Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Delfina
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 1077

MesazhTitulli: Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D !   Sun Apr 24, 2011 10:57 am

Dëmtim makular është një sëmundje që lidhet me moshën. Personat me këtë sëmundje mund të shikojnë mirë në periferi, ndërsa në qendër shohin njolla të verdha.

Shkencëtarët thonë tani se gratë e reja mund ta pakësojnë 50 përqind rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje nëpërmjet një diete të pasur me vitaminë D.

Vitamina D është e njohur prej kohësh për të mirat shëndetësore, por tani një studim tregon se kjo vitaminë gjithashtu mund të pakësojë edhe rrezikun e prekjes nga dëmtimi makular tek gratë nga mosha 40 deri në 74 vjeç.

Studimi u krye nga shkencëtarë në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut. Doktor Shantan Reddy, një nga autorët e studimit, thotë se ulja më e madhe e rrezikut u vu re tek pacientët që konsumonin çdo ditë 720 njësi të vitaminës D. Marrja e vitaminës D aktualisht rekomandohet 600 njësi në ditë.
Njeriu merr vitaminë D nëpërmjet rrezeve të diellit, por mjekët thonë se në këtë drejtim ndihmojnë edhe ushqimet e pasura me vitaminë D, si qumështi, nënprodhimet e drithërave dhe veçanërisht peshku. Vetëm 100 gram peshk tuna përmban 720 njësi vitamine D

_______________________
E kaluara mund të harrohet,por jo të fshihet.Prandaj kujdes cka bëni me të tashmen....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.com
 
Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D !
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Domethënia e syve!
» Simbolika e ngjyrave
» Dridhja e syrit
» Leximi i fytyres
» Bukuria femerore sipas shenjave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: