Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël    Fri Feb 18, 2011 8:20 pm

Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël











Është një zbulim i jashtëzakonshëm, të cilin mjekët nuk dinë t’i japin asnjë shpjegim.
Në një artikull të publikuar sot në një revistë amerikane, u bë e njohur
historia e një fëmije të lindur pa disa pjesë të trurit, i aftë të bëjë
gjëra të pabesueshme.

Vetë mbijetesa e tij është tërësisht e pashpjegueshme për mjekët, pasi
3-vjeçarit i mungon truri i vogël dhe pjesë të tjera të rëndësishme të
trurit.

I quajtur Chase Britton, fëmija jeton i lumtur në Nju Jork. Prindërit e
tij sigurojnë se i pëlqen të këndojë dhe të qeshë gjatë të gjithë kohës.

Në vitin 2008, David dhe Heather, prindërit e tij, u bënë prindër të një
djali të dytë të quajtur Troy, edhe ai i lindur në mënyrë të
parakohshme dhe me keqformime.

Troy arriti të mbijetonte vetëm gjashtë javë pas lindjes, por vëllai i
tij me “gjysëm” truri, edhe ai i lindur përpara kohe, jo vetëm që i ka
kaluar javët e para, por gëzon një shëndet të plotë, të njëjtë me atë të
çdo 3-vjeçari tjetër.

”Mjeku na thirri dhe nuk dinte se çfarë të na thonte”, tregon Zoti
Britton. “Askush nuk ka parë kurrë më parë diçka të tillë. Shkuam më pas
tek neurologët dhe ata u shastisën edhe më shumë. Ngelën duke thënë që
kjo është e pamundur.

Sipas tyre, djali ynë nuk duhet të ishte në gjendje të jetonte, por edhe
nëse do t’ia dilte, është e pamundur për ta të shpjegojnë se si ai bën
funksione, të cilat kryhen normalisht nga pjesët e trurit që atij i
mungojnë”.



Në pjesën ku 3-vjeçari duhet të kishte trurin e vogël, ai ka vetëm një
lëng organik. Kjo pjesë e trurit kontrollon frymëmarrjen dhe funksione
të tjera si gjumi.

Djali është në gjendje të marrë frymë dhe të flejë pa probleme, ndërsa
tek një njeri normal, një dëmtim në trurin e vogël sjell menjëherë
vdekjen, pasi pushon funksioni i mushkërive.

Misteri është edhe më i thellë nëse merr parasysh që në skanerat dhe
ekot gjatë zhvillimit, tregohet qartë se djali i saj kishte trurin e
vogël dhe një tru tërësisht normal.

Nëse kjo do të konfirmohet nga mjekët, atëherë kjo çështje, do të hedhë poshtë të gjithë parimet bazë të shkencës mjekësore

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mrekullia, një djalë jeton pa trurin e vogël
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A e përdorim vetëm 10 % trurin?
» Gjumi “pastron” trurin
» Medjugorje
» Osho- Dashuria rilind cdo dite
» Pse nuk mund ta shfrytezojme trurin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: