Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 10 qytetet me te rrezikshme ne bote

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: 10 qytetet me te rrezikshme ne bote   Thu Jun 16, 2011 7:25 pm

Faqja elektronike ‘Urban Titan’ ka realizuar klasifikimin e
10 qyteteve më të rrezikshme në botë.Top 10 i referohet të dhënave të
vitit 2010, në lidhje me kriminalitetin, terrorizmin dhe krimin e
organizuar.

Në vend të parë është qyteti i Kapos në Afrikën e Jugut, kur vrasjet
dhe vjedhjet janë në qendër të zhvillimeve. Turistëve u rekomandohet
që të mos qarkullojnë të vetëm natën dhe të mos marrin para kesh në
dorë.
Në Afrikën e Jugut regjistrohen 50 vrasje në ditë dhe gjysma e tyre ndodhin në Kapo.
Në vend të dytë është Karaci, në Pakistan, që konsiderohet si një
prej qyteteve më të rrezikshme edhe në gjithë zonën aziatike. Rreziku
kryesor është prej atentateve, ndërsa turistët rrezikojnë të
konsiderohen spiunë ose agjentë të vendeve të huaja.
Qyteti tjetër cuditërisht është Detroit, në SHBA. Pas krizës së
tregut të makinave në Amerikë, qyteti është braktisur nga një pjesë e
madhe e industrisë dhe banorëve. Sipas FBI-së qyteti regjistron 1220
krime të dhunshme cdo vit, ndërsa revista “Forbes” e konsideron atë si
qytetin më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara.
Në vend të katërt renditet Bagdadi, kryeqytet i Irakut. Që prej
sulmit amerikan në vitin 2003, Bagdadi është klasifikuar si një prej
qyteteve më të rrezikshme në botë. Më shumë se 650 mijë civilë irakenë
janë vrarë në atentate apo nga lufta civile që ka shpërthyer në vend.
Më pas klasifikohet Grozni në Rusi, qytet në duar të mafias ruse.
Grozni është teatër i rebelëve kundër autoriteteve ruse dhe etiketohet
si kryeqyteti i prostitucionit dhe drogës. Në vend të gjashtë renditet
Mogadishu, i Somalisë. Ky qytet ka qenë arenë lufte për shumë vite me
radhë. Gjysma e popullsisë është larguar dhe nga viti 1991, një milionë
somalezë kanë vdekur për shkak të atenteve dhe trazirave.
Ciudad Huarez ne Meksikë, është qytet që ndodhet në kufi me SHtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe është viktimë e luftës mes karteleve të
drogës. Cdo vite numërohen 130 të vdekur në 100 mijë banorë.
Karakasi i Venezuelës konsiderohet nga politika ndërkomëtare si
kryeqyteti botëror i vrasjeve. Pjesa më a madhe e dhunës i atribuohet
luftës mes bandave rivale mes zotërve të drogës. Vetëm në dhjetorit të
vitit 2008 u vranë 500 persona.
Në listë përfshihet edhe Nju Orlins i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, që u gjunjëzua nga uragani Katrina. Atje janë regjistruar 95
viktima cdo 100 mijë banorë. Nëse keni menduar të shkoni në Brazil për
të vizituar Rio de Zhaneiron, mendohuni mirë sepse ky qytet njihet për
grabitjet e bizhuterive me vlerë, parave kesh. Kartli i drogës që
njighet me emrin “Piranjat” është i specializuyar në grabitje dhe
rrëmbime. zona metropolitane e Rios numëron 20 të vdekur cdo ditë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
10 qytetet me te rrezikshme ne bote
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Magjite e rrezikshme
» Shtrigat dhe magjia..
» Shenjat zodiakale dhe vendet
» Qytetet e Humbura - Atlantida

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Teknologjia-
Kërce tek: