Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:56 am

Plaku është çmendur për vajzat dhe nusen e djalit!

Dy pleq, burrë e grua, qëndrojnë tejet të mërzitur nën një tendë të kampit italian numër dy në Kukës. Na drejtojnë refugjatët të takohemi me taq, s4epse janë në afërsi të tendale të ta poaliruarve nga burgu i Smrekovnicës, më datën 22 maj 1999 në Kukës. Bëjnë të ditur se atys qenkan bashkëshortët, të cilëve në afërsi të kufirit shqiptaro-shqiptar të Qafës së Morinës, forcat serbe ua kanë ndalur dy vajza dhe nusen e djalit. “Plaku ka luajtur”, thonë „ e plaka ende po mbahet“. Plaka N.Q. rrëfen se ditën kritike të muajit prill, janë nisur për në Kukës nga rrethi i Prizrenit. Nuk kemi ngrënë e as nuk kemi pirë dy ditë. Nuk na kanë lënë të shpëtojmë së bashku me vajza dhe me nusen që ka një fëmijë në Shqipëri. I kanë ndarë veçantë vajzat e veç nusen me fëmijë. Në njërin camion kishte vetëm vajza të reja e në tjetrin kishte gra të reja. Unë nuk di se farë ka ndodhur me to, sepse, neve nuk na pengua ntë kalojmë kufirin deri në Shqipëri. Një nuse që ka ardhur në Shqipëri të nesërmen, sepse ne kemi pritur te kufiri, ka treguar se çfarë kanë bërë shkiet me vajzat dhe nuset tona. Të gjitha i kanë dhunuar dhe i kanë rahur, thoshte ajo. Disa prej tyre edhe i kanë vrarë, pasi nuk kanë pranuar të çnjerëzoheshin. Më mirë t’i gjej të vdekura, por më dhimbset djali i vogël që ka mbetur me ato në këtë zjarr. Nuk po qetësohemi dot! Burri im ka luajtur nga menda! Gjithkujt i thotë, unë kam ardhur në Shqipëri, por vajzat dhe fëmijët kanë mbetur të luftojnë në Kosovë. Po përpiqem ta kuptoj, por e di se si më kurrë nuk do të vijë në vete. Nusja që ka ardhur këtu në Kukës ka thënë se i kanë keqtrajtuar shumë rëndë dhe i kanë vendosur në një çerdhe paramilitarësh, ku i dhunojnë sipas tekeve të tyre. Kush e di, ndoshta nuk ësthë ashtu, dhashtë zoti të hyjë Amerika në Kosovë, e ndoshta kthehemi në shtëpitë tona, në Kosovë“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:56 am

mitura e dhunuar!

A.R. nga rrethi iLipjanit, e mitur, në kampin e Stankovecit numër një.

“Kanë hyrë çetnikët në fshat dhe kanë vrarë kë e kanë vënë në shënjestër. E di se atë mëngjues prilli kanë kryer dhe dhunime mbi femrat shqiptare. I kanë dhunuar edhe në ara, derisa kanë ikur nga tmerri i luftës. Unë kam qenë me kunatën e madhe. Ne¨të dalë nga oborri, na e kanë ngjitur për dore katër serbë me mjekra të gjata. Kemi menduar se po na vrasin. Ka kanë detyruar të futemi në stallën e ushqimit të kafshëve dhe së pari e kanë zhveshur kunatën. Atë e rrahur njëkohësisht e kanë dhunuar. Më kanë marrë edhe mau dhe më kanë futur në anë3n tjetër të stallë, më kanë rrahur dhe më janë kërcënuar se do të me¨vrasin. Nuk diçfarë ka ndodhur më tej, por di se lunata, pas një kohe, ishte mbi kokën time dhe po më freskonte stë me ujin e shiut që isthe në oborr. Më tha menjëherë, se çetnikët kanë shkuar dhe se më nuk kishte rrezik. Ajo e kishte fytyrën të përgjakur dhe ishte krejt e hutuar. Më ka veshur dhe më ka pyetur se a më kishin lënduar shumë. Më tah se atë vetëm e kanë rrahur dhe se asgjë tjetër nuk i ka ndodhur. Këtë më tha, nuk duhet të dijë askush dhe kjo duhet te mbetet këtu në mes nesh, për shkak vendit. Ashtu jemikuptuar, por di se në fshat ka pasur më tepër se 20 dhunime. Atë ditë shumë gra i kanë dhunuar. Thonë se fajtor kryesor për këtë janë dy serbë në fshatin tonë, një femër, e cila e ka koordinuar tërë aksionin serb të dhunës në fshat dhe djali i saj, i cili tashmë është në shënjestër të ushtrisë shqiptare, pasi kaherë ësthë futur në grupet paramilitare serbe. Po presim të na çojnë dikah në Evropë, jemi shënuar të udhëtojmë për shtetet skandinvae, sepse nuk dëshiroj të kthehem më në fshat dhe në shtëpi”.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:56 am

Rëfimi për argëtimin e mjekes shqiptare me paramilitarët!

S.H. (26) motër medicinale në Prishitnë.

“Kam mbetur në banesë pasi nuk kam dashur të braktis Prishtinën. Ne kemi menduar se shpejt do të normalizohet gjendja. Më pesë prill, kanë hyrë disa paramilitarë serbë në banesën tonë dhe kanë bastisur radhazi dhomat e shqiptarëve. Kam qenë me nënën dhe babain si dhe me fqinjën e time, me të cilën deri ato ditë, kemi pasur vetëm një përshendetje. Paramilitarët, me të hyrë brenda, kanë kërkaur të garantonin se këtu nuk kishte ushtar të UÇK-së. Ne u kemi thënë se në banesën tonë nuk ka ushri dhe pasi më kanë pyetur për profesionin, më kanë marrë me vete deri në një banesë tjetër, më pretekst se duhej t’ia pastroja plagën një serbi të plagosur. U kam thënë se nuk i kisha mjetet, por ata thanë se ata i kishin të gjitha Më kanë detyruar të nisesha em ta dhe kur kam hyrë në atë banesë, kam takuar dy femra shqiptare, njëra prej të clave me profesion ishte mjeke dhe tetra, motër. Ato po qëndronin aty me vetëdëshirë dhe kishin raporte shume normale me serbët që na terrorizonin. Dy paramilitarë më kanë thënë në prani të tyre se këto shqiptare janë ndër më të sjellshmet në Kosovë dhe se kishin përcaktim internacional për të trajtuar njerëzit. Më kanë mbajtur tërë natën dhe kam dëgjuar se mjekja shqiptare së bashku me motrën medicinale vullnetarisht argëtoheshin me paramilitarët, kanë kaluar çaste të “mrekullueshme” me ta, duke pirë e duke ngrënë. Në mëngjes, kur jemi bashkuar në dhomë, u ka deklaruar hapur turpin që kanë bërë, por ato nuk pranuar turpësinë, duke thënë se këtu më kurrë nuk do të kthehen të dëbuarti. Duket se tërë bisedën tonë ua kanë përcjellr serbëve dhe ata po atë ditë, (passite) më kanë zdeshur dhe më kanë dhunuar. Dy paramilitarë e kanë kryer procesin e dhunimit dhe po atë mbrëmje, më kanë liruar. Nuk i kam treguar nenës e as fqinjes për ngjarjen, por jam shumë e pikëlluar dhe më duket sikur e kam tradhtuar djalin tim me të cilin kam lidhje serioze. Ende po e mbaj fshehur edhe nga ai dhunimin e asaj date, por jam shumë e bindur se si, ka aq formim njerëzor e moral për të mos më braktisru, edhe nëse kupton për procesin e dhunimit, i cili ishte i detyrueshëm. Jam në gjurmin e sipër të infromohem saktë se ku punon tash mjekja dhe infermiera shqitpare dhe sipas të gjitha informacioneve, ato dikund punojnë në kuartin e “Kodrës së diellit”. Kam shumë trauma nga ajo ditë dhe pikëllim për aktin e çnjerëzimit. Më tepër jam mbyllur në vetëvete se për këtë problem, nuk mund të bisedoi me askend, sepse, droj se do të injorohem nga rrethi dhe shoqëria”.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:57 am

Libri "Rrefimet e femrave, të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”

Autorja: Luljeta Selimi

Në vend të parathënjës

Pse u detyrova që t’i botoj rrëfimet e femrave të dhunuara?

Njëra nga arsyet kryesore është se e vërteta mbi këtë kapitull mbase më të dhëmbshmin dhe më të ndjeshmin në tërë periudhën e luftës së fundit në Kosovë, po mbetet nën hije dhe se kjo e vërtetë duhet të plasohet në opinion sado e dhimbshme dhe e rëndë të jetë ajo. Zaten e vërteta gjithmonë është e dhimbshme dhe e rëndë, e posaçëisht kur flitet për plagën më të madhe të çdo lufte, për dhunimet. Dhunimet ndodhin në çdo luftë dhe çdokund konsiderohen si krimi më i rëndë i saj. Edhe në te tri luftërat e fundit që ndodhen ne rajon, barbarët serbë ushtruan dhunime të papara, në Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.Pra edhe në Kosovë përveq vrasjeve, dëbimeve, djegieve, rrënimeve,plackitjeve,kidnapimeve e burgosjeve ata bënë edhe dhunime.Dhunimet janë të rënda për çdo popull në botë e posaçerisht për popullin tonë sepse morali është pjesa më e ndieshme e qenjes së tij. Gjatë punës sime në teren kamë parë nga afër se sa të renda janë përjetimet e të dhunuarave, sa e rëndë është kjo për familjet e tyre, për rrethin dhe për çdo shqiptar.
Njerëzit në Kosovë, nga më të rendomtët e deri tek pushtetarët e saj, iu shmangen dhe bishtërojnë bisedave rreth dhunimeve! Unë i kuptoj kosovarët pse nuk flasin, nuk shkruajnë dhe nuk bëjnë gati asgjë për ti zbuluar dhunimet! Por nuk i kuptoj ndërkombëtarët që veprojnë ne Kosovë dhe e di se marrin donacione te majme për këtë punë dhe nuk bëjnë asgjë as për ti zbuluar dhunuesit e as për ti ndihmuar femrat e dhunuara.
Arsyeja tjetër që me shtyri ta botoj këtë libër me rrefime tronditëse të disa femrave të dhunuara është sjellja e palejueshme e ayre që janë të thirrur të bëjnë diçka në këtë drejtim! Ata sillen sikur këtu nuk kanë ndodhur as luftë, as vrasje, as djegie e plackitje as dhunime, as asgjë prej gjëjë. Ose edhe më keq, sillen sikur dhunimet kanë ndodhur diku tjeter, e jo këtu, para syve tanë dhe të botës!!!
Sot në Kosovë ka femra te cilat pas përjetimit të dhunimit ndodhën në gjendje shumë të vështirë psiko-fizike dhe materjale! Këto femra kanë nevojë për përkrahje, qoftë morale dhe materjale. Ato duan trajtim të vazhdueshëm dhe përkujdesje mjekësore. Askush nuk bën asgjë për To. Asgjë për këto femra nuk ndërmerr as Tribunali i Hagës punën e të cilit në Prishtinë “e kryen” hetuesja ndërkombëtare e cila ka vetëm një detyrë: ti zbuloi dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:57 am

Ajo që kosovarët do te duhej ta dinin është se në Hagë kanë dëshmuar dhe do të dëshmojnë edhe shumë boshnjake të tjera të dhunuara gjatë luftës në Bosnjë. Një gjë të tillë do të duhej bërë të mundur edhe femrave kosovare. Atyre pra duhet dhënë rasti që para Tribunalit të Hagës t`i denoncojnë kriminelët serbë. E di dhe i kuptoj femrat që e kanë të vështirë ta bëjnë këtë, por një gjë duhet ta kenë të qartë: se krimi nuk mund dhe nuk duhet të fshehet sepse ato do të detyrohen një ditë që vetë ta thonë të vërtetën, sepse kjo nuk mund të mbahet e fshehur përgjithmonë. Është në të mirën dhe interesin e tyre dhe prandaj ato duhet të rrëfehën sepse vetëm në atë mënyrë mund ta nxjerrin helmin që mbajnë në shpirt.Për ato plagë që i bartin më vete, të dhunuarat, duhet që, në radhë të parë, vetvetiu të përpiqën të gjejnë sherim sepse gjendja e tyre shëndetësore dhe shpirtërore mund të mbetet me pasoja aq më pare kur dihet se atyre u mungon edhe perkujdesja më elementare profesionale dhe institucionale! Dhe vërtetë; si do sherohet një 14 vjeçare e dhunuar dhe ta dojë sërish jetën?
Si të pajtohet me fatin një e re të cilën e ka braktisur i fejuari vetëm pse e dhunuan barbarët serbë? Si do të pajtohet me fatin e hidhur një nënë e re e cila pas përjetimit të dhunimit ka dështuar së linduri dhe nuk do të mund të lind kurrë më fëmijë? Si do të sherohet nëna e cila nuk mund të këthehet tek fëmijët e sajë sepse barbarët e dhunuan në sytë e tyre dhe të anëtarëve të tjerë të familjes? Si mund t’i harrojnë të gjitha këto femrat e dhunuara pa ndihmën e gjithmbarshme të shoqërisë kosovare? Si, si…???
Ndoshta kurrë nuk do t’i botoja këto rrëfime sikur të mos më thoshte një e dhunuar në një mëngjes se ato përveq së janë të dhunura janë edhe të braktisura dhe të fyera. Kur unë u përpoqa ta ngushëlloj, ajo më pëshpëriti:” ne që jemi dhunuar dhe sot vuajmë jemi morali dhe pamorali i të gjithë kosovarëve! Edhe kur jemi në mesin e të gjallëve, ne, sërish ndjehemi te vdekura! Edhe kur ecim rrugës, e ndjejmë peshën e dhunimit, e shofim atë në sytë e njerëzve, të cilët, ndoshta, kurrë nuk do të mund ta imagjinojnë së çfarë kemi perjetuar. Ne jemi plaga e çdo njeriu , vuajtja dhe mungesa e çdo fëmiu. Edhe kur njerëzit qeshin, pa kujtuar fare së ne ekzistojmë, ne mendojmë së ata qeshin dhe tallën me tragjedinë tonë. Edhe kur lotojnë, shajnë e pështyjnë edhe atëherë ne jemi pjesa më e dhëmbëshme dhe më tragjike… Ne sot jemi të braktisura, dhe pesha e çdo gjëje që po ndërtohet në Kosovë rëndon mbi ne! Ne jemi gjaku, pluhuri dhe pështyma e djeshme e sotme dhe e nesërme e Kosovës andaj dikush duhet ta ngre zërin për ne. Po ta them, ngase ti mund ta bësh këtë, sepse ti cdo ditë mjekon plagët tona. Dhëmbja jonë do të ishte akoma më e madhe po ta bëntë dikush për tallje apo përfitime…”me tha duke dashur që plagët e saja dhe të të tjerave të jenë ndërgjegjësim për ne të gjithë. Duhet ta dimë të gjithë se liria e ka çmimin e lartë dhe se nje hise të madhe të atij çmimi e kanë paguar edhe viktimat e dhunimit. Ata që sot shkelin mbi varret e tyre (sepse shumë nga të dhunuarat mëpastaj edhe janë vrarë e masakruar ) ,ata që sot shkelin mbi plagët, dhembjet, lotët dhe tragjedinë e këtyre femrave, duhet ta dinë mirë se ato janë pasqyra dhe fytyra e vërtetë e kosovarëve, duhet ta dinë se shkelin mbi pjesën më të dhëmbëshme të lirisë së Kosovës. Turpi iu mbetet vetëm atyre që e shkelin dhe përbuzin viktimat e kësaj tragjedie të hidhur. Le të kujtojnë vetëm njëherë se si do t`iu dukej sikur kjo t`iu kishte ndodhur atyre më të dashurave, nënave, motrave, grave apo vajzave të tyre të cilat i duan më shumë se sytë e ballit! Duhet ta dimë të gjithë së ato kërkojnë ndihmë, përkrahje dhe trajtim të përditshëm mjekësor, profesional dhe institucional. Le të jetë ky libër vetëm një përpjekje modeste për të zgjuar interesimin dhe përkushtimin më të madh jo vetëm në zbardhjën e të gjitha rasteve të dhunimit por edhe në trajtimin adekuat të viktimave. Mbase do ndeshëm në thumb të kritikave të llojeve e natyrave të ndryshme por konsideroj së e vërteta sado e hidhur të jetë duhet të dalë në dritë në mënyrë që të mos harrohet as përseritet kurrë më.
E bashkëndjejë dhembjën me të gjitha ato motra të mia nëse sadopak ua kamë lënduar shpirtin duke ua rikujtuar sërish të kaluarën e hidhur për çka paraprakisht iu kërkoi falje dhe mirkuptim.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:57 am

S'KAM FUQI TË KTHEHEM NË VENDLINDJE


" - Edhe sot e kësaj dite nuk e di se sa ditë kishin kaluar kur policia serbe na hyri brenda. Aq shumë u frikësova por, shpëtova,nuk na ndodhi asgjë. Na i dhanë tre minuta të dilnim nga shtëpia, dhe dolëm. Kur arritëm në Pejë, policia na ndalën përsëri, na kërkuan nga 50 DM për person nëse donim të vazhdonim për në Shqipëri. Ne kishim vetëm 200 DM, e ishim nentë veta. "Kush do të shpëtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim në heshtje, ndërkaq babai ua dorëzoi paratë dhe u tregoi se ishim nëntë veta. Na shikuan dhe pasi ia morën nënës dhe mua unazat nga duart, na lëshuan. Në dalje të Pejës, na ndali grupi tjetër i policisë. Edhe ata na kërkuan para dhe nuk do t'na lëshonin sikur një familje nga Gllogjani të mos i jipte 200 DM. U nisëm. Disa metra më larg, policia kishte ndalur kolonën që ishte e gjatë deri në kufi. Ata ishin banorë nga fshatrat e Ferizajit, Suharekës, Rahovecit, Prizrenit, Malishevës e ndoshta edhe të Gjakovës. Policia nuk lëshonte askë pa e kontrolluar dhe ne duhej të prisnim në rrugë. Edhe pse nuk bënte shumë vapë, ishte vështirë të rrije e të prisje aty. Nuk kishim as ujë e as bukë. Policia nuk na lejonte as të ktheheshim por as të vazhdonim, madje as të uleshim. Ashtu në këmbë, të mbështetur në njëri-tjetrin, qëndruam mbi 11 orë. Kishte rënë errësira e parë kur kolona filloi të lëvizë ndagalë. Ishim aq të lodhurë, por, megjithatë, shpresonim se do të arrinim të gjallë në Shqipëri. Rruga ishte e gjatë por, ajo u vështirësua edhe më shumë kur gjatë natës filloi një shi i madh dhe mëngjesi gëdhiu i ftohtë. Fëmijët të lodhur filluan të qanin, e policët ishin egërsuar shumë. Si dukej, ata kishin humbur shokët e tyre diku. Kishim edhe dy-tri kilometra për të arritur deri te kufiri,dhe në momentin kur arritëm tek vendi ku bëhej pengesa për vazhdimin e rrugës, policët filluan të na kontrollonin sërish. Na preknin trupit, kurse meshkujtë i rrahnin dhe i detyronin t'u jepnin para. Ne nuk kishim, edhe herën e fundit na ndihmuan të tjerët. Kur vëllanë tim 12 vjeçar filluan ta rrahnin, unë i ika nga dora e policit që po më kontrollonte dhe u hodha mbi vëllanë. Doja që, së paku, një të rame t'ia marrë unë. Eshtë vëllau i vetëm pas nëntë motrave. Polici që po e rrahte, më tërhoqi për flokët e gjata dhe më drejtoi kah kryepolici i cili, në prani të kolonës, me majën e thikës filloi t'mi zhvishte rrobat. Mi hoqi të gjitha në prani të babës, nënës, vëllaut,burrit dhe fëmijëve të mij. Fëmijët filluan të qajnë me të madhe, por aq u bënte atyre, dhe kryepolici më tërhoqi deri tek strehimorja e tyre e improvizuar që ishte në afërsi të rrugës. Më hodhën mbi tavolinë, mi lidhën duart për të, të cilën siç duket e kishin përgatitur enkas për t'i dhunuar femrat shqiptare. E di që pasi filloi të më ç'nderojë, me kokë i rashë tavolinës, kurse ata qeshnin e flisnin sikur të ishin në spektakël. Tërë këtë e shihnin edhe të afërmit e mi, e shihnin edhe qytetarët e tjerë dhe tërë kolona e gjatë që po lëvizte andej. Si në ëndërr më kujtohet kur i urdhëruan familjarët e mi të ecin. Edhe sot më tingëllon në kokë zëri i nënës sime, e cila nuk kishte dashur të vazhdojë pa mua. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku është. Më kujtohet se përveç dhunimit, më goditën disa herë me kondak në kokë. Nuk më kujtohet si, dhe kush më ka dërguar deri në Kukës, por e di se aty kam dëgjuar edhe shumë klithma, dhe shumë gjëmë, shumë thirrje për ndihmë nga shumë femra të tjera që i dhunuan. Në spitalin e Tiranës qëndrova e shtrirë 19 ditë. Gjashtë ditë me radhë më kishte qëndruar burri tek koka, e unë nuk e njihja. Nga goditja në kokë kisha harruar çdo gjë.Vetëm zëri i bijës sime 5 vjeçare që më thërriste e qante pse nuk i flisja, më nxorri nga ajo komë, që edhe mjekët u befasuan. Sot nuk kam fuqi të shkojë e të jetojë në vendin ku kam jetuar më herët me burrin dhe fëmijët. Nuk mund të kthehem as në vendlindjen time, sepse nuk kam fuqi. Më vjen turp për atë që më ka ndodhur. E kanë parë edhe qindra bashkëfshatarë të mi. Unë kam pasur fatin të më kuptojë burri, por jetoj me dy plagë që nuk do të më shërohen kurrë. Jetoj me plagën që ma morën nënën, dhe me plagën e dhunimit, që është më e rëndë se vdekja", - theksoi, në fund të rrëfimit, D.R. nga një fshat i Pejës

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:59 am

Jeta ma ktheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë

Bedrija jeton e vetmuar, dhe çdo ditë heq të zitë e ullirit për të siguruar kafshatën e gojës. Banesa ku ishte strehuar ajo ishte një banesë e improvizuar mbi kulmin e një ndërtese në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Banesa gjysëm e errët, me mobile shumë të vjetra, toka pa mbulojë dhe banjo, e parregulluar, ngjanin me shtëpitë e vjetra të fshatrave rurale në shumë komuna të varfëra në Kosovë . Në një nga dollapët e pakët që kishte improvizuar në afërsi të shtratit, ajo kishte lënë rrobat e saja të pakëta, disa libra, dhe pothuajse hapësirën më të madhe e kishte lënë për disa fotografi që ishin gjysmë të grisura dhe të përlyera. Ajo që binte në sy mbi të gjitha, ishte një nga fotografitë e saj gjysëm e djegur të cilën ajo e kishte futur në një kornizë të vlefshme. Fytyra e saj ndonëse e bukur, që larg të jepte të kuptosh se ishte e mërzitur. Edhe gjatë përshëndetjes dhe fjalëve të zakonshme ajo e ulte shikimin dhe mënyra se si vështronte njerëzit të jepte të kuptosh, se ajo ishte e shqetësuar. Bedrija derisa po i largonte mbulojat e shtratit, dhe bënte një vend të ulej, lëshoi një ofshamë dhe fshehurazi kafshoi buzën sikur donte të fshihte diçka .

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:59 am

U ul në shtratin e vjetër që mezi i ngjante një shtrati, dhe pa pasur nevojë t’a pyesësh asgjë me sytë e përlotur foli:“ e sheh këtë banesë? Këtu jetoj tani dy vite. Do të pajtohesha për skamjen dhe mobilet e vjetra, sikur të kisha një çmim më të lirë për qiranë. Unë për këtë qymez detyrohem të paguaj çdo muaj nga 100 DM . Kështu kur nuk bie shi, nuk duket edhe aq keq. Po kur bie shi, detyrohem ta tërheq shtratin në mes të dhomës, dhe në katër vende në këtë dhomë, nëse mund ta quaj dhomë, detyrohem të vendosi enë që ta presin shiun . Kështu e kisha edhe gjatë gjithë dimrit të kaluar. Merre me mend si mund të ngrohet njeriu në këtë banesë, kur ka vrima, dhe të ftohtit depërton brenda. Zot si po qëndroj....po ky nuk është halli im i vetëm. Nuk vuaj pse nuk kam banesë më të mirë, pse jetoj me 240 DM aq i marrë nga puna si infermjere, dhe ka raste kur detyrohem ta ha bukën thatë, edhe pa kripë.....halli im është i madh, shumë i madh, e unë duhet të bëhem si të gjithë, të punoj, të jetoj dhe aktroj për të mos u dhënë mundësinë njerëzve të kënaqen me fatkeqësinë time“. Deshti të vazhdoj të flas edhe më Bedrija, por me duar mbuloi fytyrën e saj të bukur që sa vinte e zverdhej edhe më dhe ashtu në heshtje qau për disa minuta. Qante dhe herë pas here shtrëngonte duart e saj që i dridheshin dhe ajo përpiqej ti fshihte duke i shtrënguar në mes vete, e herë duke i futur në mes të gjunjve që i dridheshin. Në dhomën gjysëm të errët dënesja e saj behej edhe më e rëndë, dhe lotët që i bashkoheshin në mjekërr sikur tërë botën e kthenin në epokën e rëndë të luftës, e cila ende nuk ka marrë fund për të gjithë njerëzit. Bedrija shikoi disa sekonda kah fotografia në kornizë , e mori atë në dorë dhe pasi mori frymë thellë tha “ I sheh këta njerëz, janë njerëzit e mi më të dashur që kam pasur. Është babai, nëna, vëllau im i vetëm dhe unë. Janë këto ditët kur unë isha fëmijë, kur nuk kuptoja se çka po ndodhte rreth meje, kur unë me vëllanë merresha me lojërat fëmijërore, dhe nuk kuptoja pse babai e kishte të rëndësishme ti dëgjonte lajmet, të dinte çka po ndodhte rreth nesh dhe me ne . Ai e dinte se koha që po vinte, për ne ishte e tmerrshme , se lufta ishte e pashmangshme dhe, se për liri duhej sakrifica që për të ardhmen duhej punuar. E unë si çdo fëmijë përpiqesha të kënaqesha me ato që kisha, pa e kuptuar se policët që endeshin e plaçkinin çdo ditë në qytetin tonë, një ditë do të jenë ata që do të ma marrin lumturinë mua, dhe njerëzve të qytetit tim. Babai nganjëherë si në mahi na thoshte: nëse mua më ndodh diçka apo ndonjërit nga ne, ata që mbesin duhet të vazhdojnë të jetojnë me lirinë që vjen, sepse liria do sakrifica, liria do gjak dhe liria i ka rrënjët në gjak. Unë ato i shihja si fjalë të urta të popullit pa e kuptuar se ato ishin udhërrëfim i vërtetë dhe pa ditur ta kuptoj e pa menduar se ato ditë ishin shumë, shumë afër. Kur serbët bënë masakër mbi Jasharajtë, babai na tha “ kjo është ajo që jam përpjekur të ua sqaroj me vite , serbët janë të tillë, ata për ta mbajtur Kosovën të pushtuar, bëjnë çdo gjë dhe po i njejti fat do ti ndjek edhe shumë familje kosovare.Derisa të mbaroj lufta, Kosovës do ti bëhen edhe shumë familje dëshmore, do ti kushtoj shumë shtrenjtë liria, por ajo duhet të vij me çdo çmim, sepse është koha e fundit që ne kosovarët duhet të zgjohemi dhe ta marrim pushkën e lirisë në dorë. Atëherë e kuptova se babai fliste tërë kohën për një luftë të afërt, por që edhe unë si të gjithë fëmijët, frikën e mbaja por nuk guxoja të besoja se ajo do të më ndodhte mua , mua që isha rritur e përkëdhelur nga familja dhe një ditë do të mbetesha e vetmuar, krejt e vetmuar pa askënd në këtë botë… “ dhe vaji prap ia ndali fjalët në fyt dhe këtë herë ajo u ngrit në këmbë dhe sillej nëpër dhomë e trishtuar duke i fërkuar duartë mes tyre .

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:59 am

Pas masakres së Prekazit, babai nuk e fshihte më nga ne fëmijët se ishte i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se po punonte me komandën e tyre. Kishte edhe me nga dhjetë ditë që nuk vinte në shtëpi. Kur vinte nuk i hiqeshim nga prehëri, edhepse as unë e as vëllai im nuk ishim më fëmijë. Në shtator u vra dhe botën e shihja si të rrënuar, si ferri vetë. Atë kohë mendoja se nuk ka asgjë në botë që do të më bënte më të mërzitur. Muaj më vonë njerëzit e UÇK-së, na u lutën që ta lëshojmë shtëpinë dhe të shkojmë në një vend më të sigurt, por nëna tha “ do të rrimë të presim edhe ne, le të bëhet me ne çka të bëhet me gjithë Gjakovën” dhe aty mbetëm.Kur filluan bombardimet dhe filluan ti vrasin njerëzit, nëna nuk fliste asgjë , ndoshta atëherë e kuptoi pse duhej të vendoseshim në vend më të sigurt. Ditën e katërt kur ushtarët serbë na erdhën në shtëpi pushkatuan nënën dhe vëllanë. Mua më morën me vete, më dhunuan, dhe trupin tim e masakruan, për së gjalli, e dogjen me cigare sa më nuk kam forcë ta kujtoj. Sa herë e zbuloj trupin tim dhe shoh gjurmët e dhunimit sikur vdes diçka në mua dhe tani jeta ime është shkatërruar përgjithmonë.
Tani, jetoj pa asnjë ndihmë edhpse do të duhej dikush të mendoj për mua.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:59 am

JU LUTEM, ME LINI TE VDES!"

Kur ushtarët e sollën H.N. në spitalin ushtarak, ajo ishte në mes jetës dhe vdekjes. Ndonëse mjekët ushtarakë nuk dinin si ta ndihmonin, pasiqë ajo ishte e dhunuar, ata ftuan një mjeke femër që ishte në zonën tjetër. E tëra ç`po bënìn ata ishte se po i jepnin gjak, ndonëse gjaku nga plagët vazhdonte t'i rridhte. Mjekët donin ta shpëtonin me çdo kusht. Kur erdhi mjekja, ndonëse gjinekologe e padiplomuar, vendosi që, edhe në ato kushte çfarë ishin, ta bënte intervenimin kirurgjik. Mjekja tjetër ndërkaq, gjinekologe e diplomuar, kur i pa plagët e vajzës, i tha: "mos e mundo, lëre të vdes. E sheh se kanë filluar t'i dalin organet jashtë, unë nuk do t'i hyja një pune të tillë". Mjekja e re, e shqetësuar, fshiu djersët dhe iu drejtua koleges: "Do t'më ndihmosh apo jo". "Unë mendoj se është rrezik, ajo mund të vdesë", foli prapë mjekja. Por, megjithatë, filloi të përgatitet. "Ajo edhe ashtu do të vdesë, nëse nuk qepet shumë shpejtë, prandaj, të lutëm më ndihmo, mos të humbim kohë", - foli mjekja e re e cila kërkoi ndihmën nga infermieret. Të gjithë në atë zonë tani ishin të informuar për atë që po ndodhte! Mjekja e re ishte mike gati me të gjithë, por ajo që e bënte të çmohej me tepër nga të gjithë ishte këmbëngulësia e saj. Minutat ishin të gjata, jo vetëm për H.N. por edhe për mjeken, edhe për ndihmësit... Më e rënda ishte se kur po mbushej një orë punë në atë sallë operacioni, mbi atë zonë filluan granatimet. Tani mund të vinte ndonjë i plagosur! Salla e vetme ndërkaq, ishte e zënë. Granatimet vazhdonin, kurse ushtarët filluan mbrojtjen. Dy granata ranë në afërsi të spitalit. Mjekja e re për një moment u tremb, por prapë vazhdoi punën. Çdo sekondë ishte luftë në shumë fronte për te dhe për të tjerët. Ajo pa se mitra e vajzës ishte e shqyer dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, andaj vështirë e kishte ta qepte, pa e pastruar mirë çdo pjesë të plagës. Kur e përfundoi qepjen e brendshme, asaj iu duk se puna përfundoi, por po aq u shqetësua kur pa se edhe në stomak kishte një plagë tjetër. Ndonëse e shqetësuar, mjekja përfundoi punën me sukses. Ajo edhe pas operacionit nuk doli nga aty. Vazhdoi t'i qëndronte te koka. Pasi e vështroi disa minuta, mjekja e re prapë e zbuloi trupin e saj dhe filloi t'ia pastronte plagët e tjera. Ajo filloi nga këmbët e gërvishura, pastaj u ndal në gjoks, ku në mes të dy gjinjëve kishte të vizatuar, me maje thike, kryqin serb, dhe kur po pastronte aty, vërejti një copë xhami. E hoqi me kujdes, e pastroi mirë dhe i vuri sipër një fashë. Pastaj prapë ia mbuloi trupin. Dhe, kur në ditarin e saj filloi të shkruante diçka, H.N., me gjithë zërin e humbur, filloi të gjëmonte. "Mos lëviz, të lutem, je e operuar!", - i tha mjekja e re, e cila nuk e ndante shikimin e trishtuar nga sytë e saj të zverdhur. "Pse?", - pyeti ajo dhe dy lot i ranë nga sytë. "ke qenë në rrezik, por tani gjithçka ka përfunduar. Të duhet forca, ndaj të lutem, mos u mundo t'i kujtosh gjërat që të kanë lënduar, tani vetëm mbylli sytë dhe përpiqu të pushosh", - i foli mjekja, duke menduar se ajo nuk e dinte që ishte operuar. "Pse ma bëre këtë, pse më shpëtove? Të lutëm më le të vdes! Të lutem, ma bëj këtë shërbim! Te lutëm…", - i tha ajo dhe lotët vazhdonin t'i binin në flokë, e buza i dridhej pandërprerë.
Dëgjo: mos mendo por vetëm pusho tani! i tha mjekja, ndërsa ajo, duke kafshuar buzën, tundi kokën në shenjë mohimi.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 4:59 am

E vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët"


Disa ditë, pasi filluan bombardimet, burri im më tha: "Grua, njerëzit po vijnë nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe po shkojnë në Maqedoni e ne po rrimë këtu. Po, sikur të na zënë të gjallë policët?". E shikoja dhe sikur e parandjeja fatkeqësinë që do vinte. Jeta me dukej si diçka e përfunduar dhe e shkuar. I tërë trupi filloi të më dridhej. I përgatita fëmijët, mora ca ushqime me vete dhe, kur po dilnim nga dera e oborrit, shikova edhe një herë nga shtëpia dhe i thashë burrit: "Diçka më të vështirë nuk kam përjetuar, a do të mund të kthehemi prapë në këtë shtëpi, t'i kthehemi jetës sonë?” Ai më shikoi, por nuk m'u përgjigj, ndërsa unë qaja në heshtje që të mos i shqetësoja fëmijët. Pak metra para se t'i bashkangjitemi kolonës që vinte nga mesi i Kosovës, na ndaloi ushtria e policia serbe dhe e nxorën burrin nga vetura, duke e goditur me kondak të pushkës. Fëmijët filluan të qajnë, qaja edhe unë. Por, kur m'u afruan mua e më nxorën nga vetura, fëmijët filluan të qajnë edhe më shumë. Mua nuk më goditnin, por më vështronin dhe silleshin vërdallë rreth meje. Pas pak e thirrën dikë nga larg që të vinte. "E ke një peshk", - i thanë. Nuk vonoi as dy minuta dhe erdhi një me mjekër të gjatë dhe me sy të skuqur, të cilit, që nga larg, i vinte era raki. Ai, duke e folur një shqipe të bastarduar, më tha: "Ti je shqiptarja më e bukur që kam pare, dhe do të jesh shqiptarja më e bukur që do ta kem në shtrat". Unë fillova ti lutëm, qaja dhe nuk i ndaja sytë nga burri, ai ishte para meje. Aty i kisha edhe fëmijët. "I dua ditët kur më luten e më përulen shqiptarët, më vjen çdo gjë si ëmbëlsirë. Ti më je ëmbëlsira më e ëmbël që kam pasur nga shqiptarët". "Kjo është mësuese, ndaj ta shohim çka i mëson shqiptarët", - i foli një tjetër. "Aq më mirë. Merre kamerën se më nuk mund të pres. Dua ta kem menjëherë", - foli ai me mjekër dhe filloi t'i zhveshë pantallonat. Dy nga ata m'i mbanin duart, kurse ai filloi të më zhveshë. "Do të jap para dhe ari, vetëm këtë mos e bëni", - u thashë unë dhe njëri ma lëshoi dorën. "Shko dhe sillmi", -tha, e unë shkova nga vetura t'i sjell. I mora dhe ua dhashë, por qëndrimi i tyre nuk ndryshoi. As nuk ma lëshuan burrin e as mua. Ai që e mori kamerën iu tha të startonin. Burri dridhej i tëri. Njëri prej tyre filloi të më zhveshë e të tjerët qeshnin rreth meje. Kur ai filloi të më ç'nderojë, burri provoi t'u ikë e t'më ndihmojë, por një tjetër, që kishte qenë pas shpine, me automatik shkrepi në trupin e tij tërë ********************katorin e automatikut. Aq shumë klitha, klithën edhe fëmijët, provoja t'u ik, të bëj diçka, por ata vetëm argëtoheshin me përpjekjen time. Nga vetura dolën edhe fëmijët. Ata u hodhën mbi trupin e përgjakur të babait të tyre, e mua më çnderonin vetëm disa metra më tej. Nuk ka fjalë, e as shprehje ta përshkruaj atë dhimbje e atë nënçmim që ndjeja unë në ato çaste. Disa minuta më vonë, ai që mbante kamerën, e drejtoi kah fëmijët mbi babanë e vrarë, për t'i regjistruar lotët e vajin e tyre aty. "Edhe kjo na duhet, do të jetë skenë e mrekullueshme për stimulim të të rinjëve", - fliste njëri. Më vonë, fëmijët i futën në veturën e dikujt, kurse veturën tonë e morën në oborrin ku ishin strehuar. Me mua lozën edhe disa të tjerë dhe së fundi më mbyllën në bodrumin e një shtëpie aty afër. Aty më mbajtën disa ditë, e kisha humbur edhe drejtëpeshimin, edhe fuqinë. Nuk gjasoja në një njeri normal,më çnderuan prapë, nuk më kujtohet sa, por një gjë që e di, është se kur më kanë hedhur në rrugë, më mori një familje, e cila më ndihmoi shumë. Kurrë nuk ia harroj gruas që m'i lante plagët, kur unë flisja për dhunimin, ajo më ngushëllonte. Ajo më ngushëllonte edhe për fëmijët, më premtonte se do t'i gjente, edhe kur nuk dihej a i kisha fëmijët e gjallë. Ajo familje nga Ferizaj më ka përkrahur e më ka ndihmuar shumë. Ata më ndihmuan edhe kur i gjeta fëmijët, edhe kur u nisëm për në Kosovë. Në oborr gjeta vetëm rrënojat, dhe tani jam edhe pa burrë, edhe pa shtëpi, edhe e çnderuar. Në jetë më mbajnë vetëm fëmijët", - tha me lot në sy mësuesja nga rrethi i Kaçaniku

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 5:00 am

Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut

Ditën që ishin dëbuar nga shtëpia, ajo kishte qarë aq shumë, sa të gjithë të pranishmit kishin thënë se do t'i pëlciste zemra.
"A do t'i takoj më vëllezërit, a do bëhemi bashkë ndonjëherë më në tokën e Kosovës", - kishte pyetur ajo dhjetëra herë. Kur iu kishin afruar kufirit maqedon, e kishte ndalur veturën dhe iu kishte bashkangjitur kolonës. Edhe kur të gjithë po flinin në veturë, ajo rrinte zgjuar dhe herë pas here dilte të tymoste cigare. Të nesërmen e ëma e kishte qortuar pse dilte jashtë e vetmuar dhe ajo vetëm e kishte shikuar, pastaj me zërin e qetë i kishte thënë:
"Moj nënë, kjo ikje po më duket si vdekje, andaj s'është gjë edhe po të më marrë ndonjë plumb". I ati, që ishte i plagosur, i thoshte:
"Bija ime, unë nuk do të qëndroj edhe gjatë. Ti duhet të kujdesesh për familjen. Mos rri jashtë shumë, se po të panë shkijet, vaj halli. Do të të marrin. Je aq e bukur dhe u bie në sy". Edhe ditën e dytë prapë H.S. nuk futi gjë në gojë. Ishte buzëmbrëmje. Policët serbë filluan t'ua grabisin veturat shqiptarëve. H.S., nuk brengosej për veturën, por për babanë e plagosur. Kur asaj i erdhi radha t'i nxirrte njerëzit jashtë, sikur u trimërua. "Nuk e jap veturën, kam njeriun e sëmurë brenda", - tha ajo. Kurse njëri nga policët urdhëroi: "merreni bashkë me veturë". E kotë ishte tani përpjekja e saj që të dilte jashtë. Aty hynë dy policë që ia nxorrën familjarët jashtë. Derisa familjarët mbetën jashtë, atë e dërguan në një shtëpi në Kaçanik, dhe ia lidhën duart e këmbët. Të nesërmen në mëngjes ajo pa si i vranë dy të rinjë mu në atë oborr. "Së paku nuk do të përfundoj në duart e tyre", - tha me vete, duke menduar se do ta vrasin. Nuk vonoi shumë dhe i erdhën po ata të dy që e morën me veturë. "Do të lindësh fëmijë serbi, moj shqiptare", - i kishte thënë njëri nga policët. Ndërsa tjetri filloi t'ia prekë flokët që iu kishin shprishur në atë dhomë të ftohtë. Ajo deshi t'i ikë, por dora e tij e fortë e tërhoqi për flokë afër vetes dhe, si gjarpër i ftohtë, filloi t'ia prekë trupin e njomë. Kot u përpoq t'i bëjë rezistencë. Ata ishin dy, ndërsa kjo duart i kishte të lidhura me pranga. Ata e çnderuan derisa u ngopën, kurse ajo fytyrën e kishte të përgjakur, sepse e kishin grushtuar disaherë në kokë dhe nga hundët i rridhte gjak. Kur policët po dilnin nga dhoma, ajo i pështyu, por njëri nga ata e tërhoqi zvarrë dhe i tha: "Kështu do ta kesh çdo natë, derisa të ma lindësh fëmijën. Mos provo të bësh diçka, se familjen tënde e kam në dorë, a e ke harruar këtë". Ishte dita e pestë që ajo s'kishte futur asgjë në gojë dhe shpresonte të vdiste sa më shpejtë. Kur po errësohej, barbarët i erdhën prapë. Ajo e luste zotin të vdiste. Ata prapë e dhunuan. Dhe sërish, para se të dilnin, i thanë se do të lindë fëmijën e serbit. "Ndoshta edhe do ta lindi, por ai do t'më ngjajë mua, e do t'ju vrasë juve", - u kishte thënë ajo. Njëri nga ata ishte këthyer me rrëmbim dhe thikën e tij ia kishte futur në bark. Asaj i kishte humbur vetëdija, por nuk kishte vdekur. Më vonë e hetoi se ishte e zhveshur dhe e mbështjellë me një batanije. Vetëm pasi i hapi sytë disa herë, dikush i tha se ishin në autobus dhe se udhëtonrin për në Shqipëri. Kur kishin hyrë në Shqipëri, me helikopter e kishin dërguar në spitalin e Tiranës. Pasiqë e kishte të lënduar shumë pjesën e barkut, ku ia kishin ngulur thikën, ajo duhej të dërgohej për shërim në Itali. Atë natë, kur e dërguan në Durrës prej nga duhej të nisej për në Itali, ajo nuk fjeti. Të nesërmen e gjetën të vdekur në valët e Adriatikut

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 5:00 am

Nënës i plasi zemra


Kishte ditë që ishim në mal, ishte ofenziva më e madhe deri atëherë në malet e Çiçavicës.Ishte pikërisht 22 shtatori i vitit 1998. Ne vetëm nga familja jonë ishim 14 veta kurse në të gjithë fshatin rreth 70 njerëz. Nga të gjitha anët na rrethuan, nuk kishim asnjë mundësi të iknim dikah e as të siguronim ushqim. Ditën e tretë më nuk bënin punë pemët e egra me të cilat u ushqyem. Fëmijët morën vajë e shumë sish u sëmurën rëndë dhe s’kishin asnjë shpresë të mbeteshin gjallë sepse trupi po u vdiste pa ushqim dhe shpirtin ua mbyste frika.
Ishte mesditë kur paramilitarët me koka të lidhura me shamia na grumbulluan të gjithëve. Edhe fytyrat i kishin të ngjyrosura. I morën të gjithë meshkujtë një nga një dhe i lidhën për drunjë. Më vonë, e sollën një kamion dhe i mbyllën brenda. Mandej i morën të gjitha gjërat me vlerë dhe disa fëmijë që ne të thyheshim dhe të tregonim së mos kishim fshehur diçka të vlefshme. Një grua e cila kishte provuar t`ua rrembej automatikun atyre, ia morën djalin 2 vjeçar, ia prenë veshin dhe tre gishtrinjë. Vëllau im provoi të reagoi edhepse me duarë të lidhura. E morën, e vendosën para të gjithë të pranishmëve, e zhveshën dhe ia prenë organet gjenitale. Zot, si nuk vdiça në atë çast. Nëna dhe nusja nuk lëvizën e unë u nisa drejt tyre, por vëllau im si duket vdiç nga dhemmbjet dhe më nuk e pashë tek ai as lëvizjën më të vogël. “Do të dhunoj me organin e tij!-” më tha njëri nga policët, dhe dy të tjerët mi lidhën duart e më lidhën për kamioni. E di se u përpoqa të bëj rezistencë por një goditje e fortë në kokë ma humbi vetëdijen, dhe e di se kur më ka ardhur vetëdija kam qenë e tëra e zveshur dhe e lidhur edhe më tej. Disa metra më tej po e dhunonin një grua a vajzë tjetër të cilën nuk e njoha dhe para këmbëve të mija pashë nënën që po rrinte duke qajtur. “Ta vranë vëllaun me gjithë nusen e tij”, më tha ajo në vend se të më jipte kurajo! Ndoshta, këtë, ajo e bënte nga zemra e plasur. “Ndoshta është më mirë që edhe ti të vdesësh”, se: “do ta kem më lehtë e vetmuar” -më tha nëna. Ajo mandej filloi të mi thoshte disa gjëra që më dukeshin aq të parëndësishme për momentin, dhe unë dridhësha, nuk di a kisha të ftohtë, frikë, apo trupi më dridhej nga dhimbjet. Rreth nesh kishte plot njerëz të vdekurë e të pavarrosurë, kishte aq shumë copa të gishtërinjëve, duarëve, veshëve saqë nuk e kuptoj edhe sot e kësaj dite se si mund të flas për të gjitha këto dhe të jetoj. Më pas aty erdhi një polic i cili më tha – “Pasi kishe qenë e virgjër do të të marrë për grua, do vish me mua në Serbi, dhe atje do ta ngrehim një fole siç ka menduar kryetari ynë, Millosheviq. Që djemtë serbë ti martojmë me shqiptare, që ato të lindin fëmijë serbë dhe të gjithë meshkujtë në Kosovë t`i vrasim. Do ta lindësh një djalë, më thuaj”- më thoshte dhe para syve të nënës filloi prapë të më dhunoi.
Nuk di sa më ka maltertuar, por e di se kur i hapa sytë e kishte tërë trupin gjak.Nëna këtë herë kishte qenë duke qajtur pranë meje . Më tej disa nga gratë kishin renditur kufomat njërën pas tjetrës . Një grua u afrua dhe përpiqej të më vishte diçka, nuk e kuptoja si nuk mërzitesha pse isha e zhveshur dhe rreth meje kishte plot gra e fëmijë . Ndoshta nuk më punonte truri, ndoshta isha e çmendur në atë kohë, por e di se më mundonin vetëm dhimbjet e barkurt dhe turpi dhe ndjenja se isha aq e ndotur dhe e thyer nga dhunimi që ma bënë serbët.
Dikush më dha pak ujë. U ula dhe u vesha e tëra. Më nuk kisha asnjë ndjenjë. Shikoja trupat e vdekur andej dhe nuk e kupoj pse kaq shumë e doja vdekjën . Kisha më shumë dëshirë të vdes se çdo gjë tjetër. Nëna vetëm qëndronte afër meje dhe qante, asnjë fjalë nuk e foli këtë herë. Një grua mu afrua dhe më tha që t’ia lidhi plagët të birit gjashtë vjeçar që ia kishin këputur gishtrinjët. U afrova por duart nuk më bënin punë. Mezi ia lidha me një copë këmishe që e ëma e kishte gjetur diku . Më vonë i varrosëm të 18 trupat e vdekur. Nënën e kapi temperaturë e lartë dhe krejt çka gjetëm në atë mal që t’ia ndalim temperaturën, ishte një aspirin dhe një gotë ujë. Pasi e piu tha
“ gabova që e piva atë ilaq, ndoshta do t’i gjindej dikujt, mua më plasi zemra dhe më s’më duhet asgjë. Unë po vdes dhe po vdes zemërplasur më shumë për ty se sa për vëllanë e kunatën tënde. Bija ime mbaj mend dhe trego nëse shpëton si duket do të jetosh gjatë, i trego të gjitha, asgjë mos mbaj të fshehur” pas këtyre fjalëve edhe nëna më vdiç dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur.-tha në fund vajza nga malet e
Çiçavicës.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 5:01 am

Tragjedi në një familje

Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë, sa s'di si nuk u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti klithjën dhe dhembjen time. Djali ra përtokë dhe vdiq duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. “Ato ditë kur nisi lufta, aq shumë isha e shqetësuar, sa kishte ditë të tëra që i kaloja me lotë e vajë. Burri im, as nuk shkonte t’u bashkangjitej radhëve të ushtrisë sonë, as nuk na nxirrte nga fshati. Fëmijët si fëmijët, kur dëgjoheshin të shtëna nga armët e rënda frikësoheshin, se shkrepjet automatike më nuk u bënin përshtypje, luanin si të mos ndodhte asgjë. Unë, si nënë që isha, përveç frikës nga ajo që dihej e shihej, frikësoshesha për fëmijët. Kishte netë që, kur fillonin luftimet dhe dëgjoheshin të shtënat, detyroheshim t’i merrnin fëmijët ashtu fjetur sic ishin ata e të iknim në malin më të afërt. Nuk më hiqeshin lotët nga fytyra. O zot, sa lotë që derdha dhe lutja ime e vetme ishte që të mos shoh kurrë të mu ndodhë ndonjë e keqe fëmijëve të mi. Kur m’u plagos Nora, vajza e vetme, s'di si nuk vdiqa nga dhembja, ndërsa motra ime me thoshte: Tani e ke vajzën trembëdhjetë vjeçe dhe më mirë një plumb se të ta dhunojnë serbët, prandaj ki mendjën, kujdesu që, për të gjallë kurrë të mos bie në dorë të armikut. Madje, ia pata parë për të madhe nënës sime, kur më tha: “Unë e dëshiroj vdekjen e fëmijëve të mi, e jo të më bijnë në dorë të shkaut, se unë e di çka bën shkau”. Dhe, derisa unë po ballafaqohesha me problemet e vajzës, ditët iknin e burri im, si grua e ligë, kishte ditë që nuk dilte as për dru. Kisha katërmbëdhjetë vjetë martesë me të dhe kurrë nuk më ishte dukur më i marrë. Kur e nxorën vajzën e plagosur nga Kosova, qeshë liruar dhe djalit nëntëvjeçar i thashë, para burrit: “Biri im, sikur të ishe pak më i madh e të rreshtoheshim në radhët e UÇK-së, atje do të ishim më të sigurtë dhe vetëm atje do të mund t’i shërbenim atdheut’. Djali ia kishte thënë të jatit, ndërsa ai më tha: “Ti mund të shkosh, unë dua të vdes këtu, unë s’jam i pushkës, do të rrij të vritëm si qyqar, e ti nëse shkon, nuk je më gruaja ime”. Që nga ajo ditë, aq shumë më kanë munduar fjalët e tij, por llogaritja se zoti s'do të ma kthente shpinën. Dhe kisha gabuar. Janari i 99-tës, filloi me luftime të rrepta. Ne mbetëm në fshat me dy tri familje tjera edhe kur policët na u afruan disa kilometra, e luta të tërhiqeshim, por ai tha: „Unë e djali do të mbesim këtu.Nuk ta lëshoj djalin të ma marrësh, për shkak tëndin që po lëvizje të merrje dru, m’u plagos edhe vajza“. „Po kush do të duhej t’i sillte drutë, çka do të haje ti dhe fëmijët“, e pyeta ashpër dhe u shkreha në vaj. Mendova disa orë se ndoshta është më mirë që mos t’i kundërshtoj, jam grua dhe pika e fundit, nuk mund ta diktoj burrin, ndaj edhe heshta. Në mbrëmje, plumbat na vinin nga të gjitha anët, nuk mbeti asnjë mur pa u shpuar, por zoti ndoshta deshi të mos vdisnim aty. Kur u qetësuan pak gjuajtjet, mendova se po shpëtojmë, por ata na kishin rrethuar.Burri im, kur i vërejti shkoi dhe hyri në kotec të pulave, ndërsa unë e djali vetëm po rrinim të heshtur. Kur njeri nga ata erdhi dhe i ra derës me këmbë, e kapa djalin për dore dhe i thashë: “Bir, çka do që të ndodhë, përpiqu që të shpëtosh, unë mjaft kam jetuar”. Ai qante dhe nuk ma lëshonte dorën, policia na nxori të dyve në mes të oborrit e brenda po kontrollonin mos po gjenin gjëra të vlefshme. –“Ku e ke burrin? Nëse nuk na jep para dhe ar, do të ta vrasim djalin. U përpoqa ta gjej pak ar, që e kisha, për ta shpëtuar djalin, por burri i kishte marrë të gjitha me vete, edhe paratë edhe arin. I ke edhe dy minuta, o arin, o djalin, më kërcënoheshin policët. Ai (burri), në kotec, nuk bënte zë, e donte shpirtin e vet më shumë se djalin. Unë mbeta në mes të oborrit, të shkoja te ai frikësohesha se do të ma vrasin djalin, të mbetesha s'kisha para. Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë sa s'di si nuk u shembën malet, si nuk e dëgjoi zoti dhembjen time. Djali ra përtokë dhe vdiq, duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. Dhe, kur mendova se do të shkojnë, njëri nga ata erdhi dhe m’i lidhi duart prapa. E pashë burrin tim tek po shikonte dhe ende qëndronte pa lëvizur aty. U ngrita pak dhe e mallkova, por polici që nuk po kuptonte çka thashë më ra me këmbë, e unë u rrokullisa disa metra më poshtë. Ata folën diçka, që unë nuk e kuptova dhe njëri nga ata u vërsul mbi mua. M’i shqeu të gjitha rrobat që të më çnderonte. Burri im ende vazhdonte të shikonte herëpashere, e unë nga dhembjet s'kisha më zë as të qaja. Më kujtohet që kur m’i zgjidhën duart, me një copë druri i rashë njërit nga policët, por nga aty munda të ikë, vetëm disa metra më tutje ngase aty kishte pasur edhe shumë policë të tjerë. Edhe disa nga ata, me radhë, kanë luajtur me trupin tim derisa e kam humbur vetëdijen. Disa ditë më vonë, më kishin marrë disa banorë të një fshati të afërm për t`mi mjekuar plagët që m’i kishin shkaktuar me thika në trupin tim. Gjatë gjithë kohës së bombardimeve vëllai dhe nusja e vëllait më bartën nga mali në mal për t`me shpëtuar të gjallë. Katër ditë pasi përfundoi lufta, vëllai tjetër, i cili kishte dëgjuar se me kanë vrarë, erdhi bashkë me burrin tim dhe pasi më shikoi, më tha: “Më mirë të kishe vdekur, tani je pa fëmijë dhe pa burrë, është dashur ta vrasësh veten, je fajtore që të dhunuan serbët”. “Unë fajtore! Ngase ti i more paratë dhe nuk ua dhe barbarëve ta shpëtosh djalin tënd, unë fajtore që ti nuk na le të dalim nga fshati edhe atëherë kur të gjithë e shifnim rrezikun”,-pyesja dhe qaja. –“Motrën tënde e dhunuan ushtarët serbë dhe unë s'mund ta kem më grua”, -i tha ai vëllait tim dhe eci, për të mos u kthyer kurrë më, -përfundon rrëfimin e vet R.R., nga një fshat i Therandës.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 5:02 am

Tmerri në ditën e “gënjeshtrave”

S. S. nuk dëshironte ta fillonte rrëfimin para nënës së saj.Por kur e ëma doli,S.S. e filloi rrëfimin …: “Nuk kam menduar kurrë se njeriu mundet të duroj kaq shumë. Edhe për vete, por edhe për të tjerët, në raste të tilla kam menduar se do t’i dorëzohenshin vdekjes. Unë në duartë e shkijeve rashë më 1 prill, në ditën kur shqiptarët po dëboheshin masovikisht. Kur me ndanë nga familja, mendoja vetëm për ata po kur më dërguan në vendin ku ishin strehuar policët dhe në tavolinën e përgjakur pashë flokë femrash, thonjë dhe veshje femrash, e dita se çka do të më ndodhte. Më nuk shpresoja se e kam dikë në botë, dhe çka do të ndodhte me të afërmit e mij. E kisha vetëm hallin tim. Dhe, kur unë po mendoja dhe po frikësohesha se çka do të ndodhë me mua, më thirri një nga ata që e udhëhiqte atë grup kriminelësh. Aty, mbi tavolinën e tij, kishte raki dhe sytë e tij të skuqur e të qartur i tregonin të gjitha. Në gjoks kishte një zinxhir me plot stoli dhe më tej në një qoshe të strehimores kishte përplot veshje femrash. ‘Këtu duhet të zhveshesh e pastaj ta shoh a je për mua, për eprorët ose për ushtarët’, më tha ai në gjuhën serbe derisa po pinte raki. Unë po rrija aty, gjoja se nuk e kuptova, por ai ma ktheu këtë urdhër në shqip. E shikova dhe, edhe pse e frikësuar i thashë “jo”. Ai hodhi shishen me raki dhe u ngrit si i tërbuar. “Mua askush s’guxon të ma thej urdhërin, unë jam Dragan Spasiq, unë jam njeriu që me dorën time kam prerë mbi 50 shqiptarë e ti, kuçkë!”- klithte ai si i marrë. “Qenka rruga e vdekjes kjo”, mendova me vete dhe kur ai më goditi me kondak pushke nuk qava.
E shihja gjakun që me rridhte nga hundët por s’më dhimbsej jeta, doja të vdisja e jo të bija në dorën e tij. Por, pas pak, ai u qetësua dhe i urdhëroi ushtarët e tij të më zhveshin. O zot, nuk mund ta marrësh me mend se si ndihesh. “Duhet të vallëzosh, ec vallëzo”,-më thoshte, e unë isha kërrusur e ulur, që të mos shihej trupi lakuriq . “E sheh atë trup atje, do të ta bëj më zi”,- më thoshte ai e unë nuk e kisha vërejtur trupin e një vajze të bërë copë-copë, në afërsi të rrobave të viktimave, të cilave ata ua kishin bërë si mua. Nuk fola, por dy nga ata erdhën dhe me lidhën për tavolinën e përgjakur. M’i lidhën këmbë e duar dhe më shikonin si bisha. Dikur ai, shefi i tyre, u zhvesh dhe filloi të më ç`nderoj, të tjerët qeshnin e flisnin çka u tekej, shikonin e talleshin, derisa unë përpëlitesha me vdekjen. Ai u largua vetëm kur u ngop, për të vazhduar më tej edhe disa të tjerë. E njëjta gjë më ndodhi disa ditë me radhë dhe pas disa ditësh më hodhën ashtu lakuriqe buzë rrugës, ku kishte edhe shumë kosovarë të tjerë, që po iknin për në Shqipëri. Vetëm kur vërejta se një grua po më mbulonte, pashë se trupi im ishte i prerë me thika në shumë vende dhe se në trupin tim kishte të vizatuara disa kryqe dhe shenjat e simbolit të kryekriminelit Milosheviq. “Mos më merr, më le të vdes, të lutëm”,- i thashë asaj, por ajo më pëshpëriti ngadalë. Edhe pak rrugë kemi deri në tokën nënë, ja e sheh rrugën”, përpiqej ajo të më ndihmonte, kurse unë e shikoja rrugën që më dukej se po ecte me mua dhe shpresoja se po vdisja, sepse për mua ajo ishte dhe mbeti rruga e vdekjes.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë    Fri Feb 18, 2011 5:02 am

Prova e burrërisë

Kishte ditë që kishin filluar bombardimet, ndërsa unë e burri vetëm e
ngushëllonim njeri-tjetrin dhe para fëmijëve bëheshim se nuk kishim frikë. Edhe njerëzit nga rrethi i Gjakovës që i kishim strehuar nuk jepeshin para fëmijëve tanë dhe të tyre. Nuk kishim asnjë mundësi të dilnim jashtë qytetit, ndërsa në qytet silleshin qindra e qindra ushtarë, policë e paramilitarë. Me 29 mars, ata filluan të arrestojnë meshkujë në lagjën tonë. E unë vetëm sa s'vdiqa nga frika. “Ç`të bëjmë? e kemi edhe djalin 12-vjeçar”, i thashë burrit. “
Të presim çka do të ndodhë, ushtarët tanë nuk janë shumë larg, ndoshta po vëzhgojnë çka po ndodh në qytet dhe i shpëtojmë më të keqes”
Atë ditë buzë mbrëmjës, shkuam në shtëpinë e një miku në dalje të Gjakovës. Aty nuk kishte pasur ushqim aspak. Dolëm unë e burri dhe kërkuam në një familje aty afër dhe gjatë natës u bëmë bashkë katër familje. Kah mëngjesi, për fat të keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e kishte thyer derën, dhe të gjithë kishim mbetur të hutuar. “Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t’ju lëmë që të niseni për në Shqipëri menjëherë, me kusht që të mos ktheheni kurrë më”. ‘
“Do të shkojmë, në mënyrë që t’i shpëtojmë fëmijët gjallë”, pëshpëriti burri im ngadalë. Pastaj, ne të gjithë që kishim para, ua dhamë të gjitha që kishim, çdo gjë të vlefshme, ar e veshmbathje. Edhe çantat na i morën duke menduar se në to mund kishim diçka të vlefshme.
“Nisuni ju gratë, burrat do të nisen pas gjysmë ore, pasi të bindemi se nuk janë ushtarë të UÇK-së’. “Nuk ndahemi”, u thashë unë dhe e ndala hapin. Një djalë i një familjeje që ishte strehuar tek ne kishte provuar të arratisej, por policët, pasi e shohin shtijnë në të dhe e vrasin.
E ëma iu hodh në trup, por plumbi që e mori i depërtoi prapë në trupin e djalit të saj. Dënesjet dhe klithjet filluan të rriten dhe gruaja e plagosur nuk donte t’i shkëputej trupit të vdekur të të birit. Barbarët serbë, të revoltuarë, i lidhën të gjithë meshkujtë ndërsa neve, të gjitha grave na zveshi. Fëmijët, njëmbëdhjetë sa ishin, filluan të qajnë, e në ndërkohë vdiç edhe gruaja e plagosur.
“Tani do të xhirojmë një film të mrekullueshëm sepse na duhet për programin e natës të TV Prishtinës“, tha njëri nga policët dhe mori në shtrat ta ç’nderoi një vajzë 15-vjeçare. Do të doja të isha e vdekur, dua edhe tani kur më kujtohet se si vdiç vajza e re pas gjysmë ore dhunimi, kur e dhunuan tre veta e tre të tjerë e mbanin. Më pas, ata e dhunuan edhe gruan e një mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur ma prenë gjirin e lusja zotin të ma merrte shpirtin, me gjithë zërin që kisha, por vdekja s’më dëgjonte. E di se kur më hodhën në tokë, në atë shtrat e vunë një femër të re, e cila kur filloi të klithë e të kërkojë ndihmë, ia hiqnin edhe thonjtë! Në fund, pasi e dhunuan e morën me vete. Edhe meshkujt i morën me vete. Unë arrita të jetoj, por jeta ime ishte dhe është ferr i vërtetë. Të gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët e mi, e panë se si më ç’nderuan. Djalin ma morën dhe as sot e asaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin burgosur dhe e liruan katër muaj pasi përfundoi lufta. U gëzova shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta mirrja në përqafim. Ai kishte parë se si më kishin ç’nderuar, kishte parë se si ata po loznin me trupin tim, dhe unë ndjehesha e turpëruar, ndjehëm edhe sot. Ai me përqafoi duke qarë, me ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe mori edhe vajzat në përqafim. Të gjithë qanim, qanin edhe të gjithë të pranishmit në oborr. Kur u qetësuam pak, unë, prapë duke qajtur, i thashë: “Burrë, u bë mirë që u këtheve, ky është gëzim i madh dhe e di se kulmi i kësaj shtëpie s'mbetet pa zot. E di se vajzat tani kanë ku të mbështeten, janë shumë, gjashtë, dhe u duhet një zë burri në shtëpi, e unë si grua e ç’nderuar duhet të shkoj, kam turp të të shikoj në sy, kam turp të flas, kam turp të jetoj dhe tani që u ktheve ti, dhe vajzat kanë mbështetje, mund të shkoj në gjini, që t’i të mos ndjehesh i turpëruar”. Desha të flas edhe më, por lotët dhe dënesjet e mia, të vajzave dhe të burrit, me ndalën.
”Jo grua, ti nuk do të shkosh askund, ti je nderi i familjes, dhe nëse dikush është i turpëruar në këtë shtëpi, atëherë ai jam unë. Nderin e familjes është dashur ta mbrojë unë e jo ti. Ti je e pafajshme, ti ishe dhe je gruaja ime. Ti do të jeshë mburrja dhe krenaria ime, sepse ti nuk deshe të ikësh pa mua, dhe unë, bashkë me të gjithë ata burra të tjerë të Kosovës, që nuk e morëm pushkën, jemi të turpëruar, e jo ju, nënat që Kosovës ditët t’i falni dhe t’i lindni djemë që ditën dhe guxuan t’i dalin zot Kosovës” më tha burri im.
Unë B.B. nga Gjakova, edhe sot ndjehem e turpëruar dhe e ndotur që më ç’nderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat, duke shpresuar se një ditë do të më këthehet edhe djali im i vetëm…

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 

Rrëfime të vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup ::  :: -