Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Paracetamoli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Paracetamoli   Sun Feb 13, 2011 12:13 pm

VETITE FARMAKOLOGJIKE

• Paracetamoli është një substancë me veti analgjezike dhe antipiretike, të ngjashme me aspirinën. Ndryshe nga aspirina, ai nuk zotëron efekt antiinflamator dhe nuk influencon në funksionin e trombociteve.
• Ndryshe nga antiinflamatorët jo steroidë, paracetamoli vepron duke frenuar sintezën e prostaglandinave vetëm në SNQ. Ky frenim shoqërohet me rritje të pragut të perceptimit të dhimbjes dhe me bllokim të veprimit të pirogjenit endogjen.

INDIKIMET

• Dhimbje me intensitet të lehtë deri mesatare, si : mialgjia, artralgjia, dismenorrhea, dhimbja e dhëmbëve dhe e kokës, dhimbja në osteoartrit, etj.
• Gjendje febrile
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
• Paracetamoli nuk duhet të përdoret për vetëmjekim nga pacientë që konsumojnë në mënyrë të rregullt sasi të mëdha alkooli. Pacientët me patologji hepatike nga alkooli, ata me hepatit viral ose alkoolizëm janë nën rrisk për hepatotoksicitet të shkaktuar nga paracetamoli, ndaj duhet t'a përdorin me kujdes atë.
• Të evitohet përdorimi kronik i paracetamolit në pacientë me patologji renale ekzistuese, ndonëse paracetamoli është bari i zgjedhur për mjekimin e dhimbjeve episodike në këta pacientë.
• Kujdes gjatë përdorimit në fëmijë me kequshqyerje, pasi rrisku për hepatotoksicitet në këto raste është i lartë.
• Duhet përdorur me kujdes në pacientët me astmë bronkiale, të cilët vuajnë nga mbindjeshmëria ndaj salicilateve.
• Në të sëmurët me frenim të hemopoezës, paracetamoli mund të maskojë simptomat e një infeksioni akut.
• Disa formulime të paracetamolit përmbajnë aspartam, ndaj ato nuk duhet të përdoren në pacientët me fenilketonuri.
• Vetëmjekimi i dhimbjes nuk duhet të zgjatet me shumë se 5 ditë në fëmijët dhe më shumë se 10 ditë në të rriturit. Paracetamoli nuk duhet përdorur nga pacientët, pa u konsultuar me mjekun, për mjekimin e gjendjeve febrile për më shumë se 3 ditë.

EFEKTET ANESORE

• Paracetamoli mund të jetë hepatoksik, vecanërisht kur përdoret në doza të larta. Hepatotoksiciteti mund të shfaqet si nekrozë hepatike, ikter, hemorragji dhe encefalopati. Më të riskuarit për hepatotoksicitet janë fëmijët. Trajtimi i mbidozimit të paracetamolit bëhet me N-acetilcisteinë.
• Paracetamoli mund të shkaktojë nekrozë tubulare renale akute dhe nefropati analgjezike kronike që karakterizohet nga nefriti intersticial dhe nekroza papilare renale. Në raste të rralla mund të shkaktojë insuficiencë renale akute që ndodh gjithmonë pas shfaqjes së hepatotoksicitetit.
• Mbas mbidozimit të paracetamolit mund të shfaqet methemoglobinemia e cila mund të shkaktojë anemi hemolitike. Mund të shfaqen edhe reaksione të tjera hematologjike si neutropeni, leukopeni, trombocitopeni dhe pancitopeni.
• Të tjera efekte anësore janë reaksionet e mbindjeshmërisë si urtikaria, eritema, rash kutan dhe ethe.


NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE

• Antiacidet dhe ushqimi mund të vonojnë dhe pakësojnë përthithjen gastrointestinale të paracetamolit.
• Përdorimi i njëkohshëm i paracetamolit, të dhënë në doza të larta, me fenotiazinat mund të shkaktojë hipotermi, nëse pacienti ekspozohet ndaj temperaturave të ulëta ambientale.
• Etanoli rrit rrezikun e hepatotoksicitetit kur përdoret njëkohësisht me paracetamolin.
• Barnat që nxitin enzimat hepatike mund të rrisin rrezikun e hepatotoksicitetit nga paracetamoli. Të tilla barna janë: izoniazidi, barbituratet, karbamazepina, fenitoina, sulfinpirazoni, rifampina dhe ritonaviri.
• Paracetamoli mund të pakësojë klirensin e busulfanit.
• Përqendrimet plazmatike të paracetamolit rriten kur kombinohet me diflunizalin.


PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
• Mund të përdoret (Kategoria B).

PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
• Mund të përdoret. Sasia që kalon në qumësht është minimale.

DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT

Me rrugë orale
Tek të rriturit
• Mund të përdoret 325-500 mg çdo 3 orë.
• Mund të përdoret 325-650 mg çdo 4 orë.
• Mund të përdoret 0.5-1 gram, çdo 6 orë.
• Doza maksimale gjatë trajtimit afatshkurtër (nën 10 ditë) 4 gram në ditë.
• Doza maksimale gjatë trajtimit afatgjatë 2,6 gram në ditë.
Tek fëmijët
• Fëmijët deri 3 muaj?përdorin 40 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët 4 deri 12 muaj përdorin 80 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët 1 deri 2 vjeç përdorin 120 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët 2 deri 4 vjeç përdorin 160 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët 4 deri 6 vjeç përdorin 240 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët 6 deri 9 vjeç përdorin 320 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët 9 deri 11 vjeç përdorin 320 deri 400 mg çdo 4 orë, sipas nevojës. Fëmijët 11deri 12 vjeç, përdorin 320 deri 480 mg, çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet ta përdorin medikamentin më tepër se 5 herë në ditë.
Me rrugë rektale
Tek të rriturit
• Mund të përdoret 325-500 mg çdo 3 orë.
• Mund të përdoret 325-650 mg çdo 4 orë.
• Mund të përdoret 0.5-1 gram, çdo 6 orë.
Tek fëmijët
• Tek fëmijët nën 2 vjeç doza individualizohet, sipas nevojës
• Fëmijët 2 deri 4 vjeç përdorin 160 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët 4 deri 6 vjeç përdorin 240 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët 6 deri 9 vjeç përdorin 320 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët 9 deri 11 vjeç përdorin 320 deri 400 mg çdo 4 orë, sipas nevojës. Fëmijët 11deri 12 vjeç, përdorin 320 deri 480 mg, çdo 4 orë, sipas nevojës.
• Fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet ta përdorin medikamentin më tepër se 5 herë në ditë.


PREPARATET E REGJISTRUARA

tabletë 500 mg CODIPAR, DEMOL, FEBREX, LEKADOL,
NERUPOL, PANADON, PARACETAMOL,
PARACETEM, PARALGET
tabletë eferveshente 500 mg EFFERALGAN ( DAFALGAN)
pluhur oral 80, 150 mg EFFERALGAN
solucion oral 3% EFFERALGAN
shurup 120 mg/5ml PANADON, PARACETAMOL
shurup 125 mg/5ml FEBREX
shurup 200 mg/5ml MEXALEN
shurup 250 mg/5ml FEBREX
suposte 80, 150, 300, 600 mg DAFALGAN, EFFERALGAN
suposte 100 mg PARACETAMOL
suposte 120 mg CETAL
suposte 125 mg ARFEN, CALPOL, MEXALEN,
PARACETAMOLO, REMEDOL
suposte 250 mg ARFEN, CODIPAR, MEXALEN, PAMOL,
PARACETAMOLO
suposte 500 mg ARFEN, MEXALEN
suposte 1000 mg ARFEN, MEXALEN

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Paracetamoli   Sun Feb 13, 2011 12:13 pm

Kujdes nga paracetamoli!
Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhimbjes, për qetësimin e dhimbjes së dhëmbit dhe dhimbjeve tjera, përmbajnë paracetamol.

Ky analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata të cilët herë pas here paraqitet gjakderdhja në lukth.

Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.

Jogurti, me sukses mund të evitojë diarrenë te fëmijët

Bakteret "mike" të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve.

Rrahjet e shpeshta të zemrës

Kini kujdes! Nëse pas pirjes së disa kafeve me radhë, ndieni rrahje të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kofeini i kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.

Mungesa e vitaminës A

Mungesa e vitaminës A shkakton miopinë dhe verbimin e natës. Andaj, pos të tjerash, hani majdanoz të freskët, i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A.

Lëndimet

Plagët e ndotura lajini me ujë të ftohtë e pastaj dezinfektojini me jod dhe etil-alkool. Gërvishtjet e vogla mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër.

Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbulojini me flaster ose me fashë. Ndërrojini çdo 24 orë. Flasterin do ta shkëpusni më lehtë nga plaga nëse këndet e tij më parë i keni lyer me benzen për heqjen e njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar te mjeku. Nëse vaksina e fundit kundër tetanosit është dhënë para 5 vjetëve, ajo duhet përsëritur.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Paracetamoli   Sun Feb 13, 2011 12:14 pm

Paracetamoli mund të shkaktojë probleme në mëlçi
Kërkuesit mendojnë se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të shkaktojë probleme në mëlçi dhe kërkojnë uljen e konsumit të këtij qetësuesi.
Agjencia e kontrollit të ushqimit dhe ilaçeve në SHBA deklaroi të enjten se ilaçet që përmbajnë lëndën e paracetamolit duhet të konsumohen me paralajmërimin e rrezikut të dëmtimit në mëlçi.
Sipas agjencisë së lajmeve franceze nga Washingtoni, kompania më e madhe e prodhimit dhe tregtisë së ilaçeve në Amerikë u ka kërkuar kompanive prodhuese të kufizojnë ilaçet dhe kapsulat e xhelatinës me përmbajtje Asetominafeni (paracetamoli) në masën 325 miligram me qëllim parandalimin e plagëve në mëlçi.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Paracetamoli   Sun Feb 13, 2011 12:14 pm

Kujdes nga paracetamoli, demton veshkat
Shume tableta qe disa i gelltisin me shumice kunder kokedhembjeve, per qetesimin e dhembjes se dhembit dhe dhembjeve tjera, permbajne paracetamol.

Ky analgjetik, mjaft mire e zevendeson aspirinen dhe eshte i pershtatshem per personat qe kane te thate ne lukth dhe per ata te te cilet here pas here paraqitet gjakredhja ne lukth. Por kujdes ! Paracetamoli demton veshkat. Keshtu, ata qe e perdorin kane mundesi tri here me shume te semuren nga veshkat se ata qe nuk e perdorin barera qe nuk kane paracetamol.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Paracetamoli   Sun Feb 13, 2011 12:15 pm

Paracetamoli shkakton alergji dhe azëm tek fëmijët
Azma dhe alergjia mund të shkaktohen edhe nga përdorimi i paracetamolit në muajt e parë të jetës. Kështë thuhet në një studim të kryer në Zelandën e Re, i publikuar në Clinical and Experimental Allergy 1, në të cilin janë ekzaminuar rreth 1.500 fëmijë. Sipas studimit të Universitetit Wellington në Zelandën e Re, përdorimi i paracetamolit trefishon mundësinë e të qënurit alergjik dhe dyfshon mundësinë e zhvillimit të simptomave të azmës, në kohën që një fëmijë është vetëm 6 vjec. Lajmi është bërë publik në La Repubblica.

Në studim janë përfshirë rreth 1.105 gra shtatzëna, nga viti 1997 deri në 2001. Me të lindur fëmijët e tyre janë kontrolluar kur ishin vetëm 3 muaj, 15 muaj dhe deri kur bënë 6 vjec, moshë që iu nënshtruan edhe analizave të alergjisë. “Gjëja që zbuluam filimisht,- shprehet Julian Crane, autori i studimit,- është se fëmijët që kanë përdorur paracetamol para se të mbushin 15 muaj, rrezikohëen 3 herë më shumë nga alergjitë, dhe 2 herë më shumë nga simptomat e azmës, në krahasim me fëmijët e tjerë, deri në moshën 6 vjec

Edhe pse shkaqet që cuan në këtë përfundim nuk janë ende të qarta, studiuesi Crane, thekson se duhet evituar përdorimi i kësaj substance. Problem sipas tij, është edhe fakti që ky produkt përdoret shumë edhe në medikamentet që shërojnë ftohjen apo kollën, tek fëmijët. Megjithatë paracetamoli nuk përdoret vetëm si parandalues i rritjes së temperaturës tek njeriu, kur ajo është 38 gradë, por shërben edhe për të qetësuar dhimbjet në trup, por është më mire që ai, t’ju evitohet fëmijëve.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Paracetamoli   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Paracetamoli
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: