Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Frutat arrore mbrojnë zemrën, parandalojnë karcinomat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Frutat arrore mbrojnë zemrën, parandalojnë karcinomat   Fri Mar 04, 2011 5:55 am


Londër, 4 mars - Frutat arrore mund të zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit, thonë hulumtuesit. Studimi i ri ka treguar që antioksidantët e tyre natyrore ndihmojnë edhe në zvogëlimin e pezmatimeve në arterie.
Veçanërisht janë të pasura me një formë të antioksidantëve të vitaminës E, me emrin gama-tokoferol, ndërsa hulumtimi ka treguar që niveli i tyre në trup dyfishohet madje vetëm tetë orë pas konsumimit të këtyre frutave.
Shkencëtarët kanë analizuar 16 meshkuj dhe femra të cilët kanë ngrënë fruta arrore. U kanë dhënë tri shujta të ndryshme, një ka përfshirë vetëm frutat arrore, tjetri edhe ujin, ndërsa i treti ka qenë neutral. Për vetëm tri orë te vullnetarët të cilët kanë ngrënë vetëm fruta arrore, ka rënë për një të tretën oksidimi i pashëndetshëm i kolesterolit “të keq” në gjak, çka mund të shkaktojë probleme me zemër.
“Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që arrat dhe frutat e tjera arrore përmbajnë faktorë antioksidantë. Hulumtimi ynë tregon që këto antioksidante me të vërtetë absorbohen në trup dhe japin efektin mbrojtës kundër sëmundjeve”, ka thënë shkencëtarja amerikane Ella Haddad, ndërsa rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Journal of Nutrition”.
“Ky efekt mbrojtës është i rëndësishëm për t’u parandaluar zhvillimi i sëmundjeve të ndryshme siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës,” ka shtuar ajo.
Kjo është vetëm dëshmia më e re që frutat arrore janë të mira për shëndet. Arrat, për shembull, ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit, ndërsa bademi është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit për ndërtimin e eshtrave, ndërsa llojet tjera të kësaj frute ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit, që është vërtetuar edhe nga studimi më i ri, bën të ditur Daily Mail.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Frutat arrore mbrojnë zemrën, parandalojnë karcinomat
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ushqimi sipas shenjave
» Helena Petrovna Blavatsky
» Refleksion - Meditim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: