Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Klinika e ORL-së me laborator për përmirësim të dëgjimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Klinika e ORL-së me laborator për përmirësim të dëgjimit    Tue May 03, 2011 6:45 pm

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e ORL-së, falë donacioni nga shoqata Albert Schweitzer nga Austria, të martën është pajisur me laborator audiometrik në të cilin përfshihen të gjitha pajisjet tjera përcjellëse për dëgjim.

Vlera e donacionit të pranuar arrin vlerën 60 mijë euro, përderisa pas disa javësh me kompletimin e tërësishëm të tërë donacionit vlera pritet të kalojë mbi 100 mijë euro.

Lulzim Emini, ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv në QKUK, tha se i gjithë ky donacion është bërë i mundur nga Ambasada e Kosovës në Austri, falë ndihmës që ka dhënë ambasadori atje dhe zëvendëskonsulli, Isa Kosumi. Ai tha se deri tani këto shërbime janë kryer në ambulanca dhe ordinanca private dhe për herë të parë QKUK-ja është konkurrente dhe atë shumë serioze me privatët.

Ndërsa zëvendëskonsulli Konsull tha se, përpos këtij donacioni me vlerë prej 60 mijë eurosh, pas dy muajve do të sjellin edhe një donacion tjetër me vlerë prej 40 mijë eurosh, donacion ky i cili do ta kompletojë tërësisht këtë laborator.

Sekretari gjeneral i shoqata Albert Schweitzer, Joerg Steiner, tha se ka mbi 27 vite që shoqëria e tyre merret me çështje humanitare.

Për rëndësinë e këtij donacioni foli edhe drejtori i Klinikës së ORL-së, Qazim Hyseni, i cili shpjegoi se këto pajisje nuk i kanë pasur në dispozicion dhe vërtet është një laborator komplet për audiometri dhe për aparate të dëgjimit.

Gjysma e donacionit janë aparate të dëgjimit që kanë vlerën prej 500 deri në një mijë euro për aparat. /Telegrafi/

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 

Klinika e ORL-së me laborator për përmirësim të dëgjimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup ::  :: -