Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Ilaçet bimore për të evituar lodhjen fizike dhe mendore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Ilaçet bimore për të evituar lodhjen fizike dhe mendore   Sun Feb 20, 2011 2:51 pm

Ilaçet bimore për të evituar lodhjen fizike dhe mendore


Lodhja fizike dhe mendore është bërë pjesë e përditshme e jetës sonë. Nëse kjo lodhje nuk mjekohet siç duhet dhe në kohë, pasojat e saj mund të jenë tepër të rënda për shëndetin. Në intervistën e përjavshme për gazetën “Albania”, specialistja e mjekësisë bimore, Mimoza Petani, ka shpjeguar efektet kuruese të produkteve bimore për të larguar lodhjen fizike dhe mendore. Specialistja sqaron se produktet bimore që përdoren për të marrë forcë dhe energji kanë përbërje 100 për qind bimore dhe nuk japin asnjë efekt anësor në organizmin e njeriut. Produkti i ri bimor tonik, i cili gjendet në lloje të ndryshme dhe mund të përdoret për çdo grupmoshë, ka dhënë rezultate pozitive për të fituar forcë dhe energji në mënyrë natyrale. Në përbërje të këtij ilaçi bimor gjenden disa fruta dhe bimë si: ginseng, eleuterokoko, rodiola, ginko, betula, papaja, molla, trëndafili i egër, shega, si dhe dy produkte të bletës që janë mjalti dhe qumështi i bletës. Secili prej këtyre përbërësve luan një rol të veçantë për rritjen e imunitetit dhe rikthimin e forcës. Preparati bimor tonik mund të përdoret jo vetëm në rastet e lodhjes fizike dhe mendore, por edhe për të fituar energji. Ky produkt rekomandohet të përdoret edhe për fëmijët, pasi nxit rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Papaja
Përdorimi i preparatit bimor papaja (papaya), sipas specialistes Petani, jep efekte të menjëhershme në largimin e stresit dhe lodhjes mendore. Papaja është një frut tropikal që ka shumë vlera kuruese. Është e ngjashme me pjeprin, por brenda përmban disa fara të zeza. Ky frut aziatik nuk gjendet në vendin tonë, por ai ka gjetur një përdorim të madh në mjekësinë popullore. Papaja gjendet në farmacitë bimore në forma të ndryshme përdorimi. Përqendrimi i vlerave të saj kuruese në produktet bimore farmaceutike është tepër i lartë. Ajo është e pasur me shumë vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitaminë A dhe disa lloje të vitaminës B, kalcium, hekur, magnez, potasium. Ky frut tropikal, i cili gjendet në forma të ndryshme në farmaci si ilaç bimor, ka dhënë efekte të menjëhershme në parandalimin dhe largimin e stresit. Gjithashtu, fruta jeshile e papajës kuron tensionin e lartë të gjakut dhe përdoret si adrozodiak. Fruta mund të përdoret për të mjekuar plagët e lëkurës duke u vendosur lokalisht mbi to. Bërthamat e këtij fruti përdoren për trajtimin e stomakut dhe infeksioneve të ndryshme. Ndërsa gjethet e pemës mund të përdoren për qetësimin e problemeve të zemrës dhe për trajtimin e stomakut. Efekte kuruese kanë dhënë edhe rrënjët e papajës, të cilat përdoren si analgjezikë.
Guarana
Gjithashtu, një ilaç tjetër bimor që ajo rekomandon për parandalimin dhe largimin e lodhjes është guarana. Guarana është një tjetër frut tropikal, që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore falë vlerave të saj kurative. Ajo përmban proteina, yndyra të bimëve dhe karbohidrate të nevojshme për funksionimin e organizmit. Në sajë të përbërësve të saj, guarana ka cilësi terapeutike, energjetike dhe freskuese. Ajo është aktivizues natyror i depove energjetike. Bën rregullimin natyror të baraspeshës së punës së organeve të brendshme. Në mënyrë nxitëse ndikon në metabolizmin bazik duke i harxhuar yndyrat e grumbulluara. Guarana i adapton dhe stimulon organet për përballimin e mundimeve të rënda fizike. Rrit koncentrimin dhe ruan freskinë mentale. Ëmbëlson lodhjen dhe kthen forcën. Pengon arteriosklerozën dhe ndryshimet e enëve të gjakut si dhe normalizimin e tensionit të gjakut. Pastron sistemin e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe në këtë mënyrë qetëson dhembjet e kokës dhe të migrenës. Qetëson problemet menstruale. Vitalizon organizmin, sidomos në mëngjes. Ngadalëson plakjen e qelizave.
Format
Depresioni mund të variojë në mënyrë të dukshme nga pikëpamja e seriozitetit të gjendjes. Në formën e lehtë është normale që njerëzit të ndihen depresivë kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi apo kur u vdes ndonjë i afërm. Depresioni i lehtë zakonisht zgjat pak dhe pasohet nga përmirësimi. Depresioni madhor ndodh kur një individ provon një ose më shumë episode depresioni madhor, simptoma kryesore e të cilit është ajo e një gjendjeje shpirtërore të rënë dhe humbja e interesit për aktivitete normale. Simptoma të tjera mund të përfshijnë prishjen e gjumit, këputjen, rënien në peshë, ndjenjën e fajit të kotë, ndjenjën e të ndjerit i pavlefshëm, paaftësi për t’u përqendruar, mendime rreth vdekjes dhe vetëvrasjes. Këto simptoma shfaqen të paktën për një periudhë dyjavore. Personat që vuajnë nga depresioni madhor e përshkruajnë veten si të trishtuar dhe të pashpresë. Ndodh që ata nuk gjejnë motiv për të vazhduar jetën dhe përpiqen të vrasin veten. Depresioni madhor zakonisht fillon në moshën e pjekurisë së hershme, por episode të depresionit madhor mund të shfaqen në çdo moshë, duke përfshirë edhe fëmijërinë. Një episod i depresionit madhor zgjat të paktën gjashtë muaj, por mund të shkojë edhe një vit, madje edhe më tepër. Ndër simptomat më të njohura të depresionit janë: një ndjesi e thellë trishtimi, mungesë shprese dhe ndjesi boshllëku. Ju mund të habiteni kur të mësoni që njerëzit me depresion shpesh përjetojnë edhe simptoma fizike. Në përgjithësi, në qoftë se ju keni përjetuar disa kombinime të simptomave emocionale dhe fizike të paraqitura më poshtë për më shumë se dy javë dhe ato kanë ndërhyrë qartësisht në jetën tuaj, duhet t’i diskutoni shqetësimet tuaja me një specialist. Por ju nuk duhet të trembeni nga kjo listë simptomash. Ekzistojnë terapi dhe trajtime, të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i lehtësoni, madje edhe t’i eliminoni simptomat emocionale dhe fizike të depresionit.


Simptomat e lodhjes fizike dhe mendore
Fizike
Lodhje ose mungesë energjie
Të fjeturit tepër ose pak
Ndryshime në oreks dhe peshë
Dhembje në pjesë të ndryshme të trupit
Dhembje koke
Dhembje shpine
Probleme me tretjen e ushqimeve
Marrje mendsh
Emocionale
Trishtim përgjatë ditës ose pothuajse çdo ditë
Humbje e interesit ose kënaqësisë për aktivitetet e preferuara
Ndjesi boshllëku dhe humbje shprese
Të ndjerit i stresuar, nervoz ose i dërrmuar
Vështirësi për t’u përqendruar dhe për të marrë vendime
Të ndjerit i pavlerë
Ndjesi e tepruar vetëfajësimi
Irritim dhe nervozizëm
Mendime për vdekjen apo vetëvrasjen



Efektet kuruese të guaranës
Ka cilësi terapeutike, energjetike dhe freskuese
Është aktivizues natyror i depove energjetike
Përmban proteina, yndyra të bimëve dhe karbohidrate të nevojshme për funksionimin e organizmit
Bën rregullimin natyror të baraspeshës së punës së organeve të brendshme
Në mënyrë nxitëse ndikon në metabolizmin bazik duke i harxhuar yndyrat e grumbulluara
I adapton dhe stimulon organet për përballimin e mundimeve të rënda fizike
Rrit koncentrimin dhe ruan freskinë mentale
Ëmbëlson lodhjen dhe kthen forcën
Pengon arteriosklerozën dhe ndryshimet e enëve të gjakut si dhe normalizimin e tensionit të gjakut
Pastron sistemin e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe në këtë mënyrë qetëson dhembjet e kokës dhe të migrenës
Qetëson problemet menstruale
Vitalizon organizmin, sidomos në mëngjes
Ngadalëson plakjen e qelizave
Rregullon punën e zorrëve dhe qetëson sekretimin dhe ndezjen e zorrëve
Ndikon në sistemim e mesëm nervor njësoj si kafja, por me më shumë efekt
Tabletat me guaranë
Këto tableta përmbajnë: pluhur të guaranës (500 mg, një tabletë), vaj të karafilit të natës, magnez, siliciumdioksid. Për përdorim rekomandohet të merren dy tableta para mëngjesit me pak lëngje, por edhe dy-tri tableta brenda ditës.
Rekomandohet:
Për shtimin e nevojës për punë intelektuale
Në mundimet fizike
Të personat e sëmurë jodinamikë dhe të molisur
Për njerëzit afaristë, menaxherët, studentët
Si afrodiziak natyror
Për shtimin e energjisë, motivim dhe qëndrueshmëri



Efektet kuruese të papajës
Ka efekte të menjëhershme në parandalimin dhe largimin e stresit
Fruti jeshil i papajës kuron tensionin e lartë të gjakut dhe përdoret si adrozodiak
Fruta mund të vendoset lokalisht në plagët e lëkurës
Bërthamat e kësaj frute përdoren për trajtimin e stomakut dhe infeksioneve
Gjethet mund të përdoren për qetësimin e problemeve të zemrës dhe për trajtimin e stomakut
Rrënjët e bimës përdoren si analgjezikë

Papaja
Vlera energjike 160 kj
Karbohidrate 9.81 gr
Sheqerna 5.90 gr
Fibra dietike 1.8 gr
Yndyrë 0.14 gr
Proteina 0.61 gr
Vitaminë A 55.6 mg
Betakaroten 276 mg
Vitaminë B1 0.04 mg
Vitaminë B2 0.05 mg
Vitaminë B3 0.338 mg
Vitaminë B6 0.1 mg
Vitaminë C 61.8 mg
Kalcium 24 mg
Hekur 0.10 mg
Magnez 10 mg
Fosfor 5 mg
Potasium 257 mg
Sodium 3 mg

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ilaçet bimore për të evituar lodhjen fizike dhe mendore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thënie nga Paulo Coelho
» Vegjetarianet jane me te zgjuar
» Engjujt - pikëpamje islame
» Disa paradokse
» NDIKIMI I MUZIKËS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: