Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Rusët zbulojnë vaksinën për mbrojtje nga rrezatimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
avatar

<b>Postime</b> Postime : 2150

MesazhTitulli: Rusët zbulojnë vaksinën për mbrojtje nga rrezatimi    Fri Apr 01, 2011 7:28 am



Moskë, 31 mars - Vaksinën e thjeshtë, e cila neutralizon ndikimin e rrezatimit në organizmin e gjallë, e kanë shpikur shkencëtarët rusë nga qendra shkencore e Vladikavkaz , RAN, dhe do të përdoret me siguri për shpëtimtarët të cilët kanë ndihmuar në fatkeqësinë në Fukushima të Japonisë.
Për vaksinën, e cila është në fazën përfundimtare të testimit, janë të interesuar edhe ekspertët japonezë, sepse ky preparat vepron në rast se koncentrimi i rrezatimit në ajër është edhe një mijë herë më i madh se norma e lejuar, bën të ditur Zëri i Rusisë.
Sipas fjalëve të shefit të Departamentit për bioteknologji të qendrës Vladikavkaz, profesorit Vjaceslav Malijev, vaksina është bërë në bashkëpunim me agjencinë nacionale aerokozmike të SHBA-së dhe testimi është në fazën përfundimtare.
Në studimet shkencore të Osetisë Veriore, radiobiologët e NASA-s janë përfshirë në vitin 2006, pas krahasimit eksperimental të vaksinës ruse dhe asaj amerikane.
Kafshët në të cilat është eksperimentuar kanë marrë dozë të rrezatimit, pas së cilës nuk do të mundnin të jetonin më shumë se një javë. Ato të vaksinuarat me mjete amerikane kanë vdekur në ditën e katërt, ndërsa kafshët të cilat kanë marrë preparatin rus kanë mbijetuar.
Dy muaj më vonë në organizmat e tyre nuk është zbuluar asnjë lloj çrregullimi.
Në fazën tjetër testimet e vaksinës, si në kafshë po ashtu edhe në qelizat njerëzore do kryhen së bashku për të vërtetuar efektivitetin e preparatit.
Vaksina vepron në rast të kalimit të normës se lejuar të rrezatimit prej më shumë se një mijë herë, pohojnë shkencëtarët nga Vladikavkazi, por për momentin flitet për aplikimin klinik.
Përpunimi dhe testimi i preparatit për shërim të sëmundjeve të shkaktuara me rrezatim tek të cilat shkatërrohen indet në nivel të ADN-së zakonisht zgjasin me vite, tha drejtori i laboratorit të Qendrës panruse për mjekësinë urgjente dhe të rrezatimit MVS të Rusisë, Voldemar Tarita.
“Ndër mjetet më të thjeshta dhe më të volitshme të cilat zvogëlojnë shkallën e ndikimit të rrezatimit në njeri janë preparatet e jodit, të cilat mbrojnë gjëndrën tiroide. Por në rast të ndikimit normal të rrezatimit, nuk duhet të merremi vetëm me shërimin me ilaçet dhe aditivët qe përmbajnë jod.
Doza e tyre e tepruar sjellë pasoja negative; alergji, skuqje lëkure, ethe dhe dermatitis të ndryshëm. Për preventivë është e mjaftueshme të hahet, për shembull, lakra e detit”, ka thënë Tarita.
Sipas fjalëve të Voldemar Taritas, pas kthimit në shtëpi të gjithë shpëtimtarët rusë të cilët kanë punuar në Japoni do të kontrollohen me aparatet speciale të Qendrës Panruse për mjekësi urgjente dhe të rrezatimit MVS në Shën Petersburg.
“Kemi një spektometër për matjen e rrezatimit të njeriut – kjo është një dhomë e madhe metali, në të cilën përcaktohet prania e materieve radioaktive në organizëm. Tani i presim shpëtimtarët tanë që punojnë në Japoni. Pasi që ata e thithin atë ajër në organizmin e tyre mund të merret diçka. Për këtë arsye, do të kontrollohen te ne dhe ne do të përkujdesemi që gjithçka të jetë pastër në organizmat e tyre”, ka thënë Tarita.
Sot në Japoni, në zonat të cilat janë prekur nga tërmeti dhe cunami, punojnë më shumë se 150 shpëtimtarë rusë. Ata deri tani kanë kontrolluar më shumë se 100 metra katrorë të territorit dhe nga rrënojat kanë nxjerrë 112 trupa të vdekur.
Koncentrimi i rrezatimit në rajonin ku punojnë shpëtimtarët rusë është prej 0,3-0,4 mikrosivertë në orë, çka është nën vlerën e lejueshme dhe deri tani, gjatë kohës së punës së tyre niveli i rrezatimit nuk ka kaluar koncentrimin e lejuar maksimalisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rusët zbulojnë vaksinën për mbrojtje nga rrezatimi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Simbolika e gjarperit
» Mbrojtje me anë të gurëve
» Udhetimi Astral!!
» Vula per mbrojtje kunder magjis, xhinit dhe djallit
» Mbrojtje me anë të simboleve magjike islandeze

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: