Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Mbrojtja e kockave, menuja e duhur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Mbrojtja e kockave, menuja e duhur    Tue Apr 26, 2011 7:29 am



Një gotë qumësht është një mënyrë e mirë për të larguar erën e gojës. Artriti është sëmundje, e cila sulmon gratë tri herë më shpesh sesa meshkujt, më shpesh në moshën 20 – 40 vjeç. Shenjat janë: dhembja, të ënjturit dhe ndezja e nyjave.
Do keni problem me erën e gojës, por nëse hani hudhra, qepë dhe presh, do jeni më të mbrojtur nga format më të zakonshme të artritit. Studimi është realizuar nga disa profesorë të një universiteti britanik. Ja edhe një këshillë tjetër. Një gotë qumësht është një mënyrë e mirë për të larguar erën e gojës. Artriti është sëmundje, e cila sulmon gratë tri herë më shpesh sesa meshkujt, më shpesh në moshën 20 – 40 vjeç.
Shenjat janë: dhembja, të ënjturit dhe ndezja e nyjave. Mund të shërohet vetëm me barna, mirëpo disa rregulla në ushqim mund të ndihmojnë lehtësimin e të ënjturit dhe ndezjes së nyjave, kështu që dhembjet mund të lehtësohen me përdorimin e më pak barnave. Është kryesore, që të kufizohet konsumimi i yndyrave me prejardhje kafshësh, sepse ato nëpërmjet reaksioneve të ndryshme kimike, përshpejtojnë prodhimin e substancave të dëmshme. Kur është fjala për llojin e posaçëm të artritit, duhet hequr mishi nga ushqimi, sepse përmban numër të shtuar të thartirave nukleide, shpërbërja e të cilave shkakton në trupin tonë krijimin e thartirave urinare, qëndrimi i të cilave përshpejton paraqitjen e artritit në nyja.
Gështenja
Gështenja është frutë i shëndetshëm me të mira të dyfishta që e mbrojnë shëndetin e njeriut. Ka vlerë të madhe kalorike dhe energjitike dhe rekomandohet si shtesë në ushqimin e fëmijëve, tek të rriturit dhe për të gjithë personat që kanë punë të mundimshme fizike dhe intelektuale. Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhëmbët dhe kockat, kurse gështenja e butë është e mirë për sistemin nervor. Për dallim prej arrave dhe bajameve, gështenja përmban nivel më të ulët të yndyrave dhe është i vetmi i këtij grupi që përmban vitaminën C. Gështenja përmban edhe shumë minerale, si kalium, fosfor, kalcium, magnez dhe hekur. Gjithashtu, përmban vitamina të grupit B, si edhe vitaminat e A i C. Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, ndihmon gjatë mjekimit të sëmundjeve të veshkave dhe të gjakut. Hahet kur është e pjekur, kurse që të zihet më lehtë duhet të anashkalohet kombinimi me ushqim tjetër. Gështenja e zierë ka shumë përbërje minerale, ndërsa gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjitike, proteina, si dhe dyfish karbohidrate . Kurse gështenja e egër, përkatësisht fruti dhe lëvozhga e saj kanë zbatim të gjerë në mjekësinë alternative. Ai përdoret për mjekim të reumatizmës, përdoret si diuretik, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Sidomos përdoret edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të saj qetësuese mbi organizmin./z.p/


_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mbrojtja e kockave, menuja e duhur
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbrojtja nga Syri i Keq
» Mbrojtja kundër Magjisë
» Mbrojtja dhe pastrimi kunder magjise
» Ushqimi sipas shenjave
» Mbrojtje me anë të gurëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: