Tetë orë apo më shumë të kaluara duke punuar në kompjuter, kohë
të pamjaftueshme për t’i kushtuar kujdes trupit tonë dhe niveli i ulët i
aktivitetit trupor konsiderohen shkaktarët më të shpeshtë të kësaj
sëmundjeje.
Ishiasi (lumboischialgia) ka të bëjë me nervin më
të gjatë të trupit të njeriut, i cili është i trashë sa gishti i madh i
dorës. Përbëhet nga pesë nerva të vegjël dhe shtrihet nga pjesa e
poshtme e boshtit kurrizor, nga ana e prapme e prapanicës dhe nga ana e
prapme e këmbëve deri te shputat. Çfarëdo trysnie që të krijohet në të,
shkakton irritim dhe mund të shkaktojë dhembje. Dhembja fillon në pjesën
poshtme të shpinës dhe përhapet, por mund të shfaqet edhe në nëngjunjë
apo në pulpë, ku edhe është më e shfaqur. Personat kanë vështirësi edhe
me lakimin e këmbëve në gjunjë, por dhimbja mund të shfaqet madje edhe
në këmbën tjetër.
Ishiasi mund të shkaktojë dhembje të buta, të cilat mund të
kontrollohen me marrjen e analgjetikëve, mirëpo dhembjet mund të bëhen
edhe shumë më të mëdha dhe ta detyrojnë pacientin ditë të tëra të
qëndrojë në shtëpi. /Telegrafi/
_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria