Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Radioaktiviteti i ardhur nga Japonia i parrezikshëm për shëndetin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Radioaktiviteti i ardhur nga Japonia i parrezikshëm për shëndetin    Thu Apr 07, 2011 5:48 am

Prishtinë, 6 prill – Valë radioaktive nga Japonia kanë arritur edhe në Kosovë. Por parametrat e tyre askush nuk i di me saktësi. Matje precize në gjithë vendin ende nuk janë bërë dhe për pasojë askush nuk mund të thotë qartë shkallën e kontaminimit të ajrit mbi qiellin e Kosovës nga radioaktiviteti.
Tri institucione që kanë bërë matjen e ajrit në vende të ndryshme kanë dhënë shifra të ndryshme nga njëra-tjetra. Dy nga to i kanë bërë matjet vetë, e treta iu referohet të dhënave nga shtetet e tjera. Ndërsa Kosova nuk e ka themeluar ende Agjencinë për Mbrojtje nga Rrezatimi.
Në Ministrinë e Ambientit, e cila është kompetente për çështjet ambientale, nuk kanë pranuar të prononcohen për “Kohën Ditore” lidhur me këto çështje. Shefqet Zeka, zëdhënës në këtë ministri, nuk ka dashur të prononcohet as për matjet dhe as për mosthemelimin e agjencisë, duke i rekomanduar gazetës që për gjithçka të flasë me Institutin Hidrometeorologjik, një institucion vartës i kësaj ministrie.
Ndërsa, në këtë të fundit e pranojnë se nuk bëjnë fare matje të radioaktivitetit në ajër. Por në vend të kësaj, ata u referohen të dhënave që nxjerrin nga interneti për matjet që bëjnë shtetet e BE-së. Sylë Tahirsylaj, drejtor i Institutit Hidrometeorologjik, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë që të shqetësohen për pasojat e radioaktivitetit që ka mbërritur nga Japonia, sepse ato janë të një përmase tepër të vogël.
Por ai pohon se vetë institucioni që ai drejton nuk i ka bërë matjet e ajrit, nga të cilat ai nxjerr konstatime të tilla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Radioaktiviteti i ardhur nga Japonia i parrezikshëm për shëndetin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zotat e përbindshëm të ardhur nga hapësira
» Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!
» USA - SHBA - UFO
» A është kjo paralajmërim Apokalipsi!
» Kush jemi ne ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: