Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Një e treta e pacientëve vdesin në Intensive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Një e treta e pacientëve vdesin në Intensive    Thu Feb 24, 2011 7:36 am

Prishtinë, 24 shkurt- Drejtues të Klinikës më të madhe të Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë konfirmuar numër të madh të vdekjeve të pacientëve brenda saj. Një e treta e pacientëve të shtrirë aty gjatë vitit, kanë vdekur. Ndërsa, janë ankuar për numër shumë të vogël të anesteziologëve, me gjithë nevojat e mëdha që janë parë për mjekë të kësaj fushe.
Nehat Baftiu, drejtor i kësaj Klinike, ka bërë të ditur të martën në një konferencë shtypi se gjatë vitit 2010 nëpër sallat e operacionit të QKUK-së janë kryer 13 040 operacione me anestezion, ku në të gjitha rastet janë nisur dhe përfunduar me prezencën e këtyre të fundit.
Megjithatë, ai ka pranuar se gjatë vitit kanë vdekur 143 pacientë, ose 34 për qind nga numri i përgjithshëm i atyre që janë pranuar për mjekim në këtë Klinikë. Sipas tij, gjatë vitit 2010 në Mjekimin Intensiv Qendror(MIQ) janë pranuar 423 pacientë, nga të cilët 278 janë transferuar në klinikat e tjera, kurse 143 kanë vdekur.
Nga numri i pacientëve që kanë vdekur 39 prej tyre kanë qëndruar më pak se 24 orë në këtë Klinikë, sepse brenda kësaj kohe ata kanë ndërruar jetë.
Baftiu është arsyetuar se “problemi i numrit kaq të madh të vdekjeve nuk ndërlidhet me mospunën e mjekëve aty, por me faktin se pothuajse të gjithë ata që kanë qëlluar të ndërrojnë jetë brenda kësaj Klinike kanë qenë raste të rënda, të cilat aty kanë arritur në gjendje buzë vdekjes”.
Sipas tij, këto shifra të vdekjeve nuk janë të larta, duke pasur parasysh se shumica e pacientëve që shtrihen për Mjekim Intensiv, janë në gjendje të rëndë, pa vetëdije, përderisa edhe në shtetet e rajonit kanë përqindje të ngjashme të vdekshmërisë.
Ai ka treguar më pas se kjo Klinikë ka gjithsej 40 anesteziologë, 75 anestezistë dhe 80 infermiere.
Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se “në Mjekimin Intensiv, aktualisht kanë 2 pacientë me gjendje koma vigjilje, përderisa pjesa tjetër e rasteve me gjendje kome tani janë bartur në Mjekimin Intensiv në Klinikën e Neurologjisë dhe në Njësinë Koronare”.
Baftiu nuk e ka përmendur se sa është numri i këtyre rasteve. Por, ai sqaroi se 32 salla të QKUK-së, mbulohen me anestezion.
“Klinika numëron gjithsej 36 shtretër të shpërndarë në 3 njësi, Mjekimi Intensiv Qendror me 14 shtretër, Mjekimi Intensiv në Gjinekologji me 16 shtretër, dhoma e zgjimit në Kirurgji me 8 shtretër, dhe dhoma e zgjimit në ORL me 4 shtretër”, ka thënë Baftiu.
Sipas tij, gjatë vitit 2010 në sallat e operacionit në QKUK janë kryer 13 040 operacione me anestezion, përderisa në mjekimet intensive në gjithë QKUK-në ka pasur 4 278 pacientë të mjekuar.
Ndërkaq, u.d i drejtorit ekzekutiv në QKUK, Lulzim Emini, i cili edhe vetë është mjek i anesteziologjisë, ka thënë se që nga emërimi i tij në këtë post ka punuar shumë për hapjen e njësive intensive në klinikat e tjera të QKUK-së, kurse aktualisht, sipas tij, me sukses funksionojnë mjekimet intensive në Klinikën e Neurologjisë, Klinikën Infektive dhe 2 respiratorë në Njësi Koronare.
Ai ka saktësuar se po punohet edhe përsa i përket renovimit të sallave operative apo bllokut kirurgjik operativ.
“Deri tani janë rinovuar një numër i madh i sallave, përderisa në proces të renovimit i kemi edhe sallat e tjera”, ka thënë Emini. Sipas tij, një numër i pacientëve që vinin nga rajonet e tjera të Kosovës, janë transferuar për mjekim në njësitë intensive në spitalet rajonale, përderisa tani ka kontakte të vazhdueshme me spitalet rajonale, në mënyrë që të mos ngarkohet Mjekimi Intensiv me rastet që mund të trajtohen edhe në spitale rajonale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një e treta e pacientëve vdesin në Intensive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pervojat pas vdekjes...
» Fëmije me djallin !
» A keni frike nga vdekja ?
» Të gjithë njerëzit vdesin në 2030 ?
» Përjetësia dhe vdekja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: