Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Nuk ka raste të infektimit me E-coli në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Nuk ka raste të infektimit me E-coli në Kosovë    Tue May 31, 2011 5:08 pm

Në Kosovë nuk ka raste të infektimit të ushqimit me bakterin
E-coli dhe të gjitha produktet e testuara kanë rezultuar të sigurta.
Rastet e infektimeve që po përhapen me shpejtësi në Evropën Qendrore
janë serioze dhe Qeveria ka ndërmarrë masa për ruajtjen e shëndetit
publik.
Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AVU) ka ngritur
nivelin e kontrollit të produkteve ushqimore me origjinë bimore që
importohen nga zonat e prekura.
AVU, Doganat dhe Policia e Kosovës përmes mekanizmave për menaxhim të
integruar të kufirit po vepron me mbikëqyrje të shtuar të hyrjes së
produkteve ushqimore me origjinë bimore në Kosovë.
“Fatmirësisht, import të ushqimit nga zonat që konsiderohen me
rrezik, për momentin nuk ka”, thuhet në një njoftim të kabinetit të
zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi.
Është njoftuar edhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe janë vënë
në veprim planet për të trajtuar rastet e mundshme dhe parandaluar
përhapjen në rast të rrezikut. Ky rrezik për momentin konsiderohet i
ulët. Epidemitë në të kaluarën dhe bashkëpunimi i ngushtë me organizata
botërore për shëndet publik kanë krijuar kapacitet për tu përballë me
sukses edhe me këtë rrezik.
Po ashtu bëhet e ditur se institucionet e Kosovës janë në kontakt me
autoritet përkatëse në BE dhe në vendet në rajon. Në çdo rast,
institucionet e Kosovës do të veprojnë shpejtë dhe me vendosmëri konform
masave të rekomanduara. Rekomandimet nga institucionet evropiane për
shëndet publik janë kujdesi i lartë për higjienën gjatë përgatitjes dhe
konsumit të ushqimit. Pastrimi i duarve, sidomos para përgatitjes dhe
ngrënies së ushqimit janë mbrojtje efektive nga infektimi.

Ditëve në vijim, mekanizmat për inspektimin e tregut do të ndërmarrin
aksione për të siguruar zbatimin e plotë të ligjeve për mbrojtjen e
shëndetit publik. Kërkohet nga komuniteti i biznesit dhe qytetarët të na
ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të përgjithshëm duke ushtruar
kujdesin e zakonshëm për higjienën. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Nuk ka raste të infektimit me E-coli në Kosovë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skizofrenia
» Pse rrufeja godet ne njerez?
» Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë
» Shqipëri & Kosovë - UFO
» Demonët negativë në rrafshin e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: