Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Gratë, më të ndjeshme ndaj dhembjeve kronike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
avatar

<b>Postime</b> Postime : 3702

MesazhTitulli: Gratë, më të ndjeshme ndaj dhembjeve kronike    Sat Feb 12, 2011 7:05 am


Gratë, ndryshe nga burrat, vuajnë nga një numër më i madh patologjish kronike dhe dhembjesh më të forta.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Fondacioni “Pfizer”, i publikuar gjatë punimeve të Kongresit Ndërkombëtar “'Traditional and innovative approches to pain”, promovuar nga Universiteti i Sienës dhe nga “Royal Society of Medicine” e “The European Medical Association”.
Për shumë tipe dhembjesh kronike, si p.sh. migrena, dhembja e kokës, dhembjet muskulore dhe të kockave, artriti reumatizmal, gratë preken më shpesh se burrat e për disa patologji ndiejnë dhembje më të forta, më të shpeshta dhe për një kohë më të gjatë. Patologjitë kronike janë më të përhapura te gratë janë 23, ndërsa te burrat vetëm 11.
Gjithsesi, kjo ndjeshmëri e madhe te gratë fsheh dhe një aspekt pozitiv. Sipas Karen Berkley, docente në “ Florida State University”, “ dhembja na paralajmëron për rrezikun dhe na kujton se duhet të bëjmë diçka”. Në thelb, ndjeshmëria më e madhe ndaj dhembjes, tipike për gratë, mund të jetë intensive si një mekanizëm mbrojtës që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të tyre. Në këtë kuptim, t’i përgjigjesh dhembjes, mund të mos konsiderohet dobësi, por një forcë përshtatëse.
“Ndaj kësaj ndjeshmërie “konkurrojnë” disa faktorë të ndryshëm”,- ka shpjeguar Berkley. Ndryshime hormonale, anatomike, në eksperiencat njohëse dhe emocionale relative ndaj dhembjes dhe ndaj mënyrës se si ta përballojnë, ndryshime ndaj përgjigjes ndaj dhembjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gratë, më të ndjeshme ndaj dhembjeve kronike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Abuzimi ndaj kafsheve
» Inkuizicioni Kishtar KISHA DHE DHUNA INTELEKTUALE.
» Drogat Psikoaktive
» Shtypja dhe shfrytëzimi i grave
» Thënie nga Jim Morrison (The Doors)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: