Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Kollitja mbron mushkëritë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Kollitja mbron mushkëritë    Sat Feb 19, 2011 10:56 am


Në fakt kollitja është një refleks, i cili ndihmon pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes në fyt dhe në gjoks. Megjithatë ndonjëherë për shkak të kollitjes duhet të paraqitemi te mjeku.

Kollitja është një nga mekanizmat mbrojtës të sistemit respirator. Me anë të të kolliturit ndalohet hyrja në trup e trupave të panjohur nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe gjithashtu realizohet hedhja jashtë e tyre.

Poashtu, kollitja është sinjalizuese e shumë sëmundjeve, si: pneumonia, tuberkulozi, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, sëmundje të gurmazit, kancer i mushkërive dhe dobësim të zemrës.

Kollitja akute në shumicën e rasteve rrjedh nga të ftohurit ose nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Elementë të tjerë më të shpeshtë të cilët shkaktojnë kollitjen janë alergjitë, rrjedhjet kronike të hundës, sinusiti, astma, bronkiti kronik dhe të kolliturit alergjik. Nëse bashkë me kollitjen akute shfaqet temperature, sekrecione me ngjyrë të errët dhe dhimbje gjoksi atëherë këta mund të jenë shenjat e një pneumonie.

Nëse i sëmuri nxjerr sekrecione me ngjyrë jeshile, të verdhë apo të bardhë, ose nëse kollitja vazhdon më shumë se 21 ditë dhe bashkë me të shfaqet temperaturë apo nëse bëhet fjalë për sekrecione me gjak, atëherë duhet medoemos të kontaktoni mjekun.

Pas të kolliturit mund të shfaqen marrje mendsh, përzierje në stomak dhe të vjella. E kollitura gjithashtu mund të bëhet shkak i thyerjes së brinjës, shkëputje muskulore, thyerje në kockën e belit, pnomotoraks (mbledhje e ajrit në mes të shtresave të mushkërive), mosmbajtje të urinës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kollitja mbron mushkëritë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtrigëria në shoqëritë e izoluara
» Objektet fatsjellese
» Mbrojtje me anë të gurëve
» Shoqëritë sekrete dhe propaganda

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: