Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Çfarë trashëgojmë nga nëna?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Çfarë trashëgojmë nga nëna?    Sat May 14, 2011 7:36 pm

Migrena

Lidhja gjenetike: 70 deri 80% janë gjasat se do ta trashëgoni nga e ëma.

Çka e përcjellë? Gjeni i dëmtuar tresk, i cili mundet ta shkaktojë migrenën. Nëse ky gjen nuk funksionon si duhet, është i ndjeshëm në faktorët si zhurma, djathi dhe kafeina, si dhe lehtë mundet të aktivizojë qendrat për dhembje, që e shkaktojnë migrenën.

Çfarë mund të bëhet? Migrena mund të jetë e paparashikueshme, por identifikimi i nxitësve mund të ndihmojë. Shumë persona që vuajnë nga migrena janë të ndjeshëm ndaj çokollatës, djathit dhe verës së zezë.

Kanceri i gjirit

Lidhja gjenetike: 3% e kancerit të gjirit është gjenetike

Çka e përcjell? Gratë të cilat në vete mbajnë gjenin BRCA1 dhe BRCA2 kanë më shumë mundësi që ta trashëgojnë këtë gjendje. Nëse kushëriri juaj i afërt, mashkull apo femër, ka vuajtur nga kanceri në moshën e hershme, edhe ju jeni të rrezikuar. Numri më i madh i femrave me këtë gjen, e fiton kancerin në moshën e hershme të jetës së tyre.

Çfarë mund të bëhet? Analizat gjenetike mund të bëhen. Nëse keni dikë të sëmurë në familje, kontrollohuni.



Depresioni

Lidhja gjenetike: 10% janë gjasat që edhe ju ta trashëgoni

Çka e përcjell? Sëmundjet mendore, përfshirë edhe depresionin, depresionin pas-lindjes dhe çrregullimi bipolar, janë trashëguese. Shkencëtarët kanë izoluar gjenin mutant, triptofan hidroksilaza-2, i cili mund të ndikojë në depresion. Ai merr serotininën nga truri, hormonin e ndjenjës së mirë.

Çfarë mund të bëhet? Faktorët si lodhja, stresi dhe alkooli shtojnë rrezikun. Nëse keni trashëguar disa gjene që ndërlidhen me depresionin, nuk do të thotë se edhe ju do të vuani nga sëmundja.

Mbipesha

Lidhja gjenetike: Hulumtimet kanë treguar se personat me dy gjenet e mbipeshës FTO, 70% kanë mundësi që ta zhvillojnë më tepër mbipeshën në krahasim me ata që nuk i posedojnë këto gjene.

Çka e përcjell? Personat me këtë lloj gjeni FTO, 30% kanë më shumë mundësi që të kenë problem me mbipeshën.

Çfarë mund të bëhet? Mungesa e aktiviteteve fizike, kaloritë dhe ushqimi i yndyrshëm janë fajtorë. Duhet përkufizuar kohën para aparateve televizive dhe kompjuterit për dy orë më pak.

Artriti reumatoid

Lidhja gjenetike: Nëse e ka pasur edhe nëna juaj, 50% janë mundësitë që ta keni edhe ju. Kjo është një sëmundje që shfaqet me rënien e sistemit imun.

Çka e përcjell? Edhe nëse i keni gjenet, nuk është e rrezikshme që ta keni edhe ju.

Çfarë mund të bëhet? Më shpesh shfaqet te personat që e konsumojnë duhanin, konsumojnë sasi të shtuar të mishit të kuq dhe që konsumojnë shumë kafe.


_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Çfarë trashëgojmë nga nëna?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 Shenjat e Ditës së Fundit - A ka ndodhur ndonjëra?
» Çfarë do të bëje ne rast Katastrofe?
» Gjergj Kastrioti - Skënder Beu
» Çfarë i bëjnë pesticidet trupit tuaj?
» Çfarë mendoni që janë Ufo-t?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: