Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Vetëvendosje: Kjo politike e zezë kishte nevojë të skuqet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Vetëvendosje: Kjo politike e zezë kishte nevojë të skuqet    Thu May 12, 2011 7:00 pm

Përmes protestave të sotme, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një deklarate për media, vlerëson se edhe njëherë rikonfirmoi kundërshtimin e saj për negociatat e padrejta e të dëmshme, joparimore dhe jotransparente që po zhvillohen në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj së Republikës së Serbisë.

“Në vend se Borko Stefanovic dhe shefi i tij, Tadic, të kërkojnë falje ndaj shqiptarëve për krimet e kryera në Kosovë, në vend se t’i arrestojnë kriminelët që i kanë kryer këto krime, në vend se Kosovës t’ia paguajnë dëmin e shkaktuar gjatë luftës, në vend se familjeve kosovare t’ju tregojnë se ku janë të zhdukurit, dhe në vend se të ndërpresin financimin e strukturave paralele në Kosovë, ata sot në mes të Prishtinës, në prani dhe pritje të qeverisë Thaçi, ripërsëriten qëndrimet e tyre kundër pavarësisë së Kosovës”.

“Përderisa, nuk ka pas as nevojën më të vogël që Stefanovic ta vizitojë Prishtinën, kjo mund të konsiderohet veçse një provokim dhe ofendim për qytetarët e Kosovës. Këtij ofendimi sot ju bashkëngjit edhe qeveria e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Sot, Republika e Serbisë, nuk është vetëm një shtet që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Republika e Serbisë është kundërshtari më i madh i Republikës së Kosovës. Shteti i Serbisë në krye me presidentin Tadic, shpenzon miliona euro për ta penguar Kosovën, duke ia bllokuar mallrat, duke ia bllokuar njerëzit që të udhëtojnë, duke ia bllokuar veturat, duke e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, BERZH e shumë e shumë institucione të tjera, duke i bllokuar sportistët e Kosovës e deri të bllokimi i pjesëmarrjes në festivale muzikore. Borko Stefanoviq është përfaqësues i këtij shteti që e ka prioritet zhdukjen e shtetit të Kosovës”.

“Sot, në vend se të mbrohet shteti i Kosovës nga Serbia, u mbrojt shteti i Serbisë nga deputetët e Republikës së Kosovës. Në mesin e protestuesve që u sulmuan nga policia, pa provokim nga protestuesit, ishin edhe deputetët, Albin Kurti, Glauk Konjufca e Liburn Aliu. Udhëheqja politike e Policisë së Kosovës, në krye me Bajram Rexhepin dhe Hashim Thaçin, më përpara japin urdhër për të sulmuar deputetë sesa për të zhbërë struktura paralele serbe”.

“Kjo politike e zezë sot kishte nevojë të skuqet. Ky poshtërim ndaj qytetarëve të Kosovës kishte nevojë të ndalet. Kjo për t’i treguar pushtetarëve tonë se qytetarët e Kosovës nuk do të heqin dorë aq lehtë nga pavarësia, sovraniteti dhe dinjiteti për të cilin sakrifikuan gjenerata të tëra. Të flitet sot për dëm material minimal që është shkaktuar nga protestuesit, kur dëmi politik i shkaktuar nga bisedimet është qindra herë më i madh, kur hajnitë dhe korrupsioni i qeveritarëve janë po ashtu me qindra herë më të mëdha është ikje nga përgjegjësia që na takon secilit prej neve për ta mbrojtur shtetin tonë”, përfundon deklarata. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vetëvendosje: Kjo politike e zezë kishte nevojë të skuqet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetëtimat sferike nga qielli
» E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë
» Mace e zezë apo mace e bardhë?
» Kafkat politike shqiptare
» A është jeta vetëm imagjinatë ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: