Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Në vitin 2045 arrihet pavdekshmëria

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Në vitin 2045 arrihet pavdekshmëria   Sat Feb 12, 2011 7:09 am


Në vitin 1965, një njeri i quajtur Raymond Kurzweil, u shfaq në një program amerikan që quhej “I’ve Got a Secret”. Atëherë ai pati fituar 200 dollarë pasi askush nuk mund të gjente se çfarë ishte pajisje e mbuluar, e cila u quajt “kompjuter” prej krijuesit.

Ajo që në vitin 1965 nuk konceptohej prej askujt, tashmë është shndërruar në realitet. I njëjti krahasim mund të bëhet edhe me artikullin e sotëm të revistës “Time”, e cila pretendon se pas 35 vjetësh përafërsisht, njeriu do të jetë bërë i pavdekshëm.

Çelësi për të arritur këtë do të gjendet përsëri tek kompjuterët, të cilët do të bashkohen me trurin e njeriut në një të ardhme të afërt, për ta bërë atë shumë më të aftë në zgjidhjen e çdo problemi.

Duke u bazuar tek artikulli fantastik-shkencor i Time, avancimi i vazhdueshëm i kompjuterëve do të bëjë të mundur që fytyra e njerëzimit të ndryshojë tërësisht. Ata ose do të krijojnë një lloj shoqërie të re njerëzore ose do të ndihmojnë për të gjetur ilaçin e pavdekshmërisë.

Nëse avancimet në botën e teknologjisë dhe sidomos teknologjisë mjekësore do të përparojnë, truri i njeriut duhet të bëhet i manipulueshëm prej kompjuterëve në mesin e vitit 2020.

Kjo do të thotë se të gjitha sëmundjet dhe çrregullimet e sistemit nervor mund të shërohen apo vetëshkaktohen. Njëkohësisht, kjo do të thotë se, duke manipuluar funksionet e tij, mund të prishet balanca natyrore për të krijuar njerëz që do të kenë aftësitë e një gjenie në një fushë të caktuar, transmeton TCH.

Duke vazhduar me hapat e sotëm të shkencës, në vitin 2045, ose të paktën rreth tij, do të bëhet e mundur që të manipulohet edhe kodi gjenetik i njeriut.

Kjo do të thotë se gjenet që shkaktojnë plakjen, do të jenë në gjendje të lokalizohen dhe të eliminohen apo modifikohen për ta bërë njeriun të pavdekshëm nga shkaqet natyrore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në vitin 2045 arrihet pavdekshmëria
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Astrologjia Kineze
» Teoritë e gjumit
» Numri 13
» Supersticioni
» Harta që bashkon trojet shqiptare në vitin 2035

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: