Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Pse na kap lemza dhe si mund ta ndalim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Pse na kap lemza dhe si mund ta ndalim   Tue Mar 01, 2011 6:08 pm


Londër, 1 mars - Sapo kemi përfunduar së ngrëni një pjatë ushqim dhe papritur jemi sulmuar nga lemza. Pyesim veten pse ndodh që sa herë hamë shpejt, shpesh na kapë lemza? Çka është lemza, pra? Dhe pasi jemi duke folur për këtë, a keni ndonjë truk si ta hiqni qafe?
Së pari, lidhur me atë se çka është lemza në të vërtetë. Edhe pse mund të mos duket kështu kur ajo zhurmë tërheqëse del nga fyti juaj, lemza në fakt fillon me diafragmën tuaj, muskulin pikërisht poshtë fytit tuaj, që kontrakton dhe zgjerohet si frymëmarrja juaj.
Lemza shfaqet kur diafragma juaj kontrakton në mënyrë më fort në vend se të kontraktojë më butë (siç do të duhej), duke shkaktuar një thithje të papritur të ajrit, e cila ndalet kur ngulfaten telat e zërit, duke shkaktuar zhurmën karakteristike “hik!”.
Pra, çka e bën diafragmën tuaj “të nevrikoset”, në rend të parë? Lemza shpesh ndodh kur hani shumë shpejt dhe gëlltitni ajër shtesë, pini pije të gazuara, apo hani shumë. Të gjitha këto gjëra mund të irritojnë diafragmën tuaj, duke shkaktuar të shkojë në spazmë.
Zakonisht, shumica e rasteve të lemzës zgjidhen vetë në disa minuta, apo më së shumti disa orë. Edhe pse rrallë, lemza që zgjat me ditë mund të jetë shenjë e një gjendjeje mjekësore shumë më serioze, prandaj duhet të bisedoni me mjekun tuaj.
Sa i përket lemzës së rastësishme apo të kohëpaskohshme që është më shumë e bezdisshme se sa alarmuese, kemi disa truqe që mund t’i provoni.
Pjesa e parë e shërimit të lemzës ka synim të sjellë më shumë dyoksid karboni në gjakun tuaj, çka si pasojë ndihmon të relaksojë diafragmën tuaj. Kjo përfshin mbajtjen e frymës sa më shumë që mundeni, duke marrë frymë në një thes letre apo qese për një kohë të shkurtër, apo të pini shpejt një gotë ujë.
Mjetet tjera? Nuk jemi të sigurt nëse ka hulumtime klinike që e përkrahin përdorimin e tyre, por ka shumë njerëz që përbehen për efektin e këtyre. Ato përfshijnë gjëra si për shembull të pini ujë derisa qëndroni me kokë poshtë (nuk jemi të sigurt se si mund ta bëni një gjë të tillë), duke ngrënë një lugë sheqer (lugë kafeje), apo t’ju frikësojë (shastisë) dikush shumë.
Nëse ndonjëherë keni qenë në një darkë ku dikush ka pasur lemzë, sigurisht të keni dëgjuar për ndonjë “ilaç” tjetër të “smutë”. Argëtimi fillon kur në të vërtetë mund ta bëni një person tjetër të bëjë diçka qesharake (“Tani çoni këmbën tuaj të djathtë, mbani duart mbi kokë, dhe kakarisni si pulë derisa kërceni poshtë e lart – për besë funksionon!”).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse na kap lemza dhe si mund ta ndalim
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si mund te pushosh nje dhimbje
» Pse nuk mund ta shfrytezojme trurin
» Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?
» Si mund ta vertetoj qe po me ben magji?
» Si mund te behem magjistar?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: