Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Krimet Komuniste Në Shqiperi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:52 pm

Kthim nga ferri.


Vera Bekteshi

E survejuar dhe e denoncuar nga miqtë në diktaturë.

Autorja e librit autobiografik "Vila me dy porta" tregoi në takimin "Pasojat e diktaturës", përvojën personale me ish-mikeshat e saj.

Vera Bekteshi: "Gjithkush është i lirë të zgjedhë: të jetojë i poshtëruar edhe nga punonjësi më i parëndësishëm i sigurimit apo të jetojë në mizerje. Pati që zgjodhën të dytën dhe unë jam plotësisht me ta.


Për shkak të profesionit tim kam dalë shumë herë përpara auditorëve të ndryshëm, por është e para herë që dal përpara një auditori për të treguar eksperiencën më të thellë të jetës sime.

Referatin e kam ndërtuar në formën e një rrëfimi që shpresoj të konsiderohet si një diversitet i qasjes ndaj temës "Pasojat e diktaturës, trajtimi i shtypjes dhe mësimet që nxjerrim prej sajë". Kam rrëfyer fatin e katër personazheve të gjalla, bashkëmoshatareve të mija, që janë:

Natasha, Nadja, Mira dhe Vera, d.m.th unë.
Një të diel, duke rrëmuar nëpër fotot e vjetra bardh e zi, ndava një prej tyre. Ishte një fotografi e kohës së shkollës shtatë vjeçare e viteve 60-të:

Katër vajza të ulura në bar, me flokë të shpupurisura nga era e dimrit, të mbërthyera në palltot e leshta, me këmbë të mbështjella e të mbuluara. Përveç këtij pozicioni, ne kishim të përbashkët edhe vitin e lindjes, vitin e studimit në klasën e 7-të a, jetonim në të njejtën rrugë të Tiranës së Re dhe...dhe ishim të gëzuara...
Ne ishim shoqe të pa ndara. Hollë-hollë kishim një nën ndarje:
Unë dhe Natasha, Nadja dhe Mira.

Shtëpitë ku banonim, renditeshin në Rrugën "Pjetër Bogdani" sipas rangut familjar. Shtëpia e Nadjës ishte një vilë e bukur me kopsht të lulëzuar dhe me shkallët e brendshme të shtruara me tapet vishnje. I ati ishte nga njerëzit kryesore të pushtetit në Shqipëri dhe dobësia e tij më e madhe ish e bija.

Shtëpia ime vinte e dyta, ishte pjesë e një vile, por pa kopsht të lulëzuar. Im atë kish pushtet të "rangut të dytë", me që ishte anëtar i Komitetit Qendror. Të dy prindërit e mi u shkolluan pas martese, babai në Moskë dhe mamaja studioi drejtësi në USHT. Natasha banonte në të njëjtën anë të rrugës me mua dhe hyrja e saj ish pjesë e një pallati të madh italian. I ati ish anëtar i Gjykatës së lartë dhe kish studiuar në Paris. E ëma dhe ajo e arsimuar diku jashtë. Me sa kisha kuptuar unë, i ati i saj ende ëndërronte jetën e Parisit.

Mira banonte në një apartament në fund të rrugës, nga ata me tulla të kuqe, që ndërtoheshin në kohën e socializmit.

Nuk e di pse ai apartament mbante gjithnjë erë fshati (këtë erë do ta ndeshja përsëri pas shumë vitesh, kur do banoja vetë atje). Prindërit e sajë ishin pa universitet, sikurse dhe ata të Nadjës, por në ndryshim me ta, nuk kishin pozitë të lartë. I ati, i vëllai i tij dhe të bijtë e tyre më pas, ishin ose u bënë fuksa. Pasioni i të atit të Mirës ishin femrat. Kjo mbase qe arsyeja që mbas miqësisë së ngushtë me Nadjën, në pozitë nuk u ngrit i ati, por e ëma.

Ajo qe e vetmja në familje që kish sy të shuar. Gjithë të tjerët kishin ca sy që dukeshin sikur digjeshin përbrenda. Sjelljet e gjyshit të Mirës nuk na pëlqenin ne të triave kështu që vendi ynë i preferuar për të mësuar dhe dëfryer u bë shtëpia e Natashës.

Aty gatuhej më së miri, me bollëk dhe në fund të çdo ngrënie servirej djathë gjirokastre. Xhaxhai i saj banonte në Amerikë dhe ata s'vuajtën kurrë për para.
Shtatë vitet e shkollës mund t'i quash më të mirët e jetës sonë të përbashkët.

Natasha u nda nga grupi e para, fill pas fiksimit të asaj fotos në piknik, foto që mbeti i vetmi kujtim i përbashkët. Iku pa dëshirën e saj, iku sepse familja u shpërngul në Berat ngaqë i ati pësoi një ulje në detyrë dhe në Parti. Më saktë i ati i Natashës u përjashtua prej saj. U quajt element antiparti. Këtu duhet pak kujdes në shpjegim termash, për ata që s'e kanë jetuar atë kohë:

Megjithëse Partia qe e para, e para në listë, bile para atdheut, para popullit, para vetë familjes, të quheshe element antiparti ishe më pak i dënuar se sa të quheshe armik i popullit. Sepse nuk qe tamam ashtu siç pretendohej, se në sistemin socialist rëndësi kish përmbajtja, jo forma. Kish rëndësi forma që ç'ke me të. Ishe me fat po të vihej nofka e parë, si në rastin e Natashës.

Ne të tria që mbetëm vazhduam gjimnazin "Petro Nini" në Tiranë, Natasha një gjimnaz në Berat. Pastaj më erdhi radha mua të ndahesha nga grupi tresh kur mbaruam të mesmen, sepse nuk zgjodha arkitekturën si Nadja me Mirën, por fizikën.

Në ditët e para të shtatorit, vit që filluam studimet e larta, e takova Natashën në shkallët e godinës qendrore të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Kish filluar studimet në arkitekturë, në të njëjtin grup me shoqet e vjetra të fëmijërisë.
Në fillim të vitit të dytë universitar, e takova përsëri Natashën, këtë herë në shkallët e fakultetit tim.

Ajo kish ndërruar degë sepse nuk ja kish dalë dot as me arkitekturën as me shoqet e vjetra që jo vetëm s'e shoqëronin më, por s'i jepnin as të njohur. Gojët e liga thoshin se Nadja qe kujdesur që Natasha të mos studionte as në të njëjtën degë as në një grup me të.

Matematika si degë e vështirë, konsiderohej më e përshtatshme për të deklasuarit e moderuar, sepse për të tjerët ish absolutisht e ndaluar (për armiqtë e popullit p.sh).
Në degën e matematikës ku studioi për katër vjet, ajo jo vetëm nuk u dallua në mësime si më parë, por edhe s'kish ndonjë shoqëri të qëndrueshme.

Nuk besoj se ish shkak dënimi i të atit, shokët i ruheshin diçkaje tjetër, diçkaje që i endej si tis dhe që unë e ndjeva nga takimet e rastësishme që pata me të gjatë viteve të studimeve.

Fillova edhe unë ta shmang, sepse tek ne askush s'kish imunitet lidhur me statusin e vet politik. Të nesërmen mund të gdhiheshe nga pala armiqësore me pushtetin, edhe për shkak të disa fjalëve të pamatura mirë.

Pas studimeve secila shkoi në punë të vet, pra u ndamë përfundimisht nga njëra-tjetra. Mira u martua pa dashuri me një diplomat, shkoi me të jashtë shtetit dhe prej asaj kohe nuk u kthye më në Shqipëri, veçse për pushime.
Unë fillova punën shkencore fillimisht në një Institut studimesh e më pas në Fakultetin ku kisha studiuar.

Nadja punoi si arkitekte e më pas edhe ajo në fakultetin respektiv në Tiranë.
Natasha u emërua në Berat mësuese matematike, deri në momentin që i vëllai u arrestua dhe dënua për "sabotazh".

Unë s'e pashë më për vite, por e dija se të paktën familja e saj nuk u zhvendos nga Berati në ndonjë fshat të largët, mbeti brenda në qytet, që mund ta konsideroje përsëri fat, pas gjyqit special që ju bë të vëllait. Të kishin pasur mëshirë për të ëmën e paralizuar? Nuk ish zakon të mëshirohej e ëma e një "sabotatori"!

Takoheshim nganjëherë kur ajo vinte te kushërinjtë në Tiranë, ish plakur para kohe dhe ish transformuar. Sa herë takohesha bëhesha keq, jo vetëm se ajo tashmë ish nga pala kundërshtare me pushtetin, por më linte një shije të hidhur, asaj nuk i besohej më për asgjë, gënjeshtra ish bërë tipari i sajë kryesor, përkundër gëzimit dhe humorit të rinisë së hershme.

Në vitin 1974 "u zbulua" grupi armiqësor në ushtri. N'atë kohë, im atë ish gjeneral lejtnant dhe drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake. Ish ndër të parët në listë edhe për arsye të funksioneve në Parti si anëtar i Komitet Qendror të saj.

Në librin tim të publikuar vjet, "Vila me dy Porta", përmes historisë së familjes sime përshkruhen shkurtimisht dënimet politike të grupeve të ndryshme të djathta e të majta nga vendosja e pushtetit të komunistëve tek ne, por kryesisht jam ndalur në atë që u quajt "Fshesa e Hekurt". Me anë të kësaj fshese ushtrisë shqiptare ju bë një spastrim rrënjësor, duke dënuar me pushkatime dhe burgime të gjata oficerët nga grada major e lart.

Akuza kryesore ishte ajo e komplotit në organizimin e një "grusht e shteti"në Shqipëri. Ishte koha e miqësisë së madhe me Kinën dhe të influencuar nga Revolucioni Kulturor i tyre edhe kundërshtimi për heqjen e gradave në ushtri mund të të rendiste në radhën e komplotistëve. Për grupet e majta ky qe një dënim i pashembullt, për nga përmasat njerëzore dhe familjare.

Familja ime, si shumë të tjera, u fshinë prej kësaj fshese.
Në dhjetor të atij viti familja ime amë u dëbua nga Tirana për në Berat. N'atë kohë unë vetë isha pedagoge në fakultetin e Shkencave të Natyrës, nënë e re me djalin një vjeç dhe me një burrë diplomat.

Brenda disa dhjetëra orësh u gjenda pa punë dhe pa shtëpi në Tiranë, por me një divorc politik dhe një fëmijë që qante pa pushim, plus urdhrit të prerë për t'u larguar brenda 24 orësh. Prej këtij momenti deri në kthimin tonë në Tiranë më 1991, nuk do kish më urdhra për t'u larguar, por zhvendosje të organizuar me ushtarë të armatosur me automatikë.

Skenat e njerëzve që dëbohen nga kjo lloj ushtrie e vogël, do më mbetej përherë nën lëkurë si diçka tronditëse dhe që do ta rijetoja pothuaj me të njëjtin intensitet sa herë do më dilnin para sysh skena të ngjashme nga librat apo filmat.
Destinacioni im si dhe i gjithë familjes sime qe Berati.

E dinim se atje na priste Natasha, por në fakt ajo u bë e gjallë më përpara mbërritjes sonë atje. Kish ardhur në Tiranë pak kohë pas dënimit të tim eti.
Do isha përsëri me të atë vit që qëndruam në Berat dhe pesë vjet të tjera të internimit në fshatin Kutalli.

Nuk është ndonjë tmerr i madh të mësohesh pa jetën e kryeqytetit, të privohesh nga puna jote e dashur, nga miqtë, apo partneri, të mos kesh as një pikë rehatie dhe të jetosh në kushtet e mungesës së ujit, ushqimeve primare, të jetosh në një hapësirë të ngushtë të kontrolluar pa nda nga mikrofonë të instaluar s'dihet se ku.

Nuk është ndonjë tmerr të punosh 18-20 orë në fushatat e verës dhe disi më pak në dimër, të mos kesh asnjë ditë pushim dhe të paguhesh sa për të mbajtur frymën gjallë, të mos kesh mundësi të pish një kafe vetëm a me të tjerë, të harrosh ç'është shëtitja, ç'është deti, ç'janë gjithë ato çikërrima që përbëjnë shijen e jetës...
Vështirë ishte tjetër gjë.

Vështirë ishte të mos dije t'i jepje përgjigje pyetjeve të fëmijës tënd të admirueshëm që rritej pa fëmijëri, vështirë ishte të shihje sytë e prindërve të tu që ndiheshin në faj për këtë situatë, vështirë ishte të mësoheshe me faktin se rinia jote do grisej copë-copë në ato vende të humbura, vështirë ishte të shihje vëllezërit dhe sidomos motrën, të voglën e fëmijëve, që nuk do të kishte asnjë mundësi të provonte dashurinë...,

e vështirë ishte mungesa totale e lirisë, por më e vështirë akoma ishte pasiguria që pushteti të impononte në çdo rast dhe çast, se asgjë nuk është jotja, as familja, as puna as banesa, as miqtë, as zakonet e vogla të përditshme, as ai status mjeran që të kanë dhënë sepse ka edhe më keq..., ka më keq brenda statusit tënd mjeran të internimit, por ka edhe burg, tortura, vdekje.

Vërtet, pas 5 vjetësh për ne pati edhe më keq. Brenda një intervali të shkurtër kohe, pas një dite të lodhshme 20 orëshe në përpunimin e duhanit, plaçkat tona të përgjysmuara u vërvitën majë ca kamionëve Skoda dhe familja ime mori rrugën për një destinacion të panjohur, por qartësisht të kuptueshëm për tek një vend më i largët dhe më i varfër. Ishim të rrethuar nga një ushtri e vogël ushtarësh të rinj që mundoheshin më kot të egërsonin fytyrat e tyre.

Këtë situatë dhe të tjera si këto, jam përpjekur ti përshkruaj në libër me grotesk, sepse më besoni, me gjithë dëshpërimin e madh që na jepte kjo shpërngulje për më keq, megjithëse lodhja dhe tensioni ishin në ekstrem, ne s'na mbetej tjetër gjë veçse të qeshnim.

Në fshatin ku u shpërngulëm, në kooperativën e Sheqëzës, ku kishte gra që punonin zbathur edhe në dimër, qëndruam 11 vjet.

Këto vite Natasha nuk u pa asnjëherë. Por sapo mbërritëm në vend banimin e ri s'e patëm aspak të vështirë për ta kuptuar se ajo ish zëvendësuar me të tjera nga komuniteti i të dënuarve tiranas, dhe që mund ta kryenin detyrën e bashkëpunëtorit të rekrutuar po aq mirë sa ajo.

Këto 11 vite, nga shoqet e mia të fëmijërisë dhe rinisë, pashë vetëm Nadjën, përmes televizorit në emisione apo rubrika, pasi që ajo po ecte e sigurt në karrierën e nisur.

Qe e vetmja që dukej e qetë në gjithë botën që na rrethonte. Mendoj se këtë status të paarritshëm në socializëm, ja kishin siguruar prindërit me përpjekjet e tyre të pakufishme si puthadorë të diktatorit, cilësi që edhe ajo i kish mishëruar me kohë.

Mira ish larg botës sonë, por e lidhur me fije të padukshme, që ja siguronte shoqja e saj e fuqishme. Në librin tim ato s'figurojnë askund, megjithëse në kujtimet e mija kishin goxha vend.

Ai pushtet ndërhyri deri tek memoria jonë duke ja zënë asaj hapësirën me të përditshmen imponuese. Nuk figurojnë ato që u bënë indiferente, ose edhe që mund të jenë tallur me vuajtjet e shoqeve të vjetra. Figuron vetëm Tasha pa mbiemër dhe pikërisht me këtë emër të shkurtuar, figuron ajo, ngaqë pushteti na armiqësoi duke na vënë përballë.

Megjithatë, megjithëse jam munduar të fal sa më shumë, në këtë rast do arsyetoj në mënyrë krejtësisht ekzistenciale:

Gjithkush është i lirë të zgjedhë. Të zgjedhë të jetojë i poshtëruar edhe nga punonjësi më i parëndësishëm i sigurimit, veçse për të siguruar një komoditet minimal, apo të jetojë në mizerje, ndoshta edhe në burg, por pa e ndjerë këtë poshtërim. Pati që zgjodhën të dytën dhe unë jam plotësisht me ta.

Në vitin 1991 pas rënies së Murit të Berlinit dhe gjithë ndryshimeve që pasuan në botë, unë u ktheva në Tiranë së bashku me familjen time.

Për shkak të studimeve të kryera dhe punës disa vjeçare para internimit, unë pata fatin të rifilloj punën në atë Institut studimesh ku kisha filluar punën për herë të parë.
Filloi për mua, dhe të tjerët si unë, një kohë e trazuar, me vështirësi të panumërta.
Në një nga intermexot e librit tim e kam shprehur kështu këtë gjendje:

Mbaj mënd një natë, fund dimri, fillim pranvere te vitit 1991. Isha në këmbë tek Zogu i Zi, në rrugë, e shkujdesur, kur po e shihja qartë se një qime më ndante nga një makinë që vinte drejt meje me shpejtësi.

Në çast po mendohesha ta shmangja apo të futesha në rrotat e sajë, nga që para syve të mendjes më doli e qartë pamja e një lufte të re po aq të gjatë, që më duhej të përballoja në vitet që do të vinin, për t'u përfshirë në vorbullën e jetës që sapo kishim filluar përsëri në Tiranë...

Këtu del sërish në skenë Natasha. Nga xhaxhai i sajë amerikan kish trashëguar një vilë njëkatëshe me kopsht, një oaz të vërtetë qetësie dhe mirëqenieje.

Por ajo s'e pasqyronte aspak këtë gjendje. Ish mbledhur një grusht, qeshte po jo si në rininë e hershme, më mirë të them ngërdheshej, por jo nga gëzimi i jetës, tani gëzohej nga disa barcaleta banale dhe ...kish filluar të pinte pa masë. Vendosa të mos e takoj më. Sepse pikërisht kësaj radhe u binda përfundimisht për dyshimet e vjetra, por e lashë me kaq, s'kërkova të rrëmoja në arkiva.

Tek ne nuk u hapën kurrë ato arkiva, megjithëse prej tyre kanë rrjedhur shumë të dhëna që qarkullojnë dhe përdoren rast pas rasti. Unë pata fatin e mirë apo të keq, nuk di ta përcaktoj, që të më bjerë në dorë dosja ime jo e plotë, por e lidhur vetëm me deponimet e Natashës gjatë viteve.

E njoha menjëherë shkrimin dhe firmën e sajë. Më besoni m'u desh një javë e mirë të merrja veten. Nuk qe problemi i tekstit të gjatë, por i fundit të tij ku shkruhej qartas një konkluzion për të tre ne "miqtë e sajë" dhe që isha unë dhe vëllezërit e mi. Ajo shkruante:
Konkluzioni im është se:

Pranvera Bekteshi
Guxim Bekteshi
Skënder Bekteshi
Janë, armiq të betuar të Partisë dhe Pushtetit Popullor.
Kish kursyer vetëm motrën e vogël, Zanën.

Ky fakt është paraqitur edhe në libër, që u publikua pas 19 vitesh kthimi, atëherë kur ujërat u "qetësuan" dhe gurët zunë vend, në se gurët mund të zënë vend ndonjëherë.
Të tria shoqet e mija e lexuan atë.

Nadja më takoi në rrugë dhe me atë ëmbëlsinë që s'e humbi asnjëherë, më bëri shumë lëvdata. Mira, sipas sajë, kish të njëjtin mendim për librin.

Tashës ja dërguan kushërinjtë në SHBA, ku ajo jeton. Ajo nuk tregoi asnjë shenjë pakënaqësie, veçse tha se kish qenë e detyruar të jepte atë konkluzion në fund të deponimeve të saja. Dhe se ajo kish për të rrëfyer shumë më tepër se unë. E besoj, por ç'pret, do ishte mirë ti shkruante ato për veten dhe ne të gjithë.

Romanin tim autobiografik fare mirë mund ta kisha paraqitur si fikshën, duke mos dhënë emrat realë si dhe vendet dhe ngjarjet. Preferova ta paraqes ashtu për të shërbyer si një dëshmi, edhe duke e ditur mirë se do kish reaksion, siç edhe pati. Por nuk erdhi nga e prisja, erdhi prej atyre që mendoja se në heshtje do të më falënderonin.

Në kapitullin më të gjatë të librit, unë përshkruaj fqinjët që ishin kryesisht familje tiranase të internuara si ne. Kam bindjen se libri do kish më tepër vlera nëse do kisha dhënë me vërtetësi të plotë marrëdhëniet tona komplekse në ato vite në fshat. Nuk e bëra, duke menduar ti ruaj ata njerëz, që të mos i bëja të vuanin përsëri.

I preka gjatë përshkrimit paksa "me pupël", siç thuhet. Pikërisht ata u treguan më të egrit. Në kohën e internimit të përbashkët, ato akuzuan aq ashpër njëra-tjetrën, saqë mund të kishin përfunduar me sy të nxjerrë.

Pasi lexuan librin, pas shumë vitesh mërije u organizuan grusht, veçse për një "qëllim të lartë", për të më dënuar (mundësisht me burg), nga që kisha nxjerrë detaje nga jeta e tyre atje. Ato ishin detaje, që nuk u zbuluan kurrë në libër, por që i dinte e gjithë kooperativa e më pas e gjithë bota që i njihte ato.*

Ky është një shembull, edhe për mua vetë, se nëse do të denoncosh të keqen, duhet ta bësh atë deri në fund, sepse përndryshe kjo e keqe ngrihet për të të dhunuar sërish.
Po me dy shoqet e tjera, ç'ndodhi pas vitit 1991?

Mira qëndroi jashtë shtetit, ku i shoqi dhe ajo nga diplomatë u konvertuan në tregtarë të zotë dhe tani jeton me fëmijët diku në Oqeani.
Natasha iku në Amerikë dhe jeton atje në mirëqenie të plotë.

Nadja, u largua me familjen nga Shqipëria për t'u ruajtur nga ndonjë ndjekje penale dhe u fsheh ca kohë jashtë vendit, në Brazil a diku në Amerikë latine. Është kthyer sërish këtu dhe tani vazhdon karrierën në një prej universiteteve privatë.
Unë punoj si eksperte mjedisi në Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe pas pune po shkruaj historinë tonë e të tjera histori.

Kur ndalem e bëj një lloj bilanci jetësor, më vjen në mend shpeshherë pyetja:
A jemi ne të kthyerit nga burgjet dhe internimet si plaku kubanez në brigjet e Karaibeve, që kthehet me skeletin e peshkut të madh, pasi ka mundur tërbimin e detit dhe gjallesave të saj? A ndjehemi ne si ai?

Do ishte mirë të ndjeheshe si ai dhe ta kaloje pleqërinë me kujtimin se të paktën kemi arrirë një fitore morale mbi të keqen.

Për vete e lakmoj atë gjendje, e kam fjalën për statusin e pensionistit, që po mundohem ta shtyj sa më shumë, dhe që kam frikë se nuk do ta arrij kurrë. Sepse pleqëria është mirë të gëzohet, është një moshë e pëlqyeshme ngaqë s'ke nevojë të shtiresh.
Kam frikë se nuk do ta arrij kurrë atë, sepse më duhet të zëvendësoj vitet e humbura dhe të më besoni, nuk janë pak.

*Edhe në kohën e mbajtjes së këtij referati, ata përsëri ndërhynë, po jo vetë, si gjithnjë me anë të të tjerëve, siç janë mësuar të veprojnë këto 20 vite, nga që e disponojnë si organizimin mes tyre, ashtu edhe mjetet financiare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:52 pm

Kufoma e gjalle ne spitalin e burgut

Tirane 1967 tregon...




Shkruan Bedri Blloshmi



Ne spitalin e burgut ne Tirane eshte “shtruar” nje grumbull i palevizshem i cili renkon. E plasen ne çimenton nga barrela duke e zgjidhur nga rripat e meshinit qe e mbanin te lidhur fort. Ishin disa civile te kollarisur e te veshur me kostume me kuadrate, kemishe te kuqe te mbyllur deri ne ngryke dhe rreth qafes u shtrengohej nje kollare e cila zbriste deri poshte mbi barkun e fryre. Njeri, ashtu fytyre ngrysur e i inatosur, shikoi perreth e mbasi na pyeti nga ishim e perse akuzoheshim iu drejtua doktorit

- Dakord per sa biseduam!

- Si urdheron shoku Nevzat. Mos ki asnje merak, madje per ne nuk eshte hera e pare qe marrim porosi per keta armiq te Partise e te popullit.

- Ne po ikim, gjithsesi na njoftoni.”

Te gjithe dolen nga dhoma. Polici mbylli deren me inat duke perplasur fort shulin e deres. E nxori turirin prape ne sportel dhe hungeriti: - Mos beni zhurme dhe me ate nuk ka pune asnjeri.

U ngritem nga krevati dhe iu afruam personit i cili rrinte permbys me fytyre ne çimento. Nga goja i kishte riguar nje curril gjaku. Mbante ere ilaçe dhe myku. Ky njeri ishte katandisur kocke e lekure. E ngritem dhe e drejtuam pas murit. Koka i varej mbi kraharor ne te cilin dalloheshin qarte damaret nen lekuren zbardhur nga izolimi i gjate. E pyetem se cili eshte, nga eshte. Asnje pergjigje, vetem renkonte dhe i mbante syte mbyllur. Trupi i tij mbante nje ere shume te keqe. E vendosem mbi krevat, por kur e kapem nga kembet uleriti sa kishte ne koke.

- Mos me prekni se me dhemb gjithe trupi.

Pantallonat e letyrosura dukeshin si te lagura. Kufoma e gjalle i hapi syte si me pertese dhe beri shenje duke ngritur vetullat. Na dha te kuptonim se duhet t’i shihnim kembet. Ia ngritem pantallonat menjehere deri mbi gjunje, duke zbuluar dy fyej kockash qe kishin tek tuk ndonje qime. Skeleti levizi me mundim sa majtas djathtas koken e qethur zero nderkohe qe kafshonte me dhembe buzen e poshtme. Permbi gjunje u duken koret e disa plageve. Ia ngritem pantallonat edhe pak me siper. Ç’te shihje? Kofshet i kishte blane te zeza dhe plaget i kullonin. “I paskan bere apses, - foli njeri nga shoket. –Jo jo, eshte elektroshok, - ia ktheu nje tjeter.” Shokut prane meje i rane te fiket. Skeleti vazhdonte te renkonte, nje çast me pas dera u hap dhe hyri polici i inatosur i cili pasi na futi disa shkelma uleriti: “Keshtu do t’ua bejme ju te gjitheve. Provojeni edhe nje here ta ndihmoni kete kriminel.” Pas ca ai u kthye perseri i shoqeruar nga infermierja e cila mbante ne dore nje shiringe. Ajo u afrua te kufoma, vrenjti turinjte dhe me koken menjane i thirri: “Kthehu permbys!” Ai nuk levizi fare. Atehere infermierja ia nguli gjilperen mbi pantallona, ia ngjeshi agen me sa fuqi kishte dhe pas disa çastesh e shkuli duke dale gjithe inat nga dhoma. Te gjithe sa ishim u tromaksem. Ne dhome ra nje heshtje varri.

Diten e trete ai u permend pak. Iu afrova tek koka dhe fillova ta pyes perseri:

- Nga jeni?

- Jam nga Pogra... – u pergjigj ai me nje ze qe iu fik pa mbaruar fjalen.”

Ndersa i ferkoja ballin e rrudhosur ia afrova veshin te buzet e tij. Ai hapte syte here pas here dhe na shihte pa thene asnje fjale. Une vazhdoja ta pyesja per te mesuar se kush ishte, nga vinte dhe pse e kishin arrestuar. Ne nje çast hapi syte dhe me beri shenje te afrohesha.

- Jam Xhevit Muça dhe banoj ne Lushnje. Bisedova me nje shok qe te arratiseshim sepse e kuptova pse operativi vinte atje ku punoja. Ate kohe, pas disa ditesh vajta ne Berzeshte te motra ime e cila ishte e martuar me Bardho Leken. Po ate nate shkova edhe te nje mik i babait tim, Hasan Blloshmi. Ndenja shume pak dhe u ktheva perseri ne Lushnje. “Shoku” me te cilin kisha biseduar per t’u arratisur ishte nga Kolonja dhe me garantoi se e njihte shume mire kufirin dhe se do te kalonim pa kurrfare problemi. Deri ne Korçe udhetuam pa asnje shqetesim. Ndaj te ngrysur u nisem bashke me udherrefyesin per nga mali i Moraves. Aty po na priste sigurimi i shtetit. Na lidhen, plasen ne “Gaz” e na sollen drejt e ne Tirane. Nuk mbaj mend se sa kohe kam mes torturash e hekurash. “Epo mos ki merak, se shume-shume 25 vjet burg do denohesh”, me thoshte shoku i dhomes se spitalit te burgut ne Tirane. I thashe se e dija qe do na vrisnin se na kishin bere grup. I thashe se po te lirohej e sapo t’i jepej rasti t’i tregonte ndonjerit si me kishin katandisur dhe si qendronte çeshtja.” Kaq mundi te me tregonte me gojen e tij Xhevit Muça,

Jo me larg se para dy muajsh, rasti e solli qe te takoj kete shok te dhomes se spitalit te burgut te Tiranes. Ndersa po pinim kafene ai me vazhdoi tregimin aty ku e pat lene Xheviti.

Pas dy ose tri ditesh, na nxoren nga dhoma ne korridorin e spitalit te burgut sepse do te benim dezinfektimin e ambienteve ngaqe kishte plasur morri. Ne kete kohe erdhen disa civile dhe njeri prej tyre foli me infermieren e turnit te dyte.

- Degjo, - i thirri ai, - beje gati se do ta marrim sonte personin nga Lushnja.

Infermierja ia ktheu aty per aty: - Daljet nuk i bej une, i ben doktori.

Nevzati bertiti aq fort sa sterkalat e peshtymes i rane infermieres mbi fytyre: -Moj degjon ti apo jo? Me njeh mua se kush jam? Une te q... ty edhe doktorin!”

Ai bashke me personat qe e shoqeronin e fut ne dhome e moren Xhevitin mbi nje barrele dhe ndersa largoheshim i uleriti: “Edhe ne kete gjendje qe je ne do te te pushkatojme! Perse stimulon?



Pas mbaroi dezinfektimi, ne na kthyen ne dhome. Ne kete kohe u degjua zhurma çjerrese e motorit te makines dhe kercitja e portes qe mbyll pasi doli makina. Ate nate e gdhime pa kembyer asnje fjale me njeri-tjetrin. Bedri, ti shkruan vazhdimisht ne gazete, po munde te lutem tregojua te gjitheve kete qe te thashe.” Keshtu e mbylli rrefimin e tij Agron Kalaja, shoku i dhomes se spitalit te burgut te Tiranes se Xhevit Muçes i cili ishte nga fshati Çezme e Madhe e Pogradecit.



Dua te sqaroj se grupi i pergatitur nga Nevzat Aznedari kishte kete perberje:

1 – Xhevit Muça – denuar me vdekje, pushkatim;

2 – Irfan Muça – denuar me vdekje, pushkatim;

3- Hysni Palla – denuar me 25 vjet burg;

4 – Enver Leka - denuar me 20 vjet burg;

5 – Medi Bislimi - denuar me 15 vjet burg i cili ishte personi qe udhetoi bashke me Xhevitin deri ne malin e Moraves.

-Sipas informacionit te dhene nga prokurori i Pogradecit, emri i te cilit s’me kujtohet, Xhevit dhe Irfan Muça jane pushkatuar ne “Livadhin e Çelos” ne Alarup. Shkuam bashke me prokurorin te ky luadh, kerkuam po nuk gjetem asgje. Disa fshatare me thane se ne Pogradec gjendet edhe nje vend tjeter pushkatimi i cili quhet lumi i Terhanit. Perfundimisht eshtrat e Xhevit dhe Irfan Muçes nuk jane gjendur akoma. Familjaret, miqte dhe dashamiresit e tyre nuk kane nje vend ku mund te vendosin nje tufe me lule.



E DEMOKRACI si thua?... Do e mbash premtimin? Do merresh me te zhdukurit apo jo?! Edhe sot pas 70 vjetesh nazistet ndiqen dhe denohen per krimet e tyre.




_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:53 pm

Një listë e pasurive në flori dhe argjend që iu sekuestruan familjeve të mëdha



Një nga veprimet e para të regjimit komunist të sapoinstaluar në Shqipëri ishte sekuestrimi i metaleve të vlefshme dhe objekteve të punuara me këto metale nga ata që quheshin armiq të popullit. Vlera e sekuestrimeve është sot e panjohur, por bëhet fjalë për miliona në ar dhe argjend dhe njëkohësisht në vlera historike apo artizanale. Gazeta ka një listë e sekuestrove të kryera nga komunizmi në vitin 1948 në shtëpitë e personaliteteve si ish-kryeministri Idomen Kosturi dhe personazheve të tjera të njohura të kohës, kryesisht tregtarë apo persona me pozicione të larta shtetërore, të cilët shteti komunist pasi i shpalli armiq u mori edhe gjithçka kishin vënë prej vitesh.

Pasuritë, në pjesën më të madhe koleksione monedhash ari, që nuk ishin më në përdorim, por që kishin vlerë qoftë prej metalit qoftë prej vlerës së tyre apo pasuri të tjera kryesisht në flori e argjend, u vunë në sekuestro dhe iu dorëzuan Bankës së Shqipërisë.

Sasia e floririt të sekuestruar është edhe sot e kësaj dite e paqartë dhe e paplotë duke bërë të mistershëm edhe fatin e kësaj pasurie, një pjesë e të cilës është zhdukur ndër vite. Deri në fund të vitit 1948 u zbuluan rreth 43. 816. 682 monedha ari, pa përmendur shufrat e stolitë e florinjta. Ndër sekuestrimet më të mëdha të cilat njihen, mund të veçohen ato të vëllezërve Jonuz dhe Nexh Shijaku nga Durrësi, të cilëve u janë marrë 45 mijë napolona flori. Aristidh Lekës nga Durrësi i janë marrë 45 mijë napolona floriri dhe disa kuintalë të tjerë ar dhe stoli. Pepe Levit dhe Refael Jaksellit, hebrenj nga Vlora, u janë sekuestruar 42 milionë franga ari, duke paguar rreth 100 mijë napolona. Levit, pas daljes nga burgu, iu morën edhe 38 kg flori. Alfons Dovanës nga Durrësi i janë marrë 516 kg ar, ndërsa në arkiva është regjistruar vetëm 58 kg. Askush nuk mund të thotë sot se çfarë ka ndodhur dhe ku ka përfunduar sasia e arit të sekuestruar, por të paregjistruar, ndërkohë që ekzistojnë histori se diktatori dhe nomenklatura e tij e afërt përdorën këtë pasuri për lukse personale gjatë viteve që ata ishin në pushtet. Nga hetimet e kryera rezultoi se në shumë raste nuk është mbajtur asnjë dokument për sekuestrimet e floririt, të bëra gjatë viteve 1946-1949, kur ka qenë edhe vala më e madhe e sekuestrimeve.

Ish-kryetari i Komisionit Hetimor për Thesarin, Blerim Çela, ka shpjeguar se mendohet që deri në fund të vitit 1948 forcat e Sigurimit të Shtetit mund të kenë grumbulluar rreth 43 milionë e 816 mijë e 682 monedha ari ose 283 tonë ar. Në deklaratën e 16 janarit të vitit 1992, Çela pohoi: “Në thesar janë futur vetëm 3 tonë ar ose 3029 kilogramë flori”. Komisioni hetimor i ngritur në vitin 1992 deklaroi se nuk ekziston asnjë dokument që mund të tregojë se ku e kanë dërguar forcat e Sigurimit të Shtetit arin e grumbulluar në atë kohë nga familjet e pasura shqiptare dhe tregtarët. Lista që boton gazeta më poshtë, flet për një pjesë të sasive të arit të sekuestruara në katër familje të mëdha të kohës, ndërsa gazeta do të botojë në vazhdim edhe lista të tjera pasurish të sekuestruara në vite nga regjimi komunist.

(Arkivi Qendror i Shtetit)

Dosja 16

Banka e Shtetit Shqiptar

Proces-Verbal

I mbajtur sot më datën 29 korrik 1948 në zyrën e Bankës së Shtetit Shqiptar Gjirokastër, u mor nga ana e Administratës Autonome të Pasurisë së Shtetit Gjirokastër, monedhat metalike që poshtë shkruhen, të Armikut të Popullit Qendro Papavangjeli, të cilat mbasi u numëruan një nga një në prezencë të kryellogaritarit Dino Martiko, të referentes kësaj dege Ervehe Baboçi, të arkëtarit Vahit Vehbi dhe të Përgjegjësit të Administratës Autonome të Pasurisë vulosur me dyllë të kuq në ruajtje......

Të konfiskuara Qendro Papavangjeli

1184 copë monedha nga Fr.Ari 1 argjend

160 copë monedha nga Fr.Ari 2 argjend

7 copë monedha nga lireta 2 argjend

2 copë monedha Fr. Fr 10 argjend

2 copë monedha drahmi 1 argjend

2 copë monedha mexhite

18 copë monedha nga ½ groshra turke

1 copë monedha nga ½ napolon ari

1 copë monedha nga ¼ lirë turke ari

4 copë monedha mahmudie të vogla të shpuara

1 copë monedha marcel të shpuar

***

Proces-verbal

I mbajtur sot me datën 8.7.1948 në Zyrën e Seksionit në prezencën e Sh. Andon Leka, kryetar i Degës së Kontabilitetit të përgjithshëm, të Sh. Sinan Xhemili, shef i Seksionit të Thesarit, si dhe të Sh. Hajati Bega, ish-shef i seksionit të Thesarit të asistuar prej të deleguarit të Ministrisë së Financave Sh. Prokop Gjiri. U hapën pakot e ndryshme të mbërritura nga degët dhe të mbajtura në ruajtje nga Thesari dhe u gjendën këto monedha ari dhe argjendi si dhe sende të ndryshme stolie:

Dërguar prej degës sonë Durrës

Të konfiskuara Idomen Kosturit

7 monedha floriri pa kurs me madhësi të ndryshme

1 sahat grash xhepi prej floriri marka Remontier Nr. 476. 664

1 sahat grash prej floriri karat 14 Nr 215. 381

1 sahat dore grash prej floriri pa zinxhir marka Toska

1 sahat burrash prej floriri karat 18 nr. 57.197

1 sahat xhepi burrash prej floriri

1 sahat dore burrash prej floriri me zinxhir të hollë floriri

1 sahat xhepi prej metali të bardhë me shkronja arabe

1 kapak floriri të sahatit të prishur

1 çantë të vogël grash me zinxhir floriri dhe rreth floriri

1 copë ari përkujtimore datë 1906

1 qostek i madh floriri me vartëse të ndryshme me një çantë të vogël dhe një për parfum

1 qostek floriri me një vartëse (Hermis)

7 qostek floriri me madhësi e trashësi floriri të ndryshme

1 vartëse floriri grash me dy unaza boja jeshile

10 copë flori të shkëputura nga sende të ndryshme

1 mbajtëse syzesh floriri e prishur

2 gjilpëra floriri

5 copë kapëse këmishe pjesërisht floriri

1 palë kopsa këmishe

4 copë mbajtëse fotografish të vogla me rrethe pjesërisht floriri

1 unazë karficë mbajtëse kravatash prej floriri

1 vathë tek prej floriri

1 unazë me një gurë madre perle

2 gjilpëra njëra me gjysmë hëne tjetra me dy shkronja R.V jo flori

1 kuti kocke që ka brenda gjëra grash për të qepur

1 gjëlperë ari me gurë Diamanti

14 unaza floriri pjesërisht me gurë

2 rrathë unaze floriri me gurë të hequr

1 palë vathë grash floriri

8 byzylyqe grash me madhësi të ndryshme argjendi filigram

1 brezë argjendi filigram

1 çantë grash e vogël e thjeshtë

11 copë sërmi të ndryshme punuar me filigram

1 ikon me zinxhir ordiner

1 unazë sërmi me një gurë të thjeshtë

1 unazë dhe një varëse pa vleftë

Korona sërmi nga 2 copë 128

Korona sërmi nga 1 copë 701

Korona sërmi nga ½ copë 29

Franga shqiptare 2 copë 77

Franga shqiptare nga 1 copë 588

***

Proces-verbal

Sot më datë 20 korrik 1948 në praninë e Nikolla Miçaços dhe Ahmet Burburisë, i pari drejtor dhe i dyti referent i arkës së Bankës Shtetit Shqiptarë, Dega e Elbasanit dhe kapter Shaban Pogradeci i deleguar i Gjykatës Ushtarake Korçë me shkresën Nr. 39/34 Res. datë 17.7.1948 u kontrolluan vleftat e depozituara në ruajtje nga seksioni i P. Mbrendshme të qytetit Elbasan në emër të ish-Gjykatës Ushtarake Elbasan, si vijon;

1 sahat dore i vogël, për gra prej ari

1 sahat xhepi kronometër për burra prej ari

1 unazë ari me gurë brilant

1 zog ari me diamant

Vleftat e sipërme i janë konfiskuar Xhavit Biçakut simbas vendimit të ish-Gjykatës Ushtarake Elbasan me vendim të saj Nr. 591 datë 29.12.1947, i cili është dënuar si Armik i Popullit.

***

Banka e Shtetit Shqiptar

Gjirokastër

Nga seksioni i P. Të Mbrendshme të Rrethit Gjirokastër

Pasqyra e monedhave ari të plotë dhe të dëmtuar që janë sekuestruar të burgosurit Vasil Duda nga Sheperi i Gjirokastrës dhe që gjendet i burgosur në burgun e Gjirokastrës.

Ar i mirë

Rubla copë 1x5 = rubla 5 = emision 1886

Rubla copë 1x5 = rubla 5 = emision 1889

Dollarë USA copë 1x2.50 = doll USA 2.50

Dollarë USA copë 3x5 = doll. USA 15

Lira turke copë 52x1 = lira T. 52

Lira stërlinë copë 5x0.50 = sterlina 2.50

Lira sterline copë 193x1 = 193

Napolona copë 47x 0.50 =napolona 23.50

Napolona copë 318x1 = napolona 318

Ar i dëmtuar

Napolona copë 1

Gjirokastër 5 shkurt 1948

Sasia e sipërme është kaluar në ruajtje për llogari të Seksionit të P. Të Mbrendshme të Rrethit Gjirokastër

standard

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:54 pm

Martesa, ky akt i shenjtë në jetën e çdo njeriu i ardhur nga brezat dhe i përcjellë më tej, ngelet i tillë në çdo vend, në çdo kohë e rrethanë që të realizohet. Bashkon dy njerëz, shpesh dhe të pa njohur, krijon një familje të re dhe realizon vazhdmin e jetës në tokë me të gjitha të mirat e të këqiat që do sjellë koha apo fati i çdo çifti.
Pasi mbaruam darkën, gjithësecili u rehatua në dhomën e ndenjes, në shtëpinë e babait në Çikago.

Kur babai u largua nga Atdheu si pjesë e humbur e luftës, nëna ime ishte shtazënë me mua. Na priti në Itali dhe tani u bëmë bashkë pas 50 vjetësh.
Kishim folur më parë për gjërat më të rëndësishme nga jeta jonë, pak dhe nga e tij.

- Ditë më parë, ju më treguat, - foli babai - për martesat e vëllezërve dhe të motrës tuaj, sonte tregomë rreth martesës tuaj. Jeta e familjes sonë është një dramë me kulme ku shpesh ngjarjet merrnin formën e ireales dhe kalonin jashtë normave për t`u pranuar si të vërteta nga ata që s`patën fatin e klasës sonë.

Autori i gjithë kësaj drame të hidhur ishte babai, paçka që ai i qendroi besnik deri në fund idealit të tij dhe Atdheut. E gjithë sakrifica e tij, u quajt tradhëti dhe ne duhej të paguanim për këtë, ndaj nuk doja të flisja më për të kaluarën e hidhur tonën. Sa herë që ne tregonim episode nga jeta, ai rrudhej, kridhej në stuhinë e fatit aq sa dukej se i shtohej një brengë ose i shkurtohej pjesë nga jeta e tij, por gjithësesi tepër i vemendshëm.

- Fol mor bir, - vazhdoi babai, - po presim të gjithë. Unë jam i sigurt se as fëmijët tuaj s`dinë rreth martesës së prindërve të tyre. S`ju kam parë asnjë fotografi martese ose nusërie.

- Me gruan time u njoha herët, ajo ishte nxënëse në shkollën 11 vjeçare Halim Xhelo të Vlorës, bënte vitin e dytë të shkollës së mesme. Një vit më vonë ne
shpallëm fejesën. Unë isha mësonjës në fshatrat e Tepelenës. Familja
jonë banonte pranë shkollës Tregëtare në Ujin e Ftohtë, atje ku ju dikur keni qenë mësonjës.

Komunizmi kishte dhënë shenjat e një sëmundje të pa shërueshme dhe në moshën e rënies filloi tërbimin. Në plan të parë, ishin klasa e përmbysur, paralel ai
hante dhe bijtë e tij. Gjithësesi ne ishim poligon qitjeje ose çangë për të dëgjuar të tjerët. Lufta e klasave ishte fundi i ferrit komunist. Njerzit humbën ndienjat më njerëzore, frika dhe tmerri shpërbënë një popull të tërë, duke futur urrejtjen e
armiqve në çdo familje për ta sunduar. Ata krijuan njeriun e ri që shpalosi karakterin brenda dhe jashtë Atdheut.

Kemi folur për internimin nga Uji i Ftohtë në Sherishtë. Sherishta është kapitulli më i hidhur në familjen tonë. Drama filloi më 1944, por goditjet i bëheshin klasës sonë njëra pas tjetrës dhe gjithmonë më të forta, mundësisht deri në zhdukjen fizike. Këtu, në këtë periudhë, lindi arsyeja e martesës time që do të shtjelloj me tej.

Ndodhesha ushtar në Gjerven të Beratit në N.B.U. Këto ndërmarrje bujqësore ushtarake u krijuan enkas për djemtë e familjeve të të deklasuarve. Punonim me normë të lartë dhe cilësi. Kur ushtarët nuk e realizonin normën e punës, kapterri i ushtrisë i rrinte në kokë me fener në dorë edhe natën, derisa të realizohej norma.
Në ushtri, kisha 20 muaj pa shkuar me leje në shtëpi, megjithëse në familjen tonë kishin ndodhur plot ngjarje dhe vdekje që e justifikonin lejen.
Familjen e së fejuarës, edhe pse kishte kaluar 5 vjet internimin në Savër të Lushnjes, kur iu arratis i ati, fejesa me mua u bë shkak për dëbim nga Vlora, në
fermën e Llakatundit, sektori Lubonjë, në mes të pyllit, në kasollet që dimëronin dhentë e fermës. Tre femra në mes të pyllit. Duhet thënë se aty ishin dhe rreth 6-7 familje të tjera. Pasi kishim mbërritur në Sherishtë, tre femra, dy të sëmura, u ishte komunikuar se, s'kanë të drejtë të lëvizin jashtë fshatit. Në qoftëse kapen do dënohen!

Më thoshnin më parë, një miku ynë çam, mik i mirë i ditëve të vështira, një mesnatë vjeshte, u kishte ardhur pas mesnate dhe u kishte sjellë një dhi rracë
për qumësht. Dy vëllezërit e mëdhej, vazhdonin dënimin në burgjet komuniste.
Këto gjëra i mësova herë pas here paralel me kohën, gjente shtegun ndonjë letër ose njeri që sillte të rejat nga internimi duke i trajtuar gjërat si krejt
normale, pa asnjë mllef ose shenjë fytyre se, e keqja s`kishte fund. Isha mësuar nga larg se, ne na mobilizuan ushtar nga Tepelena ku punonim si mësonjës dhe jeta e fshatit kishte dy skena, ajo e fshatarëve të zakonshëm dhe tmerri ishin ata që ishin sjellë të internuar.

Më kishin ngelur edhe 4 muaj që të mbaronte shërbimi ushtarak dhe lloj-lloj mundimesh më trazonin çdo ditë që afrohej fundi i ushtrisë. Ishte një ditë shtatori e vitit 1969 kur unë ndodhesha ushtar në Gjeroven dhe postieri më sjell një letër që ma dërgonte nëna tek shkruante saktë të vërtetën.

I dashur djalë!

Nëna të do shumë, si gjithë nënat, por ka një ndryshim, se unë ju kam rritur me kazëm e lopatë dhe lakrat s`iu ndanë asnjë herë sofrës sonë, pa e ngopur
barkun me bukë. Kam rënë në një hon të thellë, sa shpesh s`bindem në është e vërtetë apo ëndërr. Zonja, ëshë shumë e sëmurë (zonja, gjyshja jonë) ka dy ditë që ka prerë ushqimin. Leonora (motra e madhe) ka filluar t`i shtohet epilepsia dhe largon shpesh, ajo s`e di që është e internuar. Dje, kryetari i këshillit me gjithë një grua e zunë Leonorën duke ikur në fshat, e kishin sjellë tek shtëpia që rrimë dhe jashtë shtëpisë e kishin lidhur me litar te trungu i prerë i një peme
gjersa erdhi autoambulanca e spitalit psikiatrik që e mori. Mua s`më lejuan të shkoja me të se, jam e internuar.
Dy të burgosurit i kam harruar. S`di ç`të bëj bir. Të kujdesem për zonjën, që nga dita në ditë po i afrohet fundit, të kullos dhinë, apo të shkoj në punë që të ushqehemi? Me shëndet s`jam mirë. Këto janë ato gjëra që më detyruan të kërkoj ndihmën tënde. Ti je ushtar, por mbase të japin nja dy ditë leje sa për
të bërë ca punime që duhen bërë se u ka ardhur koha. Të puth, Drita.

Mora letrën dhe dola nga pas fjetores. Nuk di se si m`u err i gjithë qielli, një rrymë e ftohtë më kalonte në trup, teksa më pikontë djersë mbi letër.

Vazhdoja tregimin pa ngritur kokën të vështroja babanë. Një çast ngrita sytë drejt tij. O Zot...edhe sot nuk jam në gjendje të them ngjyrën e fytyrës së tij. Ajo nuk ishte as e bardhë e as e verdhë, mund të ishte një kombinim i të dyjave, por gjithësesi i afronte ngjyrës së dheut, një fytyrë pa jetë. Po vështroheshim sy më sy. Ai e kuptoi shqetësimin tim.

- E mor bir...ta lexova mendimin. E hidhur...tepër e hidhur kjo letër, ta hidhje në Adriatik do helmonte bimët dhe peshqit e këtij deti. Ç`të bënte e shkreta?
Ç`të bëje dhe ti?

- Asnjë herë nuk u isha drejtuar eprorëve për leje, por kësaj here u zura ngushtë.
Reparti përbëhej prej 30 ushtarësh, të gjithë fëmijë të deklasuarish. Komandant reparit ishte Stavri Bozdo, njeri i mirë, kishte rënë nga degët dhe kishte përfunduar kantidat partie në N.B.U. Ia shtrova problemin shkurt.
- Të mora vesht, - tha komandanti, - do ta shtrojmë në kolektiv, po qe se e aprovojnë edhe mund të shkosh.

Të nesërmen e asaj dite, ai bëri ritin e çdo dite para ushtarëve, pastaj u tërhoqi vemendjen atyre.
- Shokë ushtarë! Ushtar Luzaj ka një problem të mprehtë familjar. A jeni dakort që të shkojë me një leje 24 orëshe?
Lazja, një fshatar nga Baldushku i Tiranës që rrinte në rradhën e parë dhe që kujdesej për derrat e rrepartit, nuk e aprovoi.
- Hë mor Laze derri, ç`thua...a je dakort?
- Shoku komandant, pash të madhin Zot, ç`mund të bëjë ushtar Luzaj me 24 orë, pash të madhin Zot, bëjë 4-5 ditë.
- Laze derri, shko shpejt në stallë te derrat dhe kujdesu më tepër për ta. - i foli komandant Stavri.

Pasi mora biletë-daljen 24 orëshe, u nisa për Berat dhe, duhej të bëja 5-6 km rrugë në këmbë për të mbërritur në qytet. Rrugës mendoja nënën, të mjerën, shenjtëreshën tonë..
Gjithë jetë e saj, skëterrë. Ajo përballonte me stoicizëm vuajtjet, luftën nervore dhe ekonomike, pa ngrënë, pa mbathur, punët më të vështira gjersa dhe
torturat e xhelatit PetritHakani, veç kurrë nuk iu dorëzua, kurrë s`e zgjati dorën as njerzve më të afërt të saj. Këto ishin gratë reaksionare me gjithë ç`hoqën, ngelën krenare, simbol i nderit, i sakrificës, i dashurisë, i besnikërisë, i kurajës e
trimërisë, që me qendrimet e tyre i ngritën karatin klasës që i përkisnin.

Vlora, qyteti më i dashur, kur mbërrita, m`u duk si një qytet që dikur kisha kaluar pa arritur t`i marr asnjë karakteristikë të tij. Urrejtja është e shëmtuar, por vjen një ditë që të hynë në gjak dhe të errëson sytë e mendimin. Ç`faj ka qyteti? Ç`faj ka Atdheu? Ishte një klikë banditësh që i tregoi atij populli, atë, që brezat e ardhshëm do ta quajnë përrallë.
Për të mbërritur më shpejt në fshat, i rashë shkurt ullishtave, ngjita kodra dhe zbrita fushës së Sherishtës. Sherishta dikur ishte me 10-15 shtëpi dhe ishte çiflik i Kaninës. Tani fshati kishte 150 shtëpi, të gjithë të ardhur nga fshatrat për rreth. E vështroja duke u afruar. Ishte ndërtuar në faqe të kodrës, i ndarë deri diku në tre lagje. Këtu në fushë, jashtë fshatit, banojnë edhe kushërinjtë tanë nga ana
e Luzajve. Fshati ishte i ndërtuar i tëri mbi në rrugë që quhej vijë e verdhë.
Duke ecur, vështroja se mos shihja fatin tim, thonë se ai është përpara çdo njeriu që udhëheq në jetë, por fati ynë, me siguri do ishte vrarë pa lindur unë.

Kalova një të përpjetë dhe rashë në çesmën e fshatit. Aty, tri gra, nga të cilat dy me kazan të vogël me ujë e mbanin në kokë, ndërsa tjetra më e moshuar priste
t`i mbushej ena dhe kishin hyrë në të thella të politikës shtetërore.
- Më falni, - iu drejtova më të moshuarës - ku banon
një familje e ardhur nga Vlora?
- Ata të internuarit?
- Po, - iu përgjigja.
- Ja...ngjitu këtu dhe, shtëpia përballë.
- Po ç`i keni ato?
- Jam djali i asaj familje.

Sa ngjita nja 20-30 hapa të përpjetë, doli shtëpia. Një ndërtesë me gurë 3m x 3m. Pa vend zjarri, pa nevojtore, pa dritë, plaçka ishte e tërë përjashta e rregulluar disi në diell e në shi. Për derë të shtëpisë ishte sajuar një copë kompesatoje e lidhur me tel në vend të menteshave.
Afrohesha, por s`di kush komandonte trupin, këmbët. Vjen një kohë, që njeriu në jetë në momente të caktuara, ku e degëdis fati, kërkon me mendje (pa gjetur kurrë) fundin, paçka se e ardhmja është kaq e urryer sa njeriu i ngelur ngushtë s`di kë zgjedhje të bëjë.

Shtyva derën e teqesë. Kjo ndërtesë, para se te shkonin njerzit tanë, shërbente si teqe. Një plakë shkonte për çdo të premte dhe ndizte një filxhan me fitil ku digjej vaj. Në dy anët ishin dy krevatët tuaj (të martësës tuaj) gjyshja s`më ndjeu.
U afrova e putha, i fola e i fillova t`i fërkoja duart dhe shpatullat. Më kot! Ajo merrte frymë rrallë dhe shumë larg, e vetmja shenjë që më bëri më shtrëngoi
pak dorën. Asnjë herë në jetë s`do mund të ndërtoja portretin e saj shpirtëror. Dashuria, ndienja më njerëzore e kishte gatuar shpirtin dhe gjakun e saj. Ne u rritëm me të se, nëna tërë ditën ishte në punë. Ajo fliste me ne si me zemrën e saj. Ç`mund të bënte e shkreta më tepër për ne?
Kuptova që ajo po jetonte ditët e fundit. Në një moment qetësie brenda atij vendi të shenjtë dëgjova në gurmaz të saj...o Isuf...o Isuf!
I fola. I fola përsëri, më kot! Ajo s`u përgjigj. Ç`të ishte ajo thirrje e saj!? Nga i erdhi ai zë?! Jam i sigurt se ajo klithje ka qenë e fundit nga kjo jetë.

- Nëna ime dhe gjyshja juaj - foli babai - s`kishte shkollë. Duke jetuar me një burrë të squtë dhe të urtë, siç ishte im atë, duke patur në themel squtësinë
labe dhe guximin në karakter, ajo përfitoi shumë. Në jetë gjërat i maste disa herë para se t`i priste. Mbas vdekjes së babait, ajo rregullonte të gjitha punët dhe, gjithmonë dilte e fituar. Por, zinxhirit komunist, s`kishte se si t`i shpëtonte. Ajo u fik pa patur asnjë nga tre fëmijët e saj pranë.

Dola jashtë dhe vështroja për nënën. Ishte në punë apo kulloste dhinë? Varfëria ishte laku më i fortë që e kishte në grykë gjithë populli. Por, cila ishte varfëria e vërtetë? Këtë më mirë se asnjë tjetër e tregojnë ato zëra që kanë ngelur gjallë nga ato internime ku jo rrallë njerzit s`kishin bukën e misrit (hibrid) për t`ia dhënë fëmijëve kur shkonin në shkollë dhe ata, ta shijonin si një biskotë e
sheqerosur, pa lënë asnjë thërrime t`u binte në tokë. Ato nëna që shtrëngonin barkun e tyre për fëmijët dhe të mos harrojnë pjesën e mikut, nderin e shtëpisë.

Nëna po zbriste nga një kodër përballë shtëpisë me një dhi të bardhë, të lidhur me një tel në grykë se nuk kishte litar.
Rrobet e zeza që veshi që më 1944, s`iu hoqën nga trupi gjersa dha shpirt brenda tyre. Më kishte njohur ndaj dhe nxitonte. U përqafuam, u puthëm dhe ndieja lotët e saj, dhimbjet e saj që më njomnin fytyrën. Kishte ndryshuar! Ishte dobësuar, rrudhur, e plakur para kohe.

Kur jeton me një të dashur ose të afërt nuk të bien në sy ndryshimet, ato ndodhin për ditë, (thonë gjatë natës) dhe janë të ngadalta, paralel me to janë dhe ndryshimet e brendshme që as ai vetë s`është në gjendje t`i kuptojë.
Njeriu para plakjes bëhet tepër i ndjeshëm më me pak fuqi, me më tepër dëshirë për të patur e punuar. Proçeset nervore bëhen më të lëshuara, njeriu dalëngadalë kalon një tjetër etapë të jetës. Ndërsa kur je larg dhe ka diferencë, ndryshimet bien shumë shpejt në sy.

Me dorën e djathtë fërkonte vazhdimisht dorën e majtë. Mësova se kishte kaluar një paralizë të lehtë dhe, krahu i majtë i mpihej gjatë gjithë kohës.
- Nga t`ia filloj o bir? Kjo është gjendja jonë. Ti je pa ngrënë, por në shtëpi s`ka asgjë. Të mjel dhinë nëna dhe të ngroh një filxhan me qumësht?
- Jo, unë kam ngrënë, por aty në çantën e shpinës kam sjellë bukë dhe konserva nga rreparti.
Nëna ishte në këmbë dhe, me një herë u drejtua nga çanta ushtarake që kisha lënë në tokë. U ul, e mori, e zgjidhi dhe nën një dritë që vinte nga dritarja e
teqesë që i binte pjerrtas mbi fytyrë, pashë se, nënës i buzeqeshi fytyra dhe shpirti kur pa bukën.

S`di sa kishte pa ngrënë. Ishte tamam veprim i pa kontrolluar, i pa urdhëruar, i doli nga shpirti dhe iu nder në fytyrë gëzimi i bukës. M`u mbushën sytë me lot. O shënjtëresha jonë.
- Këtu na flasin lloj-lloj mbiemrash, në fillim na thoshin, të internuar, pastaj kulak, armiq e rreaksionar, të hedhur me parashutë etj.etj. Asnjë s`na vjen, me përjashtim të krushkës, Resmies që m`u bë motër dhe Elisabetës (motrës së martuar në Vlorë)
Në letër s`t`i thoshja të gjitha, se të helmoja të larguar. Kam ngelur si qyqe në degë. Asnjë herë nuk e kam ndier veten më keq se tani.

- Kam 24 orë leje, nesër në mëngjes nisem në rrepart, - i thashë nënës.

- Atëhere bir t`ia fillojmë nga kryesorja. Kam menduar se në këtë gjendje, s`e përballoj dot, të shkosh në Lubonjë, të bisedosh me Resmien mbase ta jap vajzën për të më ardhur sado pak në ndihmë. E kuptoj që është
jashtë çdo zakoni dhe edukate, por janë rrethanat që më detyrojnë.
Para se të shkosh në Lubonjë, zbrit në fushë te kushërinjtë tanë, bisedo me një nga ata të vijë edhe ai me ty, për ta bërë më serioz problemin.

Çohu të keqen nëna se s`ka kohë. Nga kushërinjtë, njëri sa më pa mbylli derën, ndërsa tjetri më këshilloi të mos shkoj gjëkundi në këtë situatë.
Të dy kushërinjtë ishin cilësuar kulakë. Njëri ishte i dëbuar nga qyteti dhe qendrimi i tyre reflektonte frikën, atë frikë që ka deformuar shpirtrat e njerzve,
aq sa dhe fëmijët që lindnin nga këto shtresa, vështirë të jenë të kthjelltë në këto ambiente.

Në Lubonjë mbrrita pas perëndimit të diellit, ishte errësuar kur pyeta dikë se, ku ndodhej Skotulli? Qëlloi njeri i mirë, ose më ka njohur dhe s`ma zgjati më tej. Ai më nxorri mbi shtëpitë ë Lubonjës, më futi në rrugën e Skotullit dhe u u përshëndetëm me një natën e mirë.
Ngjitesha kodrës dhe s`dija si t`ia çfaqja problemin. Si do reagonin? Sa kishte mbaruar shkollën, edhe pse ishte nga nxënëset më të mirë të shkollës në përparim e disiplinë. Edhe pse kishte si çdo e re ëndërrat e bukura të së ardhmes, çdo gjë u thye, u shkatarrua. Ai qiell i kthjellët u nxi dhe tani nga e dëbuara nëpërmejt një ure, do kalonte i internuar, pa patur asnjë të drejtë të qarkullonte.
Mendova që martesën mos ta bëjë të ligjshme se internohej dhe ajo.
Dalngadalë u sosa mes pyllit. Një qen që lehu s`di në se e tremba apo më trembi.
Në dy anët e kësaj rrugë këmbësorësh, dalloheshin kasolle me kashtë. Në krahun e majtë të rrugës, në kasollen e parë, dera vështronte nga rruga dhe ishte e hapur. Një dritë e vakët zbuloi trupin dhe fytyrën vjerrës.
Ku i degëdisën njerzit. O Zot! Tre femra dhe një djalë 15 vjeç, në mes të pyllit, i vetmi faj i tyre ishte fejesa e vajzës së tyre me mua.

U fola te dera në emrin e vëllait.
- Urdhëro, kush është? - m`u përgjigj vjerra (e ndieva që s`më njohu)
Ku të më njihnin të mjerët, sa kishin ardhur nga fusha. Korrja e misrit, të lodhte të drobiste. Vjerra me dy fëmijët shkonte në punë, ndërsa e fejuara ime kujdesej për kasollet dhe ushqimin. U gëzuan, fluturonin kur më panë. Dashurinë e tyre ja u shihja syve, këtyre dritareve që tek njerzit e thjeshtë dhe të ndershëm bien drejtë e në shpirt.
Eshtë e vetmja rrugë, nga shpirti vjen tek ty me kod tepër të vështirë, por gjithësesi të ngrohtë e njerëzorë, paçka se goja kurrë s`është aq afër syve,
se gjuha s`ka arritur përsosmërinë e shpirtit që të shprehë të gjithë ato që kërkon të thotë ai.
Kuptohet, pak më tepër u gëzua e fejuara, paçka se ishte më e qetë në pamje.
Ato u munduan me mish e shpirt të bënin çdo gjë të mirë për mua në Skotull, në pyllë në kasollet me kashtë, por të pastra e të rregulluara bukur.
Ata as që e mendonin ardhjen time për sonte natën, e jo më qëllimin e ardhjes.
Pasi u përshëndetëm, më duhej të hyja në temë. Kisha rrugë dhe nëna më priste.
Unë fillova të flisja, erdha sot, nga rreparti me një leje 24 orëshe d.m.th nesër duhet të jem në rrepart.
Sonte erdha për t`ju takuar dhe për të biseduar dhe vendosur bashkë për problemin që kam.
Ju e keni parë se si është gjendja e familjes sime në fshat. E keqja s`ka fund, por për mua s`ka më keq. Erdha sonte me rroba ushtari si korb nate, apo si cub
malesh për të marrë të fejuarën, gruan time.
Kjo është ndihmë që më bëni, në qoftëse bëhet! Ne na u privua e drejta e moshës, po shkelim rregullat e zakonet të detyruar nga dallgët ku na përplasën
komunizmi.

Kasollen e ndriçonte një fener me vajguri. Më parë unë u shihja fytyrat dhe dalloja çdo lëvizje muskujve të saj, tani feneri fillonte e nxinte poçin me tymin e
tij të zi dhe njerzit për rreth filloi t`ju bjerë në fytyrë ajo hije e zezë e tij dhe sa vinte bëheshin të largët.
Luftë motivesh. Cila do të ishte përgjigjia e vjerrës? Ajo ishte përplasur më herët me internimiet e ardhur nga nje familje patriotësh, trime dhe e zgjuar u kishte dalë me gjoks çdo situate dhe gjithmonë kishte dalë më e fortë.

- Kur e fejova vajzën tek i biri i Isuf Luzajt, i mora të gjitha parasyshë. Ajo u bë tuaja që kur dhamë fjalën.
Unë ta dorëzoj sonte me futën e shkollës. Doja dhe unë ta bëja nuse me vello e fustan kurore, si të gjithë shoqet. Por, fati ynë u pa që në 1944.
Çohu moj bijë, të shkosh nuse....oh nusëria tënde!
Të gjithë filluan të qajnë.
- Dëgjo moj bijë! Të kam bërë hallall gjoksin dhe të rriturit me kazëm e lopatë internimeve. Ti e di se cila je. Ti e di se ku po shkon.

Asnjë herë nuk luaj nga bindjet e mia ne jetë, kudo në botë, në çdo rregjim, në çdo shtet, popullsia është si një Ylber, një hark i atij Ylberi, i hollë, i dobët,
janë njerzit më trima e bujarë, të dashur e të sinqertë.
Çdo njeri në jetë, qoftë më negativi, ka në vetvete një moment madhështie që i vjen ora dhe e çfaq qoftë ky tepër i shkurtër. Njerzit që u goditën më rrëndë,
gjithmonë kanë patur momente të gjata të çfaqjes së madhështisë së tyre.

- Të bëhesh grua e mirë, nënë e mirë dhe nuse e mirë! - i tha ajo së bijës me një zë që kurrë nuk ia kisha dëgjuar.
Dolëm jashtë kasolles. Unë mbaja në duar një dyshek, ndërsa gruaja një jorgan.
Dolën të gjithë të përlotur. U përshëndetëm.

- Ju qoftë rruga e mbarë. Zoti ju ndihmoftë. - tha përsëri nëna ë saj.
Dolëm në rrugë që zbriste në Lubonjë. E jëma e rroku të bijën e shtrëngoi fort në gji dhe s`e lëshonte.
- Ju jeni të rinj dhe Zoti do t`ju a bëjë mbarë, por mua kjo plagë që m`u hap sonte do kullojë gjak gjersa t`i shkojë varrit.

Dhëndërri ushtar, nusja me futën e zezë të shkollës në një natë shtatori të vitit '69 bëjnë dasmën, festojnë dhe gëzojnë.
O qyqe, o korbë, o Zot... - dhe zëri i saj u përplas në shpirtrat e të gjithëve, ne luginat për tej, në...

Duke zbritur, u ndalëm dhe shikuam nga pas. Ata të tre të mbledhur rreth nënës. Nata s`të lejonte të vështroje gjer atje. Përcillnin vajzën dhe motrën me
sytë e përlotur. Dhimbja u zhurmonte në gjoks, pa nxjerrë asnjë fjalë, ata urronin ne, por zëri i shpirtit të tyre atë natë shkonte lart gjer në qiell, si mallkim dhe urrejtje për sistemin e kalbur komunist.

Zbrisnim për në Lubonjë që nën një shtresë të hollë, pluhuri fshinte vetveten e lodhur për t`u ribërë të nesërmen.
Bulkthi na shoqëronte, si të ishte orkestra e dasmës tonë, kënga e tij e vonë rrëshqiste gjer në veshët tanë, duke na pleksur lloj-lloj mendimesh, por gjithësesi ne, s`po flisnim me njëri tjetrin. Sikur s`kishim asgjë për t`i thënë njëri tjetrit. As ajo e as unë s`dinim nga t`ia fillonim. Rruga e pa asfaltuar ruante vende-vende pellgje me ujë nga shiu që kishte rënë atë pasdite.
Hëna doli tej mbi malin e Vashës. Dritë e sajë nën atë qiell të kulluar shtatori derdhej e plotë Shushicës, merrte krahët e kodrave dhe ndrinte gjer tej fushës se Llakatundit. Nata ishte e qetë dhe e freskët, dukej që pluhuri i vesës fillonte dhe bënte të lagët ajrin.
Duke ecur i hedh sytë fytyrës së saj. Rrezet e hënës thyheshin në kaçurrelat e ballit të saj dhe formonin një si Ylber që anonte më tepër i bardhë e i artë. Fytyra e skuqur dhe sytë e zinj që ndrinin me dashurinë për jetën. Hija zgjatej pas, si të ishte fustani i nusërisë duke e njomur në pellgjet e rrugës, ku hëna i ndrinte për ne.
Larg vinin të lehura qensh. A do të na qendronin edhe në jetë kaq larg sa sonte soji i tyre!?
Ecnim si shokë që do ndanim gjënë më të shtrenjtë bashkë, jetën. Do luftonim me të, si rrallë kush, pa asnjë arsye, vetëm e vetëm të realizohej ëndërra e
sëmurë e shpirtit të varfër e asaj ideologjie që, duke rënë, përplaste klithmat e saj me jetën tonë si një hakmarrje e një bushtre të tërbuar që s`di se kë plagos më, me sy, me dhëmbë dhe me jargë.

Ecnim, dhëndërri dhë nusja...po krushqit!?
Krushqit e asaj dasme ishin gjithë yjet e qiellit të kulluar që s`na u ndanë supeve gjer në shtëpi. E dëbuara, po internohej duke qendruar besnike e dashurisë së saj të parë dhe të fundit, ëndërr të rinisë së saj. Janë këta, njerzit e goditur, klasa e përmbysur që kur vjen ora e fundit, dinë të rrjeshtojnë veten e tyre nga ana e sakrificës, atje, ku jeta lufton me të gjithë forcën e saj përballë ekzistencës e çfaqur me të gjithë format e deformuara të urrejtjes.

Dasma vazhdonte, ne prisnim urimet që na dërgonin. Veshët na zhurmonin nga orkestra qiellore mes këtij lumi drite ne hyjmë në Teqe, ku nëna nën dritën e një filxhani me vaj që digjte një fitil pambuku...priste!

Ajo e puthi në ballë dhe e uroi.

- Të më trashëgohesh! Kjo është martesa juaj, si jeta juaj o bir.

Martesë...martesë!

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:54 pm

Fatos Kongoli: Tmerri i persekutimit nga Hoxha për miqësinë me Beqir Ballukun


Kanë kaluar më shumë se tridhjetë e pesë vjet. Ende pa u shuar tërbimi në letërsi dhe arte, në skenë zuri të luhej një "dramë" tjetër. Autor dhe regjisor, i njëjti person, Enver Hoxha. Thuhet shpesh se ai ka qenë paranojak, për këtë arsye, gjatë jetës së tij, nga fillimi deri në fund, përveç "armiqve të klasës", vrau e preu njëri pas tjetrit të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë. Ndoshta mund të ketë qenë paranojak, por kjo do të ishte rrethanë lehtësuese. Ai ka qenë thjesht një kriminel, gjakftohtë e metodik, nga më mizorët. Nuk e mbaj mend nga kush e kam dëgjuar së pari theqafjen e Beqir Ballukut, në formën e një thashethemi nën zë. Ndodhesha në Elbasan dhe, natën vonë, me shpresë që ta gjeja tim atë në shtëpi, kam vajtur e jam lidhur në telefon me shtëpinë nga posta e qytetit. Pyetjen time "Si jeni?", ai e zbërtheu drejt, "Mos u bëj merak, - më tha, - ne jemi mirë, bisedojmë kur të vish". Kjo më dha të kuptoja se diçka kishte ndodhur. Deri të shtunën e radhës, kur zakonisht kthehesha në shtëpi, mësova një të vërtetë të përafërt: prej disa ditësh, ministri i mbrojtjes nuk dilte në zyrë, rrinte i mbyllur, e kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një arrest shtëpie. Këtë ma konfirmoi edhe im atë me t`u kthyer në Tiranë. Ai nuk dinte hollësira. Për të më treguar se ndihej i qetë, më ftoi të shkonim të pinim birrë në lulishten e shtëpisë së oficerëve, që edhe atëherë ndodhej aty ku ndodhet sot. Nuk e kuptova përse më ftoi të shkonim pikërisht atje. Ishte faza kur flitej ende nën zë, derisa qarkulloi një ngjarje disi surrealiste. Në një nga netët e arrestit shtëpiak, Balluku qenkej ndier keq, paskej kërkuar ndihmë në klinikën e "udhëheqjes" dhe këta, në dijeni të punëve, nuk i ishin përgjigjur. I sëmuri qenkej detyruar të telefononte në urgjencën e qytetit e këta, nga ana e tyre, të habitur, në mosdijeni të punëve, i paskëshin dërguar menjëherë katër mjekë. Qarkulloi edhe një variant sikur, pas refuzimit të klinikës së udhëheqjes, Balluku i qenkej drejtuar Enver Hodhës dhe ndihma qe bërë e mundur me ndërhyrjen e këtij të fundit, çka mund edhe të besohet, xhelati nuk kishte mbaruar punë me viktimën, i duhej gjallë derisa të mbërrinte çasti për t`i prerë kokën. Tragjedia e tim eti u "konsumua" në këtë dekor. Me fjalën "tragjedi" nuk kam parasysh përjashtimin nga partia. Tragjedia e tij e vërtetë ka qenë zhgënjimi. Një zhgënjim i hidhur, i pangushëllueshëm. Në ditët e braktisjes nga të gjithë, i vetmi njeri me të cilin bisedonte ndonjëherë, kam qenë unë. Në një nga ato biseda, të rralla ç`është e vërteta, ai nuk donte ta jepte veten para meje, i rrëzuar përfundimisht, m`u ankua. Dhe u orvat të bënte një apologji të vetes. Thelbi i kësaj apologjie, ka qenë ky: ai ishte ndier kurdoherë i ndryshëm nga pjesa dërrmuese e komunistëve shqiptarë, veçanërisht nga ata që ndodheshin në krye. Ndryshonte nga pjesa dërrmuese sepse, duke mos qenë proletar, as fshatar i varfër, ai kishte marrë anën e revolucionit, - kështu u shpreh, - jo i nisur nga motivi marksist "proletari s`ka ç`humbet veç prangave". Unë, më shpjegoi, nuk kam pasur kurrë pranga, nuk kam vuajtur për bukën e gojës. Ndërsa ndihej i ndryshëm nga ata që drejtonin sepse në zgjedhjen e tij nuk ishte nisur nga synime karrieriste, për pushtet. Ai kishte qenë idealist, i prirur ndaj ideve revolucionare që në kohën kur studionte në Itali, midis dy rrymave të fuqishme të epokës, komunizmit të Antonio Gramshit dhe fashizmit të Duçes, me një përbuzje alergjike ndaj këtij të fundit. Ai nuk ishte bërë komunist nga X-i ose Y-ni, që ndodheshin në krye, aq më pak kishte rrokur armët për X-in ose Y- in, këto "merita" nuk ia njihte askujt. Argumenti përmbyllës: ai kishte rrezikuar shumë, pa fituar asgjë. Në fund, duke humbur gjithçka. "Isha pedagog në Normalen e Elbasanit, shpjegoi, me rrogë të lartë, dhe kurrë nuk e pata më. Sapo isha martuar me nënën tënde, nga një familje, nëmos më e pasura, ndër më të pasurat e qytetit, pasuri që shkoi për dreq. Dola në mal bashkë me njëqind normalistë, kur nëna jote ishte shtatzënë, dhe kur dola nuk e dija se do të kthehesha, dhe fati deshi që të kthehesha, jo shëndoshë e mirë, siç thuhet, por i sëmurë, tuberkuloz, pas një takimi me vdekjen, që s`deshi të më merrte atëherë". Zhgënjimi i tim eti nisi nga lehtësia dhe cinizmi me të cilin ia punuan dhe e flakën si limon i shtrydhur. U vulos, dora-dorës, kur më në fund iu hapën sytë dhe kuptoi të vërtetën shpartalluese: gjithë jetën kishte rendur pas një ideali të gënjeshtërt. Ndërtesa e tij iluzive "revolucionare", qe shembur. Iu desh një farë kohe që të vinte me këmbë në tokë, nuk i shkonte as nëpër mend se mund ta flaknin. Këtë vetëbesim e shfaqi, madje me një lloj arrogance, që në mbledhjen e parë të celulës së sektit, - më neverisin në këtë çast fjalët mbledhje e organizatës bazë, - ku një koleg në Institutin e Folklorit, apo një i deleguar nga "lart", i paskej kërkuar shpjegime rreth miqësisë së tij me Beqir Ballukun. Im atë, siç më tregoi, kishte reaguar me fjalët: "Po e prisja këtë pyetje siç pret gjahtari daljen e lepurit në shteg. Ka qenë një miqësi imja me një miktë vjetër, me një anëtar të byrosë politike, dhe le të dale këtu ndonjëri të më thotë se nuk do ta dëshironte një miqësi të tillë, e unë do t`i hidhja një pështymë në surrat!". I ndjeri baba, ka qenë njeri kurajoz, nuk e njihte frikën, njëherazi dhe shumë naiv. Kur unë, pa e fshehur shqetësimin, - tashmë bëja pjesë në të njëjtin sekt, - I thashë se një përgjigje e tillë nuk kishte qenë as e nevojshme, as e përshtatshme, ai më kundërshtoi, më quajti frikacak. Ndoshta, por në rrethanën e dhënë, fjala "guxim" tingëllonte absurde. Menjëherë pas atij reagimi, situata qe ndezur dhe i qe dashur të përballej me një pyetje më të drejtpërdrejtë: a kishte pasur midis tyre biseda politike dhe cilat kishin qenë? Kjo pyetje e ndoqi dhe e torturoi tim atë deri në fund. Vuajti shumë, sidomos kur u bind se punët nuk paraqiteshin aq të thjeshta sa i kujtonte. Dhe bëri çmos të shmangte përjashtimin. Në këtë kuadër hyn edhe një letër në formë autokritike, që i drejtoi Enver Hoxhës, kundër dëshirës së tij, me këmbënguljen e të tjerëve, ndër ta edhe unë. Ai nuk donte t'i drejtohej. Më njeh, thoshte, s'kam ç't'i shkruaj. Por, më në fund, u dorëzua. Tani më vjen keq. Ajo letër, në vend që ta ndihmonte, e dëmtoi, veçanërisht në dinjitetin e tij. Me të gjithë ata që dënonte ose u priste kokat, diktatori luante një lojë të poshtër. I detyronte në mënyra të ndryshme të "zbërtheheshin", t`i "hapeshin" partisë dhe mjeranët, siç del nga "materiale" të ndryshme të kohës, që janë bërë publike, binin lehtësisht në grackë. Duke shpresuar më kot se do të shpëtonin ç`mund të shpëtonin, ata i drejtoheshin "Zeusit" të tyre me letra autokritike ku shfaqnin pendesë, devotshmëri, merrnin përsipër faje imagjinare vetëm e vetëm që ta preknin sado pak atë përbindësh. E përbindëshi nuk prekej, përkundrazi, u sulej edhe më me tërbim, duke shfrytëzuar pikërisht "autokritikat" e fatkeqëve, të hartuara në çaste krizash të rënda shpirtërore.
Në një gjendje të tillë krize e hartoi edhe im atë letrën e tij të "autokritikës". Udhëtova posaçërisht nga Elbasani në Tiranë, jo më pak i pështjelluar, me një ndryshim. Im atë vuante nga zhgënjimi, nga shembja e të gjitha iluzioneve. Pështjellimi im ishte i thjeshtë, material, buronte nga frika e pasojave. U ul të formulonte "autokritikën", por e kishte humbur deri në atë pikë, sa nuk po mundej të hidhte asnjë rresht. Dyllë i verdhë, më tha: "S`jam në gjendje të shkruaj, shkruaje ti ose e lemë!" Sigurisht, nuk e kuptonte përse duhej ta ulte veten, përse të bënte "autokritikë", të shfaqte "pendesë". Ramë dakord ta ndërtonim letrën mbi pranimin e tre "gabimeve". Së pari, "mungesën e vigjilencës revolucionare ndaj tradhtarit Beqir Balluku", akuzë të cilën ia kishin përsëritur shpesh në analizat e bëra. Së dyti, reflektimin disi me vonesë ndaj "veprimtarisë së rrezikshme armiqësore të Beqir Ballukut", e me këtë shpjegohej ndonjë reagim i ngutur i tij i fillimit ndaj pyetjeve të kolegëve për të dhënë shpjegime rreth miqësisë me tradhtarin. Së treti, ndoshta ishte vënë pa e kuptuar në rolin e një "gaztori". Këtë të fundit, qesharake dhe krejt pa vend, e përfshiu në "autokritikë" thjesht për të pranuar diçka konkrete, për të treguar se po "reflektonte", po "thellohej". Në të vërtetë, ish-ministrit i pëlqenin këngët popullore të Shqipërisë së Mesme, kam qenë i pranishëm në të gjitha rastet kur ai ka ardhur te ne, dhe merrte me zë të ulët ndonjë këngë, dhe im atë e shoqëronte me violinë. Ose këndonte vetë këngë të Isuf Myzyrit. Mbi këto mbrëmje familjare, ku përdorej shumë pak alkool sepse Balluku nuk pinte, u ngrit e qarkulloi shpifja e ulët sipas së cilës im atë organizonte ahengje për Beqir Ballukun. "Ahengjet" kanë qenë pikërisht këto, dhe ai u detyrua të "thellohej", të "reflektonte", të mbërrinte te termi "gaztor", të cilin më pas ia shfrytëzuan poshtërsisht. Së fundi, vuri në dukje besnikërinë e tij ndaj vijës së partisë etj. etj. Por hodhi poshtë atë që i kërkohej me ngulm: në asnjë rast nuk kishte zhvilluar biseda politike me Beqir Ballukun, çka u quajt mungesë sinqeriteti, dhe e pagoi shtrenjt, e përjashtuan. "Historia" nuk mbaron këtu, u mbyll me një pabesi tjetër të paimagjinueshme. Një mbrëmje, duke biseduar në telefon nga Elbasani, Lili, bashkëshortja ime, më tha se do të më jepte një lajm befasues për mirë. Kërkesa e tim eti për rishikimin e masës me përjashtim, qenkejquajtur e drejtë nga Komisioni i Revizionimit dhe qenkej vendosur zbutja e dënimit vetëm me një vërejtje në biografi. Më e forta: sekretari i organizatës së Institutit e paskej parë vendimin me sytë e tij. Rrallë mund të jem ndier aq i lumtur. Mbledhja e rikthimit do të bëhej nga mesi i dhjetorit (1974). Në datën e caktuar u gjenda në shtëpi dhe atje sundonte euforia, ishin bërë përgatitje për ta festuar si një ngjarje të madhe: ankthi dhe frikërat tona do të merrnin fund. Mezi po prisnim kthimin e tim eti nga komiteti i partisë i rrethit, derisa tringëlliu zilja e derës së jashtme. I prishur në fytyrë, ai qëndroi për pak çaste pa u futurbrenda, duke më mbërthyer me vështrim, si të donte të më kërkonte të falur. Ishte veshur me rrobat më të mira: kostum ngjyrë blu, i errët, pallto gub e hirtë, e errët, kapele republike po e hirtë, e errët, këmishë të bardhëdhe kravatë të kuqe. "Më rrëzuan prapë", tha mbyturazi. Dhe vajti drejt e në dhomën e tij. Në shtëpi ra zia. Kur para ca kohësh e kishin përjashtuar, ne ishin tronditur, megjithatë e prisnim. Kësaj here përjetuam tmerrin e një katastrofe, sikur qe shembur pallati dhe u zumë nën rrënoja. Pasi u ndërrua, ai erdhi në kuzhinë, ku po rrinim të shushatur. Takoi dhe falenderoi të afërmit e mbledhur për të festuar. "Më vjen keq, - u tha. - Tani shihni punët tuaja, puna ime u pa". Dhe ata u larguan në heshtje njëri pas tjetrit.
Asnjëherë nuk e mësuam ç'kishte ndodhur dhe përse gjithçka qe përmbysur. Nëna i bëri një kafe dhe ai mundi të më tregonte ndonjë gjë. "E kuptova sapo u futa, - tha, - kur të tjerët rrinin kokulur, pa guxuar të më shihnin në sy, dhe vetëm ai M. M., me shpirtin më të zi se surratin, zuri me avazin e vjetër, m'u vërsul që në fillim me pyetjen se ç'biseda politike kisha bërë me Beqir Ballukun. Pse dreqin, mendova, kam një familje? - Nëse ju vërtetoni se unë kam bërë biseda politike me Beqir Ballukun, bari e mbuloftë shtëpinë time, - i thashë. Ndërsa ai ma ktheu: ik, je i pasinqertë dhe pijanec. Partisë nuk kanë ç'i duhen njerëzit e pasinqertë dhe pijanecë! "Kjo, pra, qe fatura që i lanë në dorë në fundatij njeriu, nga goja e të cilit gjithë jetën kisha dëgjuar vetëm propagandën për "vijën e partisë". Pa pikën e edukatës, me harbutërinë kriminale tipike të njerëzve më të neveritshëm ordinerë. Derisa vdiq, për paradoks, im atë këmbënguli të mos pranonte se e keqja nuk i kishte ardhur nga ai që e cilësoi "me shpirtin më të zi se surratin", por nga ngrënësi i kokave, "shefi suprem", para të cilit, siç shprehej ndonjëherë ai vetë, "dhisnin gjak" të gjithë, përfshi edhe atë "me shpirtin më të zi se surratin". Derisa vdiq ai nuk deshi të pranonte edhe diçka tjetër: në rini të tij, ende student në Itali, duke përqafuar idetë komuniste, qoftë këto edhe të Antonio Gramshit, thjesht sepse këmishëzinjtë e Duçes dhe ky vetë i ngjallnin alergji, kishte bërë gabimin më të rëndë të jetës. Përveç këtyre alternativave, në atdheun e Xhuzepe Verdit, për të përmendur vetëm njërin nga të mëdhenjtë e familjes së tim eti, kishte edhe alternativa të tjera, ato që e shpëtuan pas luftës Italinë nga një murtajë po aq e rrezikshme sa fashizmi. Rreth këtyre subjekteve ndodhte të bënim debate dhe ai mërzitej. Ndodhte të humbte logjikën. Për shembull, më kujtohet një përplasje një natë, për të cilën tani, si për shumë të tjera, jam penduar. Atë natë, s'di si erdhi biseda, unë i thashë: "Sikur gjatë luftës fshatarët, të cilëve u premtuat "lugën e florinjtë", ta dinin se në ç'gjendje do t'i katandisnit, jo vetëm s'do t'ju kishin strehuar e mbajtur me bukë, jo vetëm s'do t'ju kishin dhënë djemtë e tyre për të luftuar, por do t'ju kishin vënë pushkën". Im atë u zbeh. Mezi po mbushej me frymë dhe goditi tryezën me grusht. "Fatos, - më tha, - ti je ballist, bënë mirë që nuk të pranuan në parti". Dhe për ca kohë s'më foli me gojë. Frika më e madhe, dhe jo vetëm imja, ato kohë ka qenë një arrestim i mundshëm i tim eti. Tani kjo mund të tingëllojë qesharake, im atë ishte artist, jo gjeneral, por atëherë nuk tingëllonte kështu, dhe vetëm ata që e kanë hequr në lëkurën e tyre mund ta kuptojnë ç'ishte ai panik. Më kujtohet se në shtëpi na ndodheshin një tufë revistash të ilustruara franceze, modë, reklama, kinema etj., të dhuruara nga fqinji ynë në katin sipër, diplomat francez. Një herë, kur punoja në gazetën "Drita", ca fëmijë i kishin thyer atij stopat e makinës, të cilën e parkonte në rrugën para pallatit, dhe diplomati erdhi të ankohej te ne. Në shtëpi u ndodhëm edhe unë, edhe im atë, e ky i tha të huajit se i vinte keq, s'mund të bënte asgjë, fëmijët ishin fëmijë. Francezit i pëlqeu biseda dhe i dha të drejtën vetes të na vinte për vizitë bashkë me të shoqen, pa u ftuar, sigurisht, kujt ia mbante, e ne i pritëm, e kjo u përsërit dy herë, e të dy herët im atë nuk mungoi të vinte në dijeni "organet përkatëse". Që nga ajo kohë na ndodheshin një numër revistash franceze, të dhuruara nga fqinji. Paniku që na përfshiu ato ditë qe aq i fortë sa, nga frika e një bastisjeje, u kujtuam për revistat, prania e tyre në shtëpi mund të na ngatërronte më keq. T'i digjnim, pra, dhe ashtu vepruam. Nënës iu deshën disa orë për t'i djegur në sobë një nga një ato revista voluminoze dhe pësoi një helmim të rëndë me të vjella nga gazrat që çlironte djegia e tyre, dhe u bë keq, aq sa u detyruam të thërrisnim urgjencën. Frika jonë për një arrestim të mundshëm të tim eti, sado absurde, nuk vinte fort në kundërshtim me realitetin pikërisht sepse ky ishte një realitet absurd. Si u ktheva në Elbasan, një mbrëmje vonë erdhi më kërkoi në fjetore një kushëriri im, djalë xhaxhai, Frederik e quanin, moshatar me mua. I ndjeri Frederik, - ka vdekur para ca vitesh, - m'u duk i prerë. "Këtu është hapur fjala se dajën e kanë futur në burg, më tha, si është puna?" Në Elbasan dajë u thonë të dyve, edhe vëllait të nënës, edhe të babait. U vesha dhe dola. Sipas fjalëve, tim atë e paskëshin arrestuar atë pasdite. Po të jetë e vërtetë se në momente tronditjesh të forta ndodh që njeriu të thinjet, gjatë rrugës nga fjetorja deri te posta e qytetit unë duhej të isha thinjur, për aq flokë sa më kishin mbetur ende pa rënë. Nuk u thinja, pra nuk besoj në vërtetësinë e kësaj legjende. Në anën tjetër të fillit më doli nëna. E pyeta "Si jeni?", e ajo m`u përgjigj "Ç`të jemi?!", e unë, i alarmuar, kërkova të dija nëse ndodhej në shtëpi im atë, e ajo m`u përgjigj "Po, këtu është, në dhomën e tij.", e kur më tha se po shkonte ta thërriste, iu luta "Aman, lëre të qetë!". Frederiku më propozoi të shkonim nga Turizmi i vjetër, të pinim ndonjë gotë. Nuk ia prisha, përkundrazi. Megjithëse gjatë rrugës nga fjetorja deri te posta e qytetit nuk isha thinjur, atë natë s'do të mund ta kaloja pa nxjerrë jashtë vetes një ndjesi, e cila nuk do të më shqitej më gjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës: frika nga e nesërmja. Pavarësisht se hë për hë me mua po silleshin mirë, më kishin qetësuar me shprehjen "çdo berr varet nga këmbët e veta", atë natë më zuri për fyti një ankth mbytës. Për t'i shpëtuar, më duhej të pija. E kam thënë, alkooli më ka tërhequr gjithmonë. Por deri atëherë pija për qejf. Më kishte ndodhur edhe të dehesha, për sport, për t'u dukur i "fortë", dhe e pësoja. Rastet e pijes deri në dehje kishin qenë jo të shtyra nga një nevojë e brendshme. Unë nuk e dija se ç'do të thotë të ndiesh nevojë për t'u dehur. Atë natë, ndjeva nevojën për t'u dehur. Piva aq shumë, sa Frederiku këmbënguli të mos shkoja në fjetore, më propozoi të flija tek ai, dhe unë iu binda.
Dehjen si mjet për të shpëtuar nga gjendjet e ankthshme kam filluar ta ndiej të nevojshme për here të parë në ato rrethana. Provova gjithashtu për herë të parë një vithisje, befas e pashë veten të ndryshuar, të shndërruar cilësisht në tjetër "materie". Është si një makth i ëndërrt, që vazhdon edhe pasi të del gjumi. Vështruar në retrospektivë, gjithçka vjen me pamjen asnjanëse të një përvoje, edhe shkatërrimtare edhe ndërtuese, plot rreziqe, por pa dyshim përvojë, e pakrahasueshme në rrugën e njohjes. Sa çel sytë e deri në mbrëmje, kudo që ndodhesh, në çdo hap që hedh, një zë, herë përçmues, herë me ngazëllim cinik, të kumton: "Ja pra, si vërtitet bota! Njerëzit tani ju largohen, kështu e kërkojnë rregullat e lojës. Këto rregulla ti i njeh, i ke zbatuar ndaj të tjerëve, mos u anko tani që po i provon në kurrizin tënd. Tash e tutje edhe ti futesh në kategorinë jo higjienike të kësaj shoqërie. Thënë më troç, tani të erdhi radha ty të bëhesh objekt i luftës së klasave".

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:55 pm

Reagime të lexuesve pas publikimit të historisë së këngëtares së njohur-Dosja “Hisku”, fantazma e Feçor Shehut në qelitë e vajzave të arrestuara .
E mërkurë, 10 Nentor 2010 11:50 . .Para1 of 2Tjetri.Misteri i dy ngjarjeve të bujshme, që tronditën Tiranën në fundin e viteve ‘70

Në morinë pafund të reagimeve pas zbardhjes së historisë së këngëtares së njohur në faqet e gazetës, kapërcehet precedenti “Hisku” dhe zbulohen dëshmi e fakte të tjera të abuzimeve seksuale me gratë dhe vajzat e dënuara në vitet e diktaturës. Lexues të moshave e profesioneve të ndryshme, duke shprehur revoltën për indiferencën institucionale ndaj këtij krimi të shëmtuar, denoncojnë me forcë rastet kur autorët e tyre vazhdojnë të relaksohen në zyrat e shtetit. Në mesazhet e shumta në adresë të gazetës përmenden emra konkretë të “skifterëve me kollaro”, ish-përdhunues të grave të pambrojtura, të transformuar tashmë ne zyrtarë antikomunist. Çuditërisht, një pjesë e madhe e lexuesve stigmatizojnë si simbolin e shëmtisë të abuzimit seksual me vajzat dhe gratë e arrestuara, njërën nga figurat emblematike të Sigurimit të Shtetit. Sipas tyre, me emrin e Feçor Shehut, zyrtarit të policisë sekrete me karierën më të vrullshme në sistemin e shërbimit, janë të lidhura mjaft krime të tilla. Në dëshmitë e shumta që venë gishtin te ish-ministri i Brendshëm, sillen në vëmendjen e opinionit dy nga ngjarjet e bujshme që tronditën Tiranën e fundviteve ‘70: Vrasja misterioze e portierit simpatik të “Shkëndisë” në çastet intime me të dashurën, në një bunker afër institutit “Vojo Kushi” dhe arrestimi i papritur i bufetierit të njohur Qemal Avdia te Shkolla e Kuqe. Po çfarë denoncojnë tjetër lexuesit nëpërmjet gazetës. Më poshtë kemi zgjedhur vetëm një pjesë të tyre...



Angjelina Goça: Respekte për Alidën si këngëtare, duhet të përmendë emra dhe të bëjë denoncime konkrete. Nëse bëhet fjalë për ndonjë lidhje të Feçorr Shehut a ndonjë tjetri që kishte marrë detyrë të diskreditonte Sigurimin e Shtetit, kjo është e dënueshme si nga ligjet e sotme, ashtu edhe nga ato të asaj kohe. Mua më ka rënë rasti të njihem me rregulloret, urdhrat e udhëzimet e asaj periudhe për Sigurimin e Hetuesinë dhe kam parë që veprime të tilla dënoheshin rreptësisht si nga ana moralo-politike, ashtu edhe nga ajo ligjore. Sipas atyre rregullave një femër në qeli nuk mund të takohej nga një person i vetëm në asnjë rrethanë, përveçse nga dy persona. Po të jetë e vërtetë, atëherë është bërë një krim i shëmtuar në grup nga ata punonjës, të cilët nuk duhet t’i shpëtojnë dënimit edhe sot.
Kujtim S: Na befasoi kjo historia e Alida Hiskut. Në atë periudhë unë kam qenë në Institutin “Vojo Kushi”. Një shoku yni, portier i ekipit të futbollit “Shkëndia”, Arjan Hoxha, në rrethana pak a shumë si të Alidës, mbeti viktimë e marrëzisë së F.Shehut, pikërisht pse dashuronte vajzën që kapua i Sigurimit i kishte hedhur sytë. Një buzëmbrëmje u vra tinëzisht në afërsi të shkollës. Në terrorin e asaj kohe, të gjithë pohonin autorin e vërtetë të vrasjes, por askush nuk guxonte t’i vinte gishtin, sepse dihej se çfarë tmerri e priste.
Bona: Më ka shokuar historia e Alidës. Më ka lenë pa fjalë. Është shumë e tmerrshme të mendosh që ekzistojnë njerëz të tillë. Ja nga kush është qeverisur për 50 vjet Shqipëria!
Shkëlqim: Mjafton ky tregim i shkurtër për të kuptuar thelbin çnjerëzor dhe çmendurinë e asaj diktature barbare.
Skënder: Sa herë dëgjojmë histori të kësaj natyre, na vete mendja me të drejtë të Feçor Shehu. Unë jam dëshmitar i një ngjarje të bujshme në fund të viteve ‘70. Krejt papritur, një ditë u mor vesh se arrestuan Qemal Avdinë, i cili ishte një nga bufetierët popullor të Tiranës së asaj kohe, që shërbente prej vitesh në një lokal të thjeshtë afër Shkollës së Kuqe, në rrugën Qemal Stafa. Sipas zyrtarëve, e arrestuan për propagandë e agjitacion, por në fakt ishte diçka tjetër. Njohja dhe lidhja e bufetierit me një femer të bukur, i prishte punë funksionarit të lartë të Sigurimit, i cili duke e futur në birucë Qemalin e gjorë, me dëshmitë e rreme të tre berberëve spiunë, mendonte se do t’i kishte duart e lira. Në atë periudhë kjo ngjarje përflitej kudo në Tiranë. Por edhe pse kanë kaluar kaq vite, askush nuk e ka marrë mundimin për ta zbardhur deri në fund. Qemal Avdia ndërroi jetë para dy vjetësh, por mori me vete dhe këtë brengë. Prandaj e inkurajoj Alidën ta çojë denoncimin deri në fund.
Vera(Boston USA): E kujtoj me shumë nostalgji kohën kur Alida këndonte. Dhe më vjen shumë keq që në momentin më të mirë të karrierës së saj, pësoi një dramë të tmerrshme.
Lindita Musaku: Të gjithë më thoshin se i ngjaja këngëtares Alida Hisku, në kohën kur ajo këndonte. Ndihesha aq krenare, por dhe aq e prekur kur i ndodhi kjo fatkeqësi. Në njëfarë mënyre u persekutova edhe unë, sepse të gjithë e mbyllën gojën dhe nuk vazhdonin të deklaronin ngjashmërinë. Alidën e kujtoj me mall dhe me një respekt të veçantë. Nuk di pse nuk m’u hoq asnjëherë nga mendja fytyra dhe zëri i saj. Sot e nderojmë të gjithë Alidën, por asnjëherë nuk do ta kuptojmë dhimbjen dhe pasionin e saj për muzikën. Unë isha e vogël atëherë dhe mbresa që kisha për të ishte e veçantë. Uroj të ndryshojnë për mirë ditët që po vijnë.
Hooker: Historia personale e Alida Hiskut është emblematikë e kohës së E. Hoxhës, kur ekzistenca private shtypej e asgjësohej në emër të interesave të ngushta të kastës, për të mbajtur në këmbë “aposteriori” analizën delirante të ashtuquajtur ‘tabllo sinoptike’, ku stigmatizohej M. Shehu si poliagjent e komplotist – delir, që vazhdon të ushqehet me pandershmëri edhe sot me shkrime e libra të Nexhmie Hoxhës & Ço.
Liljana Shaho: Alida është jo vetëm një këngëtare e madhe që kujtohet me respekt nga të gjithë që e kanë njohur, por dhe një njeri me zemër të artë. Ajo nuk i ka merituar ato vuajtje. Le t’ju verbojë sytë spiunëve drita verbuese që lëshon ky yll tani
Dashamiri: Kjo është një histori tronditëse, që e dëgjoj për herë të parë. E kam ndjekur këngëtaren Hisku në ditët më të mira të saj dhe çuditem sesi përfundoi në këtë mënyrë. I uroj gjithë të mirat në pjesën e jetës që i ka mbetur. Të vazhdojë të këndojë, sepse kënga do ta bëjë që ta harrojë të kaluarën.
Cen Durimi: Artikulli do të kishte qenë i plotë me emrat e dy “shoqeve”, labes dhe mirditores të cilat e denoncuar fshehtaz, jo për ndonjë gjë, por mendoj se e keqja duhet të tregohet me gisht. Ka shumë mundësi që ato të dyja të kenë bërë karrierë dhe sot banojnë jo shumë larg “Bllokut” të ri.
Andrea: Edhe unë denoncoj dy kriminelë të Sigurimit që tmerruan Devollin e Sipërm, Frederik Ymerin dhe hetues Petrit Lila
Gëzim Kodra: Historia e Alida Hiskut është një histori e tmerrshme si në ato filmat “KILLER”, por duhet të kuptojmë që nuk është edhe e vetme si histori. Gjatë asaj periudhe janë bërë dhe gjëra më të tmerrshme. Mund t’ju duken si legjenda, por që në të vërtetë janë shumë ngjethëse. Duke lexuar opinionet e bëra nga lexuesit e gazetës, që në të vërtet e vlerësojnë si tmerr historinë e Alidës, dua t’ju them se nuk është dhe shumë e lehtë të përmendësh emra, se “bishat” e asaj kohe vazhdojnë të kenë rrënjë të thella në jetën tonë. Fatkeqësisht dhe tmerri vazhdon të jetojë me këta njerëz.
Vitore Stefa: E besoj fund e krye atë që ka treguar Alida për gazetën “Panorama”. Bile unë që jam motra e saj në kuptimin e vërtetë të fjalës, them se aty është vetëm një pjesë, ose më saktë kyçi i mekanizmit të persekutimit. Nga goja e Alidës, por edhe nga mjaft të tjerë që kanë qënë afër kësaj ngjarje tronditëse, kam dëgjuar shumë gjëra të llahtarshme që ka përjetuar Lida jonë. Lexuesit e tronditur nga ajo që ka rrëfeyer për ditët e qelive, nuk dinë e nuk kanë si të dinë çfarë ka vuajtur kjo vajzë e traumatizuar në qelitë e bardha të psikiatrisë. Oh nëna ime! Plagët e Alidës janë të shumta, por fakti si u rinorit është një shmëbull i shkëlqyer i vullnetit dhe forcës së saj shpirtërore. Duke ndjekur këto ditë opinionet e diasporës për historinë e saj, më ka tërhequr vënëdjen përmendja e emrit të Feçor Shehut, këtij përbindëshi seksual që ka marrë në qafë me dhjetra e qindra njerëz të pafajshëm. Me sa di une kur është gjykuar në vitin 83 i kanë dalë me dhjetra dëshmi që e penalizonin për vesin bastard. Njëra ndër to ka qënë ajo e tropojanes Rukie Rama e cila mundi ta sfidojë maskarallëkun e këtij hamshori-mostër me certifikatën e virgjërisë. Kur u pushkatua, publikisht nuk ju përmend ky ves i ndyrë, pasi lolot e diktatorit kishin frikë se përbuzja për këto amoralitete i afrohej Bllokut. E blloku, siç dihet notonte në të tilla shëmti seksuale...
Atdhetar: Unë mendoj se emri i hetuesit ishte Enver Hoxha. Pa dyshim ky ishte emri më i urryer i një hetuesi mostër.
Dadushi: Me asgjë nuk të paguhet ajo çfarë ka përjetuar Alida Hisku dhe shumica e popullit shqiptar, por do ti lutesha zonjës së nderuar ti demaskojë ata horra, ata përbindësha që nuk gjej fjalët për ti përshkruar. Qeveritë e trazicionit nuk e logjikojnë sa ka hequr ky popull. Zyrtarët e tyre shikojnë xhepat, dhe me siguri ndonjëri prej tyre ka qënë presekutor i birucave dhe tani është në karrigen e pushtetit. Vuajtjet i hoqi populli i shkretë. Qeveritarët dhe bijtë e tyre nuk kanë përjetuar gjëra të tilla. Ndoshta kur ta lexojnë këtë artikull mund dhe mos ta besojnë. A do ju vijë dita ndonjëherë këtyre mostrave t’i dënojmë në sy të popullit?
Esera: Atij sistemi mos i mbiftë kurrë fara!!! Çburrëruan burrat, përdhunuan gratë, ngrinë përrenjtë, shteruan lumenjtë, bastarduan njerëzit e ndershëm me ca këlyshë operativë që i jepnin popullit tmerr. Kam qenë e vogël, por mbaj mend një farë operativi në zonën e Devollit me emrin Refat. Mbiemri nuk me kujtohet. Dhe një tjetër me emrin Demush, që e futën Devollin në vëllavrasje. Zoti marrtë hak!! Përshëndetje USA
Toni: Shumë e dhimbshme, por në të njëjtën kohë shumë normale për ata që e mbajtën gjallë atë sistem dhe ndërkohë vazhdojnë të përdhosin sistemin demokratik. Natyrisht, nëse zonja Alida do na jepte emrin apo emrat mirë do të ishte, por shpesh ka ndodhur që këto çështje i merr në dorë X apo Y prokuror, i cili ka të njëjtën të kaluar me atë që i shkatërroi asaj rininë dhe jetën . Alida bën apel të hapen dosjet. Kjo do ndihmonte sadopak qetësimin e shpirtrave të qindra e qindra vajzave të keqtrajtuara.
Dhurata: E dashur Alida! Historia jote rrëngjethëse është në një farë mënyre histori e të gjithë femrave të asaj kohe, që ishin ndryshe nga turma. Le të hapet një faqe tjetër, ku të denoncohen me emra Korbat e Komunizmit, të cilët personalisht mendoj se ishin individë të deformuar, që ai sistem i inkurajonte...
Xhimi: E besoj me shpirt atë që thotë Alida Hisku. Unë di një rast, që bëri jo pak bujë në atë kohë. Një burrë fisnik që kishte gruan e bukur, operativi i zonës e futi në burg për ti shtënë në dore të shoqen, me pretendimin e agjitacion-propagandës. Jam dakord, që Alida duhet t’i drejtohet organizmave që mbrojnë të drejtat e njerëzve ose të grave...
Beni: Kjo që thotë kjo zonjë pas më shumë se 25 vjetësh është vërtetë një tmerr, por duhet tu thotë emrat atyre, që i quan bisha. Nga kush ka frikë? Një femër që guxon të tregojë tmerrin, nuk mund t’i mungojë guximi të tregojë emrin e tmerruesve.
Petro L: Zëri i mrekullueshëm i Alida Hiskut më kumbon ende në shpirt. Ajo me këtë denoncim publik rrëqethës që u bën horrlliqeve të diktaturës së Enver Hoxhës dhe këlyshëve të tij, jep prova të pakundërshtueshme ndaj kriminelëve e krimit shtetëror dhe një shembull të shkëlqyer të kurajos dhe dinjitetit njerëzor. Ajo i shtron një detyrë imperative presidentit, institucioneve të drejtësisë dhe mbarë opinionit intelektual e popullor, që të demaskojnë me emra e fakte kriminelët e poshtër, të cilët nuk ndaleshin së përdhunuari edhe ajkën e kulturës shqiptare për të kënaqur epshet e tyre.
Enver Malko: Më vjen shumë keq për zonjën Alida Hisku. E di çdo të thotë.E mjera, ka qenë dhe femër. Edhe unë kame rënë viktimë e abuzimeve me drogëra e ilaçe në qelitë e sigurimit. Një nga hetuesit përbindësh që më ka torturuar ishte BILBIL METE. Ky kriminel i njohur si i tillë në Peshkopi, ka fshehur edhe trupat e shokëve të mi SOKOL HADO dhe FREDERIK HARUNI që në vitin 90 donin të kalonin kufirin e u vranë nga hienat e policisë. Unë për fat mbijetova...
Diana: Shumë nga historitë që tregon Alida Hisku i kam dëgjuar nga babai im, i cili ka vuajtur 18 vjet në burgjet komuniste. Në ato burgje janë bërë torturat çnjerëzore, të tilla sa njerëzit nuk mund t’i imagjinojnë. Më vjen keq se ata njerëz që i persekutuan ende kanë poste zyrtar. Respekte për Alidën, kam qenë fansja e saj.
Albert: Desha ti kujtoj zonjës Hisku domosdoshmërinë e padisë penale kundrejt personave që e kanë keqtrajtuar. Një veprim i organizuar do të lehtësonte procedurën. Kjo mund të realizohet me organizimin e një shoqate me gratë (ose me disa nga këto) që kanë kaluar të njëjtën gjendje, duke krijuar një padi kolektive tek Presidenca dhe Kuvendi, duke kërkuar personin, pse jo edhe një seancë të posaçme të Kuvendit për këtë veprime barbare kundrejt gruas, duke u munduar të angazhoni edhe organizma ndërkombëtare. Me lejoni t’ju them që një angazhim i tillë do të ishte shumë i dobishëm, përveç vendosjes së drejtësisë edhe për situatën tuaj personale shëndetësore.
Roland: Alida Hisku e ndonjë tjetër që e ka pësuar nga këta mostra, duhej të nxjerrin emrat e atyre që i kanë keqtrajtuar e përdhunuar, e t’i hedhin në gjyq edhe pas kaq vjetësh. Dhe të denoncohen e dënohen njëlloj siç dënohen sot ca priftërinj katolikë në Amerikë, Gjermani, etj. për abuzime seksuale me fëmijë edhe pas shumë vitesh. Një nga krye plehrat që abuzonte seksualisht me gratë e arrestuara ishte edhe vet ministri i Brendshëm, Feçorr Shehu me këlyshët e tij.
Edmond: Këto që thotë kjo grua janë një tmerr. Mendoj se nuk është vonë që këta njerëz, të cilët besoj se janë gjallë, të ndëshkohen me rreptësinë më të madhe të ligjit duke i kaluar vitet e fundit të jetës së tyre, në vendin ku kanë torturuar dhe përdhunuar viktimat e tyre. Vetëm kjo mënyrë do të qetësojë sadopak shpirtrat e tyre dhe do të verë në vend një pjesë të drejtësisë.


--------------------------------------------------------------------------------

Kur binte fjala për Feçor Shehun në burgun e grave



“Emri i Feçor Shehut ishte tmerri i grave të dënuara”. Teksa mbështet denoncimin e këngëtares së njohur për dramën e shkaktuar nga policia sekrete, Rukie Rama, njëra nga ish të dënuarat politike, sjell të tjera dëshmi tronditëse nga ferri i burgjeve të komunizmit. Sa herë binte fjala për Feçor Shehun në burgun e grave, pohon tropojanija që jeton në Bruksel, bashkëvuajtëset sillnin me dhjetëra raste të abuzimeve seksuale në birucat e Sigurimit. Sipas tyre, funksionari i lartë i policisë sekrete ishte dalluar për këtë ves çnjerëzor gjatë tërë karierës së tij, fillimisht në Shkodër e Korçë, ku drejtonte degët e punëve të brendshme dhe më vonë në Tiranë, ku mbërriti në majën e shërbimit të fshehtë. Rama shton se me emrin e Feçorr Shehut janë të lidhura shumë ngjarje misterioze të vajzave e grave të bukura. Sakaq, ish e dënuara kujton se e gjithë alibia e akuzave në adresë të saj, ka pasur për strumbullar ish ministrin manjak, i cili edhe kur u dënua nga regjimi, asnjëherë nuk u zbardh për publikun ky dimension shtazarak i karakterit të tij barbar.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:57 pm

DRITA GJYLBEGU-ISLAMI: JU RRËFEJ MISTERIN E VRASJES SË ZENEL ISLAMIT - “LULI I VOCËRR” NGA TREGIMI I MIGJENIT - Intervistoi: DASHNOR KALOÇI




DRITA GJYLBEGU-ISLAMI: JU RRËFEJ MISTERIN E VRASJES SË ZENEL ISLAMIT - “LULI I VOCËRR” NGA TREGIMI I MIGJENIT

Intervistoi: DASHNOR KALOÇI Gazeta “SHQIP”

Për herë të parë, pas 45 vjetësh nga vdekja e bashkëshortit të saj, Zenel Islamit, apo sic është njohur ndryshe si "Luli i vocërr i Migjenit", 78-vjecarja Drita Gjylbegu rrëfen ekskluzivisht për gazetën "Shqip" në Tiranë të gjithë misterin e vrasjes.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 45 vjet nga vdekja misterioze e bashkëshortit të saj, Zenel Islamit, apo sic është njohur ndryshe si "Luli i vocërr i Migjenit", 78-vjecarja Drita Gjylbegu-Islami, (e cila prej disa muajsh banon në një apartament të ri pranë bllokut "Vasil Shanto" në Tiranë), ka ruajtur thellë në memorie gjithcka ka ndodhur me njeriun e saj më të dashur në jetë. Jo vetëm ato që ka parë dhe përjetuar vetë si: takimin e fundit me Zenelin, ardhjen e mandatës në shtëpi prej kolegëve të bashkëshortit, që shoqëroheshin nga njerëzit e Sigurimit, bisedën e bërë me të dërguarin e Enver Hoxhës, anëtarin e Byrosë Politike, Haki Toskën, i cili në orët e vona të asaj nate shkoi urgjent në Elbasan, përcjelljen e trupit të Zenelit për në qytetin e Shkodrës, njerëzit e Sigurimit që e shoqëronin duke e survejuar, por edhe e gjithcka tjetër ndodhi në qytetin e Shkodrës, si para dhe pas varrimit. Madje, ajo kujton me hollësi e detaje edhe të gjitha bisedat me shefat e Komitetit Ekzekutiv dhe të Partisë të Shkodrës, të cilët i kërkonin me presione të ndryshme që ajo ta divorconte për së vdekuri njeriun e saj më të dashur të zëmrës, i cili në mëngjesin e 9 korrikut 1961 ndërroi jetë në rrethana të mistershme, diku pranë një kroi të fshatit Labinot të Elbasanit, ku prej dy vitesh ai shërbente si kryetar i Komitetit Ekzekutiv. Intervista ekskluzive për gazetën "Shqip", e zonjës Drita Gjylbegu, e cila rrëfen për herë të parë të gjitha ajo cka di dhe dyshon lidhur me misterin e vdekjes së bashkëshortit të saj, Zenel Islamit, vjen pas intervistës që i biri i saj, gazetari dhe publicisti i njohur Bedri Islami (prej shumë vitesh me banim në Gjermani) dha ekskluzivisht për gazetën tonë një javë më parë.


Zenel Islami me bashkëshorten Drita Gjylbegu dhe fëmijët e tyre Bedriun, Agronin dhe Zanën


Gazeta “SHQIP”: Zonja Drita, prej sa kohësh jetonit ju me Zenelin dhe fëmijët tuaj në qytetin e Elbasanit, ku dhe ndodhi ngjarja e 9 korrikut 1961?

Drita Islami-Gjylbegu: Prej gati dy vjetësh. Aty në Elbasan ne banonim në një apartament të thjeshtë si gjithë qytetarët e tjerë.

Gazeta “SHQIP”: Zeneli, e kërkoi vetë të shkonte në Elbasan?

Drita Islami-Gjylbegu: Jo, në Elbasan Zenelin e emëruan pasi erdhi nga Bashkimi Sovjetik, ku studioi në Fakultetin e Filozofisë në Moskë. Fillimisht u emërua sekretar i Komitetit të Partisë, më pas, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut. Në atë detyrë ai zëvendësoi Tahir Demin (me origjinë nga Çamëria), i cili në vitin 1961 u arrestua së bashku me një grup çamësh. Zeneli e kishte mik Tahir Demin, ndoshta edhe për faktin se një vëlla i Sejkove, Temes e Tahos, ishte martuar me një vajzë të fisit tim, vajzën e xhaxhait dhe të tezes sime. Me thënë të drejtën, kur e transferuan Zenelin nga Puka, ku pritej të kthehej dhe i komunikuan emërimin në Elbasan, mua më dogji, por nuk mund të flisje dot në atë kohë. Edhe ai vetë u mërzit.

Gazeta “SHQIP”: Kishte raste kur Zeneli ishte i trazuar?

Drita Islami-Gjylbegu: Unë e kam parë vetëm tri herë të mërzitur shumë. Herën e parë kur u vra Lekë Berisha dhe nuk dihej se si u vra. Zeneli ishte djalë i vetëm dhe e kishte si vëlla Lekë Berishën. Herën e dytë, në fund të vitit 1950, kur një shok i tij i tha në mirëbesim se Sigurimi i Shtetit kishte ngritur një dosje për të. Kur mori vesh për çfarë akuze ishte fjala, qeshi e më tha se nuk prishet mali për një palë dardha të prishura. Herën e tretë, kur u kthye nga Moska dhe nuk e gjeti nënën e tij.

Gazeta “SHQIP”: Po më përpara ku kishte punuar Zeneli?

Drita Islami-Gjylbegu: Në Komitetet e Partisë dhe ato Ekzekutive në Pukë, Shkodër, për pak kohë dhe në Lezhë.

Gazeta “SHQIP”: Si e kujtoni takimin tuaj të fundit me bashkëshortin Zenel Islamin në Elbasan?

Drita Islami-Gjylbegu: Nuk e harroj kurrë atë ditë. Ka qenë data 8 korrik e vitit 1961. Zeneli hëngri pak bukë, pasi ishte kohë dreke dhe tha se do të shkonte përsëri në punë në takim me popullin, ku e prisnin 79 veta, që kishin regjistruar emrat për takim. Në atë kohë Zeneli kryente funksionet e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Elbasanit dhe kishte mjaft punë. Atë ditë ai ishte fare i qetë, njëlloj si të gjitha ditët e tjera krejt të zakonshme. Shkoi në punë dhe mbasi erdhi nga pritja e popullit më tha: "I mbarova të gjitha punët sot, që të mos dalë nesër në zyrë. Por kam dhe dy gra hallexhesha që më duhet t‘ju mbaroj punë, pasi janë pa shtëpi". Në atë moment, ra zilja e telefonit dhe pasi foli me dikë, Zeneli më tha: "Më duhet të shkoj pasi më thërret dikush", dhe përmendi emrin e një gjenerali që e kërkonte.

Gazeta “SHQIP”: Kush ishte ai gjeneral, jua tregoi Zeneli?

Drita Islami-Gjylbegu: Më tha se e kërkonte gjenerali i Ministrisë së Brendshme, Mihallaq Zicishti. Pas një ore, Zeneli erdhi përsëri në shtëpi, ku unë e prisja e veshur për të dalë dhe më tha: "Drita, t‘i lëmë për sot ato çka kemi planifikuar, se i bëjmë të dielën kur të kthehemi nga festa. (Kishim planifikuar për të shkuar për vizita te disa njerëzit tanë, nga fisi im i Gjylbegëve dhe te Hys Zaja, i cili ishte shkodran dhe punonte prokuror aty në Elbasan). Por, megjithatë, nesër në 7 të mëngjesit do të vij t‘ju marr dhe shkojmë në festë bashkë. E pyeta se ku do të shkonte. Nuk e dinte me saktësi. Nuk kam dëshirë të shkoj, më tha, tjetër gjë kisha në mendje, mirëpo ngulin këmbë. Më duket, më tha se do të vij edhe Llambi e kishte fjalën për Llambi Peçinin. Dhe iku.
Para se të dilte nga shtëpia, vajza e vogël qau. Zeneli e mori në krahë dhe pasi e puthi fort nxori nga xhepat diçka që kishte dhe ia dha asaj. Përqafoi edhe dy djemtë e doli. Ishte fare i qetë.

Gazeta “SHQIP”: Ç‘ ngjau më pas?

Drita Islami-Gjylbegu: Të nesërmen në mëngjes unë u vesha dhe prisja të vinte Zeneli, ashtu sic më tha para se të ikte. Shkuan dy tri orë dhe nuk u dëgjua asgjë. Aty nga ora 10:00 e paradites, erdhi një shoqja ime që punonte me Organizatën e Gruas dhe dola me të në pazar. Pasi mora ushqimet e javës, erdha përsëri në shtëpi dhe meqë Zeneli po vonohej, unë përgatita darkën ta kisha gati. Gjatë gjithë ditës thosha me vete se pse po vonohej Zeneli. Nuk e kishte zakon të mos lajmërohej. Në ora 16:00 trokiti dera e shtëpisë dhe pashë aty Arif Peqinin, që ishte sekretar i Komitetit të Partisë të rrethit të Elbasanit, mjekun e njohur, Ali Deliallisin, dhe disa kuadro të Sigurimit të Shtetit. (Në atë kohë unë punoja shefe kuadri në një ndërmarrje aty në Elbasan dhe i njihja ata). I ftova të hynin brenda dhe u thashë: Ku është Zeneli? Ata më thanë: Ulu njëherë. Duam të bisedojmë diçka, por largoji fëmijët.
Pasi i çova tre fëmijët në dhomën tjetër apo te komshinjtë tanë, tek avokat Avni Skrapari (nuk më kujtohet mirë), u ula. Sekretari i Partisë më tha: "Ka vrarë veten Zeneli". Unë brofa në këmbë dhe u thashë se nuk është e mundur! Pse e ka vrarë, cfarë ndodhi!?

Gazeta “SHQIP”: Si ju përgjigj ai?

Drita Islami-Gjylbegu: Sekretari i Partisë, Arif Peqini (që ishte dhe komshi i yni, jetonim përballë), më tha: "Dritë, Zeneli ka kërcy e ka këndu me çifteli, deri 100 veta i ka mbajt me muhabet e biseda gjithë natën aty në fshatin Labinot ku ishim ne. Zeneli u cua në mëngjez, u rrua dhe u la, e në vend të kafes hëngri një llokume. Pas kësaj doli tek kroni dhe aty i ka ra vetes shtatë herë me armë. Kur kanë rënë pushkët, kanë gjetë Zenelin të vramë aty te kroni". Unë i thashë Arifit se dakord, po pse e bëri këtë, si i la ai fëmijët jetimë! Si i ka ra ai shtatë herë vetes me pushkë, dhe me cfarë pushke i ka ra! "Me pushkën e vet", më thanë. Unë iu përgjigjja: Mirë po shkoj të shikoj a e ka pushkën. Dhe u ngrita e shkova në dhomë për të parë a ishte aty pistoleta, të cilën ai nuk e merrte kurrë me vete. Aty e gjeta pistoletën e Zenelit me dorezë të kuqe, e mbështjellë me rroba siç e linte ai zakonisht.
Njëri nga ata të Sigurimit, që më shoqëroi nga pas në dhomë, më tha: "Ma jep mua", dhe ma mori. Ndërsa ata u ulën, unë dola e mora Bedriun (në atë kohë ishte 10 vjeç) dhe dy fëmijët e tjerë, Agronin (5 vjeç) dhe Zanën (7 vjeçe) e u thashë: Kjo punë ka ndodhë, të mbahemi. Fëmijët filluan të qanin dhe unë isha si e ngrirë.

Gazeta “SHQIP”: A u kërkove përsëri shpjegime mbi atë që kishte ndodhur?

Drita Islami-Gjylbegu: U kërkova përsëri të më tregonin, se si dhe pse kishte ndodhur ajo gjë. Arifi më tha: "Nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, ishte krejt në rregull dhe i qetë. Nuk e dimë se si është puna". E pashë që nuk më tregonte të vërtetën. E pyeta se kur e kishte parë Zenelin për herë të fundit. Nuk më ktheu përgjigje. E pyeta se te kush kishin fjetur dhe a kishin fjetur të gjithë në një shtëpi. Arifi më tha se kishte qenë në shtëpi tjetër. Mos qofsha gabim, Arifi kishte dalë nga shtëpia ku banonim rreth orës pesë të mëngjesit. Kishte ardhur e kishte dalë menjëherë. Unë dëgjova zhurmën e makinës e thashë se mos ishte Zeneli. Arifi më tha se Zeneli kishte lënë një letër. Ia kërkova, por nuk ma dhanë as atëherë e as më vonë. Kurrfarë letre nuk pashë. Pas pak ata ikën dhe aty në shtëpi qëndruan vetëm dy prej tyre, krejt të panjohur, të cilët më shoqëronin dhe më ndiqnin çdo lëvizje që unë bëja nëpër shtëpi. Ndërkohë u lidha me telefon me vëllain tim në Shkodër, Xhavit Gjylbegun (mjek i njohur), dhe ai më tha se e kishin lajmëruar e po nisej urgjent për në Elbasan.

Gazeta “SHQIP”: Atë mbrëmje a erdhi njeri nga udhëheqja e lartë aty për ngushëllim?

Drita Islami-Gjylbegu: Aty nga ora 22:00 e asaj darke, pak para se të vinte Xhaviti (vëllai) nga Shkodra, në shtëpi na erdhi Haki Toska, anëtar i Byrosë Politike, i cili më tha: "Kam ardhur me porosi direkte të Enver Hoxhës. Jam urdhëruar prej tij të të them: "Çfarë do nga ne? Fol! Kjo është një fatkeqësi e jona në radhë të parë dhe pastaj e jotja". Pasi e ngriti shumë Zenelin, Haki Toska vazhdoi: "Enver Hoxha nuk ka qarë për nanën e tij, ndërsa për Zenel Islamin ka qa". Hakiu qëndroi aty deri sa erdhi vëllai im nga Shkodra dhe kur po ikte më tha: "Do t‘i plotësojmë të gjitha, e kemi porosi nga Enver Hoxha". Drejtuesit e Elbasanit nuk donin që të largohesha nga qyteti. Më thanë se duhej leje nga Ministria e Brendshme. I thashë Haki Toskës, ai më lejoi. Pasi iku Haki Toska, vëllai, Xhaviti, më tha se ishte mirë që Zenelin ta varrosnim në Shkodër dhe ashtu vendosëm. Pak minuta më vonë, aty nga ora 12:00 e natës ma sollën xhenazen në shtëpi. Para se të sillnin kufomën në shtëpi, ata erdhën dhe morën rrobat e Zenelit që ta vishnin. Në atë kohë unë iu thashë: M‘i sillni këtu në shtëpi t‘i shikoj rrobat që kishte veshur Zeneli. Ata më thanë: po, po, por nuk m‘i sollën kurrë. Nga sendet e Zenelit ata më sollën vetëm orën. Asgjë tjetër nuk më dhanë. Dhe bllokun e tij të shënimeve e morën dhe nuk ma kthyen më.

Gazeta “SHQIP”: Ju e patë kufomën, sa plagë kishte Zeneli?

Drita Islami-Gjylbegu: Ndonëse arkivolin e zbuluan vetëm për pak sekonda, unë e pashë se Zeneli kishte vetëm një plagë plumbi në anë të majtë të ballit. Por nga brenda rrobave në pjesën e gjoksit vazhdonte t‘i rridhte gjak.

Gazeta “SHQIP”: Kur u nisët për në Shkodër dhe kush iu shoqëroi nga njerëzit e pushtetit e të partisë së Elbasanit, kolegë të Zenelit?

Drita Islami-Gjylbegu: Po atë natë, pak pas orës një të natës, ne u nisëm për në Shkodër ku do të bëhej varrimi. Asnjë prej tyre nuk erdhi, vetëm Çesk Shoshi, i cili ishte shef, apo zëvendësshef i Sigurimit të Elbasanit, erdhi me ne për në Shkodër. Ai ishte dërguar që të na shoqëronte rrugës me vëllain tim, Xhavitin, dhe deri te njerëzit e mi të familjes në Shkodër, te Gjylbegët, ku do të priteshin njerëzit që do të vinin për ngushëllime për Zenelin.

Gazeta “SHQIP”: A erdhën shumë njerëz për ngushëllime?

Drita Islami-Gjylbegu: Erdhën, por jo dhe shumë. U hapën fjalë të mjegullta, si ka ndodhur, përse ka ndodhur, koha ishte e shkurtër, ne mbërritëm në Shkodër në katër të mëngjesit, në katër pasdite ishte varrimi. Nuk ishte asnjë nga kuadrot e partisë dhe të pushtetit, si nga Shkodra ashtu dhe nga Tirana apo Elbasani. Një kamion i madh me njerëz që ishte nisur nga Puka për të ardhur te ne për ngushëllime dhe për varrimin e Zenelit, nuk e kanë lënë dhe e kanë kthyer në rrugë.

Gazeta “SHQIP”: Pse nuk erdhi asnjë nga kolegët e Zenelit për ngushëllime?

Drita Islami-Gjylbegu: Me përjashtim të Sadik Ramës, sekretarit të Partisë së Komitetit Ekzekutiv të Shkodrës që më rrinte gjatë gjithë kohës afër për të parë se cfarë do të flisja unë, asnjë tjetër nga Komiteti i Partisë apo Komiteti Ekzekutiv nuk erdhi aty për ngushëllime. Vetëm Rrok Kodheli nga Lezha, erdhi në shtëpi dhe e qau, por në varrim nuk mori pjesë. Nuk e lanë as atë dhe as disa të tjerë që donin të vinin. I ngarkonin me detyra apostafat, që të mos kishin mundësi që të vinin në varrim. Disa ditë më vonë, natën, erdhi Thoma Liti, me të shoqen, Lirijen. Ishte sarandjot, por kishim punuar bashkë në Pukë.

Gazeta “SHQIP”: Kur u bë ceremonia e varrimit dhe kush mori pjesë aty nga kolegët e Zenelit?

Drita Islami-Gjylbegu: Varrimi u krye atë ditë në orën 16:00 të pasdites dhe aty ishim shumë pak veta. Nga familja ishte motra e Zenelit, dy kushërira dhe dy nipa. Ishin edhe të fisit tim, Gjylbegaj, të cilët ishin më të shumtë. Përveç fisit, asnjë tjetër nga partia dhe pushteti nuk mori pjesë në varrim. Edhe Çesk Shoshin e thirrën dhe ai nuk erdhi në varrim. Vetëm Sadik Rama ishte në varrim dhe ai na rrinte afër që të dëgjonte ndonjë gjë dhe shikonte se kush merrte pjesë aty. Unë nuk kam qenë në varrim (se kështu i kemi zakonet), por njerëzit e mi dhe të Zenelit m‘i treguan këto të gjitha. Edhe ata miq e shokë që erdhën nga Elbasani, si Qamil Çela etj., nuk i lejuan të shkonin në varrim. Ata erdhën vetëm në shtëpi për ngushëllime dhe ikën përsëri për në Elbasan.

Gazeta “SHQIP”: Po aty te shtëpia e vëllait tuaj, Xhavit Gjylbegut, a e hapët arkivolin?

Drita Islami-Gjylbegu: Ne nuk na lejuan që ta hapnim dhe dhoma ku ndodhej arkivoli ruhej nga dy njerëz të Sigurimit. Por dy kushërinj të Zenelit nga Puka, Smajl Avdi Shkreli dhe një tjetër, që tani s‘po ia kujtoj dot emrin, gjetën momentin dhe hynë nga dritarja e pasme e shtëpisë për ta parë. Ata e hapën dhe erdhën e më thanë: "Nuk e ka vrarë veten Zeneli, ai kishte dhe disa plagë të tjera në gjoks".

Gazeta “SHQIP”: Kush e mbajti fjalën e fundit në varreza për Zenelin?

Drita Islami-Gjylbegu: Çfarë fjale, asnjë fjalë nuk u mbajt për Zenelin në varreza.

Gazeta “SHQIP”: Si rrodhën ngjarjet më pas, çfarë ju thanë për atë që ndodhi me Zenelin?

Drita Islami-Gjylbegu: Pak ditë më pas, mua më thirri Sekretari i Komitetit të Partisë të rrethit të Shkodrës, Sul Baholli, i cili më tha se kishte porosi direkte nga Enver Hoxha për të më thirrur. Ai nxori në pah figurën, meritat dhe punën e Zenelit, duke e ngritur dhe vlerësuar me fjalët më të mira atë. Dy ditë prapa më thirri përsëri dhe më tha se figura e Zenelit po shikohej, sepse jo vetëm që vetëvrasja dënohej, por mund të kishte edhe ndonjë gjë tjetër, si për shembull, këmbëngulja e tij për të mbrojtur të deklasuarit në Iballë. Prapë, një ditë tjetër, më thirrën e më thanë të mos mërzitesha se do rregulloheshin punët. Të nesërmen erdhi një instruktore partie, V.Xh., që e kisha pasur shoqe që në kohën e luftës dhe filloi presionin. Kjo nuk mjaftoi. Pastaj filluan kërcënimet. Por, më pas, ne si familje u trajtuam shumë keq.

Gazeta “SHQIP”: Konkretisht, si, çfarë ndodhi me ju?

Drita Islami-Gjylbegu: Mua më thërrisnin vazhdimisht në Komitetin e Partisë të rrethit të Shkodrës, ku më merrnin në pyetje njerëz të ndryshëm, duke më bërë lloj-lloj pyetjesh për Zenelin dhe më bënin presion që ta ndaja atë për së vdekuri. Kishte raste që më futnin në një zyrë dhe më linin shtatë tetë orë krejt vetëm. Hapej dera dhe zgjatej ndonjë krye për të më parë. As ujë nuk kisha dhe as nuk lëvizja. Pas shtatë tetë orësh vinte dikush, herë një e herë një tjetër, e më thoshte: "Shko sot, hajde nesër në orën shtatë". Më thoshin të mendohesha mirë. Të nesërmen përsëritej. Sa herë që nisesha nga shtëpia mendoja se a do të kthehesha në shtëpi. Presioni më i madh ishte ta ndaja Zenelin. Të bëja një deklaratë publike se po e ndaj, se kthehem te mbiemri i vajzërisë dhe se ai kishte gabuar. Pra e dënoja edhe unë. Por unë nuk e pranova kurrë një gjë të tillë, duke u thënë: "Kam qenë gjithmonë e tij dhe ashtu do të qëndroj deri sa të vdes. Më thoni çfarë ka bërë". Ata nuk më jepnin asnjë arsye, por vazhdonin pyetjet dhe presionet ndaj meje, të cilat vazhduan gjatë. Pastaj më thirrën në mbledhjen e Byrosë së Partisë së rrethit. Më torturonin me pyetje, më thoshin se duhej të zgjidhja ose Zenelin ose Partinë. Më thoshin se duhej të matesha mirë, se kisha fëmijë, se puna e Zenelit ishte e dënueshme. Nuk po duroja dot dhe fillimisht mendova t‘i thosha se ato fjalë që i kisha thënë njërit prej atyre që silleshin vërdallë shtëpisë sime. Atij i pata thënë se ju e dini më mirë se kush e ka vrarë Zenelin, se njeriu që këndon gjithë natën nuk vetëvritet në mëngjes. Mos u harroftë ajo ditë, kur u ngrit Mhill Doçi dhe më mori në mbrojtje. Në fund ai tha: "Çfarë i kërkoni kësaj, nuk e shikoni si është bërë. Më shumë dimë ne për Zenelin se sa di kjo". Një burrë që kishte ardhur nga Komiteti Qendror, kështu tha, megjithëse nuk e njihja, deshi me i folur dicka Mhillit, mirëpo u pa se gjithçka kishte përfunduar. Në fund të një mbledhjeje që zgjati shtatë orë, mua më përjashtuan nga partia dhe më morën dokumentin.

Gazeta “SHQIP”: Po ndonjë mik a shok i Zenelit, a ju erdhi në shtëpi në Shkodër për t‘ju treguar se si qëndronte e vërteta?

Drita Islami-Gjylbegu: Pas shtatë ditësh nga varrimi i Zenelit, erdhi nga Tirana Fahri Kraja, i cili në atë kohë punonte në Sigurimin e udhëheqjes, me funksion të lartë në mos gaboj. Fahriun e kisha shok fëmijërie, ishte si djalë i shtëpisë. Ai më ndaloi në rrugë ku unë isha me vëllain tim, Xhavit Gjylbegun, dhe pasi më ndau veç, në mirëbesim më tha: "Drita, rri e qetë se Zeneli nuk ka pas gjë". Pas fjalëve të tij unë u qetësova dhe në Komitetin e Partisë ku më thërrisnin vazhdimisht shkoja më e qetë, duke qenë e bindur se Zeneli nuk kishte pasur gjë kundra vendit të tij. Disa kohë më vonë, në shtëpinë tonë në Shkodër vinin miq të ndryshëm nga Puka dhe Elbasani, të cilët më thoshin se nuk ishte e mundur që Zeneli të bënte vetëvrasje. Për këtë gjë insistonin më shumë miqtë e tij të afërt nga Elbasani si: avokati i njohur Avni Skrapari, Qamil Cela, Pertefi (mbiemri s‘më kujtohet), shoferi i Zenelit, Galip Mekshi, Hamit Gjylbegu në Shkodër etj.

Gazeta “SHQIP”: Pas asaj ngjarjeje, ku u sistemuat me punë në Shkodër?

Drita Islami-Gjylbegu: Pas ngjarjes u sëmura rëndë. Katër vjet isha shumë rëndë. Pas katër vjetësh që isha e sëmurë, shkova të kërkoja punë në Komitetin Ekzekutiv të Shkodrës, por nuk më jepnin. Pas kësaj u detyrova dhe i shkova në zyrë Bilal Parrucës, kryetarit të komitetit, të cilit i thashë që të më jepte fshesën e të fshija rrugët e qytetit, pasi nuk kisha mundësi tjetër për të rritur fëmijët. I thashë se ato çka më kishte lënë Zeneli ne i kishim shitur për të jetuar dhe nuk kisha me se t‘i rrisja fëmijët. Bilali kishte qenë shok i afërt me Zenelin, kishin studiuar bashkë në Moskë dhe dy familjet kishim jetuar në një shtëpi.
Ai me dashamirësi më dërgoi në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ku unë punova si ekonomate dhe magaziniere për 21 vjet me radhë deri sa dola në pension.

Gazeta “SHQIP”: Po Zenelit a i lidhën pension për fëmijët?

Drita Islami-Gjylbegu: Për shumë vjet me radhë nuk ma dhanë pensionin e Zenelit, duke më thënë se nuk na takonte, pasi ai kishte vrarë veten. Vetëm kur shkoi Enver Hoxha në një vizitë në rrethin e Pukës (ne na thanë njerëz të ndryshëm se kishte folur mirë për Zenelin), na dhanë gjysmë pensioni, duke na thënë se kaq na takonte, pasi Zeneli kishte vrarë veten. Gjatë gjithë atyre viteve e deri në fund të atij sistemi, unë kam pasur nga prapa njerëzit e Sigurimit të Shtetit, të cilët më ndiqnin dhe më survejonin kudo. I njihja mirë se kush ishin ata. Edhe vëllai im, Xhavit Gjylbegu, pati shumë probleme për këtë që na ndodhi.

Gazeta “SHQIP”: Të kthehemi edhe njëherë te ngjarja e 9 korrikut 1961. Cili është është mendimi juaj në atë kohë, por edhe më vonë pas kaq vitesh, Zeneli ka bërë vetëvrasje?

Drita Islami-Gjylbegu: Askush nuk e njihte Zenelin më mirë se unë. Mund t‘i fshihesh të gjithëve, por nuk i fshihesh dot njerëzve të t‘u. Ta kisha pasur edhe një fije dyshim, nuk i isha ndarë Zenelit askund. Nuk e besoj kurrë vetëvrasjen. Unë e kam thënë gjithmonë dhe e them se nuk kishte asnjë arsye që Zeneli të bënte vetëvrasje. E para, se ai ishte rritur vetë jetim, së dyti nuk e vret kush veten me disa plumba, një në anën e majtë të ballit e disa në gjoks dhe e treta, ne ishim një familje e lumtur. Zeneli ishte njeri i ndershëm, kush e ka njohur nuk e ka harruar kurrë. Dhe askush nuk mund ta besojë se një burrë 36 vjeç, pa asnjë të keqe, me asnjë merak për pozitë të shkojë në vetëvrasje. Atë natë, kur më sollën lajmin, njërit prej burrave të Sigurimit, jo Çeskut, sepse Çeskun e njihnim dhe e dinim se ishte njeri i mirë, i kam thanë: "Ju e dini më mirë se ai nuk e ka vrarë veten. I rri këtij mendimi".




Drita Islami-Gjylbegu: Gaç M. më tha ndaje, Mhill Doçi më mbrojti

"Në Shkodër më bënin presion të ndaja Zenelin"

Në dëshminë e saj ekskluzive për gazetën "Shqip", 78-vjecarja Drita Islami-Gjylbegu, bashkëshortja e Zenel Islamit, ish-kryetarit të Komitetit të Partisë të rrethit të Elbasanit (apo sic është njohur ndryshme si "Luli i vocërr i Migjenit") në vitet 1960-1961, i cili në mëngjesin e 9 korrikut 1961 u gjet i vrarë në rrethana të panjohura në fshatin Labinot të Elbasanit ku kishte shkuar për festën e ushtrisë, rrëfen edhe për presionet e mëdha që i bëheshin asaj në Komitetin e Partisë së Shkodrës, vetëm pak ditë pas asaj ngjarjeje. Lidhur me këtë, Drita Islami-Gjylbegu, kujton: "Çdo ditë jave mua më vinin e më merrnin me makinë te shtëpia dhe më conin në Komitetin e Partisë të rrethit të Shkodrës, ku lloj-lloj fytyrash më pyesnin rreth asaj që kishte ndodhur me bashkëshortin tim, Zenel Islamin. Donin të mësonin ndonjë gjë nga unë. Kjo gjë zgjati për shtatë ditë me radhë. Në një nga ato ditë, mua më thirri edhe Zina Franja, kryetare e Organizatës së Gruas për rrethin e Shkodrës, e cila në mes të 80 vetave të Organizatës së Partisë të Pensionistëve (ku bëja jetën e partisë, pasi nuk isha në punë) më tha: "Duhet ta ndash Zenelin, pasi partia jonë e dënon vetëvrasjen. S‘ke nevojë të shkosh në gjyq, ti vetëm thuaj po, se e ndajmë ne". Unë nuk pranova, duke thënë se nuk e ndaja kurrë. Pas kësaj më thërriti edhe sekretari i Komitetit të Partisë, Gac M., duke më thënë të njëjtën gjë: "Ndaje Zenelin dhe hiq shaminë". Unë i thashë se shaminë edhe mund ta hiqja, por Zenelin nuk e ndaj kurrë. Në ato momente aty erdhi Mhill Doci, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Shkodrës, i cili me dashamirësi më tha: "Drita, hajde në punë dhe puno". Kur unë i tregova se cfarë më kërkonin, atij iu mbushën sytë me lot dhe u largua pa thënë asnjë fjalë".

Drita Islami-Gjylbegu: E gjenim të prishur, na tregonte roja

"Si e hapi Sigurimi 4 herë varrin e Zenelit"

Në intervistën e saj ekskluzive për gazetën "Shqip", bashkëshortja e Zenel Islamit, (apo sic është njohur ndryshe "Luli i vocërr i Migjenit), Drita Islami-Gjylbegu, rrëfen edhe për atë se cka ndodhi vite më vonë me varrin e njeriut të saj më të dashur. Lidhur me këtë, ajo kujton: Unë e kisha zakon që dy herë në javë të shkoja te varrezat. Në një prej atyre ditëve, teksa po afrohesha afër varrit të tij, aty më kaloi dikush pranë dhe më rrëmbeu tufën e luleve që kisha në dorë, të cilat i hodhi në një kanal të madh me ujë. Që prej asaj dite e mbrapa, sa herë shkoja në varreza, nuk merrja më lule në dorë për t‘i cuar te varri i Zenelit. Një tjetër gjë që na ka lënë dyshime, mua dhe familjes sonë, është dhe hapja e varrit të Zenelit, të cilin për shtatë muaj e kanë hapur katër herë. Kur shkonim ne aty e gjenim dheun e varrit të lëvizur. Në një prej atyre rasteve, më thirri rojtari i varrezave dhe më tha: "A ke dëshirë që ta shohësh edhe njëherë trupin e Zenelit, ashtu sic ka qenë atë ditë që është varrosur". Unë i thashë jo, se nuk mund ta shihja dot. Pastaj iu luta të më tregonte se si ishte puna që varri i tij ishte hapur disa herë. Në mirëbesim ai më tha: "Mbrëmë, ata, (e kishte fjalën për njerëzit e Sigurimit), kanë hapur varrin e Zenelit dhe më thanë që ta mbuloja unë. Unë e lashë pa mbuluar që të prisja ty dhe të pyesja nëse doja ta shikoje edhe njëherë". Rojtari i varrezave më shpjegoi se trupi i Zenelit ishte fare i paprishur, për shkak se aty kalonte një vijë uji. Këtë gjë unë ia tregova vëllait, Xhavitit, sapo u ktheva në shtëpi dhe ai më tha: "Jo, mos luaj mendsh". Menjëherë ai i hipi biçikletës e shkoi në varreza dhe e pa me sytë e tij atë që i thashë unë".



Në foto: Zenel Islami, (në rreth), kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, duke shoqëruar Enver Hoxhën gjatë një vizite në fshatin Shirgjan në vitin 1961, (foto e marrë nga arkivi sekret i Komitetit Qendror të PPSH-së)



P.S. Agronin kam pas rast ta takoj dhe me ka lene pershtypjen e nje njeriu shume te mire, ndersa Bedriu njihet nga shkrimet ekstremiste ne ZP, Zeri i Kosoves dhe permes qendrimeve te tij publike veçanerisht pas vitit 1990 e ne vazhdim.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:57 pm

Viti 1946... Vit Terrori Dhe Përgjakje Sllavokomuniste !
65 vjet ma parë... Shkodrën... Viti 1946 e gjen me 26 burgje, hetuesi e podrume masakrash komuniste...

06.01.2011
Fritz RADOVANI

Zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 zbuluen fytyren e vërtetë të shërbëtorit dhe agjentit jugosllav në krye të qeverisë kukull të Tiranës, terroristit dhe amoralit të kabareve masone të Parisit, atij që do të mbesë në fletët ma të zeza dhe ma të gjakosuna të Historisë së Popullit Shqiptar, kriminelit të pashoq e tradhëtarit sadist Enver Hoxha. Dora e zezë e tij, e maskueme me sigurimin e shtetit të drejtuem nga klika gjaksore e Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Shevqet Peçi, Haxhi Lleshi, Omer Nishani etj., të pasuem nga brigadat e ndjekjes dhe të vrasësve të pashokë që kishin pushtue anë e kand Shqipninë, mbas shpalljes së “republikës” komuniste nën mbikqyrjen Jugosllavisë së Josif B. Titos, me 11 Janar 1946, do të fillojë qeverisjen diktatoriale me mjetet ma të dhunëshme që ka njohë historia, për nënshtrimin dhe skllavrimin e Popullit Shqiptar. Ishin vrasjet pa gjyq, masakrimi masiv i popullsisë së pambrojtun, arrestimet, torturat, gjyqet fallse, të fshehta apo të montueme publike, burgosjet, kampet e shfarosjes dhe të punës, internimet dhe zhdukjet pa procedura juridike, shkelja e të gjitha të drejtave elementare të njeriut, dhunimi dhe masakrimi në masë, përsekutimi dhe lufta antinjerzore e “kllasave” ndaj çdo elementi të konsideruem “armik” kjoftë ky edhe i palindun ende; këte e dokumentojnë thanjet e terroristëve të pashpirtë, se: “Kur të përmendet emri ‘komunist’, ka për t’u tmerruar edhe fëmija në barkun e nënës..!”, një e vertetë që ndodhi atëherë e prap sot në Shqipni, për Ata që nuk mund të harrojnë kurrë ata tradhëtarë!

Komunistët “shqiptarë” ishin të njohun mjaft mirë në Jug të Shqipnisë që në luftën e tyne civile, të ashtuquejtun “nacional – çlirimtare” në vitet 1943 - 44, kur mizoritë dhe vrasjet u kryen gjoja nën masken e luftës kundër anmiqve të mbrendshëm, vegla të okupatorëve, “Ballit Kombëtar” dhe Legalitetit apo dezertorëve etj. Kjo u vazhdue në Veri mbas 29 Nandorit 1944 tue përfshi edhe masakren kundër kosovarëve nga Kukësi e deri në Tivar e Ulqin, ku humbën jetën mbi 12.000 shqiptarë kosovarë të çarmatosun nga tradhëtarët Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Shevqet Peçi etj., në bashkpunim me forcat komuniste të Titos në Kosovë e Malin e Zi. Në janarin e vitit 1945 Mehmet Shehu dhe Koçi Xoxe, të lidhun me forcat jugosllave, arrijnë me thye mbas shpine Prek Calin dhe malësorët e Kelmendit, ku vrasin 118 malësorë pa gjyq, i hedhin kufomat e tyne ndër prroje e prroska, u djegin kullat dhe i plaçkisin gjanë e gjallë...vetem me një qellim: “Për hir të kolltukut personal të tradhëtarëve, PopulliShqiptar duhej skllavnue nga anmiku i tij shekullor: sllavokomunistët jugosllavë të Titos!”

Shqiptari i Alpeve, i brumosun me idealin e Atdheut e të Fesë, duhej shkombtarizue!

Mbas betejës së Kelmendit, në gjysën e Janarit 1945, arrestohen nga komunistët dy klerikët e parë At Gegë Lumaj e At Dioniz Maka, tue u akuzue se kane mbajtë armë pa leje...
Para Bashkisë së Shkodrës, vriten Atdhetarë në prani të Popullit. Kjo ishte “Liria”!
Me datën 2 dhe 3 shkurt 1945 fillojne arrestimet edhe në Shkodër me Don Mikel Koliqin, famullitar i Shkodrës, Prof. At Giakomo Gardin SJ, dhe xhakonin jezuit Gjergj Vata.
Me 5 Mars 1945, mbasi sigurimi masakron klerikun Don Lazër Shantoja, tue i sharrue kambët me sharrë druevari, e pushkaton me Sulçe Beg Bushatin, bri lumit Lana në Tiranë e, poatë kohë, Don Ndre Zadejen e vrasin pranë vorrezave të Rrëmajit në Shkodër, me grupin e Prek Calit me 25 Mars 1945. Vazhdohet nënshtrimi i Veriut me pushkatimet e Ndue Palit e Caf Metit për me mmërrijtë në arrestimet e anëtarëve të Organizatësantikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në fundin e nandorit, e thëmeluemenga Mark Çuni në muejn Maji 1945. Kjo asht Organizata e Parë antikomuniste në krejt Lindjen komuniste kur lufta nuk kishte përfundue ende.
Në Qershorin e vitit 1945, i tradhëtuem nga një kushri i veti (LB), arrestohet nga forcat e ndjekjes At Anton Harapi, që ndodhej i fshehun tek një mik i veti në malet e Dukagjinit. Sillet në Shkodër dhe mbas pak ditësh dërgohet në hetuesi në Tiranë.

Në shtator të 1945 arrestohet dhe masakrohet barbarisht Don Mark Gjani në Mirditë, tue kerkue prej Tij me akuzue Imzot Frano Gjinin, i cili ishte emnue në muejn Maji 1945, mbas largimit të Delegatit Apostolik të Vatikanit nga Shqipnia, Imz. Leone G.B. Nigris, i dëbuem nga qeveria komuniste e Tiranës si zëvendës i Tij në Shqipni. Don Marku ishte sekretar i Regjentit të posa emnuem Imz. Gjinit. Don Marku u torturue nga shefi i sigurimit Bardhok Biba, i cili i dogj kambët me hekur të skuqun, ia sharroi me sharrë dhe, mbasi i vdiq ndër duer, e vari me e pa ashtu të gjymtuem populli i Sh’Palit...mandej, e hodh në breg të prronit me e ngranë qentë e fshatit...
Në muejn dhjetor 1945 mbyllen shkollat e Motrave Stigmatine dhe Servite në Tiranë, të cilat shpejt pasohen edhe në Shkodër, mbas zbulimit të Organizatës “Bashkimi Shqiptar” tue u mbyllë edhe seminaret dhe shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve në Shkoder dhe, tue u nxjerrë jashta Shqipnie edhe jezuitët italianë që nuk ishin të arrestuem me atë rast.
Nësa me 11 Janar 1946 organizohet shpallja e “Republikës”, në Shkodër punohet për me mbushë burgjet e podrumet e shtëpijave të Ulqinakut, Rrojit, Fasli Ademit, Vuksanëve etj. me “armiqtë e popullit” që nuk pajtohen me pushtimin sllavokomunist të Jugosllavisë titiste...
Vetëm qyteti Verior i Shqipnisë, Shkodra, në vitin 1946 kishte 26 burgje, hetuesi dhe sa e sa podrume për tortura dhe masakra të sigurimit të shtetit komunist...të cilat, në një kohë të shkurtë, do të mbusheshin plotepërplot me nga ma të rijtë e deri tek pleqtë e këtij qyteti, që atëherë nuk kishte ma shumë se 28.000 banorë. Pra, gati për 1000 banorë një qendër torturash.
Arrestimet fillojnë me tregtarët e Shkodrës nga të cilët Enver Hoxha kërkon thesaret e arit, të diamanteve e brilanteve, që grabiten nga oficerët e sigurimit ndër arkat e grave të tyne ...të cilëve u shtetzohen fabrikat, pronat, dyqanet dhe shtëpijat e tyne. Vetëm tregtarit Man Tepelia, më ka tregue ishoficeri i ndodhun prezent, Nazif Pira, i janë marrë në rranjët e fiqëve në fshatin e Vukatanës 13 teneqe vajguri me napolona ari. Në Shkodër janë shtetzue mbi 40.000 napolona ari, si dokumentohen nga fletorja zyrtare e asaj kohë...

Me datën 20 Shkurt 1946 pushkatohen Anëtarët e Regjencës At Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati, në breg të lumit Lana në Tiranën “demokratike”...

Me 4 Mars 1946 pushkatohen të akuzuemit për Organizaten “Bashkimi Shqiptar” ku, veç anëtarëve të saj, thëmeluesit Mark Çuni, 26 vjeç, Prof. Gjelosh Lulashi, 30 vjeç, Frano Mirakaj, 29 vjeç dhe Qerim Sadikut, 27 vjeç, i bashkëngjiten me akuza fallse edhe klerikët At Giovanni Fausti, 44 vjeç, At Daniel Dajani, 40 vjeç dhe At Gjon Shllaku, 39 vjeç, të gjithë me nga dy e tre tituj doktoratash përveç laurimit në teologji. Me këte rasë shpejt arrestohet deputeti Prof. Kolë Prela dhe Avokati Muzafer Pipa, që mbytën në tortura. Hetuesia plotson proces – verbal falls të mbajtun gjoja në gjyqin e mbyllun të tyne, ku “pushkatohet” edhe avokati i Nderuem Paulin Pali.Me 23 mars 1946 vritet tradhëtisht në malësi të Veriut edhe dijetari Don Nikoll Gazulli.
Në Malet e Mirditës, me 13 qershor, vritet Mark Gjon Markagjoni, i Pavdekshem në fletët e historisë së asaj krahinë heroike, e cila vazhdoi përpjekjet për Liri deri në vitin 1954.

Mbas vdekjes së Imz. Gasper Thaçit me 25 Maji 1946, fillojnë arrestimet e të rijëve dhe të rejave të shkollave të mesme të Shkodrës. Arrestohen vajzat Marije Tuçi, Angjelina Marku, Agime Pipa, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Frida Sadedini, Viktore Kuka, kurse Marije Zojzi, vritet në Sheldi me burrin e saj Pjetër Deden, nga forcat e ndjekjes.
Në mesin e korrikut 1946 pushkatohet Don Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Dedaj dhe, tek Dugajt’ e Reja, varet Llesh Marashi...Pushkatimet shoqnohen me grupe të mëdha nga të gjitha shtresat shoqnore: qytetarë, fashatarë, studentë, bujq, gra e pleq, që janë arrestue njëheresh dhe dënue randë apo janë mbajtë sa kohë të izoluem në banesen e Guljelm Lukës, pranë Shkollës së Jezuitëve, e mandej me gra e fëmijë janë internue ndër kampet e shfarosjes komuniste.

Në muejn gusht 1946, në Pukë, dënohet Don Nikoll Mazrreku, dhe porsa plotson dënimin interrnohet në Tepelenë dhe Lushnje. Menjëherë mbas Tij arrestohet edhe Don Pjetër Tusha. Në Lezhë arrestohet Don Nikoll Troshani...që i paraprinë ngjarjeve të montueme të shtatorit 1946.
Vjeshta e 1946 fillon me ngjarjet e 9 Shtatorit, që sjellin skenarët e zi të asaj Lëvizje të Postribës, që vazhdoi për sa vite me ngranë koka njerzish të pafajshem...të gjithë, të lidhun gjoja me këte ngjarje që mbetët ndër plagët e pambylluna të historisë. Ndër viktimat e para janë Ata Burra që mbasi u vranë në afërsi të Shkodres, trupat e Tyne u hodhën tek kanali i gjatë pranë Fabrikës së Venës; i arrestuemi i parë i asaj dite asht romancieri Don Ndoc Nikaj, të cilin, mbasi e “mberthyen” me armë kraheqafë, e shetitën mbi një gomar në rrugët e Shkodrës...

Në Lëvizjen e Postribës u banë shumë arrestime dhe mbas sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbytën në hetuesi Kolec Deda, Riza Dani, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Simon Darragjati, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal e Abdyl Hardolli, Prof. Kolë Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, dhe vargu i pafund i klerikëve katolikë që janë një kapitull në vete.
Arrestohen shumë hoxhallarë që masakrohen tek burgu i Kishës së Fretenve: Hafiz Ali Tari, Hafiz Myftia, Hafiz Musa Derguti, Hoxhë Xhemal Najpi, Hafiz Bushati dhe në Tiranë Hafiz Ibrahim Dalliu. Të gjithë krahinat e Shqipnisë pasojnë Shkodrën me arrestime e internime të intelektualëve Maliq Xhemal Bushati, Prenkë Kaçinari, Arshi Pipa, Elez Troshani, Fahri Rusi, juristi Qazim Dani, Adem Bazhdari, Sami Repishti, Ragip Meta, Loro Vata, Kolë Alimhilli, R. Barbullushi, Qazim Dervishi, Xhevat Meta, Qamil Nikshiqi, Ruzhdi Baja, muzikanti Gac Çuni, vëllaznit Serreqi Gjoni, Ejlli, Luigji dhe Cini, që do të pushkatohet etj. Të kësaj kohë janë edhe mbytjet në torturë të Profesorëve Qemal Draçini dhe Simon Deda. Vriten barbarisht vëllaznit Pal e Mark Thani dhe në Gjirokastër vriten ushtarët Xhel Kamata e veterineri Paulin Shestani.
Vazhdojnë arrestimet me Don Mark Bicaj, At Karlo Serreqi, Don Ndre Simoni dhe në Tiranë, At PjeterMëshkalla, Don Shtjefën Kurti, Imzot Irene Banushi, Ipeshkëv orthodoks që punoi për unifikim të Kishave, At Pashko Gjadri, At Mëhill Troshani. Dora e sigurimit tashti zgjatet deri në Korçë ku arrestohet Papa Josif Papamihali...që do të gjejë edhe një nga vdekjet ma të shemtueme, të organizueme nga sigurimi kur po punonte në kënetën e Maliqit; Atij i bie të fikët dhe për së gjalli policët e mbulojnë me baltë, ku Ai jep edhe Shpirt...

Në Mirditë arrestohet Don Prenkë Qafalia në nandor të 1946, katër ditë para se forcat e sigurimit organizojnë me Asllan Licin e Pal Mëlyshin vrasjen pa gjyq të Don Luigj Picit, me 10 Nandor në fshatin Reç të Koplikut të Shkodrës.
Në Elbasan arrestohet një tjetër klerik At Petraq Isak...i cili dënohet me 15 vjet burg.
Në Shkodër, me 12 Nandor arrestohet Don Mark Hasi, sekretar i Argjipeshkvisë, At Donat Kurti, drejtor i Gjimnazit Fretënve, dhe meshtari i ri Don Anton Muzaj...
Në Tuztë Malit të Zi pushkatohet Imz. Nikoll Tusha, një nga Klerikët Katolikë ma aktiv, që ia ka kushtue gjithë jeten e Tij bashkimit tëTrojeve tona...bashkluftëtar me Cafo Beg Ulqinin.
Me 15 Nandor 1946 në Shkoder Kuvendi Françeskan kthehet në burg....
Arrestohet Provinçiali i Fretënve At Mati Prennushi dhe Rektori At Çiprian Nika...

Arrestohen ato ditë edhe Imz. Frano Gjini, Regjent i delegacionit Apostolik në Shqipni, Imzot Nikoll Deda, Don Tomë Lacaj, At Pal Dodaj, At Mëhill Miraj, At Gjon Karma, Don Ndoc Sahatçija, Don Nikoll Shelqeti, Fra Ndue Vila dhe xhakoni Zef Pllumbi. Me këte grup u arrestue edhe deputeti Zef Haxhija nga Shkodra. Akuza kryesore asht “futja e armëve në Kishë”, vepër e cila u krye edhe në Orosh të Mirditës nga sigurimi i shtetit komunist, mbas instruksionit të oficerëve jugosllavë, ngjarje e cila lidhej me vepra të tilla të kryeme pothuej në të gjitha vendet komuniste të Europës Lindore, satelitë të Bashkimit Sovjetik, që drejtohej nga Stalini dhe Beria.
Me 17 Nandor Don Zef Maksen, misionar gjerman në zonat e thella të Mirditës, mbas dënimit me dy vjet në burgun e Tiranës, merret nga burgu dhe pushkatohet tradhëtisht...
Në Prizren të Kosovës bahet gjyqi i njohun nga trupi gjykues jugosllav i të akuzuemve në organizaten “Katoliçeskaja banda” dhe pushkatohen At Bernardin Llupi, vajza Maria Shllaku nga Shkodra si dhe mësuesit e nderuem Kolë Parubi dhe Gjergj Martini...Me 25 Nandor, hapet edhe një gropë për Këta Shqiptarë mbas vrasjes Prof. Ymer Berishës e Kolë Margjinit!

Në fillim të Dhjetorit 1946, mbytet në tortura nga katilët Fadil Kapisyzi e Dul Rrjolli dijetari At Bernardin Palaj...i cili, vorroset në oborrin e hetuesisë, ish konvikti “Malet tona”.
Vazhdojnë arrestimet e Françeskanëve At Alfons Çuni, At Aleks Baqli, At Leon Kabashi, At Sebastjan Deda në Shkoder, ndërsa në Vlonë arrestohet Imzot Jul Bonatti, i porsasjellun nga Italia, që mbasi u dënue me 5 vjet heqje lirije, dërgohet në një çmendinë ku e shkyjnë të “sëmurët”.
Ky shkrim asht vetem një skicë e thjeshtë, ku unë kam vue penelatat e para të atij kuadri aqsa të dhimbshëm, sa edhe të zymtë, të përgjakun nga një terror i pashembullt në histori, që kje organizue nga specialistët jugosllavë të Beogradit me “urdhën” nga Moska staliniane. Për këte vepër u zgjodhën kuadrot terroristë të sigurimit të shtetit shqiptar nga vetë Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Kadri Hazbiu e të pasuem nga fanatikë anadollakë e sllavokomunistë të gjithë bashkë “grusht çeliku rreth partisë”, me kriminelët Zoji Themeli, Ndrekë Nallbani, Zoji Shkurti, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Aranit Çela, Mustafa Iljazi, Gjon Prendushi, Dulaç Lekiqi, Çesk Shoshi, Idriz Çoba, Bashkim Kasoruho, Fadil Kapisyzi, Nesti Kopali, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Xhevdet Miloti, Pjerin Kçira, Zoji Shkurti, Elez Mesi, Nevzat Haznedari, Kapo Kapaj, Gafur Çuçi, Lin Çollaku, Asllan Lici, Bardhok Biba, Toger Baba, Faik Nuti, Sadik Rama, Bexhet Meksi,Xhemal Selimi, Haki Llazani, Filip Pema, Ferit Mandija, Hamdi Ulqinaku, Ali Qorri, Fadil Paçrami, Gjeli Argjiri, Tonin Miloti, Misto Bllaci, Gjon Banushi, Rasim Dedja, Isa Miloti, Anastas Koroveshi, Niko Çeta, Ago Dino,Zurdi Shehu, Ali Paçrami, Petrit Hakani, Halim Ramohito, Thoma Rino, Zhule Çiriako, Alush Bakalli, Shyqyri Qoku, Jonuz Dini, Ahmet Suji, Shyqyri Kaçorri, Bastri Beqiri, Bilo Bregu, Zija Dibra, Vaskë Koleci, Çiril Pistoli, Fahri Kraja, Hys Zaja, Faik Spahija, e sa të tjerë që nuk harrohen kurrë nga Ata Shkodranë fatzezë që kanë pasë rasën me ra ndër thojtë e këtyne katilave ...derisa, një ditë u doli Shpirti nga gazepi, torturat dhe tmeri i pashoq që kanë provue prej këtyne bishave të pranguem, të gjakosun dhe të shkrryem ndër çimento të qelive të akullta të sigurimit!

Në këte 65 vjetor të këtij viti të përgjakun nuk duhet të heshtim, të flejmë në gjumin e randë të narkozës që komunistët kerkojnë me i vue Popullit Shqiptar!
Në këte 65 vjetor të këtij viti masakrash, po nuk u dënue përfundimisht tradhëtari Enver Hoxha, Shqiptarët shumë shpejt do të puthin përjetsisht prangat e robnisë komuniste!
Në këte 65 vjetor të këtij viti të mnershëm të kerkojmë nga të gjitha intitucionet e vendit dhe ndërkombëtare hapjen e dosjeve dhe dënimin e figurave kriminale, tue fillue nga terroristët Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, e kështu me rradhë deri tek ata që ishin roje dere në hetuesi, burgje e kampe shfarosje ku, nga Populli Shqiptar kanë humbë jeten mbi 45.000 viktima nga komunizmi barbar, gjakatar dhe kriminal i pashembullt në krejt Lindjen Europiane...


_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:58 pm

Mesnata e ftohtë e një pushkatimi barbar, 60 vjet më parë


Pas pyetjesh e kërkimesh të shumta, aty nga viti 1993, buzë lumit Erzen, nën një kodrinë afër Urës së Beshirit, u zbulua një gropë me eshtra njerëzish. Ç’qe ajo gropë? Prania e grave të përzishme dhe e burrave të tronditur, tregonte se nuk ishte gjetur një tumë ilire, por një varr i përbashkët, varr makabër i vitit 1951. Nga shenja të ndryshme
ata njohën mbetjet nga trupat e 22 njerëzve të dashur, të pushkatuar në mesnatën e 26 shkurtit 1951, të lidhur tok me tela me gjemba, midis tyre dhe një vajzë. Oh tmerr! Përse i vranë ata?
Nuk do të mjaftonin vrasjet e shumë patriotëve, pa gjyq e me gjyq, që nisën qysh nga nëntori i vitit 1944, kur sadisti Mehmet Shehu, i njohur për epitetet “terror i bardhë”, “terror i kuq”, në vitin 1949 do të shprehej: “Ne duhet ta ashpërsojmë luftën kundër armiqve të pushtetit tonë, të vrasim njerëz që të mundemi të përballojmë situatën.”
Viti 1951 qe një kohë, kur shumë qytetarë të zhgënjyer shpresonin, se pas prishjes me jugosllavët, do të ndodhnin ndryshime të thella. Ata që kishin radio, dëgjonin më kot Radio Londrën, me sinjalin e njohur “Ju flet Londra!”, apo Ankaranë, me “Burasi Ankara!” Ndërkohë natën nëpër rrugët e taracat e Tiranës, aktivistët e Frontit Demokratik, kërkonin fletushkat e hedhura nga duar të panjohura, ndoshta edhe nga qielli, kurse ditën nëpër trotuare, civilë të paguar gjurmonin kalimtarë të dyshimtë. Në mure u dukën pankarta me fjalën e rreptë “Vigjilencë!” Në Durrës, kur qytetarët ktheheshin në shtëpi, gjenin mbi radio letra me shënimin tronditës:”mos hapni radion në kanalet italiane!”. Në bregdet pushuesit porositeshin të ndërprisnin lojën me domino e të hynin ndër fjetore. Nga dritaret dukej në muzg patrulla e rojeve bregdetare me armë në duar. Banorët e majmur të Bllokut, natën shihnin ëndrra të frikshme me sulme të befasishme nga deti e ajri dhe nga malet. Ndaj zgjoheshin të trembur dhe në mbledhje të fshehta, hartonin lista arrestimesh me emra të diktuara nga krerët kryesorë të partisë, disa të njoftuara edhe nga agjentët e sigurimit.
Befas, në krahun e shkretë të oborrit të Ambasadës Sovjetike në rrugën e Durrësit në Tiranë, shpërtheu një sasi e pakët dinamiti, nga e cila u thyen vetëm disa xhama. Dhe ja, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, u shoqëruan të lidhur mbi treqind vetë, midis tyre, Sabiha Kasimati, dijetare e Institutit të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, Prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rok Radovani, profesor i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë. Nga listat e zeza nën diktatin e E. Hoxhës dhe të M. Shehut, u përzgjodhën për pushkatim 22 vetë, të gjithë banues në Tiranë. Shumë njerëz qenë të bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit, duke fashitur kështu ëndrrat e shpresat e qytetarëve për shembjen e diktaturës. Asnjë nuk u pyet për ngjarjen e bujëshme me dinamit, por veç për ndodhi e biografi të paraluftës. Madje pati zyrtarë rusë që ndërhyn për lirimin e disa prej tyre. Ishte koha, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, po bënin hapat e para.
Ata 22 fatkeq, pasi lindën, u rritën dhe u shkolluan, ecën nëpër udhën e jetës, herë me gëzime të pakta, herë të tronditur nga zhgënjime, apo nga dramat familjare, së fundi do t’i priste një mbarim tragjik, nga dora gjakatare e tiranit komunist E.Hoxha dhe e xhelatit M. Shehu. Pas arrestimit u pushkatuan në mbarim të pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar, në mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit. Ky veprim u quajt i përligjur, sipas një dekreti mizor me gjashtë nene, për „veprimtaritë terroriste“ që u hartua me vonesë nga kreu i Ministrisë së Brendshme M. Shehu dhe u miratua rrufeshëm nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Byroja e PPSH, më 26 shkurt 1951, kur gjithçka, pa gjyq, kish marrë fund. Ministri i Drejtësisë u përjashtua nga kjo orgji juridike e pështirë. 26 shkurti shënon një datë të zezë të drejtësisë shqiptare që ngjeth jo vetëm çdo jurist në botë, por edhe njeriun më të thjeshtë. Një oficer i lartë i asaj kohe të mbrapsht dëshmon: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk është bërë gjyq dhe këtë e them pasi nga pyetja që bëhej nga zyrat e Ministrisë së Brendshme, ata janë çuar direkt në vendin e pushkatimit dhe nuk është lënë kohë për gjykimin e çështjes..“ Pra, asnjë seancë gjyqësore nuk u zhvillua. Nuk u dëgjua as prokurori, as gjyqtari. Mungonin dëshmitarët dhe avokati. Viktimat, të lidhur me tela me gjemba të kohës së luftës, i hipën në një kamion. Jonuz Kacelin të vdekur nga torturat e hodhën nga dritarja. Askush prej tyre nuk u njoh me vendimin. Në mes të natës, kur era e maleve ulurinte si mallkim, i pushkatuan barbarisht të gjithë ashtu siç qenë, të lidhur tok. Kur krismat e armëve pushuan, u dëgjua britma e dhimbshme e një gruaje: “Ç’i paskam bërë perëndisë!“ Ishte Sabihaja! Plumbi nuk e kishte kapur! Atëhere ushtarët u sulën dhe ia shuan jetën, duke e qëlluar egërsisht me kondakët e pushkëve. Pas disa çasteve britma pushoi. Ndihej vetëm ulërima e erës dhe rrjedha e tërbuar e Erzenit. Një vetull hëne e pikëlluar rrezëllinte midis reve. Të vrarët, ashtu siç qenë, i mbuluan shkel e shko, në një gropë të përbashkët. Gjithçka kishte marrë fund. U dëgjua një motor që u ndez. Xhelatët, pasi mbaruan detyrën me sukses, u zhdukën si hajna nëpër natë. Në të nesërmen nëpër shtëpitë e Tiranës, fshatarët e fshatit pranë, trokitën të tronditur në dyert e miqve të tyre dhe sipas një zakoni të lashtë, rrëfyen se ç’kishte ndodhur në mes të natës. Më vonë, ndërsa punohej për shpyllëzimin e asaj zone, një traktoristi i ra të fikët, kur pa që traktori nxori papritur një kufomë gruaje dhe po e zvarriste. Qe trupi i patretur i martires Sabiha Kasimati…
Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta. Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kish dhënë një vendim: dënimin me vdekje për 22 të vdekur!! Në atë dokument të turpshëm mungon sërish një nënshkrim. Pra, bllokmenët, uzurpatorët e Shqipërisë, me atë vrasje, kërcënuan gjithë popullin liridashës, kërcënuan drejtësinë, kërcënuan edhe Zotin. Me këtë rast E. Hoxha u rek të tregonte dashurinë e madhe për miqtë e rinj sovjetikë, e mbi të gjitha të qetësonte jetën e tij të mbrapsht. As Shekspiri i tragjedive, s’do të mund të gjente fjalë për të treguar, sesi brenda një nate u krye ajo masakër e llahtarshme.
Pas atij akti kriminal, diktatori E. Hoxha do të hakërrehej me grushtin lart: “Reaksioni i brendshëm është strukur si miu dhe po lëvizi, e piu e zeza!”
Ja cilët ishin ata, që humbën jetën, shumica në moshë të re, pa asnjë faj, nga pushkatimi mizor në natën e ftohtë të 26 shkurtit 1951: -Sabiha Kasimati, 38 vjeçe. E lindur në Edërne të Turqisë, e diplomuar në Itali. Megjithëse iu ofrua një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo vajzë patriote e ditur, dëshiroi vendin e saj, Shqipërinë. Pas kthimit në atdhe, punoi në Institutin e Shkencave krahas shkencëtarëve të shquar në histori. Si ishte e mundur të dënohej me vdekje dhe të masakrohej një engjëll si ajo? Fajtor për këtë krim barbar ndaj asaj vajze të rrallë dijetare, ishte vetë dora e përbindëshit ziliqar, E. Hoxha. -Tefik Shehu 39 vjeç, i lindur në Gjakovë. I diplomuar në Zagreb për ekonomi, financë dhe drejtësi. Në vitin 1939 u vendos e punoi në Tiranë. Pas pushtimit të Shqipërisë u kthye në Gjakovë. Atje u arrestua nga serbët, por mundi të shpëtonte me ndihmën e nacionalistëve shqiptarë. Më 1945 u arrestua nga komunistët shqiptarë në Tiranë, por me ndihmën e avokatit Koço Dilo, shpëtoi nga pushkatimi. Më 26 shkurt 1951, askush nuk mundi ta mbronte nga vandalët. -Pjerin Guraziu 45, vjeç i lindur në Shkodër. Doktor i Shkencave Ekonomike, sportist me rezultate të nivelit ndërkombëtar. Pedagog në shkollën tregtare të Vlorës. Drejtor i Doganës së Tiranës më 1938. Pas luftës, shef finance në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Bujqësisë. Anëtar i komisionit për organizimin e garave atletike në Ballkaniadën e vitit 1946. Për këto aftësi meritoi pushkatimin. -Jonuz Kaceli 43 vjeç U lind në Tiranë, në familjen e madhe patriote të Kacelëve, e njohur për shërbime në dobi të atdheut, në ekonomi, kulture, art etj. Më vonë, sipas një dëshmitari, për këto vlera, sadisti i Ministrisë së Brendshme e vrau në tortura dhe e hodhi nga dritarja. Shkuan vite dhe sadisti i “terrorit të kuq”, u dergj në shtrat i vrarë. -Anton Delhysa, 47 vjeç. U lind në Prizren, specialist ndërtimi, kreu me përfundime të shkëlqyera Shkollën Teknike të Fulzit. Njihet si drejtues i punimeve për ndërtimin e Shkollës Amerikane në Golem të Kavajës, të Shkollës Teknike të Fullcit dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Pas luftës, drejtoi punimet për për ndërtimin e fabrikës së sheqerit në Maliq, për spitalin në Gjirokastër, për fabrikën e tullave ë Vorë etj. Për punën e tij, u dekorua edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, së fundi edhe me pushkatim… -Haki Kodra-, 30 vjeç. U lind në Dibër të Madhe. Pasi u diplomua për ekonomi në Universitetin e Zagrebit, u kthye në Dibër, ku ngriti një biznes të madh, por u luftua nga serbët, ndaj u largua dhe u vendos më 1940 në Tiranë. Pas luftës punoi në sektorin ekonomik deri në vitin e zi të pushkatimit 1951. -Gafur Jegeni, 41 vjeç. U lind në Dibër.Ishte një nga përfaqësuesit e shquar të Jegenëve të Dibrës. Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali. Nga viti 1935 më 1937, komandant i kufirit bregdetar në Shqipëri. Në ditët e prillit 1939 në Vlorë, me gradën kapiten, kreu detyrën si patriot për mbrojtjen e atdheut. U arrestua dhe gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, më pas u internua në Ventotene. U lirua nga anglo-amerikanët më 1943. Pas kësaj u tërhoq nga ushtria deri në shkurt të vitit 1951. Epilogu: Në vend të plotonit ushtarak italian të ekzekutimit, u ndodh përballë skuadrës së ekzekutimit barbar me ushtarë, që mbanin yll të kuq në ballë. -Myftar Jegeni, 36 vjeç. U lind në Dibër. Kreu Akademinë Ushtarake më 1937 në Itali. Me gradën kapiten më 7 prill 1939, luftoi në Durrës për mbrojtjen e atdheut, më pas edhe kundër ushtrisë gjermane. Kundërshtoi masakrat jugosllave, ndaj serbët pasi e arrestuan e dërguan në duart e komunistëve në Shqipëri. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, punoi llogaritar në një ndërmarrje ndërtimi në Tiranë, deri në vitin 1951. Nuk mundi të punonte më sepse në mesnatë e priste pushkatimi i pabesë. -Manush Peshkëpia, 39 vjeç, poet patriot, u lind në Vlorë. Analistët e letërsisë e rendisin krahas me Fishtën. Poradecin, Koliqin, Kutelin etj. Ja, si është shprehur shkrimtari i shquar Vedat Kokona: “Shumë nga shokët e mi vdiqën zemërplasur pas dekada vuajtjesh dhe mjerimesh. Një nga këta fatzinj ishe edhe ti, Manush. Askush në këtë sallë dhe jashtë saj nuk të ka njohur si të kam njohur unë, si vëllai, gjashtëdhjetë vjet më parë…Shumë njerëz kam njohur në jetën time, pak kam çmuar, shumë pak kam dashur siç të kam dashur ty. Ti shkruaje vjersha pa e hequr veten poet, të mos jeshë poet në vargje, nuk është faj. Faj është të mos jeshë njeri. Ti, Manush, ishe poet njeri”. Edhe pas pushkatimit nga terrori i kuq në mesnatën e 26 shkurtit, ky poet njeri mbeti i gjallë në vargje e në dritë. -Reiz Selfo, u lind në Gjirokastër. U shqua si një nga sipërmarrësit e aftë në tregëti dhe në ndërtim. Disa nga veprat, si Firma “Selfo” në Vlorë, Ura e famshme e Dragotit mbi lumin Vjosë, Ura e Bënçës në Tepelenë, disa shkolla, ndër to, Gjimnazi në Gjirokastër dhe shumë të tjera, janë tregues të qartë të ndihmesës së tij për lulëzimin e Shqipërisë, por dora e diktatorit E.Hoxha, më 26 shkurt 1951, ia rrëmbeu pa mëshirë, jetën këtij biznesmeni të madh patriot. -Qemal Kasaruho, 49 vjeç. U lind në Gjirokastër. Ekonomist, zotërues i disa gjuhëve të huaja, Në vitet 20-40 punoi si kryeinspektor në doganën e Sarandës, më pas drejtor i përgjithshëm i Monopoleve dhe i Tatimeve në Ministrinë e Financave, ndër kohë mori pjesë në luftën kundër pushtueve italo-gjerman. Pas luftës nuk u pranua të punonte si ekonomist në Tiranë, por jashtë saj, në minierën e Rubikut, së fundi jashtë nga jeta, por nuk mundën ta fshinin nga kujtesa e Kombit. -Zyhdi Herri, 30 vjeç. U lind në Tiranë. Studjoi në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Tiranës, më pas vazhdoi studimet për drejtësi. Gjatë luftës bashkëpunoi me Frontin N.Ç. Pas luftës kryeredaktor i gazetës Bashkmi në Tiranë. Më pas e priste pushkatimi pa gjyq. e pa faj. -Gjon Temali, 47 vjeç. U lind në Shkodër. Në vitet 40 studioi për farmaci në Universitetin e Firences. Nga viti 1946 deri në shkurt të vitit 1951, farmacist në Spitalin e Tiranës. Ky njeri, i përkushtuar në shërbimin human të mjeksisë, duhej të vritej si “terrorist”, pa gjyq e pa faj. -Petro Konomi, 30 vjeç. U lind në Kajro. Kreu studimet e larta në Turqi në Robert Kolezh, mandej në Akademinë Ushtarake në Itali. Gjatë luftës përkrahu Frontin N.Ç. Pas luftës u emërua në ATSH. Edhe ky punonjës engjëll, duhej lidhur me tela, për t’u vrarë. -Niko Lezo, 50 vjeç. U lind në Delvinë. Kimist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Ka kryer Universitetin e Tuluzës. në vitin 1921. Më 1923, ngriti të parin laborator kimik.në Tiranë. Po atë vit zgjidhet deputet i Delvinës. Më 1940 arrestohet e internohet në Ventotene. Pas luftës punon sërish kimist në laboratorin, tashmë nën vartësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky themelues i paharruar i laboratorit të parë shqiptar, duhej pushkatuar pa mëshirë. -Pandeli Nova 59 vjeç. U lind në Opar, në një familje të pasur. Ekonomist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Deri në vitin 1944 u mor me tregëti dhe njëkohësisht ndihmoi Frontin N.Ç. Pas luftës punoi në një shoqëri tregtare çeko-shqiptare. Ky prind, i një djali partizan në mesnatën e 26 shkurtit 1951, do të dëgjonte për herë fundit, zërin e ashpër të komandantit partizan: Zjarr! -Thoma Katundi- Më i “vjetri” në moshë, 64 vjeç! U lind në Katund të Korçës. Ish-vatran në SHBA. I djegur nga malli, u kthye në atdhe dhe punoi me ndershmëri. I edukuar nga idetë demokratike amerikane, duke përbuzur çdo tirani, humbi jetën më 26 shkurt 1951. Faji i tij nuk ishte vetëm dashuria për lirinë, por edhe malli për atdheun. -Mehmet Shkupi, 58 vjeç. U lind në Shkup dhe banoi në Tiranë. Ish pronar me arsim të mesëm dhe me profesion nëpunës kaloriferi. Dyshohej si “agjent” i Legatës Franceze dhe se zhvillonte veprimtari terroriste. Pra prova konkrete për dënimin me vdekje pa gjyq, shërbeu sajesa me emrin dyshim. -Ali Qorralliu, 61 vjeç U lind në Tiranë. Tiranas i pasur. Jurist. Kreu studimet e larta në Kolegjin Juridik të Selanikut. Në kohën e luftës ka perkrahur Ballin Kombëtar, ndaj u burgos nga regjimi komunist. Megjithatë pas lirimit nuk ndërmori asnjë veprim kundër regjimit. Pa patur asnjë trashëgimtar, u arrestua si “terrorist“ dhe u pushkatua pa mëshirë, pa gjyq. La vetëm kujtimin e një njeriu, të ditur e të pasur. Kur u zbulua varri, u vu re se para pushkatimit ia kishin shkulur dhëmbët e florinjtë. -Fadil Dizdari, Me origjinë nga Shkodra, u lind në Kavajë, Në kohën e Zogut kishte punuar si sekretar prefekture. I dashuruar pas librave dhe të fejuarës së vet, mbante hapur një librari në qendër të Tiranës. U arrestua dhe u pushktua pa gjyq, i dyshuar si “terrorist”, apo “armik i Pushtetit. Popullor.” Në të vërtetë faji i tij, ishte bujaria, teksa shiste pothuaj falas kryeveprat botërore, të ashtuquajtuara “të verdha”, të autorëve me famë, si Viktor Hygo, Aleksandër Dyma, Frederik Shiler etj. Shpëtoi vetëm unaza e fejesës që u gjet në gropë, për të dëshmuar për krimin e fshehtë e barbar në mes të natës. -Hekuran Troka, 32 vjeç. U lind në Kuçovë dhe banoi në Tiranë, me profesion tregtar. Në listën e zezë për këtë djalë të hijshëm, është shënuar “tregtar i dyshimtë spekulant”, “agjent i shërbimeve të huaja” dhe “terrorist”. U pushkatua i dyshuar, pa gjyq. Familja u internua e punoi në punë të rënda për bukën e gojës. Ja, si dënoheshin me mungesë provash e vriteshin natën ata, që dyshoheshin. -Lluka Rashkoviç, 51 vjeç. U lind në Mal të Zi. Ka ardhur në Shqipëri me familjen në kohën e mbretërisë. Gjatë kohëve të ndryshme u mor me transport udhëtarësh, në Shqipëri e Ballkan, jashtë çdo rryme politike. Për gjithë këtë jetë të pastër dhe punë të ndershme në shërbim të vendit tonë, u arrestua dhe u pushkatua pa gjyq.
Për gropën e braktisur në errësirën e ftohtë 60 vjet më parë, nga xhelatët e nga fajtorët e shekullit, folën eshtrat, folën edhe gurët, folën arkivat e zbuluara edhe ato si gropa e të vrarëve, foli dhe kujtesa e njerëzve të ndershëm, e motrave, e vëllazërive, e nipave, e qytetarëve dhe e fshatarëve të ndershëm. Folën me zë të lartë që ta dëgjonte bota dhe rinia të merrte vesh, megjithëse me vonesë, se kush ishte në të vërtetë Republika Popullore Socialiste, apo Komuniste e E. Hoxhës dhe e M. Shehut, “fanar ndriçues”, burg apo varr i përbashkët i shqiptarëve?

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:58 pm

Udhëtim me Nezi Alizotin për një varr të humbur
Miranda HAXHIA

Në udhëtimet me Nezi dhe Sevim Alizotin mbeta e gozhduar qysh prej Korçe. Promovohej biografia e Fehim Bej Zavalanit, stërgjyshit të tyre, babait të publicistit dhe atdhetarit të shquar, Tajar Bej Zavalani. E vështroja Nezin dhe motrën e saj Sevimin gjatë ceremonisë së librit dhe pyesja veten: Po unë çfarë do t'u rrëfej nipërve dhe mbesave për të parët e mi? Kush e di sa krenare duhet të jenë këto dy zonja të urta, të thjeshta dhe të mençura për trungun nga kanë rrjedhur. Por kjo do të zgjaste shumë pak, pasi historia e jetës së tyre më bëri të mendoj pyetjen pasardhëse: Kushedi çfarë dhimbje ndjejnë këto dy zonja të urta, të thjeshta dhe të mençura kur qëndrojnë për një çast mbi trungun e prerë dhunshëm të familjes së tyre nga regjimi komunist!

***

Atë kohë ishte prill. Nezi Alizoti ishte vetëm tre vjeç. Nuk e kuptonte se një gjyq special, pikërisht në vitin 1945, do t'ia dënonte gjyshin me pushkatim.

Po kështu, më vonë, shumë më vonë, do të mësonte se gjyshin e saj nuk e kishin kapur plumbat e skuadrës së pushkatimit ashtu si gjashtëmbëdhjetë burrat e tjerë. Atë çast, ai kishte mundur të fliste: "Sipas ligjit ndërkombëtar më falet jeta…".

I kthehen duke i thënë: "Komunistët nuk njohin ligje…" dhe e gjuajnë me plumb pas koke.

Sa herë janë përsëritur këto fjalë: Komunistët nuk njohin ligje! Sa njerëz u zhdukën pas kësaj fjale!

Nezi, motra dhe vëllai i saj, nuk kujtojnë a i thirrën ndonjëherë "gjysh" atij burri të mençur që ishte shkolluar në Turqi.

Ishte pesë vjeç kur i dënuan të atin me varje, Riza Fejzi Alizoti, inxhinier nafte. Nëpër mjegull kujton ndonjë tipar të të atit, ndonjë belbëzim që nuk do ta shqiptonte kurrë më, pas moshës pesë vjeçare, baba!, apo përqafimet që u kanë munguar gjithë jetën, përqafime e përkëdhelje që dinë të japin veç etërit.

Nëna e saj, Vera Alizoti (Ypi), u end nëpër internime, derisa dha shpirt në Kryevidh të Kavajës në vitin 1970, pa mundur të bëjë paraqitjen e radhës, të orës pesë në mëngjes e të orës pesë pasdreke te operativi. Rrojti shumë, ishte vetëm 46 vjeç kur u nda nga jeta prej një sëmundjeje të rëndë, pa mjekim dhe pa ndihmë.

Nezi është e motra e Fejzi Alizotit të ri, kaluar gjithë jetën në internim dhe në burgjet e Spaçit Qafë-Barrit.

Janë histori që nuk rrëfehen në udhëtimin e shkurtër nga Tirana në Kuçovë.

***

Rrugën e Kuçovës e kam bërë me dhjetëra herë, por nga rrugëtimi i fundit në atë cep qyteti, mësova se nuk kisha shkuar asnjëherë në jetën time. Ndokush mund të mendojë se kjo nuk është fort e qëlluar, por besoj se njeriu udhëton jo vetëm kur shpie diçka, por kur mbart me vete diçka nga qyteti në kthim. Atë rrugë e kam bërë me fëmijët e mi, por nuk kam patur histori të mëdha, të vërteta për t'u rrëfyer. Jeta ime, gjyshërit e mi, prindërit e mi nuk kanë ngjarje, nuk kanë të pathëna. Ata që nuk jetojnë më e kanë një varr dhe unë e di. Ata që jetojnë ende e kanë një strehë e pikëpjekja me ta është një thjeshtësi e thellë.

Kurse të udhëtosh me Nezi Alizotin do të thotë të vështrosh me sy fëmije e të kuptosh se toka ku ti ecën, bari ku ti shkel mund të gjëmojë nga rënkimet dhe eshtrat e të humburve, të vrarëve, të pushkatuarve, të varurve, të zhdukurve përgjatë diktaturës.

Në anë të rrugës, mes lulishtes, gati e padukshme, është një pllakë e thjeshtë mermeri. Nuk ka madhështinë e lapidarëve të luftës, as shtrenjtësinë e lapidarëve të aksidenteve rrugore. Është një kujdes njerëzor i Bashkisë së Kuçovës, e cila e nderoi inxhinierin që punoi në atë qytet.

Një pllakë përkujtimore për ditëlindje dhe ditëvdekje. I lindur dhe i varur në të njëjtën ditë, 36 vjet jetë midis.

Pikërisht aty, ku dikur lëshonte degët një rrap i vjetër, u var një njeri. Iu hodh litari i vdekjes një inxhinieri të zot nafte. Ishte viti 1947, koha kur pushteti i Hoxhës po u hidhte litarin të gjithë njerëzve të shquar shqiptarë, në të gjitha familjet e njohura, në të gjithë shtresën që në kohë të ndryshme, kush më shumë e kush më pak, kishin vënë nga një gur në themelet e shtetit shqiptar.

Rrapi, kjo pemë e vjetër, dëshmitare e pagojë nuk është më. E kanë prerë. Ndoshta nga frika se do të rrëfente çastet e fundit të jetës së inxhinierit. Ndoshta nga babëzia për të prerë, për të vrarë, për të shkulur… rrënjët e atdheut!

Një njeri kujton se ishte fare fëmijë atë vit të largët, ishte buzëmbrëmje, kur bashkë me dy-tre shokë vërtiteshin rreth rrapit për të marrë nga një govatë betoni ndonjë pije të freskët që ishte futur në akull. Panë që po varnin një njeri. Tregona, o dëshmitar! Oh, sikur ta dinit ju si ishin ato çaste të fundit për babain tuaj! Nuk mund të rrëfej, e kam të pamundur! Juve, vajzës së tij, jo, nuk është e drejtë!

Nezi përlotet. Ka mësuar fundin e gjyshit, dëshirën e vetë vdekjes për të mos e marrë. Plumbat këmbëngulës të komunistëve për ta vrarë. Ndërsa litari i të atit, vuajtja e tij, çastet e fundit… vetëm një perëndim dielli mund ta zbusë dhimbjen. Vetëm një agim mëngjesi mund ta kthjellojë arsyen deri në fund e të bëjë një kompromis me paqen dhe me jetën e gruas që u rrit pa gjysh, pa baba, më tej pa nënë dhe gjithmonë me frikën se po të rrëfente se cila ishte, do ta dënonin edhe atë, edhe motrën apo vëllain.

***

Rizai, kishte bërë një "krim" të madh për diktaturën, ishte shkolluar në Stamboll në "Robert College", vijoi studimet në Shkollën Teknike "Harry Fultz". Më tej, në vitin 1929 filloi studimet e larta në Angli, për inxhinieri miniere. Po kështu, si Rizai kishte edhe shqiptarë të tjerë që studiuan në Angli, Rizai u kthye në Shqipëri që të punonte në vendin e tij. U emërua me punë në puset vajgurore të Kuçovës. Ai u internua prej italianëve në Porto Romano, pasi bashkohet me punëtorët për të drejtat e tyre.

Riza Fejzi Alizoti me jetën mbërthyer në litarin komunist nuk e shëmtoi as rrapin e vjetër, as familjen e tij, as jetimët që la pas, as Shqipërinë. Ajo vdekje ashtu si dhjetëra e qindra të tjera përgjatë diktaturës, shëmtuan vetë sistemin që tashmë mbahet me ndonjë cep përroi ku eshtrat e të humburve nuk gjenden e askush nuk rrëfen kurrgjë; me ndonjë cep lakmie për të zhbërë, tjetërsuar e zhvlerësuar rolin e madh që pati jo vetëm jeta, shkollimi, puna e atyre njerëzve, por edhe vetë dënimi i tyre me të cilin mburreshin e lëvdoheshin paranojakët e sistemit, ajo vdekje është vetëm dinjitet.

Në fund të rrugëtimit, Nezi kujton çastet kur nëna e saj vuante dhe në përpjekje të mundimshme për ta kuruar, përgjigjja e funksionarëve të Ministrisë së Shëndetësisë në atë kohë në Spitalin Onkologjik e kujtoi: "Nuk është çerdhe e Alizotëve këtu".

***

Kurse sot, udhëtimet e Nezit janë udhëtime në kërkim të varreve. As gjyshi i saj, as babai i saj nuk e kanë një varr. Gjyshi, të paktën prehet bashkë me gjashtëmbëdhjetë martirë të tjerë. Rënkimet e tyre janë të njëhershme dhe dhimbja shpërdahet. Po babai i saj? Ku është përroi ku mendohet se e kanë varrosur? Edhe një pllakë tjetër në buzë të tij, në cep të Kuçovës nuk e mposht dot rënkimin e të zhdukurve.

Në ka një gjest që mund të mbulojë çdo mërmërimë mbi gjashtëdhjetë vjeçare që vjen prej eshtrave të të humburve është violina e Plarentit, djalit të Nezit, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur mësoi se tingëllima e muzikës së tij përbënte rrezik për regjimin e Enver Hoxhës, pasi ishte nip i një gjyshi të varur në degën e një rrapi të vjetër në qytetin e vogël të Kuçovës.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:59 pm

Dushaj: Si me pushkatuan babain qe ishte kunder komunizmit

E Hene, 04 Prill 2011


Histori me Zhurmues, viti 1946. Ne 19 korrik 1946, gazeta "Bashkimi" e asaj kohe shpall vendimin e gjyqit te Shkodres kunder 21 te akuzuarve si kriminele lufte dhe armiq te popullit, pjesemarres ne "Kryengritjen e Malesise se Madhe", Llesh Marashi, Don Alfons Tracki, Kole ashiku dhe Nikolle Preng Deda, te denuar me vdekje dhe pushkatim. Luigj Dushaj, djali i nje prej te denuarve ne kete gjyq, flet per gjithe kete kalvar mundimesh dhe vuajtjesh qe kane shoqeruar ate dhe familjen e tij per vite e vite te tera. Madje ai nuk mungon te permende dhe emra, si tentuan ta perfshinin ne gjyqet kunder shokeve, si ushtroi ne menyre ilegale pikturen, permes centrove dhe shitjen e tyre ne Tirane, e deri tek rrezimi i bustit te Stalinit ne mes te Shkodres, ne janar te vitit 1990, bashke me Dede Kasnecin, per te perfunduar ne dyert e burgut. Pas kesaj, ne vitin 1990 emigron, per te mberritur ne Suedi dhe marre azil politik, nderkohe qe nuk shkon dem talenti i tij per pikture, duke hapur dhe ekspoziten e pare me punimet e ketij artisti.



Babai juaj Nikolle Preng Deda, c'lidhje kishte me te denuarit e tjere?

Ishte arsyeja e veprimtarise se tij 4 vjet para se te marrin pushtetin komunistet, ai ishte pune 3-4 vjetesh kryetar komune i Malesise se Madhe ne Shkrel. Me kane ndalur shume njerez dhe me kane thene se ai na ka ndalur dhe na ka grumbulluar te rinjve qe ne 38-en dhe na ka thene qe te keni kujdes se Shqiperia mund te rrezikohet nga bolshevizmi. Ka pasur shume shoqeri me njerez tamam intelektuale, si Kole Ashiku e te tjere, prandaj i kane ditur ata punet mire. Dhe prej kesaj ai ka kryesuar se bashku me Prek Calin, Llesh Marashin e me te tjere, dhe keshtu ndodhen kryengritjet e para ne radhet komuniste kunder atij sistemi qe donte te vinte. Me siguri qe mungesa e organizimit e shume gjera te tjera cuan qe ata te dilnin ne mal. Ata e kishin nenshtruar dhe Malesine e Madhe, nje pjese te mire te saj. Babai ne ate kohe ishte 36-37 vjec, kishte disa miq, kishte motren e vet te martuar atje ne Dragan. E mbajten 18 muaj, duke i cuar per te ngrene e te gjitha. Mbaj mend qe thone se ai asnje dite nuk pranonte t'i conin ushqimin per te ngrene, nese nuk i conin dhe gazeten. Per kete, benin disa ore rruge nga Shkodra ne Koplik per t'i cuar atij gazeten. Pas 18 muajsh dhe pas shume perpjekjeve e shume vuajtjeve te medha te kesaj familje te Lek Mirukaj, familje shume e mire malesore, me tradita te mrekullueshme, ku here pas here forcat partizane ne ate kohe i kane bere tortura dhe presione nga me te ndryshmet, derisa nje person te asaj shtepie e kane mbytur duke e rrahur, Gjon Leke Mirukaj e kishte emrin ai, kane kerkuar largimin e tij. Atehere keta kane shkuar dhe i kane thene babit tim: Nikolle, ne bejme dhe do te bejme tere jeten per ty. Si mendon ti a te cojme diku pertej kufirit, ik ne Itali apo diku tjeter dhe shpeton nga kjo pune? Absolutisht nuk e le Shqiperine i eshte pergjigjur babai im. Por une ju kuptoj shume mire meqe ka ardhur puna deri ketu sa te ju vrasin te gjitheve si familje, thuaji Bejto Fazlise, njihet ne Shkoder ai, ka thene Nikolla se une dorezohem me nje kusht: Te shkojme poshte te motra ime, te gjithe se bashku si jemi, sepse ai ka pas mbaruar shkollen me Bejton, te shkojme te hame e te pime si vellezer, por nuk dua te me lidhni deri ne Shkoder. Ata i kane dhene fjalen qe nuk te lidhin, duke bere qe te shkohet me qetesi deri ne vendin e caktuar. Eshte dorezuar, i kane treguar vendin atyre, e kane marre babain, kane ngrene tek halla ime, pra te motra e atij, pastaj e kane lidhur. Ua ka bere me gisht babai atyre dhe i ka thene: Bejto u kam njohur me kohe si burra te pabese, me ke cuar fjale se nuk te lidhi. Ne fund e kane sjelle ne Shkoder e keshtu ka qendruar disa muaj dhe pastaj eshte pushkatuar me vendim te gjykates, me prokuror Aranit Celen, se ato gjyqe kane vazhduar here pas here. Une i mbaj mend, kam qene vetem 4 vjec e gjysme, por e mbaj mend dhe kur kam hyre ne gjykate kembezbathur, sa qe habitem dhe sot se si kam hyre, dhe ai eshte denuar bashke me Kole Ashikun, Llesh Marashin, Dom Alfons Trackin, Kel Abatin, jane denuar tek nje kinema e bukur qe ka qene atehere ne Shkoder dhe eshte djegur. I kane lidhur ne "pjace", si i themi ne ne Shkoder te "Kafja e Madhe", dy nga dy i kane rrethuar dhe te nesermen e mbaj mend edhe sot qe nuk me iken asnjehere kjo gje se normal, eshte babai, dhe kushdo me qene jo vetem babai, ka qene 17 korrik 1946, kur ne mengjes nga ora 4 e gjysme e mengjesit, kishim fjetur jashte se na i kishin marre edhe luget e shtepise, shtruar ca shtresa se ishte vere atehere, kane kercitur automatiket, plumbat e pushkeve pas varrezave katolike te majave ne Shkoder. Une kam qene shume i vogel dhe nuk mbaj mend shume mire, por mbaj mend qe nena ime dhe nena e babait u cuan ne kembe dhe bertiten me te madhe se e dinin qe jane pushket qe po vrisnin ata djem te rinj. Atehere e mbaj mend mire fort kur me ka marre nena e babait per dore, se nuk e kemi pasur shume larg shtepine nga aty dhe me ka cuar tek varrezat, aty ishin ata ushtaret me pushke, duke vajtuar donte te hynte tek i biri por nuk e lane. Ajo ishte grua e forte, nuk e di as une se si i dha zoti force e u fut brenda dhe i ra siper, ata e kapen nga krahu dhe i qorruan dhe syrin me tyten e pushkes. Kete nuk e harroj deri sa te vdes.

Cfare ndodhi me ju?

Vazhdoi persekutimi per 50 vjet. Me mua personalisht, me nenen time, me vellezerit, me motren. Absolutisht nje fukarallek i madh shpirteror, ekonomik dhe ne te gjitha drejtimet. Kater jetime pa asgje ne shtepi, absolutisht asnje ndihme, asnje lek, asgje fare. Sepse babai im nuk ka qene nje njeri qe ka fituar shume para, ka qene nje njeri i thjeshte, nje punetor i ndershem, nje nepunes i ndershem, ka bere nje shtepi te vogel ne lagjen "Skenderbeg" ne Shkoder, dhe kemi jetuar per bukuri. Por edhe ato qe kishim na i moren dhe ne na shkoi jeta si fukarenj te shkundur dhe ne rritje e per cdo vit persekutimi shtohej se ne shkonim duke u rritur dhe duke perballuar ne kurriz kete persekutim. Nderkohe qe nena punonte me kazme ne fidanishten pyjore. Fillimisht e futi doktor Borja, nje doktor shume i njohur ne Shkoder qe e njeh gjithe Shqiperia, e futi ne spitalin civil ne Shkoder si sanitare ne kirurgji. E moren vesh dhe pak me vone e hoqen nga puna, sepse ishte e shoqja e filanit. E cuan ne fidanishten pyjore me kazme, kishte nja tre vajza te reja qe punonte me to, ishin vajza te mrekullueshme dhe ato ishin si puna jone dhe i kishin futur ne kazme. I rrinin afer dhe i mbante afer, pasi dhe i keshillonte. Punonte me kazme dhe atehere me sa mbaj mend une merrnin 1500 leke ne 15 ditesh. Por e hoqen dhe nga ajo fidanishte se ishte pak si privilegj, ngaqe ishte afer shtepise dhe e cuan ne Bushat. Ka shkuar cdo dite nga Shkodra ne Bushat, ne kembe dhe ka punuar gjithe diten ne kazme dhe eshte kthyer nga Bushati me njemije halle, me kater jetime dhe me nenen e babait 80 vjece e cila dhe luajti mendsh se s'bente pune tjeter vetem mbante fotografine dhe thoshte: Si ma vrate djalin kot? Mbarova shkollen 7 vjecare se ka qene 7 vjet atehere, kishin nevoje per mesues dhe kete e dinte gjithe Shqiperia, ata qe jane te vjeter. Ne ate kohe nuk shikohej biografia per shkollen e mesme pedagogjike, kishin nevoje per arsimtar dhe daja im me futi ne pedagogjike. Kreva shkollen pedagogjike dhe me cuan mesues ne Lezhe. Qendrova 3-4 vjet ne Lezhe mesues, ne nje nga ato vende dhe ne Trashan te Zadrimes qe nuk e harroj kurre nje njeri qe quhej Padro Filip Mazreku, njeri i mrekullueshem, kam mesuar shume prej tij. Por per 3-4 vjet me moren ushtar ne repart pune. Atje nuk me lejuan me prek pushke me dore, absolutisht jo vetem mua por edhe te tjereve. U ktheva ne Shkoder pasi mbaroi dy vjecari, per arsimtar absolutisht jo, mbaroi ajo pune, me arsimtar nuk perfitoje, sepse filloi lufta e klasave perseri. Keshtu ka vazhduar jeta ime deri sa kam ikur ne 90-ten qe me kane pushuar 5 here nga puna. Kur e merrnin vesh se eshte i biri i filanit me pushonin nga puna, me ka ndodhur qe nder keto 5 heret deri ne 6 vjet nuk kam firmosur ne bordoro absolutisht. Si kam jetuar? Une kam bindje se Zoti eshte i madh, mua me ka ardhur gjithmone per pikture, vazhdoja pikturen por nuk kisha asnje mundesi. Fillova te bej centro, fshehurazi kam hapur vrime tek dera e oborrit dhe sa here trokiste dera e oborrit asnjehere as une, as gruaja dhe as djali im nuk e hapnim deren pa shikuar se kush eshte se ekzistonte frika se mund te me arrestojne. Kam ardhur dhe deri ne Tirane me biciklete, kam sjelle centrot, i punoja disa jave rresht disa komplete, anije me vela, me fshehtesine me te madhe se kishim frike se do te behej shkak te me fusnin ne burg. Ashtu ne fshehtesi kam arritur te shes centro, anije, allcina, por dhe mua si person me vinte shume keq ti them dikujt a deshironi te blini nga keto, lere pastaj qe edhe shitja ne rruge ishte e ndaluar. Te betohem qe nuk ka dyqan ne tirane qe nuk e ndaloja bicikleten dhe, p.sh e merrja te centron dhe e fusja ne nje dosje kartoni dhe e ktheja pak kartonin qe te dukej pak centroja qe ishte ajo lulja e punuar, u thoja: A keni kafe? Jo s'kemi thonin ata, se ku gjendej kafja atehere. Ata e shihnin centron dhe me thonin, ua po kjo c'eshte? Centro, u thoja une. Po ku e gjete mor, a ben ti shoh, sa te bukura qenkan. Une kam arritur te shes me qindra centro se me ndihmoi zoti. Me vone nuk duhet ta harroj kurre ka qene nje mjek , doktor Sander Pashka, neuropsikiater qe jam rritur me te, ai ka vdekur tash nja 5-6 vjet dhe nuk ia harroj kurre. I vetmi person drejtor spitali ne neuropsikiatri, dy here me ka futur ne pune personalisht ai vete vetem se i ka ardhur jashtezakonisht keq, pa i thene askush, dhe me ne fund heren e fundit pas 6 vjetesh qe me kane lene pa pune me ka futur diku ne rehabilitim ne psikiatri ne spitalin neuropsikiatrik ne Shkoder dhe kam punuar 5 vjet.

Ka pasur momente qe ju kane provokuar ose ju keni qene ne pragun e burgut sic mund te ndodhe me kedo te asaj shtrese?

Kur isha destinator ne Fushe-Arrez mbaj mend qe kishin futur ne burg nje rrobaqepes Kolec Trabuini. Me thirren dega e brendshme e Pukes urgjent. Une isha ne Shkoder dhe me thone te vish urgjent se te kerkon shefi i deges se brendshme. Te them te drejten kisha shume frike se thoja pse po me kerkojne ata mua, por me siguri thashe me ka treguar ndokush dhe po me therrasin. Me kane bere nje presion te jashtezakonshem se ata donin qe te me fusnin dhe mua ne ate valle qe Koleci ka share partine edhe Enverin me ty sa here qe keni qendruar ne Fushe-Arrez. Ne menyren me absolute deri ne fund, me kane bere presione nga me te ndryshmet, dhe pastaj ne fund me kane thene: Mire, i kujt je ti? I filanit i kam thene. Pse te ka vdekur babai me kane thene? Ate une nuk e di, e ka vrare pushteti dhe nuk di asgje me shume. Kam pasur dhe presione te tjera. Ne ndermarrje per shembull, jane futur njerez te me provokojne, provokime te qarta, ne lagje mbaj mend qe kane ardhur njerez te lagjes. Ne dege te brendshme me kane thirrur per disa pllaka qe pata blere, vetem te me fusin ne burg. Eshte shume e cuditshme se si nuk me kane futur.

Megjithate ju me thate se patet fat se krijuat nje familje sepse njerezit qe ishin te cenuar ne biografi e kishin te veshtire te krijonin dhe familje apo jo?

E veshtire ka qene pa diskutim. Une krijova familje, u martova me nje grua qe faleminderit Zotit, jam shume i lumtur me te, ajo ishte mesuese atehere, ishte ne qytet dhe e cuan neper fshatra.

Vijme ne vitin 1989 ku ndjehej pak si te thuash era e ndryshimeve.

Ne 1989 atehere une punoja ne spitalin psikiatrik, kur plasi ajo pune. Une kam qene ne Tirane ate dite, me duket ka qene nata e Krishtlindjeve ose nje nate perpara, aty e kam kuptuar qe ka mbaruar ajo pune. Edhe vazhdoi, sic e dini te gjithe se si shkoi puna ne Shqiperi. Per mendimin tim shkendia me e madhe dhe e para ka qene ne Shkoder me rrezimin e bustit te Stalinit, aty une kam qene nder ata me kryesoret, me Dede Kasnecin, Flamur Elbasanin, Gjergj Bivallin e me radhe qe hengren burg e qe per mendimin tim duhet me i cu edhe ne permendore. Kane dale trakte me 13 janar, nje nate perpara kane dale trakte nga shtepia ime dhe Dede Kasneci ka ardhur t'i marre bashke me nipin e tij. Pra jam aktivizuar aq sa kam mundur, ndodhi cfare ndodhi, pra u shtyp ajo, se ishte ne heshtje ajo demonstrate ne Shkoder, ne 90-ten u mbyll pastaj ajo pune. Por une e di se si eshte e verteta te gjithen. Pastaj vazhdoi ne Kavaje, studentet e keshtu ka vazhduar. Nuk durova me dhe kam shitur shtepine 1000 dollare dhe kam ikur me gruan dhe femijet ne Berlin, nga Berlini ne Suedi.

Nga Berlini shkuat ne Suedi me thate, si vazhdoi jeta aty?

Nga Berlini, pas disa peripecish qe nuk jane aspak te lehta, ishte '90-ta atehere. Kemi shkuar me traget ne Trelemorje eshte qyteti me jugor i Suedise, aty ishte pershtypja se nuk ishim vize se ne vizen e kishim deri ne gjermani, u futem ne traget dhe kam kerkuar ne polici azil politik. Suedezet me kane ndihmuar me te gjitha kushtet, u kam treguar dhe arsyet.

Dhe atje ushtroni profesionin si piktor?

Kam punuar rreth 60 punime nga Shkodra e vjeter. Kam qene njeriu me i lumtur ne bote kur eshte hapur ekspozita ne Suedi, nuk ishte problemi i parave, por ishte problemi se babain ma vrane, por talentin jo.

Dua te qendroj dhe ne nje moment te fundit meqe me permendet dhe nje nga figurat kryesore te Shqiperise, por edhe te religjionit, Pader Fishten. Ju zoteroni nje medalje e cila eshte e vitit 1925, dhuruar nga Papa Pio i 11-te me medaljen e merites Pader Fishtes. Si ju ka rene ne dore dhe pse ky pasion i juaji ndaj kesaj figure?

Qe i vogel jam edukuar me theniet dhe me vargjet e ketyre poeteve, nga nena, nga motra qe ka qene me e madhe dhe keshtu kam vazhduar sa qe me duket sikur e kam shkruar Fishten vete me doren time. Fishten e kam dashur dhe e dua aq shume, sa qe kam hapur ekspozite edhe atje me albanologet suedeze para dy vjetesh, tek ndertesa e franceskaneve ne Shkoder. Po para dy viteve i propozova njerit prej atyre franceskaneve, i cili ka vdekur se mund te bejme dicka per Fishten. Me gjithe qejf me tha. Materiale kishte sa te duash dhe doli dicka shume e bukur ne tetor, para dy vitesh ka qene kjo. E mbaj mend ne "pjace" ne Shkoder une kam qene me dy ftesa ne dore dhe donim te ia jepnim nje shoku. E thirra, pas meje ishte nje djale i ri, te cilin nuk e kisha pare kurre, me therret. Urdhero i thashe. A ke mundesi te ma japesh dhe mua nje ftese? Po me gjithe qejf, i thashe. Kushdo qe deshiron mund te vije. Mire po kush je i thashe se nuk po te njoh? Une tha jam filani, me mbiemer Zojzi, familje super e mrekullueshme ne Shkoder, gjysh pas gjyshi. Ai me tha une dua te te jap kete medaljen e Fishtes, qe ia ka dhene Papa me 1925. Ke kete rast sot ne 5 pasdite, mua kur ma ka dhene kete trupi me dridhej, me me ra mua ne dore medalja e Fishtes thoja, kush jam une. Per mua ka rendesi qe kjo medalje kur ti vije koha te jete ne vendin aty ku e meriton.
koha jone


A ishte komunizem a jo nuk ka rendesi, tema ashete e hapun per krimet komuniste.
Ne emen te ati regjimi gjakatar jan vra me miliona njerez.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 6:59 pm

KUJTIM BEQIRI INXHINJERI QE U VAR NË LITAR.


Fusha e Murros në luginë të Shushicës edhe sot i thonë :“Fusha e Ali Beqirit” .Në Velcën e rrethuar me shpella e prej shkëmbinjve në brinjë të malit lindi Ali Beqiri, e la i ati të vogël me një pasuri të pakët e me një vëlla më të madh shkruan, Ago Shero Agaj . Donte të bënte lart dhe fluturoi brenda një kohe të shkurtër e u bë nga më të pasurit e më të dëgjuarit e krahinës së tij . “Sa për nahije e tatëpjetë /u kam dalë për zot vetë…e bënë të thotë Ali Asllani në vjershat e tij të mbuluara e plot thumba në kohën e rebelëve .

Sjell dëshmi se ai Aliu duhet të ketë lindur rreth vitit 1868 dhe vdiq në pranverën e vitit 1942 në Vlorë megjithë këto thotë shkruesi në pleqëri qe më fatkeqi i shokëve se rrojti shumë dhe pa shumë, pa me sytë e tij ripushtimin e vendit prej Italisë,pa më vonë shkeljen e krahinës së tij prej grekëve dhe për këtë shkak shënohet se atij ju desh të largohej për tu vendosur në konakët e Murrëzës por edhe aty nuk e pati të gjat një përpjekje e ushtrisë së huaj me çetat shqiptare ju vu zjarri u mbart në Vlorë ku vuajti shumë dhe kur vdiq e varrosën pothuajse në heshtje dhe jo si e meritonte në një brinjë të Kuzum-babait. Në këtë reshta përshkruhet vetëm ca pasazhe jete të Ali Beqirit babait të Kujtim Beqirit inxhinierit që u var në Maliq . Ali Beqiri mbylli sytë 4 vjet më pas i biri i tij varet mizorisht nga regjimi komunist në verilindje të vendit në një këneta që po thahej .

Në Vlorë në fundvitin që u gris Këshilli i qarkut nderoi me titullin Nderi i qarkut edhe inxhinierin Kujtim Beqiri . I biri i tij bëri që të shkëputen pika e lotit me thëniet “Shkuam në Maliq kërkuam eshtrat por eshtra nuk gjetëm . Atëherë morëm vetëm një dorë dhe e hodhëm në arkivolin e vogël për të pasur një varr . Dëshmitë tjera sjellin tronditjen madhe që njeriu përjeton . E varën në litar por e ri varën sërish sepse ende nuk kishte dhënë shpirt . Kush ushtritë e Neronit apo për kë bie fjala, se çfarë ushtrish të huaja kaluan këtej dhe bënë këtë kasaphanë ? Nuk ishin ushtri të huajsh , të huajt ishin dora vetë komunistët shqiptarë që varnin të shkolluarit në perëndim .

Kishin ndërtuar trekëmbësh në vjeshtën fundit të vitit 46 . Kujtim Beqiri ishte djali i Ali Beqirit. I quajtën :”sabotatorë të kënetës së Maliqit “ . Ka edhe një film të kinostudios”Shqipëri e Re’ dhe një roman të Fatmir Gjatës të quajtur :“Këneta” . Në 6 nëntor të vitit 1946 ndaluan nën thirrjet ‘Në emër të popullit “ .

Këneta e Maliqit disa nga shifrat që afrohen janë se rreth tre mije të burgosur kanë punuar atje .63 vetë kanë vdekur në punët e vështira si dhe janë pushkatuar janë varur në kohë të tharjes së saj . Masat represive , që u ushtruan në kënetën e Maliqit u përkasin metodave të nazistëve . Mushkonjat, kushtet e vështira të punës ushqimi i pakët ,mungesa e mjeteve të punës,mjetet përbëheshin prej lopatës, kazmës, tokmakut,dekovili dinamiti dhe pako gjë .Tharja e kënetës ku shfrytëzuan mizorisht energjitë mijëra vetëve që punuan për tharjen e saj , ndërkaq shteti refuzonte kredit dhe makineritë moderne që përdorte bota në tharjet e kënetave .

Në 8 nëntor, i nxorën në gjyq , më 19 u dhanë vendimet. Për gjashtë prej tyre ishte kapital: marrje jete. Dy me varje. Katër me pushkatim. Natën e 22 nëntorit, i ngarkuan në makinë dhe prej Tiranës i dërguan në kantierin e tharjes së Kënetës së Maliqit. I kishin grumbulluar të gjithë punëtorët, u mbajt një fjalim i shkurtër. Nisën varja dhe pushkatimet . Kemi parë filmimet , që tregojnë në dokumentarët e kohës ku vriteshin njerëzia .

Kujtim Beqiri , Abdyl Sharra u varën në litar, katër me plumba. Vasil dhe Zyrika Mano u pushkatua njëherësh bashkë me Mirush Përmetin dhe italianin Eugenio Scaturro. Italiani kur u gjend përpara skuadrës së pushkatimit nuk po e merrte vesh se po e vrisnin. Ndërsa nuk i kishin afruar përkthyes .

Kujtim Beqiri, mbaruar në Vjenë dhe ishte drejtor , u akuzua dhe u var në litar, e të tjerë u pushkatuan. Kujtim Beqirin i thanë të qëndronte pedagog në Vjenë, ai nuk pranoi, me idenë që të rikthehej në vend e t’i shërbente popullit të tij. Edhe sot foto e tij është vendosur në universitetin e inxhinierisë së Vjenës, si nxënës i shkëlqyer. Fjala e fundit e të riut para se të vdiste ishte; Fajin tonë do ta tregojë historia. Të rrojë Shqipëria.


Akuza karshi inxhinierëve nuk është një gjë tjerë veçse një sajesë e Partisë dhe sigurimit për të gjetur fajtorët për mos tharje të kënetës .Aktakuza politike duket qartazi si dhe akuzat e falsifikuara që u bëhen atyre familjet e të cilave kishin kontribut në luftërat kundër pushtuesve të vendit.

Fakti që pjesa pasur ishte shtylla e parë në të gjithë luftërat pa përfshirë atë të fundit tregonte mbështetjen patriotizmin e kësaj shtrese e cila vuajti shumë në 50vitet e komunizmit si dhe u dëmtua qëllimisht prej komunistëve shqiptarë . Kjo shtresë humbi gjithçka nga regjimi që mbajti nën diktaturën më të egër vendin e shqiponjave .

Nga aktakuza

Tri fazat e tharjes së kënetës:Për tharjen e kënetës punuan 6 mijë aksionistë. Objektivi i fazës së parë për tharjen e kënetës dështoi dhe dështimi çoi në pranga grupin e parë të sabotatorëve.

Grupi i përbërë nga një skuadër prej 10 vetash, ku midis tyre dhe një 16-vjeçar u akuzua për shkak se kishte kryer vepra sabotuese në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, vepra spiunazhi në favor të agjenturave të huaja dhe kishte formuar një grup tekniko-profesional për të sabotuar rindërtimin, fuqinë ekonomike të vendit e si pasojë për të ndryshuar gjendjen e stabilizuar të vendit tonë në lidhje me monarko-fashistët grekë dhe me reaksionin e jashtëm.

Arsyet e arrestimit

Këshilli i Gjykatës së Lartë kishte konstatuar se: Qysh në verë të vitit 1945, në bashkëpunim me agjentë të huaj ishte formuar një grup tekniko-profesional për të kryer vepra shkatërrimi e sabotimi në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, për të minuar pushtetin në sektorin më vital të ekonomisë kombëtare dhe të pakësojë rezistencën e popullit shqiptar, duke dëshiruar një ndërhyrje të monarko -fashistëve grekë dhe të reaksionit të jashtëm. Për të kurorëzuar qëllimin e mësipërm dhe aktivitetin e tyre popullor të pandehurit Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri e Zyrika Mano bashkë dhe me elementë të tjerë janë venë në kontakt herë pas here me agjentët e reaksionit të huaj, të maskuar me funksione legale, për t'iu shërbyer qëllimeve të tyre imperialiste, bëhen spiunë dhe vegla të verbëta në shërbim të tyre.

Kush ishin pjesëtarët e grupit :Abdyl Sharra ish-oficer i fashizmit dhe i rrethuar nga një ambient familjar që u vu në dispozicion të Ballit e të okupatorëve. Kujtim Beqiri anëtar i Komitetit Qarkor të Ballit në Vlorë në kohën e okupacionit. Të dy këta, me metoda të ndryshme, duke abuzuar besimin që u kishte ngarkuar pushteti popullor i përvishen punës shkatërruese të sabotimit. Deri diku dhanë shenja sabotimi në urën e Penkovës, Gomziqes, Mifolit... Me qenë se këto ura ishin në përfundim të ndërtimit, nuk u shtri sabotimi në stil të gjerë. Aktiviteti sabotues mori hov në vepra të tjera.

Kujtim Beqiri i emëruar inxhinier drejtues i aksionit të rinisë në rrugën Kukës-Peshkopi sabotoi një pjesë të rrugës në sektorin "B", kurse Abdyl Sharra i emëruar drejtor i punimeve për tharjen e liqenit të Maliqit, para se të nisej për në krye të detyrës merr udhëzime nga agjentët e huaj në Tiranë, duke u shpërblyer me një rrogë të përmuajshme prej 50 sterlinash. Atij iu dhanë premtime se në të njëjtën mënyrë do të shpërbleheshin gjithë elementët e tjerë që do të bashkëpunonin me të. Qysh prej mbërritjes së tij e deri më 27 korrik të 1946, që u largua nga përgjegjësia si drejtues i kantierit të Maliqit ai e shtriu aktivitet antipopullor të gjerë duke rekrutuar Aleks Vasilin, Vasil Manon, Zyrika Manon, Pandeli Zografin, Mihal Stratobërdën dhe dy italianët që gjendeshin në Maliq.
Mbledhjet e fshehta.Herë pas herë së bashku bënin mbledhje mëshefta, ku parashtronin programin e tyre kriminal. Ndanë sektorët e sabotimit sipas përgjegjësisë së punës që i ishte ngarkuar secilit. Abdyl Sharra i ndihmuar nga Maroi Guarnieri dhe Mihal Stratobërda sabotuan punën në kanalin kryesor. Vasil Mano sabotoi punën në ofiçinën e kantierit, si në prishjen dhe riparimin e ekskavatorëve, lotokompresorëve dhe lokomotorëve, në centralin e elektrikut, në sjelljen e ujit, në ngritjen e sistemit të barakave. I pandehuri Pandeli Zografi sabotoi në instalimin e linjës së dekovilave dhe lokomotorëve. Italiani, Eugerto Scatura sabotoi në financë dhe ushqime. Aleks Vasili sabotoi në gurore. Zyraka Mano ishte në lidhje me grupin dhe agjentët e huaj.

Vijon me tej aktakuza me pallavrat klishe komuniste ku genjeshtra eshte primare, se vendimi i gjykates per fatin e te gjykuarve eshte paravendosur ne Komitetin e Partise te Rrethit apo ate Qendror.

Ndërkaq nuk jane gjetur trupat .Ne vend te tyre familjaret jane ngushëlluar me dheun e marre nga toka e Maliqit .

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 

Krimet Komuniste Në Shqiperi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup ::  :: -