Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Rëndësia e zinkut për shëndetin e mashkullit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Rëndësia e zinkut për shëndetin e mashkullit   Fri Jun 03, 2011 11:57 am

Nëse shpesh hani ushqim të procesuar, atëherë me siguri nuk merrni zink
të mjaftueshëm, sepse ushqimi i procesuar përmban pak zink dhe aditivë,
që shkaktojnë shterimin e zinkut në trup. Konsumimi i ushqimit me bazë
soje, shtesat e hekurit, qumështi i lopës dhe krundet po ashtu pengojnë
absorbimin e zinkut.
Ushqimi vegjetarian ka pak zink dhe
vegjetarianëve u rekomandohet marrja e shtesave të zinkut për të
përmbushur nevojat e tyre ditore. Zinkun mund ta gjejmë në ushqim, siç
është mishi i viçit pa yndyrë, peshku, frutat arrore, drithërat, mishi i
pulës, pemët, si bananet dhe avokado, perimet, siç janë lulelakra,
trangujt, patatja, spinaqi dhe produktet e payndyrshme qumështore.
Për
zinkun shpesh thuhet që është element i rëndësishëm edhe pse në parim
ai është metal. Sasitë e vogla të këtij elementi janë të mjaftueshme për
shëndetin e njeriut. Zinku përdoret në shërimin e problemeve të
ndryshme shëndetësore dhe parandalimin e mungesës së zinkut. Përdoret
për shërimin e ngadalësimit të rritjes së fëmijëve, diarresë akute dhe
shërimit të ngadalshëm të plagëve.
Ndihmon në forcimin e sistemin të
imunitetit, ofron lehtësim te ftohja e zakonshme dhe infeksionet
periodike të veshit. Ndihmon në parandalim e infeksioneve respirative në
pjesën e poshtme të mushkërive. Zinku po ashtu përdoret për shërimin e
malaries dhe sëmundjeve të tjera të shkaktuara nga parazitët e ndryshëm.
Zinku
po ashtu përdoret për mjekimin e zukatjes në vesh, ADHD-së ose
çrregullimit të hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes, sëmundjes
së Crohnit, lëndimeve në kokë, sindromës së Downit, sëmundjes së
Alzheimerit, ulkusit peptik, trashjes dhe çrregullimeve të të ngrënit,
si anoreksia. Zinku kryesisht përdoret për shërimin e problemeve
shëndetësore seksuale, siç është hiperplazia beninje e prostatës,
disfunksioni erektil dhe papjellshmëria mashkullore.
Karakteristikë e
rëndësishme e zinkut është faktori vendimtar për kualitetin e spermës
te meshkujt. Revista “Fertility dhe Sterility” ka publikuar hulumtimin e
kryer në grupin e meshkujve kinezë ku është vërtetuar që koncentrimet e
ulëta të zinkut ndikojnë në kualitetin e spermës. Studimi tjetër në të
njëjtën revistë tregon që meshkujt të cilët kanë marrë shtesë të zinkut
kanë rritur lëvizshmërinë dhe numrin e spermës.
Zinku luan rol të
rëndësishëm në shëndetin e prostatës. Niveli i ulët i zinkut tek
meshkujt rezulton me rrezikun më të madh nga karcinoma e prostatës.
Shumica e gjendjeve malinje të prostatës është shkaktuar me nivelet e
ulëta të zinkut. Shtesa e zinkut zvogëlon rritjen e prostatës në masë të
madhe.
Zinku rrit prodhimin e testosteroneve të cilat ndihmojnë në
rritjen e libidos mashkullore, lëvizshmërinë dhe sasinë e spermieve.
Mungesa e zinkut shkakton rënien e nivelit të testosteronit veçanërisht
te meshkujt më të vjetër.
Zinku është shumë i rëndësishëm për
shëndetin e përgjithshëm dhe atë seksual. Ushqimi duhet të përmbajë sasi
të mjaftueshme të këtij elementi. Proteinat përmbajnë sasi të mëdha të
këtij minerali, ndërsa mishi i kuq është burim i mirë i zinkut.
Vegjetarianët
mund ta absorbojnë zinkun nga ushqimi, siç është leblebia, farat e
lulediellit, farat e kungullit, arrat, farat e susamit, fasulja, farat e
grurit. Meshkujve u nevojitet rreth 11 mg zink në ditë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rëndësia e zinkut për shëndetin e mashkullit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çka kërkojnë meshkujt te një femër varësisht nga shenja e horoskopit?
» Shtypja dhe shfrytëzimi i grave
» Lidhja e krijimtarisë me shëndetin mendor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: