Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Vitaminat që ju ndihmojnë të dobësoheni!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Delfina
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 1077

MesazhTitulli: Vitaminat që ju ndihmojnë të dobësoheni!   Tue May 31, 2011 4:31 pm

Kontrollimi i peshës është më i efektshëm nëse fusni sasi optimale të vitaminave, pasi që ato i mbajnë funksionet vitale dhe marrin pjesë në më shumë se 100.000 procese. Ato luajnë rol në mirëmbajtjen e shëndetit, ndërsa ne ua prezantojmë pasqyrën e vitaminave të cilat e stimulojnë dobësimin, si dhe në cilat ushqime gjenden.

Vitamina A

E mban lëkurën të butë dhe të fortë. Sasia optimale ditore e kësaj vitamine prej 0.8 mg gjendet në karotë. Është e rëndësishme ta hani me pak yndyrë, bie fjala me vaj ulliri.

Vitamina B1

Nxit harxhimin e karbohidrateve dhe forcon muskujt. Sasia e nevojshme ditore prej 1 mg gjendet në një grusht me fara të lulediellit apo në porcion pak më të madh se të zakonshëm me bizele.

Vitamina B2

Vitamina B2 stimulon zvogëlimin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve. Doza e rekomanduar ditore është prej 1.2 mg, ndërsa këtë e përmbajnë 3 filxhanë me jogurt.

Vitamina B3

Vitamina B3 ndikon në nivelin e sheqerit në gjak dhe është e rëndësishme për largimin e yndyrave. Rekomandohet 13 mg vitamina B3. Këtë sasi mund ta gjeni në 4 banane apo në 2 file të vogla të pulës.

Vitamina B5

Mungesa e vitaminës B5 pengon aftësinë tonë të largimit të yndyrave nga trupi. Luan rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë dhe mbështet punën e gjëndrave të veshkave. Burim i mirë i vitaminës B5 janë: mëlçia dhe veshkat, mishi, arrat, produktet e grurit, vezët, perimet e gjelbra etj. Sasia ideale ditore me vitaminë B5 është 6 mg, dhe kjo mund të gjendet në 2 grushte me kërpudha.

Vitamina B6

Largon proteinat dhe ndikon në disponim. Rregullon prodhimin e hormoneve tiroide dhe metabolizmin. Sasia e rekomanduar ditore është 1.2 dhe mund të gjeni në 2 speca të vegjël apo në një skumbri.

Biotini

Vitamina B7 është e njohur edhe si biotin. Drejton largimin e acideve yndyrore dhe të karbohidrateve. Sasia e rekomanduar është 30-60 mikrogramë dhe kjo dozë gjendet në 2.5 filxhanë me produkte të drithërave.

Vitamina B12

Merr pjesë në procesin e largimit të yndyrave dhe proteinave. Sasia e rekomanduar ditore është 3 mikrogramë dhe gjendet në 5 fleta të djathit “Edamer”.

Vitamina C

Vitamina C është e rëndësishme për sintezën e karnitinës dhe të kolagjenit të cilat forcojnë indin lidhës. Po ashtu është e rëndësishme për metabolizmin e acideve yndyrore. Është antioksiduesi më i fuqishëm në mesin e vitaminave që treten në ujë. Doza e rekomanduar ditore është prej 100 mg dhe kjo sasi gjendet në dy portokaj apo në dy grushte me dredhëza.

Vitamina D

Vitamina D forcon muskujt. Sasia e rekomanduar ditore është 5 mikrogramë, kaq përmbajnë 3 vezë apo tri fleta të salmonit të tymosur.

Vitamina E

Vitamina E nxit hedhjen jashtë të radikaleve të dëmshme nga organizmi dhe e bën lëkurën më të bukur. Sasia e rekomanduar ditore është 12 mg dhe kjo gjendet në një grusht me lajthi.

_______________________
E kaluara mund të harrohet,por jo të fshihet.Prandaj kujdes cka bëni me të tashmen....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.com
 
Vitaminat që ju ndihmojnë të dobësoheni!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: