Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Më mirë të pini pak se aspak

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Më mirë të pini pak se aspak   Fri Jun 03, 2011 12:01 pm

Me fjalë të tjera, nëse disa herë në javë shkoni në kafenenë tuaj të
preferuar, kjo në fakt mund të jetë e dobishme për ju. Sigurisht me
kusht që pijen ta kufizoni në më pak se dy birra të mëdha ose dy gota
verë.
Derisa alkooli mbetet shkaku kryesor i sëmundjes së mëlçisë, në esencë sasia e tepruar e alkoolit është ajo që dëmton.
Konsumimi
i shpeshtë, por i moderuar i alkoolit mund të reduktojë shanset për
mëlçi të yndyrshme, shkaktarin e shumë sëmundjeve, për 60 për qind.
Kjo është shumë më efikase se kur nuk pini asgjë, ose kur pini diçka tek-tuk, do të thotë herë pas here.
Hulumtimi i kryer në Japoni ka regjistruar shprehitë e pirjes të 9.885 meshkujve.
Konsumuesit
e moderuar të alkoolit kanë prevalencën më të ulët të mëlçisë së
yndyrshme, por kontrollet e mëtejshme zbulojnë se si më shumë e
rëndësishme është se sa shpesh pinë, se sasia që pinë.
Ata të cilët
kanë pirë tri ose katër pije alkoolike të shpërndara në mbi 21 ditë në
muaj, kanë pasur rrezikun më të ulët nga të gjithë.
Në hulumtim
thuhet: “Vëzhgimet tona tregojnë se si konsumimi i alkoolit ka rol
mbrojtës kundër mëlçisë së yndyrshme te meshkujt dhe që konsumimi i
rregullt i alkoolit mund t’i kontribuojë këtij efekti të favorshëm”.
Trashja
është faktor shumë më i madh se alkooli tek zhvillimi i mëlçisë së
yndyrshme, shpjegojnë hulumtuesit, duke shtuar që “konsumimi i tepruar i
alkoolit është shkaku kryesor i cirrozës së mëlçisë dhe formave të
tjera të rënda të sëmundjes së mëlçisë.”
“Nga ana tjetër, sëmundja më
e shpeshtë e mëlçisë te shumë njerëz, sëmundja e mëlçisë së yndyrshme,
është e lidhur para së gjithash me trashjen dhe format e tjera të
sindromës metabolike”.
Hulumtimet e ndërlidhura tregojnë se si
konsumimi i tepruar i alkoolit shkakton inflamacionin e qelizave të
mëlçisë, por sasitë e moderuara zvogëlojnë inflamacionin.
Për fund
hulumtuesit shtojnë se konsumimi i tepruar i alkoolit mund t’i
kontribuojë trashjes, ndërsa konsumimi i moderuar megjithatë i
kontribuon më vështirë trashjes.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Më mirë të pini pak se aspak
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tmerri i së mirës!
» A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë
» Këshilla për gjumë të mirë
» Fjetja dhe shëndeti i mirë
» Për një gjumë më të mirë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: