Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup

RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 ULLIRI NË KURAN DHE MJEKËSI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Princo
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG


<b>Postime</b> Postime: 68

MesazhTitulli: ULLIRI NË KURAN DHE MJEKËSI   Sat Feb 19, 2011 9:44 am

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëmadh thotë: “Ai është që lëshoi nga lart shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmat, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtije me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra, frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.”

Allahu i Madhërishëm me urtësinë e Tij të krijimit dhe të mbajtjes së universit, furnizon njeriun me gjërat e nevojshme për jetë. Të lejuarën e bëri atë në të cilën ka dobi dhe mirësi, ndërsa të palejuarën e bëri të dëmshme për njeriun, qoftë nëse ka të bëjë me individin apo me shoqërinë në tërësi. Përveç kësaj njeriut i është vënë në dispozicion të zgjedhë një gamë e madhe gjërash ushqimore të lejuara për përdorim. Gjithsesi njeriu i mençur do të orientohet te gjërat e dobishme, varësisht nga mundësitë materiale. Allahu i Madhërishëm i ka vënë vetëm një kufizim, kur thotë në Kuranin Fisnik: “....hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).”[2]

Ulliri e ka origjinën nga Armenia, prej nga u transferua në Palestinë e më pas në Egjipt 4000 vjet para epokës sonë. Vaji i kësaj bime filloi të prodhohet dhe përdoret për ushqim dhe si ilaç afro 2000 vjet më vonë. Tregtarët fenikas e sollën ullirin në Greqi dhe Spanjë, ndërsa ishin grekët që e çuan kultivimin e ullirit në Itali. Dhe mu këto tri vende sot janë më të përparuarat në prodhimin e vajit të ullirit, bile edhe me 74% të prodhimit botëror.

Sot ullirin e hasim në të gjitha shtetet e pellgut mesdhetar. Edhe pse në treg mbizotërojnë llojet italiane dhe greke, hulumtimet e fundit kanë treguar se kualitet të veçantë kanë ullinjtë nga Istria, Dalmacia dhe Shqipëria. Lloji më i mirë i vajit është i ashtuquajtur vaji i ullirit “i virgjër”. Gjithsesi zgjedhja varet edhe nga shija e blerësit dhe gjatë blerjes duhet pasur kujdes në etiketën e prodhimit. Në realitet, përqindja e thartirave yndyrore nuk duhet ta kalojë 1% dhe mënyra e përpunimit duhet të jetë me presim të ftohtë pa përdorimin e mjeteve zbërthyese, ose burimeve të nxehta.

YNDYRAT NË ORGANIZËM

Për funksionimin e organizmit njerëzor nevojitet energjia-ushqimi. Njësia e matjes së vlerës energjetike të ushqimit quhet kalori dhe flet sa është fuqia e ushqimit të caktuar, gjegjësisht sa është sasia ditore që i nevojitet për ta ngopur organizmin. Materiali ndërtimor për rigjenerimin dhe ndërtimin e qelizave gjendet në proteinat (albumina). Yndyrat dhe karbohidratet janë përbërës, të cilët i japin energji organizmit. Padyshim që shumë herë kemi dëgjuar këshillën e mjekut: “Ushqehu me më pak yndyrë, ose yndyra në gjak është e dëmshme” etj. Ose përshkruhen ilaçe të shumta (Omega 3, Zocor, Vasilip, Simvastatin, Atoris etj) për të zvogëluar sasinë e kolesterinës (LDL) dhe triglicerideve në gjak, të cilat duhet të merren për një kohë të gjatë. Përveç se organizmit i japin energji, yndyrat marrin pjesë në ndërtimin e membranës qelizore dhe të shumë hormoneve, si dhe shërbejnë për zbërthimin e disa vitaminave (liposolubile A, D, E, K). Mirëpo sasia e tepruar e yndyrave shkakton shumë sëmundje: diabetin, obezitetin, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, arterioskleroza, sëmundjet degjenerative, kancerin etj. Në themel yndyrat ndahen në të ngopura dhe të pangopura.

Yndyrat e ngopura gjenden në ushqimet me origjinë shtazore (mishi dhe disa lloje peshku), prodhimet e qumështit dhe vezët. Këto lloje yndyrash kanë ndikim të madh (shpesh të dëmshëm) për shkak të kolesterinës, e cila gjendet vetëm në ushqimet me origjinë shtazore. Kur ushqehemi me një ushqim të pasur me yndyra të ngopura, rritet niveli i kolesterinës në gjak, duke u rritur kështu sasia e thërrmijave të yndyrës, të cilat precipitojnë në muret e enëve të gjakut, duke i ngushtuar ato. Kështu pamundësohet rrjedha normale e oksigjenit deri tek indet dhe organet, e cila shkakton ushqimin e tyre të dobët dhe në fund vdekjen e tyre, e kjo kur është në pyetje zemra dhe truri, shkak i sulmeve të zemrës dhe atakeve në tru. Edhe pse procesi i arteriosklerozës zgjat me vite, konsumimi i tepruar i yndyrave të ngopura në organizëm me shumicë e përshpejton këtë proces degjenerativ. Për këtë mjekët këshillojnë vazhdimisht ndryshimin e regjimit të ushqimit me konsumimin më të ulët në organizëm të yndyrave të ngopura.

Yndyrat e pangopura gjenden më shumë në perimet, vajin bimor dhe në shumë lloje peshku dhe janë shumë të dobishme për organizmin, sepse ndihmojnë në eliminimin e kolesterolit, duke zvogëluar kështu nivelin e tij në gjak.

VAJI I ULLIRIT DHE SHËNDETI

Vaji i ullirit bën pjesë në yndyrat e pangopura dhe përbën 77% të yndyrave të pangopura, që zvogëlojnë të ashtuquajturin kolesterol të “rrezikshëm” (LDL), ndërsa rrisin përqendrimin e kolesterolit të “mirë” (HDL) në gjak. Vajrat e bimëve të tjera e ulin nivelin e LDL kolesterolit, por në HDL kolesterolin nuk veprojnë fare.

Vaji i ullirit përmban 4-12% më shumë yndyra të pangopura, të cilat kur oksidohen mund të shkaktojnë dëmtimin e enëve të gjakut. Kur janë në pyetje yndyrat e ngopura, vaji i ullirit përmban gjithsej 9%, vaji i misrit 30%, ndërsa i lulediellit 69%! Dy përbërës esencialë të vajit të ullirit për shëndetin janë vitamina E dhe polifenoli.

Vetëm një lugë çaji me vaj ulliri mjafton për 8% të nevojave ditore të organizmit për vitaminën E, ndërsa polifenolet zvogëlojnë rrezikun nga arterioskleroza dhe disa lloje të kancerit (zorrës së trashë, mëlçisë dhe gjirit bile deri në 45% tek gratë që e konsumojnë për çdo ditë).

Gjithashtu vaji i ullirit shëron të thatët në organet e tretjes, si dhe parandalon formimin e gurëve në fshikën e tëmthit dhe veshkat. Përfundime të shkëlqyera kanë treguar tek djegiet në lëkurë, ndërsa dermatologët kanë konstatuar që përmban UV faktorë mbrojtës 20, dhe për këtë e preferojnë si vaj për mbrojtje nga rrezet ultravjollce të diellit. Vaji i ullirit përmban edhe yndyra esenciale, të cilat organizmi i njeriut nuk mund t’i sintetizojë vetë, por duhet t’i marrë me ushqim. Përveç këtyre vaji i ullirit përmban edhe vitaminë A, D, dhe K, të cilat kanë efekte antioksidative, d.m.th. i ofrojnë efekte mbrojtëse organizmit.

Ebu Hurejre radijallahu anhu na përcjell, se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Përdorni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem, sepse ai nxirret nga druri i bekuar”.[3]

Druri i ullirit është bekuar në Kuran, kurse dega e ullirit simbolizon paqen. Pirja e vajit të ullirit përdoret për shërimin e helmimit me ushqim, i vë në lëvizje zorrët dhe nxjerr jashtë parazitët e zorrëve. Sa më i vjetër të jetë vaji, ka temperaturë në shkallë më të lartë dhe efekt më të madh në zbërthimin e substancave. Të gjitha llojet e vajrave e zbusin lëkurën dhe e ngadalësojnë procesin e zbardhjes së flokëve (thinjat). Uji i kripur i ullinjve të mbetur përdoret në raste djegie të lëkurës, pengon krijimin e flluskave (fshikave) në lëkurë, forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për pezmatime herpetike dhe për disa forma alergjike të lëkurës (urtikaria).

Përtypja e gjetheve të ullirit përdoret me sukses në shërimin e pezmatimeve në gojë (stomatitis aphtosa), si dhe në kontrollimin e djersitjes së tepërt.

Gjethet e ullirit përdoren për sëmundjet infektive, duke përfshirë pezmatimet lokale të lëkurës që shoqërohen me skuqje lëkure, ekzemën dhe të thatët që shkaktohen nga kafshimi i brejtësve të ndryshëm. Pra, ulliri është bimë me veti mjekuese të mrekullueshme dhe e njohur për vetitë dietetike dhe fitofarmaceutike. Në mjekësinë popullore përdoret lëvorja e frutës, fruta, gjethet dhe vaji i ullirit. Gjethet qëndrojnë në degët e ullirit gjatë gjithë vitit, por mund të mblidhen gjatë muajve dhjetor-shkurt dhe të ruhen të thara.

Gjethet dhe lëvoret e degëve të ullirit përmbajnë tanin dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike (kundër temperaturës së lartë të organizmit). Përdoren me rezultate të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet me temperaturë të lartë.

Kanë veti diuretike (nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi) dhe ulin sasinë e sheqerit në gjak. Në këto raste përdoret çaji, i cili përgatitet si vijon:

“Merren 40-50 gjethe dhe vihen e zihen në gjysmë litre ujë deri sa të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Çaji filtrohet, i shtohet sheqer pastaj pihet 1-2 filxhanë në ditë.”

Çaji i përgatitur me gjethe ulliri ka dhënë rezultate të mira, sidomos në uljen e tensionit të lartë të gjakut, që është dukuri mjaft e shpeshtë tek ne. Për këtë preferohet: “Çaji fillimisht përgatitet me 20 gjethe ulliri në një litër ujë. Pastaj shtohen çdo ditë nga 5 gjethe derisa të arrihet numri prej 120 gjethesh pa e shtuar sasinë e ujit. Në të gjitha rastet çaji zihet deri sa të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Prej tij pihen 2 gota; një në mëngjes para buke dhe një në mbrëmje para se të flemë.”

Për personat e rritur, kundër të vjellit që shoqërohet me dhembje stomaku, këshillohet:

“Merren 100 gjethe ulliri dhe zihen në një litër ujë derisa të mbeten ½ e sasisë së ujit. Pastaj sasia e mbetur e ujit ku janë zier gjethet kullohet dhe pihet një filxhan esëll për çdo mëngjes.”

Vaji i ullirit tretet mirë dhe përthithet me lehtësi nga organizmi, prandaj është përdorur nga populli qysh në kohët e hershme. Në mjaft raste janë arritur rezultate të mira kundër ulcerës së stomakut. Vlen të theksohet se vaji i ullirit duhet të përdoret i freskët dhe jo i zier apo i djegur, sepse ngacmon stomakun duke shkaktuar djegie të brendshme, thartirë, nuk tretet, shkakton dhembje koke etj. Vaji i ullirit vepron në mënyrë të efektshme edhe kundër krimbave parazitar dhe tenjës. Po ashtu përdoret shumë për masazhe pasi ka veti të ruajë ngrohtësinë e trupit, zbut dhe mbyll plagë të ndryshme. Vaji i ullirit mjekon me efikasitet djegiet e shkaktuara në lëkurë, duke ndihmuar ripërtëritjen e indeve të dëmtuara, zbut flokët, forcon rrënjën e tyre dhe lufton zbokthin.

Alaudin ibën Nefis, një mjek që ka jetuar në fillim të shekullit XII në librin e tij të njohur me titull “Muxhez ul Kanun”, për vajin e ullirit thekson: “Nëse flokët lyhen me vaj ulliri forcohet rrënja e qimeve dhe parandalohen thinjat e parakohshme. Kokrrat e ullirit forcojnë organizmin e njeriut. Lëngu i njelmët i ullirit të konservuar është shumë efikas kundër stomatitit aftoz dhe forcon mishin e dhëmbëve. Gjethi i ullirit është tejet efikas kundër anthraxit-urtices dhe inflamimeve të lëkurës. Parandalon të djersiturit e tepërt dhe shëron me sukses panarciumin (infeksionet bakteriale të gishtërinjve). Pra, po të mendojmë për mënyrën e ushqimit tonë, e kuptojmë sa është e rëndësishme vetëm njëri prej ushqimeve tona, të cilit deri tani nuk i kemi kushtuar ndoshta kujdesin e duhur. Njohja më e mirë është të mendojmë, duke falënderuar për mirësitë e Allahut të Madhërishëm që i ka dhuruar njeriut.

Gjithë kjo që thamë lidhur me vetitë dhe dobitë që kemi prej ullirit nuk janë të rastit, sepse Allahu i Madhërishëm betohet në fikun dhe ullirin dhe na përkujton që ta falënderojmë dhe madhërojmë vazhdimisht Atë, duke mos harruar ajetin e Kuranit Famëmadh:

“Dhe Ai ju dha gjithë atë që i kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.”[4]

Prim.dr.med.sc. Ali ILJAZI

[1] En’amë, 99

[2] El Arafë, 31

[3] Abdurrezak në Mussanit, 1958; Ibn Maxhe, 3319; Hakimi 4/122 thotë se është sahih. Me të pajtohet Dhehebiu.

[4] Ibrahim, 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

ULLIRI NË KURAN DHE MJEKËSI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-