Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Diagnostikimi i Alzheimerit përmes skanimit të retinës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Diagnostikimi i Alzheimerit përmes skanimit të retinës   Sun Feb 27, 2011 6:03 am


Munih, 27 shkurt - Zbulimi i hershëm i sindromës së Alzheimerit është në fokus të një numrit të madh të shkencëtarëve në Perëndim, ku popullsia në mesatare po bëhet gjithnjë e më e vjetër, ndërsa zbulimi nga Munihu mund të jetë revolucion në diagnostikimin e “senilitetit të pleqërisë”, bën të ditur Deutsche Welle.
Sindroma e Alzheimerit nënkupton vdekjen e qelizave të trurit. Kjo është akoma sëmundje për të cilën dihet shumë pak. Kur vërehen simptomat e para, harresa apo konfuzioni i të sëmurit, kjo do të thotë që shumë qeliza të trurit tashmë kanë vdekur dhe që vështirë që do të mund të ndalet përparimi i sëmundjes. Zgjidhja mund të jetë një shikim i thjeshtë në sy, pohon profesori Jochen Herms nga Instituti i Munchenit për neuropatologji. Sepse, krejt çka ndodh në tru reflektohet në retinën e syrit.
Nëse Herms e përfundon hulumtimin e vet në mënyrë të suksesshme, do të jetë revolucion i vërtetë në diagnostikimin e Alzheimerit të tmerrshëm.
Pajisja për diagnostikim është e lartë vetëm gjysmë metri. Ngjason me mikroskopin. Nën këtë pajisje është vendosur miu eksperimental me thjerrëza të mëdha në sy. Skaneri emeton dritën e kaltër dhe skenon sytë. Në monitor tregohet sipërfaqe e lakuar e përhimët nga mesi i së cilës lëvizin linjat e imëta. Ky është imazhi i syrit të këtij miu të vogël.
“Këtu shohim projektimin e qelizave nga ganglioni. Shumë bukur...” Herms ka vizion të qartë: kontrollet e retinës do të mund të zbulojnë vetë fillesat e sindromës së Alzheimerit. Kjo mund të bëhej diçka krejt normale – ashtu si sot aq lehtë mund të zbulohet kanceri me markerë.
Skaneri kontrollon retinën e pacientit dhe shënon nyjëzat proteinore. Ato në monitor paraqiten me ngjyrë të ndryshme dhe shihen qartë. Megjithatë, tërë ky hulumtim është një garë me kohën.
Profesori Herms është nën presion: në Gjermani, numri i të prekurve me këtë sëmundje është duke u rritur – vetëm në disa vite të ardhshme do të ketë dy milionë të sëmurë të rinj.
Përveç kësaj, edhe laboratori i cili tërësisht financon hulumtimin, i jep Hermsit vetëm edhe një vit mundësi. Deri atëherë duhet të ketë rezultate konkrete.
“Kjo është shpresë e madhe. Por duhet ta dini që aktualisht në botë rreth 20 deri 30 mijë hulumtues punojnë në të njëjtën gjë: kërkojnë një gur themel në të cilin në të ardhmen do të ngrihet diagnostikimi i Alzheimerit. Por vetëm disa shkencëtarë kanë fatin të vijnë deri të zbulimi i cili e bën të suksesshme punën e tyre”, shpjegoi Herms.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Diagnostikimi i Alzheimerit përmes skanimit të retinës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kontaktoni shpirtin tuaj udhëheqës apo udhërrëfyesin shpirtëror përmes meditimit
» Zbuloni sa vite do të jetoni përmes këmbëve tuaja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: