Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Infarktet më të rënda ndodhin para dite

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Infarktet më të rënda ndodhin para dite    Sat May 14, 2011 7:37 pm

Me këtë studim janë vërtetuar rezultatet e disa studimeve paraprake, të cilat kishin konstatuar se ora biologjike ndikon në zemër në shumë mënyra

Infarktet që ndodhin para dite shpesh janë më të rëndë sesa ata që ndodhin në kohë të tjera. Një ekip i shkencëtarëve spanjollë kanë analizuar të dhënat nga 811 pacientë të cilët, për shkak të infarktit të zemrës midis viteve 2003 dhe 2009, ishin pranuar në një klinikë të Madridit, shkruan revista shkencore “Heart”.

Më shumë se tri të katërtat e atyre pacientëve ishin meshkuj, të moshës mesatare 62 vjet. Nga ta, 269 sish kishin përjetuar infarkt midis orës gjashtë të mëngjesit dhe mesditës.

Me matjen e nivelit të një enzime në gjakun e pacientëve, është konstatuar përqindja e indit të vdekur të zemrës, i cili ishte krijuar për shkak të bllokimit të furnizimit me gjak të muskulit të zemrës.

Te pjesëmarrësit të cilët kishin përjetuar infarkt midis orës gjashtë të mëngjesit dhe mesditës, respektivisht gjatë kalimit nga errësira në dritë, indi i vdekur i zemrës mesatarisht është parë se përfshinte një sipërfaqe për 21% më të madhe sesa te pacientët te të cilët infarkti kishte ndodhur midis orës 18:00 dhe mesnatës.

Me këtë studim janë vërtetuar rezultatet e disa studimeve paraprake, të cilat kishin konstatuar se ora biologjike ndikon në zemër në shumë mënyra, duke ndikuar në shtypjen e gjakut, ritmin e zemrës, në qelizat me të cilat janë të veshura enët e gjakut, etj.

Rezultatet e këtij studimi mund të jenë të dobishme në vlerësimin e efikasitetit të ilaçeve kundër sëmundjeve të zemrës, thonë shkencëtarët spanjollë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Infarktet më të rënda ndodhin para dite
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalët e fundit, para vdekjes
» Osho- Dashuria rilind cdo dite
» Prejardhja e Kalandarit
» Struktura e Tokes sipas Bibles para permbytjes se Noes dhe mosha reale 6000 vjecare
» Te hapim nje grup, dhe te perfitojme para!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: