Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Penjtë e merimangës për sistemin nervor të njeriut!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Delfina
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 1077

MesazhTitulli: Penjtë e merimangës për sistemin nervor të njeriut!   Thu Mar 03, 2011 3:11 pm

Penjtë e merimangës janë shumë të forta, merimanga mund të prodhojë perin e gjatë deri në 200 metra, andaj kirurgët dëshirojnë tashti të shfrytëzojnë disa penj për qepjen e nervave të këputura te njerëzit.

Në qendrën mjekësore të Universitetit të Hanoverit në disa hapësira speciale jetojnë në qetësi 30 deri 40 merimanga. Bëhet fjalë për llojin jug-amerikan “merimangën e artë të mëndafshit”.
Penjtë e merimangës janë shumë të forta, nuk këputen dhe për këtë arsye shkencëtarë nga dega për kirurgji plastike kanë vendosur t’i shfrytëzojnë për qepjen e përfundimeve (skajeve) nervore.
Shefi i kësaj dege, Peter Gogt me ekipin e tij dëshirojnë që këta penj t’i shfrytëzojnë për shërimin e pacientëve që kanë pësuar në aksidente, si për shembull me rastin e dëmtimit të krahut me motoçikleta. Atyre pacientëve shpesh herë nuk mund t’iu kthehet shqisa e prekjes në duar dhe gishta. Kurimi i tyre është i pasigurt sepse fijet nervore nuk munden të ringjiten. Ndërkaq, implementimi i perit të merimangës në krahun e pacientit do të duhej t’iu “tregojë rrugën” nervave për ringjitje.
Deri tashti testet janë kryer në dele dhe ato janë treguar të suksesshme. Së shpejti prova të tilla do të bëhen edhe në njerëz.

_______________________
E kaluara mund të harrohet,por jo të fshihet.Prandaj kujdes cka bëni me të tashmen....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.com
 
Penjtë e merimangës për sistemin nervor të njeriut!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Drogat Psikoaktive
» Truri
» Planeti i 12
» Psiqika e njeriut
» Brenda 50 viteve do zbulojmë jetën në sistemin tonë diellor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: