Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup

RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Ja 100 medikamentet që luftojnë dhe kurojnë të gjitha sëmundjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Ja 100 medikamentet që luftojnë dhe kurojnë të gjitha sëmundjet    Sun Feb 13, 2011 1:21 am

Si ti njohim dhe ti përdorim ilaçet pa na dëmtuar. Ç’duhet të kemi parasysh, dhe cilat medikamente na bëjnë dëm




Për çdo shqetësim që ndjejmë në organizmin tonë, i drejtohemi menjëherë mjekut. E prej andej dalim me një sërë këshillash mjekësore, e me një recetë ilaçesh në dorë. I drejtohemi menjëherë farmacisë më të afërt për të filluar kurën. Por sa i njohim medikamentet që përdorim, s’i duhet t’i përdorim ato në mënyrë që të japin sa më shpejt rezultatin e dëshiruar. Për këtë “Tirana Observer” sjell një speciale për të hyrë në atë që ë quajmë “botë të mjekëve” pasi shumë emërtime të tyre nuk i kuptojmë. Por ilaçet janë substanca që ndërveprojnë me trupin e njeriut në mënyra të ndryshme; dieta dhe stili i jetesës mund të influencojnë shumë mbi efikasitetin e një ilaçi. Disa ushqime, pijet, alkooli, kafeina dhe cigaret mund të veprojnë më substancat që gjenden në lacë. Kjo mund të provokojë efekte të dëmshme anësore. Kur ne marrim ilaçe duhet të ndjekim me vëmendjen më të madhe këshillën e mjekut apo farmacistit për të marrë nga ilaçi efikasitetin më të madh me rrezikun më të vogël. Efekti i një ilaçi pas ndërveprimit me ushqimin, alkoolin, kafeinën mund të jetë domethënës dhe është në vartësi të dozës, moshës, peshës, seksit dhe gjendjes shëndetësore. Kjo speciale përmban të gjitha ndërveprimet e mundësomë ndërmjet ilaçeve dhe ushqimit, alkoolit, kafeinës, etj; por që gjithsesi nuk mund të zëvendësojë këshillën e mjekut apo farmacistit tuaj. Gazeta “Tirana Observer” në suplementin e sotëm përmbledh një paketë më plot 100 medikamente për sëmundje të ndryshme, që nëse çdokush do t’i zbatojë në mënyrën e duhur do të luftojë shqetësimet në mënyrë të efektshme. Kështu, në numrin e së shtunës ju do të keni mundësi të lexoni gjithçka për ilaçet e njohura prej vitesh, por dhe ato të sapozbuluara nga shkenca moderne. Si të kuroni sëmundjet me medikamentet më cilësore, si t’i luftoni ato që në momentin e dallimit të simptomave të para. Cilat janë ilaçet që mund të përdoren pa recetën e mjekut. Këshillat më të fundit që japin mjekët për të përdorur në mënyrën e duhur ilaçet e zemrës, tensionit, osteoporozës, reumatizmës. Si të përvetësoni ato pa efektet anësorë që mund të shkaktojnë. Antihistamikët largojnë alergjinë, paracatamoli largon temperaturën, penicilina lufton bakteret, qetësuesit dhe antibiotiket. Këto dhe të tjera, për të hyrë në botën e ilaçeve. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej gjashtë faqesh, me një paketë plot 100 medikamente që përdoren në shekullin XXI. Do të gjeni udhëzimet më të dobishme për të përdorim e tyre.

Ilaçet dhe ndërveprimi me ushqimin
Ilaçet kanë substanca që ndërveprojnë me trupin e njeriut në mënyra të ndryshme; dieta dhe stili i jetesës mund të influencojnë shumë mbi efikasitetin e një ilaçi. Disa ushqime, pijet, alkooli, kafeina dhe cigaret mund të veprojnë me substancat që gjenden në ilaçe. Kjo mund të provokojë efekte si të rrezikshme, ashtu dhe të dëmshme. Kur në marrim ilaçe për këtë arsye duhet të ndjekim me vëmendjen më të madhe këshillën e mjekut apo farmacistit për të marrë nga ilaçi efikasitetin më të madh me rrezikun më të vogël. Efekti i një ilaçi pas ndërveprimit me ushqimin, alkoolin, kafeinën mund të jetë domethënës dhe është në vartësi të dozës, moshës, peshës, seksit dhe gjendjes shëndetësorë. Studimi për të cilin do flasim, përmban të gjitha ndërveprimet e mundshme ndërmjet ilaçeve dhe ushqimit, alkoolit, kafeinës, etj; por që gjithsesi nuk duhet të zëvendësojë këshillën e mjekut apo farmacistit tuaj. Është e rëndësishme të kujtojmë që shumë ilaçe mund të ndërveprojnë me ilaçe të tjera dhe mund të provokojnë edhe problemë serioze.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Ja 100 medikamentet që luftojnë dhe kurojnë të gjitha sëmundjet    Sun Feb 13, 2011 1:26 am

1. Alergjitë
Anti-histaminikët përdoren për të lehtësuar simptomat e rrufës, teshtiturit dhe fenomeneve të tjera alergjike. Veprimi i tyre është të limitojë apo bllokojë lirimin e histaminës që lëshohet nga organizmi si përgjigje e ekspozimit ndaj substancave që provokojnë reaksione alergjike. Këto ilaçe mund të provokojnë përgjumësi me intensitet të ndryshëm.

Antihistamikët
1. Klorfenamina maleato
2. Difenidramina kloridrato
3. Loratadina
4. Cetirizina kloridrat
5. Astemizolo

Ndërveprimi me ushqimin: Është mirë që antihistaminikët të merren me stomak bosh për të rritur efikasitetin e tyre.
Ndërveprimi me alkoolin: Disa antihistaminikë mund të rrisin përgjumjen. Kujdes në përdorimin e tyre kur të ngisni makinën, etj.

Analgjezikët/Antipiretikët Janë ilaçe që trajtojnë dhimbjen, temperaturën dhe inflamacionin.

6. Paracetamoli
Ndërveprimi me ushqimin: Për një lehtësim të shpejtë të dhimbjës apo temperaturës, ilaçi merret me stomak bosh sepse prania e ushqimit ngadalëson thithjen e paracetamolit. Ndërveprimi me alkoolin: Evito apo limito përdorimin e alkoolit pasi, mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë apo atë të hemorragjisë në stomak.

Anti-Inflamatoret jo-steroidë Reduktojnë temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin.

7. ACID ACETIL SALICILIK – ASPIRINA
8. IBUPROFENI
9. NAPROKSENI
10. KETOPROFENI
11. NEBUMETONE


Ndërveprimi me ushqimin: Këto ilaçe mund të irritojnë stomakun, është e preferueshme të merren me ushqim ose me qumësht.
Ndërveprimi me alkoolin: Evito apo limito përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut. Aspirina e veshur me cipë (e quajtur edhe tamponuar) është e preferuar ndaj asaj normales (pa cipë) për një rrezik më të vogël në provokimin e hemorragjisë në stomak.
Kortikosteroidët
Reduktojnë ënjtjen dhe kruajtjen, dhe ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me alergjinë, reumatizmin.

12. METILPREDNISOLON
13. PREDNISON
14. PREDNISON ACETAT

Ndërveprimi me ushqimin: Përdorën me ushqim ose me qumësht për të parandaluar dëmet në stomak.

Analgjezikët narkotik
Shitën vetëm me recetë të mjekut. Veprojnë mirë në format e dhimbjes akute. Kodeina mund të përdoret për të qetësuar refleksin e kollës. Merret me kujdes dhe vetëm sipas këshillës së mjekut sepse mund të japin vartësi dhe efekte dytësore seriozë në qoftë se merren në mënyrë të gabuar.

KODEINA, KODEINA ME PARACETAMOL

MORFINE SULFAT

Ndërveprimi me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit pasi rrit efektin sedativ të këtyre ilaçeve. Kujdes edhe në përdorim për shoferet e mjeteve.

Astma
BRONKODILATANTET
Përdoren në trajtimin e simptomave të astmës bronkiale, bronkitit kronik dhe enfizemës. Këto ilaçe veprojnë duke favorizuar fluksin e ajrit në mushkëri duke përmirësuar kështu respiracionin.

15. TEOFILLINA
16. SALBUTAMOLI
17. EPINEFRINA – ADRENALINA


Ndërveprimi me ushqimin: Efekti i ushqimit tek ilaçet me bazë teofillinën mund të jetë i ndryshëm. Kështu vaktet shumë të yndyrshme mund të rrisin përqendrimin e teofillinës në trup, ndërsa vaktet me shumë karbohidrate mund ta ulin përqendrimin.
Ndërveprimi me alkoolin: Duhen evituar pijet që përmbajnë kafeinë (çokollata, kola, çaji, kafeja) pasi bronkodilatantët gojorë dhe kafeina, stimulojnë sistemin nervor. Duhet evituar alkooli nëse merren ilaçe me bazë teofillinën pasi, mund të japin të vjella, dhimbje koke, irritacion.

Problemet kardiovaskulare
Mjekimet për problemet kardiovaskulare janë të shumta, ato ndërhyjnë në kontrollin e presionit të gjakut, anginës, ritmit kardiak, kolesterolit të lartë. Këto ilaçe mund të kombinohen mes tyre për një efekt më optimal. P.sh: B-bllokuesit mund të trajtojnë hipertensionin, anginën apo dhe aritminë. Disa nga klasat e ilaçeve kardiovaskulare janë:

DIURETIKËT

Diuretikët ndihmojnë në eliminimin e ujit, natriumit dhe kripërave të tjera nga trupi.

18. Furosemidi
19. Triamterenë dhe hidroklortiazidi
20. Hidroklortiazidi
21. Bumetamide
22. Metolazone


Ndërveprimi me ushqimin: Diuretikët kanë ndërveprime të ndeshmë me ushqimin. Disa prej tyre provokojnë eliminimin e kaliumit, kalciumit, magnezit. Triamtereni nga ana tjetër, nuk eliminon fare kaliumin, duke provokuar hiperkalemi. Teprica e kaliumit në gjak mund të japë ritëm jo të rregullt dhe përpëlitje të zëmrës. Kur merret triamterenë, duhet të evitohet ngrënia e ushqimeve të pasura me kalium si banane, portokall, zarzavate, etj.

B-BLLOKUESIT:

B- Bllokuesit zvogëlojnë impulset e nervave tek zemra dhe enët e gjakut. Kjo ul portatën apo sasinë e gjakut dhe punën e zemrës.

23. Atenolol
24. Metoprolol tartrat
25. Propanolol kloridrat
26. Nadolol

Ndërveprimi me alkoolin: Evito alkoolin me propanolol kloridrat. Kombinimi i tyre ul presionin e gjakut.

NITRATET

Nitratet relaksojnë enët e gjakut dhe ulin kërkesën për oksigjen të zemrës.

27. Isosorbit nitrati
28. Nitroglicerina


Ndërveprimi me alkoolin: Evito alkoolin sepse mund të fuqizojë efektin vazodilatant të nitrateve dhe mund të ulë presionin e gjakut rrezikshëm.

ENZIMA QE KONVERTON ANGJOTENSINËN

Ndërveprimi me ushqimin: Ushqimi mund të ulë përthithjen e Captoprilit, enalaprilit, etj. Bllokuesit e ACE-s merren një orë para apo dy orë prapa ushqimit, ato mund të rrisin përqendrimin e kaliumit (K) në trup. Kjo rritje e kaliumit mund të jetë e dëmshme, për këtë duhen evituar dieta që përmban kalium si bananet, përhimët dhe portokallët.

HMG-COA BLLOKUESIT E REDUKTAZËS

Këto ilaçe janë të njohura ndryshe dhe me emrin statina. Përdorën për uljen e kolesterolit, ulin përqindjen e prodhimit të LDL (kolesterolit të keq). Disa prej tyre ulin dhe trigliceridet (yndyrnat) në gjak.

29. Atorvastatina krip kalciumi
30. Fluvastatina krip natriumi
31. Pravastatina krip natriumi
32. Simvastatina
33. Rosuvastatina

Ndërveprimi me alkoolin: Evito pirjen e sasive të mëdha të alkoolit që të mos rritësh rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.Ndërveprimi me ushqimin: Statinat duhet të merren me vaktin në darkë për të rritur përthithjen.

ANTIKOAGULANTËT

Antikoagulantët ndihmojnë në parandalimin e koagulave të gjakut (mpiksjes)
34. Warfarin kripë natriumi.
Ndërveprimi me ushqimin: Vitamina K prodhon substanca që ndërveprojnë me koagulimin e gjakut, dukë ulur efikasitetin e këtyre ilaçeve. Për këtë arsye duhen evituar ushqimit e pasura me vitaminë k (brokoli, spinaqi, lulelakër, etj). Doza të larta të vitaminës E (400 IU ose më shumë) mund të rrisin kohën e koagulimit dhe rrezikun e gjakderdhjes. Konsultoni mjekun në rast se duhet të merrni vitamina E.

ANTIBIOTIKËT DHE ANTIMYKOTIKËT.

Disa këshilla të përgjithshme:

- Tregoni doktorit tuaj në qoftë se keni pasur raste të skuqjeve të lëkurës nga antibiotiku. Një skuqje e lëkurës mund të jetë simptomë e një reaksioni alergjik, të cilët mund të jenë edhe tepër serioz.

- Tregoni doktorit tuaj nëse vuani nga diarreja.

- Tregoni nëse jeni duke përdorur kontraceptivë oralë, pasi disa produkte antibiotike mund të zvogëlojnë efikasitetin e tyre.

- Kura antibiotike duhet përfunduar edhe pse mund të ndiheni më mirë.

- Përdorni antibiotikun me shumë ujë.

ANTIBAKTERET

35. PENICILLINA
36. Amoxicillina trihidrat
37. Ampicillina trihidrat

Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para ose dy orë prapa vakteve. Nëse keni probleme me stomakun merren me ushqimin.

KINOLONET

38. CIPROFLOXACINA CLORIDRAT
39. LEVOFLOXACINA
40. OFLOXACINA


Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa vakteve. Nëse keni problemë me stomakun merren me ushqimin. Duhet të evitohen produktet që përmbajnë kalcium si qumështi, kosi, vitaminat apo mineralët që përmbajnë hekur (Fe), si dhe antiacidet pasi zvogëlojnë ndjeshëm përqendrimin e ilaçit në gjak.
Ndërveprimi me kafeinën: Duke marrë këto ilaçe me kafeinë apo me produkte që e përmbajnë kafeinën (kafe, kola, çaj, apo çokollata) mund të rritet niveli i kafeinës në gjak.

CEFALOSPORINAT

41. CEFACLOR MONOHIDRAT
42. CEDROXIL MONOHIDRAT
43. CEFIXIME
44. CEFPROZIL MONOHIDRAT
45. CEFALEXIMA KRIPË LIZINE


Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa ushqimit. Merren me ushqimin në rastet e problemeve me stomakun.

MACROLIDET

46. AZITROMICINA BIHIDRAT
47. CLARITROMICINA
48. ERITROMICINA
Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa vakteve. Merren me ushqimin në rastet e problemeve me stomakun.

SULFONAMIDET

49. SULFAMETOXAZOL DHE TRIMETOPRIM
50. COTRIMAZOL


Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa ushqimit. Merren me ushqimin në rastet e problemeve të stomakut.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Ja 100 medikamentet që luftojnë dhe kurojnë të gjitha sëmundjet    Sun Feb 13, 2011 1:33 am

TETRACIKLINAT

51. TETRACIKLINA KLORIDRAT
52. DOXICICLINA KLORIDRAT
53. MINOCICLINA DICLORIDRAT.


Ndërveprimi me ushqimin: Ilaçet merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa ushqimit. Ato merren me ushqimin në rast problemesh me stomakun. Është e rëndësishme të merren tetraciklinat bashkë me lakticinet, antiacidet apo integratorët që përmbajnë hekur (Fe), pasi këto të fundit mund të ndërhyjnë në efikasitetin e mjekimit.

NITROIMIDAZOLI

54. METRONIDAZOLI

Ndërveprimi me alkoolin: Evito alkoolin, apo ushqime ose pije që përmbajnë alkool si gjatë kurës, ashtu dhe tre ditë prapa. Alkooli në këtë rast mund të provokojë dhimbje abdominale, të vjella, dhimbje koke.

ANTIFUNGINET

55. FLUCONAZOL
56. GRISEOFULVINA
57. KETOCONAZOL
58. ITRACONAZOL


Ndërveprimi me ushqimin: Është e rëndësishme të evitohet përdorimi i këtyre ilaçeve bashkë me qumështin, djathin, kosin, akulloren, etj; apo antiacidet.
Ndërveprimi me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit gjatë kurës me ketokonazol (Nizoral) edhe për të paktën tre ditë pas kurës. Alkooli mund të provokojë dhimbje abdominale, të vjella dhe dhimbje koke.

SHQETËSIMET E HUMORIT

DEPRESIONI, ANKTHI.


Depresioni, paniku dhe ankthi janë disa nga shembujt e shqetësimeve të humorit. Në përdorimin e ilaçeve për trajtimin e shqetësimit të humorit është e rëndësishme ndjekja e këshillave precize të doktorit. Duhet të merret gjithmonë doza e duhur edhe pse pacienti ndihët mirë, asnjëherë nuk duhet të ndërpritet kura me iniciativë personalë, pa u këshilluar më parë me doktorin. Në disa raste duhet të pritet edhe disa javë për të parë përmirësimet e simptomave.

BLLOKUESIT E MONOAMINO OKSIDASES (MAO)
59. TRANILCIPROMINA DHE TRIFLUOPERAZINA
Ndërveprimi me ushqimin: Inhibitorët e MAO-s kanë shumë limite dietetike, dhe personat që janë në trajtim me këto ilaçe kanë nevojë të ndjekin me shumë kujdes orientimin e dietës dhe këshillat e mjekut. Mund të ketë një rritje shumë të shpejtë dhe potencialisht fatale të presionit të gjakut, në qoftë se merren ushqime apo pije që përmbajnë Tiraminë (derivat i Tirozinës=aminoacid), ndërsa jeni në kurë me inhibitorë të MAO-s.

ILAÇET KUNDER ANKTHIT

60. LORAZEPAM
61. DIAZEPAM
62. ALPRAZOLAM


Ndërveprimi me alkoolin: Edhe pse alkooli nuk ndërvepron shumë me këto ilaçe, ai gjithsesi mund të alternojë përqendrimin dhe reflekset. Personat me depresion nuk duhet të pinë alkool.
Ndërveprimi me ushqimin: Këto ilaçe mund të merren si para, ashtu edhe prapa ushqimit.

ANTIACIDET

Reflukset e lëngut gastrik, djegia e stomakut, problemet e digestionit dhe gazrat janë tepër të njohura. Trajtimi me ilaçe parandalon dhimbjen dhe shkaktarët që rrisin hiperaciditetin e stomakut. Mënyra e jetesës dhe dieta mund të kenë një rol të rëndësishëm, në shfaqjen e simptomave, por edhe në zhdukjen e tyre. Për shembull, pirja e duhanit dhe konsumi i pijeve me bazë kafeinë mund të përkeqësojnë simptomat.

63. CIMETIDINA KLORIDRAT
64. FAMOTIDINA
65. RANITIDINA KLORIDRAT
66. NIZATIDINA


Ndërveprimi me ushqimin: Mund të merren si pranë, ashtu dhe larg vakteve të ushqimit.
Ndërveprimi me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit me këto ilaçe, ai mund të irritojë stomakun.
Ndërveprimi me kafeinën: Produktet me kafeinë (kola, kafeja, çokollata, çaji) mund të irritojnë stomakun.

67. KORTISTEROIDET
Janë përdorur qysh në vitet 1950. Efekti i fillimit i zhgënjeu doktorët se më në fund u gjet dhe një kurë për artritin reumatik. Megjithatë ky mendim u braktis shpejt. Nëse koto ilaçe merren në doza të larta ose për një kohë të gjatë ato mund të shkaktojnë disa efekte anësore ku përfshihet: shtim i peshës trupore, osteoporozë, katarakt, hipertension, rritje të nivelit të sheqerit në gjak, ulet aftësia për të luftuar infeksionet dhe mbyllur plagët. Gjatë viteve të përdorimit të kortisteriodeve në kemi mësuar se si t’i përdorim ato në mënyrë që të kemi sa më shumë përfitime nga ato, dhe sa më pak efekte anësore. Për të arritur këtë qëllim këto ilaçe përdorën më doza të vogla. Funksionimi i kortisteriodeve është i tillë: ato ndalojnë prodhimin e qelizave destruktive inflamatore tek kyçet dhe ndalojnë të tjerat që t’i afrohen kyçeve. Por gjithashtu ato ulin prodhimin e kolagjenit që është blloku qendror i shumë indeve të organizmit, si dhe të kartilaxhës (element ndërtues i kyçeve), si dhe ulin thithjen e kalciumit nga organizmi gjë që mund rrisë shpejtësinë e shkatërrimit të kyçeve prej artritit rëumatik. Sa më e lartë të jetë doza e kortisteriodeve e përdorur aq më shumë ulet inflamacioni tek kyçet, por aq më shumë rritet mundësia që ilaçi do shkaktojë efekte anësore. Prandaj doza e këtyre ilaçeve ulet me kalimin e kohës për të shmangur efektet anësore që vijnë nga përdorimi i gjatë i ilaçit si Osteoporoza (hollimi i kockave) dhe katarakti i syve.

68. Guarana
Këto tableta përmbajnë pluhur i guaranës (500 mg-një tabletë), vaj të karafilit të natës, magnez, siliciumdioksid. Për përdorim rekomandohet të merren dy tableta para mëngjesit me pak lëngje, por edhe dy-tri tableta brenda ditës. Rekomandohet për shtimin e nevojës për punë intelektualë, në mundimet fizike, te personat e sëmurë jo dinamikë dhe të molisur. Për njerëzit afaristë, menaxherët, studentët, si afrodiziak natyror dhe për shtimin e energjisë, motivim dhe qëndrueshmëri.

ILAÇE QË MUND TË PËRDOREN PA REKOMANDIMIN E MJEKUT

69. Një ilaç antipiretik
Si ilaç antipiretik (në rast temperature), më i përdoruri është paracetamoli. Është mirë të mbajmë në shtëpi, si një flakon shurup apo pikash, ashtu edhe një kuti me supozitorë: kjo sepse në rast fëmija ka diarre në të njëjtën kohë, është e preferueshme që ilaçi të merret nga goja, kurse në rast të përzierash ose të vjellash është mirë që ilaçi të merret në rrugë retale apo me supozitore.

70. Një qetësues kolle
Mund t’i jepet në rast se kolla është e thatë, e bezdisshme dhe jep shqetësim në gjumin e foshnjës. Duhet theksuar që kolla gjithsesi është e dobishme për organizmin, i cili me anë të saj eliminon sekrecionet nga rrugët e frymëmarrjes. Në rast se kolla është e tipit aziatik qetësuesi i saj është i kundërindikuar.

71. Flakon me pika për rrufën
Mund të mbajmë solucion fiziologjik për të bërë lavazhe të hundës, që është e indikuar sidomos në foshnjat që akoma nuk dinë të fryjnë hundën. Për fëmijët pak më të mëdhenj mund të përdoren edhe pikat vazokostritore, për një periudhë jo më shumë se 4-5 ditë dhe të përdoren vetëm në fazë akute sepse "lirojnë" hundën dhe, nëse i jepen fëmijës para gjumit e favorizojnë atë pozitivisht.

72. Një ilaç kundër të vjellave
E vjella është një simptomë që shoqëron sëmundje të ndryshme. Zakonisht e vjella kalon në mënyrë spontane por, nëse nuk kalon dhënia e një doze Domperidone (ilaçi me më pak efekte anësore) mund të jetë në ndihmë.

73. Hydroxichloroquinën
Si në shumë raste të tjera të provuara në mjekësi, një ilaç që ka efekte të mira mbi një sëmundje mund të këtë efekt edhe mbi sëmundje të tjera. Po kështu edhe me Hydroxichloroquinën, që në fillim është prodhuar si ilaç anti-malarie. Në vitet 1950-1960 studimet e rasteve klinike treguan se ky ilaç ishte efektiv gjithashtu edhe në trajtimin e artritit reumatik. Hydroxichloroquina është më pak toksike dhe shkakton më pak efekte anësore së ilaçet e tjera IASM. Por i duhet 3-6 muaj trajtim që të fillojë të ketë efekt mbi sëmundjen dhe që të arrijë maksimumin e vlerës terapeutike që ka i duhen plot 12 muaj. Gjithashtu organizmi e ka të vështirë ta eliminojë këtë ilaç edhe pasi është pushuar trajtimi me të. Ilaçi mbetet në organizëm edhe për 5 vjet që nga dita kur u pi tableta e fundit e ilaçit. Në raste të rralla Hydroxichloroquina mund të shkaktojë dëmtimin e Makulës, që është zona e syrit që rregullon figurën.

74. Antibiotikët
Veprojnë vetëm në rast të një sëmundje me origjinë bakterike. Në pediatri shumica e sëmundjeve është me origjinë virale, ku edhe viruset mund të japin temperaturë të lartë, prandaj prindi duhet të rezistojë nga tundimit për t’i dhënë fëmijës antibiotik kur ai ka temperaturë duke menduar se po e shëron.

75. KORTIKOSTEROIDET ME ANË TË AEROSOLIT
Ka një tendencë tek prindërit në përdorimin e këtyre ilaçeve gjatë sëmundjeve banale të rrufës duke menduar që dhënia me anë të aerosolit është më e dobishme dhe më e padëmshme. Nuk është kështu: dobia e kësaj mënyre është demonstruar vetëm në disa kushte patologjikë, dhe efektet anësore, të lidhura më shumë tek dozat e tepërta që fëmija mund të marrë, dhe jo vetëm, mund të jenë jo pak të rëndësishme.

76. ANTIINFLAMATORET
Nuk shërojnë nga sëmundjet as parandalojnë përkeqësimin e gjendjes së fëmijës në rast rrufe, dhimbje fyti, kolle, etj. Në veçanti nuk duhet përdorur asnjëherë aspirina tek fëmijët, përveç atyre rasteve që përshkruhet nga pediatri: mund të shkaktojë kompilikacione tek mëlçia apo edhe truri.

77. PIKA PËR VESH
Për dhimbjen e veshit më mirë të përdoret paracetamoli i cili ka edhe veti kundër dhimbjës. Kjo pasi në rast të shpimit të timpanit (që ndodh shpesh në rastet e otiteve akute) pikat në vësh mund të jenë të dëmshme.

78. ACIDI FOLIK
Acidi Folik që ul nivelet në gjak të homocisteinës, a është i aftë të reduktojë rrezikun kardiovaskular? Disa kërkues shkencorë anglezë kanë bërë një studim, duke mbështetur idenë që ulja e nivelit plazmatik të homocisteinës, sjell reduktimin e rrezikut kardiovaskular në 10–20 %. Acidi Folik është një vitaminë e grupit B që merret me anë të dietës së përditshme, dhe gjendet në natyrë tek bimët me gjithë jeshile. Homocisteina rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskularë, duke dëmtuar veshjen e brendshme të arterieve.

79. KAFEINA
Kafeina (ose 1,3,7, trimetilxantina, është quajtur ndryshe edhe Teina), është një alkaloid natyral që e gjejmë në bimën e kafesë, kakaos, çajit, kolas, guaranas dhe matés, si dhe në pijet që prodhohen nga këto bimë. Nga ana kimike është një xantinë dhe si e tillë ka veprim stimulues në sistemin nervor qendror (eliminon përgjumësinë dhe aktivizon sensin e kujdesit dhe të përqendrimit). Kafeina ka një efekt të lehtë diuretik dhe një efekt modest enëzgjerues. Ajo ka një efekt irritues për mukozat e stomakut. Efektet negativë nga mbidozimi janë: eksitimi, pagjumësia, dridhjet e duarve, të përzierat, të vjella, rritja e diurëzes, e ritmit të zemrës (takikardia) dhe ekstrasistola. Popullariteti i pijeve që përmbajnë kafeinë (mbi të gjitha kafeja dhe çaji) e rendisin këtë substancë psikoaktive më të përhapurën në botë.

80. SULFONILURET
Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mekin nga goja. Emra të njohur që kanë në përbërje këtë ilaç janë minodiab dhe diabinese. Këtu futet dhe Daunil (i njohur në Shqipëri). Këto lloj llacësh stimulojnë pankreasin duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës (pra sasi dhe jo cilësi). Kjo e zgjidh problemin përkohësisht duke ulur nivelin e glukozës në gjak, por krijon një problem afatgjatë sepse stimulon rritjen në peshë. Pra ky ilaç veçse sa rrit sasinë e insulinës në gjak. Por disa diabetike e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkojë deri në 5 herë më tepër se normalja.

81. BIGUANIDET
Ilaçet me këtë përbërje janë zhvilluar në vitin 1994. Ato veprojnë nga një drejtim i ndryshëm në krahasim me sulfoniluret. Në vend që të rrisin nivelin e insulinës ato ngadalësojnë sasinë e glukozës që prodhohet nga mëlçia dhe zorrët e vogla ku tretet ushqimi. Këto ilaçe janë më të përparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojnë rritje peshë ose ndonjë sëmundje zemre. Por këto ilaçe megjithëse janë më të përparuara kanë disa efekte anësore. Shkaktojnë problemë stomaku, diarre, ndjenjën e ngopjes abdominale, etj. Njerëzit që vuajnë me zemër, mëlçi ose veshka këshillohen të mos e marrin këtë ilaç. Ilaçi tipik që përmban biganide quhet metformin.

82. ALFA GLUKOZË NDALUES
Disa nga këto lacë si për shëmbull Acarbose, ngadalësojnë shpërbërjen e sheqernave në zorrët e vogla duke ndërhyrë në enzimën me të njëjtin emër, enzimën alfa glukozë. Kjo enzimë bën shpërbërjen e sheqernave që ndodhen në ushqimet që hamë. Duke ndaluar këtë enzimë nga funksionimi nuk bëjmë gjë tjetër veçse parandalojmë rritjen e sheqerit në gjak. Efekte anësore: gazra dhe dhimbje të abdomenit, po ashtu diarre. Nuk i këshillohet veçanërisht të sëmurëve me ulcera ose kolitis, gjithashtu shkakton punë të tepruar të mëlçisë që mund të shkojë në dëmtim të saj.

83. THISCOLIDINIDION
Ilaçi më i ri i dalë në treg. Emri në kutinë e ilaçit: rezulin.
Ky është ilaçi i parë që ndihmon trupin që ta përdorë më mirë insulinën duke stimuluar disa pjesë thithëse të indeve të ashtuquajturat “vendkalimi” nëpërmjet të cilave glukoza hyn në qelizë nga gjaku. Nga studimet e bëra në pacientët që përdorin këtë ilaç dhe ilaçin e parë (sulfoniluret) rezultoi se megjithëse kishte ulje të glukozës përsëri kishte rritje në peshën trupore. Ky ilaç ka efekte anësore kryesisht në mëlçi, ka pasur bile edhe vdekje prej tij. Si dhe shkakton dhimbje, infeksion dhe dhimbje koke.
84. INSULINA
Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin Tipi 1, në njerëzit të cilët nuk prodhojnë dot insulinë. Ndërsa në diabetin Tipi 2 insulina përdoret si mundësia e fundit e mbetur. Në fakt rreth 29 % e diabetikëv të Tipit 2 mjekohen me injeksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti Tipi 2 me anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në këtë pikë të injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë që duhet patjetër injeksion insuline edhe sikur ta kuptojë më së miri rëndësinë e dietës (perizës) dhe aktivitetit fizik, tashmë nuk gjejnë dot forca në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para. Ata ja lënë çdo gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar më 1922 vepron shpejt, brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj, detyron muskujt të thithin glukozën, bile në një farë shkallë detyron edhe qelizat e yndyrës që të thithin glukozë. Ka shumë rëndësi sasia dhe momenti i injektimit të insulinës. Me tepricë dhe niveli i glukozës ulet shumë duke shkaktar hipoglicemi. Shumë pak nuk ja del që të detyrojë qelizat të thithin glukozë. Pra është shumë delikat mënyra se si merret insulina. E cila ka dhe efekte anësore që janë hipoglicemi, shtim në peshë trupore dhe sëmundje gjaku.

88. MIOTENS
Tiocolchicoside. Ampulë 4 mg/2ml. Ampula përmban 2 ml solucion: Përbërës aktiv: Tiocolchicoside 4mg. Një kuti përmban 6 ampula për përdorim intramuskular. Miorelaksant me veprim qendror. Tiocolchicoside sipas disa studimeve ushtron një aktivitet selektiv agonist mbi receptorët GABA-ergjike dhe glicinergjike. Kjo shpjegon efektin e Miotens si në kontrakturat e tipit reflektiv, reumatizmale e traumatike, ashtu edhe në ato spastike me origjinë centrale. Miotens nuk ndryshon as lëvizshmërinë e
vullnetshme, as aktivitetin e muskujve respiratorë. Nuk ndikon në sistemin kardiovaskular. Në të gjitha patologjitë ku janë të pranishme kontraktura të grupmuskujve dhe hipertoni muskulore si
tërheqje muskulore, tortikolis, sindroma të dhimbshme post-traumatike ose post-operatore. Sindroma të dhimbshme të kolonës vertebrore dhe të artikulacioneve, artralgji, cervikobrakialgji, lumbalgji dhe lumboiskialgji, dhimbje radikulare. Gjendjet spastike të hemiparezave me origjinë vaskulare, traumatike, neoplazike, Morbus Parkison dhe parkisonizmi medikamentoz.

89. AZATRIL
Azithromycin. Përmbajtja e saj është 8 kapsula, Azitromicinë dihidratë, ekuivalent me 250 miligramë azitromicinë, niseshte gruri E 122 dhe substanca të tjera ndihmëse. Mënyra e përdorimit bëhet me rekomandim të mjekut.

90. AMOKSIKLAV
Amcilinum/Acidum Clavulanicum. Tableta të veshura me film 625 mg, në blister me 10 tableta. Përbërësit veprues janë Trihidrati i amoksicilinës dhe klavulanat kaliumi. Për çfarë përdoret:
Çdo tabletë 625 mg përmban 500 mg amoksicilinë në formën e trihidratit të amoksicilinës dhe 125 mg acid klavulanik në formën e klavulanatit të kaliumit. Amoksiklav 2x është një antibiotik i grupit të penicilinave (beta-laktamik). Ai është një antibiotik me spektër të gjerë, me veprim baktericid (vrasës) kundrejt baktereve të ndryshme, shkaktare të infeksioneve. Amoksiklav përdoret për trajtimin e infeksioneve të mëposhtme: Infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes; infeksione akute dhe kronike të kaviteteve paranazale (sinusit), infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes (bronkit, pneumoni), infeksione të traktit urinar; infeksione të përziera të shkaktuara nga baktere gram negative, gram pozitive ose mikroorganizma anaerobë, infeksione të gojës dhe dhëmbëve (infeksione odontogenike).

91. Analgjezikët
Analgjezikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta të ngjashme me atë të dhimbjës së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera IAJS. Analgjezikët japin efekt shpejt, zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminophen, përbërësi aktiv që ndodhet në analgjezikët më të përdorur. Përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, execedrin dhe Tylenol. Acetaminophen nuk e irriton stomakun si llacët IAJS, por duhet të kihet kujdes që të mos merret me ilaçe që merren për hollimin e gjakut. Gjithashtu nuk duhet të pihen pije alkoolikë shpesh, pasi kjo shkakton që ilaçi të dëmtojë mëlçinë kur pihet alkool rregullisht.

92. Ilaçet e quajtura COX-2
Nëse ju keni probleme me stomakun, ju mund të përdorni ilaçet COX-2. Këto ilaçe ulin dhimbjet dhe kanë më pak efekte anësore se aspirina dhe ilaçet IASM. Ky ilaç ndikon në enzimën që prodhon trupi që është përgjegjës për dhimbjen dhe inflamacionin. Ilaçi i tillë që është aprovuar nga ministria amerikane e shëndetësisë quhet Celecobix dhe në dyqan e gjeni me emrin celebrex, përdoret 200-400 mg në ditë. Pra ky ilaç ka përparësinë se nuk dëmton mukozën e stomakut, siç bëjnë ilaçet e tjera që merren kundër dhimbjës (IAJS).

93. SULFASALAZINË
Ky ilaç është prodhuar për të mjekuar kolitin dhe "sëmundja e kron-it". Më shpesh përdoret për trajtimin e formave të lehta të artritit reumatik. Dhe me sa duket vepron si methotrexate, pra duke shtypur disa pjesë të sistemit imunitar. Sulfasalazine kombinon salicilate (salicylates) dhe sulfa, nuk u rekomandohet atyre me alergji ndaj përbërësve të sulfa-s. Gjithashtu mjekimi ka efekte anësore si shqetësime gastrointestinale, të vjella, dhimbje koke, plasaritje lëkure. Në raste shumë të rralla mund të ndikojë në numrin e qelizave të bardha të gjakut. Mund të ndikojë në efektshmërinë e spermës, gjë që normalizohet me ndërprerjen e ilaçit.

94. AZATHIOPRINE
Hyn tek ilaçet që shtypin sistemin imunitar (immunosuppressive). Në fillimet e veta është përdorur për të parandaluar mospranim që i bën organizmi organeve të transplantuara. Më pas Azothioprine u përdor në njerëzit me artrit reumatik tek të cilët ilaçet e tjera më popullore nuk kanë pasur asnjë rezultat. Ashtu si ilaçet e tjera IASM, edhe ky ilaç është i vonuar në dhënien e efekteve të tij. Mund t’i duhen deri në 3 muaj që të fillojë të japë efektet e para dhe deri në 6 muaj që të japë efektin maksimal. Ka disa efekte anësore, si: marramendje, të dukët sikur do vjellësh. Meqë sulmon sistemin imunitar zvogëlon aftësinë e organizmit për t’u mbrojtur nga infeksionet e jashtme, si: gripi, ftohje, etj. Para se të merrni këtë ilaç merrni parasysh avantazhet dhe disavantazhet që sjell përdorimi i ilaçit.

95. CYCLOSPORINE
Ashtu si Azothioprine edhe Cyclosporine është ilaç që shtyp sistemin imunitar (immunosuppressive) që është përdorur për të parandaluar mospranimin që i bën organizmi organeve të transplantuara. Cyclosporine mund të mund të shkaktojë efekte anësore që fillojnë me rritje të tepruar të qimeve dhe me rritjen e tensionit të gjakut e deri tek probleme më seriozë, si: jofunksionim (dysfunction) të veshkave. Nuk u rekomandohet atyre që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe sëmundje të veshkave dhe mëlçisë. Ky ilaç përdoret tek ata njerëz ku ilaçet e tjera nuk kanë patur efekt.

96. GOLD SALTS
Ky ilaç ul aktivitetin e artritit reumatik, por se si vepron saktësisht nuk dihet. Që kur ky ilaç u përdor në fillim e deri tani, ky ilaç nuk përdoret më aq shpesh si edhe më parë. Ilaçi ekziston si tabletë, edhe si injeksion. Efektet anësore përfshijnë: diarre, plasaritje lëkure, irritim të gojës. Gjatë trajtimit me këtë ilaç duhet të bëhen rregullisht analizat e gjakut dhe urinës për të kontrolluar nëse ka toksicitet.

97. KORTIKOSTEROIDET
Këto ilaçe janë prodhime sintetike që imitojnë hormonet e prodhuara nga gjëndrat e adrenalinës, të cilat ndodhen pranë veshkave. Kortikosteroidet japin ulje të menjëhershme dhe të fuqishme të inflamacionit tek njerëzit që vuajnë me artrit reumatik. Këto përdoren më tepër në rastet e krizave kur dhimbja është e madhe. Jepen në formë tabletash ose injeksionesh. Ato mund të përdoren bashkë me ilaçet IASM deri në momentin që ilaçet IASM fillojnë të japin efektin e tyre (siç e pamë më sipër ilaçet IASM vonojnë me muaj deri sa të japin efektin e tyre). Ilaçi më i përdorur nga ky grup llacësh është Prednisone, por ka edhe shumë të tjerë.

98. TETRACIKLINA
Ilaçet e kësaj familje kanë gjetur përdorim në trajtimin e artritit reumatik. Këto ilaçe njihen prej kohësh për aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumë efekte anësore dhe merret lehtë. Disa studime të ndërmarra në kafshë dhe në njerëz tregojnë se tetraciklina ka aftësinë që të zvogëlojë numrin e disa qelizave të caktuara të sistemit imunitar, si dhe kimikatet që shkatërrojnë lëndën ndërtuese të kyçeve (kartilageve). Doksicikline (doxycycline) dhe minocikline (minocycline) janë lloje ilaçesh të familjes së tetraciklinës që janë përdorur për të luftuar infeksionet e lëkurës së fytyrës (acne) këto ilaçe tani po studiohen në trajtimin e osteoarthritis dhe artritit rëumatik.


99. MODIFIKUESIT E KUNDËRPËRGJIGJES BIOLOGJIKE
Njihen ndryshe si "agjentët biologjikë". Kjo kategori e re ilaçesh vepron në qeliza të caktuara të sistemit imunitar të cilat janë përgjegjës për shkatërrimin e kyçeve. Në këtë mënyrë këto ilaçe të reja nuk kanë efektet anësore që kanë ilaçet tradicionale të përdorura deri tani. Nga mënyra se si veprojnë mbi sistemin imunitar këto ilaçe i quajnë ndryshe edhe "bomba inteligjente". Përdorimi i këtyre ilaçeve po shkakton eufori në fushën e trajtimit të artritit reumatik, jo vetëm se po jep rezultate shumë të mira, por edhe sepse është një metodë krejtësisht e re mjekimi. Deri tani janë aprovuar dy lloje ilaçesh të tilla për përdorim të gjerë: Etanercept (emri në farmaci: Enbrel) dhe Infliximab (emri në farmaci: Remicade)

100. ETARNECEPT (ENBREL)
Ky ilaç vepron mbi faktorin tumor-nekrotik që shkurtimisht do e quajmë FTN. FTN luan rolin kryesor në procesin e ënjtjes dhe dhimbjes së kyçeve. FTN është një Citokinë, një lloj proteinë që ndihmon në rregullimin e funksioneve të shumë qelizave përfshi ato që shkaktojnë inflamacionin e kyçeve. Ilaçi ekziston në formë injeksioni dhe merret dy herë në javë. Pluhurin duhet ta ruani në frigorifer (jo tek akulli). Avantazhet e ilaçit: ky ilaç përdoret në njerëzit ku llacët e tjera anti-reumatike, sëmundje modifikuese nuk kanë pasur efektet e dëshiruara. Gjithashtu, ilaçi mund të rekomandohet të përdoret edhe para se ilaçe të tjera të jenë përdorur. Rezultatet janë të kënaqshme. Në 60-70 % të rasteve që janë trajtuar me këtë ilaç pacientët kanë pasur një lehtësim të theksuar të ënjtjes dhe dhimbjeve në kyçe. Efektet vijnë shpejt në më se dy javë dhe i duhet 3 muaj që të japë efektin maksimal.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 

Ja 100 medikamentet që luftojnë dhe kurojnë të gjitha sëmundjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Falja e namazit të sabahut mbronë nga sëmundjet e zemrës
» Tragjedi në Himarë, autobusi me studente bie në greminë, 11 të vdekur, 22 të plagosur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-