Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Dieta SOS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Dieta SOS   Mon Jun 13, 2011 5:57 pm

Dieta SOS


Kjo
është dieta SOS, ajo që me sakrifica të mëdha, por të kufizuara në
kohë, ju rregullon figurën aq sa mjafton për të ndjerë të mirën ideale;
për të përballuar një situatë të veçantë, për t’u përgatitur për një
pushim në det ose për një situatë ‘estetikisht’ impenjuese.

Sigurisht duhet të jetë fillimi i një periudhe më të gjatë diete, në
qoftë se doni të mbani rezultatet e arritura në këto katër ditë. Por
mos e zgjasni më tepër këtë dietë që është e pa ekuilibruar: në fakt
mungojnë plotësisht qumështi dhe bulmeti, buka, makaronat dhe orizi dhe
në përgjithësi drithërat dhe miellrat, përzierësit. Mund ta alternoni
me periudha dietash të ekuilibruara.
Pas katër ditësh diete të shpejtë rifilloni një ushqim me kalori të
reduktuara, duke zgjedhur një nga dietat e ekuilibruara që kemi
sugjeruar në pjesët e tjera të këtij manuali: një herë në muaj mund ta
përdorni këtë dietë të katër ditëve.
Në qoftë se me këtë dietë keni arritur rezultate të mira, duhet të
tentoni që ta zgjasni për me shumë ditë: mos e bëni, edhe në qoftë se
keni vullnet të mirë dhe ‘energji dobësuese’. Përdorni këtë energji për
t’u impenjuar në një dietë riedukative që do t’ju japë rezultate të
kënaqshme edhe në të ardhmen.
Proteina dhe perime me kalori të ulët
Proteinat dhe perimet me kalori të ultë janë pikët kyçe të kësaj
diete super të shpejtë. Mes perimeve zgjidhen ato me kalori të ulëta.
Bëhet fjalë për kungull dhe kunguj të vegjël, selino, lulelakër, marule
dhe fasule. Vlera e ulët kalorike e këtyre ushqimeve bën që mund t’i
hani në sasinë e dëshiruar dhe që mund të zgjidhin funksionin e
rimbushjes së stomakut, dhe heqin sensin e urisë pa spostuar në mënyrë
kuptimplotë bilancin kalorik të përditshëm. Përveç të tjerave, perimet
kanë funksionin kryesor për të ndihmuar lëvizshmërinë e zorrëve dhe për
të furnizuar trupin me vitamina dhe kripëra minerale. Janë proteinat që
japin pjesën më të madhe të kalorive të parashikuara në dietën e katër
ditëve.
Kjo sasi e madhe e proteinave në dietë ka ashtu siç e kemi parë, një
funksion të shkëlqyer të proceseve metabolike, edhe pse në këtë mënyrë
verifikohet shtimi i acetonit në gjak, që mund t’i lërë vend përveç të
tjerave gjendjes së të përzierit, të fiktit, si dhe mund të shfaqen
shenja të sëmundjes epatike.
Siç ndodh shpesh në dietat që bazohen në këtë supozim të njëjtë
(ekuilibri ushqyes është spostuar në favor të proteinave), nuk
stabilizohet me saktësi sasia e ushqimeve të lejuara, për sa i përket
mishit. Kufizohet në dhënien e treguesve kryesore, por mund të hahet me
një lloj bollëku. Në këtë tip dietash në fakt ajo që ka rëndësi janë
reagimet e trupit në prani të ushqimit me shumë proteina. Frutat janë të
pranishme në ndonjë masë për të kontribuar në një minimum prurjesh të
vitaminave, veçanërisht vitaminën C. Së bashku me perimet furnizohen
sasitë e fibrave të nevojshme për funksionin e zorrëve. Më në fund
frutat kanë edhe një funksion të vogël shpërblyes, veçanërisht në qoftë
se konsumohen në fund të vaktit, si ëmbëlsirë.

Meny të çdo dite
DITA E PARË
Mëngjesi
Gjysmë greipfrut
Kafe ose çaj pa qumësht, as sheqer
Dreka
Biftek në skarë
Sallatë me domate dhe sallatë jeshile pa erëza dhe vaj
Një mollë
Darka
Dy vezë të ziera
Fasule
Greipfrut
DITA E DYTË
Mëngjesi
Gjysmë greipfruti
Kafe ose çaj pa qumësht, as sheqer
Dreka
Brinjë qengji
Marule, pa vaj dhe erëza
180 gr lëng domate të shtrydhur
Darka
Kungull dhe lulelakër të pjekur (ose të gjalla)
Fasule
Mollë të grira
DITA E TRETË
Mëngjesi
Gjysmë greipfruti
Kafe ose çaj pa qumësht, pa sheqer
Dreka
Pulë të pjekur
Sallatë jeshile dhe selino pa erëza dhe vajra
Darka
Hamburger
Domate të pjekura
180 gr lëng kumbulle natyral
DITA E KATËRT
Mëngjesi
Gjysmë greipfruti
Kafe ose çaj pa qumësht, pa sheqer
Dreka
Dy vezë të ziera
Fasule
180 gr lëng domatesh natyrale
Darka
Biftek në skarë
Sallatë me domate dhe sallatë jeshile, pa erëza
180 gr lëng ananasi natyral/telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Brokoli zgjatë jetën   Mon Jun 13, 2011 6:00 pm

Përpos brokolit, të dobishme janë edhe lakra, lulelakra, lakra jeshile dhe lakërishta.
Shkencëtarët shpesh ngjajnë me prindërit e mërzitshëm, me tërë ato
këshilla rreth të ushqyerit e drejtë. Këshilla e tyre më e re thotë se,
kush ha brokoli, jeton më gjatë.
Brokoli dhe bimët e tjera të kësaj familjeje – lakra, lulelakra,
lakra jeshile dhe lakërishta – duket se janë sidomos të dobishme edhe
pse studimi i botuar nga “Reuters” nuk mund ta thotë prerazi se
konsumimi i perimeve automatikisht zgjatë jetën.
Është e mundshme që personat që konsumojnë perime, të jetojnë më gjatë për shkak se kanë një stil më të shëndetshëm të jetës.
Sido që të jetë, perimet nga familja e lakrave janë të pasura me
vitaminë C dhe me fibra, por përmbajnë edhe substanca të tjera ushqyese.
Rezultatet e studimit të ri janë publikuar në revistën profesionale
“American Journal of Clinical Nutrition” dhe bazohen në të dhënat e
rreth 135.000 personave të rritur.
Pjesëmarrësit në studim janë përgjigjur në pyetjet rreth shprehive ushqimore dhe sëmundjeve të kaluara.
Me këtë rast është parë se, personat që konsumojnë shpesh perime të
familjes së lakrës, kanë një indeks më të ultë të vdekshmërisë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dieta SOS
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Medjugorje
» Ushqimi sipas shenjave
» Vegjetarianet jane me te zgjuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: