj me qëllim të ikjes nga interpelanca. Fillimisht kryeministri Thaçi
paralajmëroi se është i gatshëm të ishte i pranishëm në interpelancë
vetëm dhe vetëm të mërkurën, pra pikërisht në ditën kur është caktuar të
mbahet protesta e 22 qershorit e paralajmëruar një javë më herët”,
thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Sipas Vetëvendosjes, kjo do të thotë që Thaçi jo vetëm që po i ikë përgjegjësisë, por ai po do edhe ta pengojë demonstratën.
“Vetëvendosje qe e gatshme për interpelancë në secilën ditë, përveç
të mërkurës, për shkak të protestës të caktuar tashmë. Kurse Qeveria nuk
ishte e gatshme për asnjë ditë tjetër përveç të mërkurës. Kjo tregon
qartë se Thaçi jo vetëm që nuk e ka mendjen te llogaridhënia, por madje
ambiciet e tij për pushtet kalojnë edhe nëpërmjet mohimit të lirisë së
protestës”, thuhet në komunikatë.
Më tej Vetëvendosje thekson se Kuvendi i Republikës së Kosovës në
përgjithësi duhet të jetë më vigjilent dhe të mos e pranojë praktikën që
Qeveria ta përcaktojë interpelancën, që sipas Vetëvendosjes është
dashur të mbahet qysh javën e kaluar. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
VV: Për interpelancë duhet të vendos Kuvendi, jo Thaçi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuk duhet te kemi frike nga vdekja
» Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen
» Ngjarje që të lënë pa mend
» Simbolika e gjarperit
» Endrrat e verteta (Reale)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: