Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Çajet që ndihmojnë uljen e temperaturës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Çajet që ndihmojnë uljen e temperaturës   Wed Feb 09, 2011 7:46 am

Çdokush e ka provuar të sëmuret të paktën një herë
dhe sëmundja të jetë shoqëruar me temperaturë të lartë. Nuk kanë qenë të
pakta rastet kur rritja e menjëhershme e temperaturës ka çuar në pasoja
të rënda për shëndetin deri dhe në humbje të jetës.
Për uljen e temperaturës, përveç medikamenteve, ekzistojnë edhe çajet e
përgatitura me bimë të freskëta të natyrës. Për uljen e temperaturës
mjekët rekomandojnë banjë me ujë të ftohtë dhe masazh me uthull në kyçe
dhe ballë.

Ngritja e temperaturës mund të shkaktohet nga substanca që lirohen në
organizëm, si përgjigje ndaj infeksionit, kancerit, disa sëmundjeve
joinfektive (si artriti reumatoid juvenil), disa barëra dhe vaksina.

Menjëherë temperatura mund të ngrihet gjatë lodhjes, nëse temperatura e
jashtme është shumë e lartë, ose nëse fëmija pranon ushqim të nxehtë dhe
pije të nxehta. Në këto raste nuk bëhet fjalë për temperaturë të
vërtetë. Organizmi orvatet që me djersitje ta ulë temperaturën nga
normalja.

Lëngu i limonit
Lëngu i një kokrre limoni hidhet në një gotë me ujë me sheqer. Ky lëng
pihet 3 herë në ditë në rastet kur keni temperaturë. Kjo mënyrë është e
vlefshme edhe për fëmijët. Por, gjithmonë duhet holluar me ujë. Ndërsa,
moshat e rritura mund ta pinë edhe ashtu siç është. Në këtë mënyrë do të
jepte efektin e menjëhershëm.

Sanëza
Edhe bima e sanëzës (valeriana) shërben për uljen e temperaturës së
lartë. Nga kjo bimë më të efektshmet janë rrënjët e saj. Më parë rrënjët
grimcohen dhe zihen në një enë, ku më parë janë hedhur 2 gota ujë. Çaji
i përftuar pihet 2 herë në ditë. Edhe pluhuri i përftuar prej rrënjëve
të sanëzës jep rezultate të mira në uljen e temperaturës. Nga lëngu i
përftuar prej tij pihen 10 pika 2 herë në ditë.


Sherbela
Bima e sherbelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për
kurimin e disa sëmundjeve, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe
temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të
pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy
gota prej këtij çaji.


Bari i etheve
Bari i etheve është bima që njihet si një nga më të rëndësishmet, që
bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë
pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të ethes, lëngu i
përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan. Çaji mund të pihet i
ëmbëlsuar ose jo sipas dëshirës.


Ulliri
Në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë gjethet dhe lëkura e
ullirit kanë veti diuretike si dhe pakësojnë sheqerin në gjak. Për këto
raste u rekomandohet të gjithë të prekurve nga temperatura e lartë që të
përdorin këtë kurë. Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen në gjysmë
litri ujë derisa te mbetet 3/4 e ujit. Përgatesa ftohet, kullohet dhe më
pas hidhet në të një lugë sheqer ose mjaltë. Nga ky çaj rekomandohet të
pihet nga një filxhan çaji në ditë.

Dieta
Temperatura e lartë shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, siç janë:
ftohja, gripi, sëmundjet virusale, sëmundjet ngjitëse. Ato shkaktojnë
mungesë oreksi dhe dobësi trupore. Të sëmurëve nuk duhet tu jepet ushqim
me forcë. Sipas mjekëve, në këto raste mbajtja e dietës është e
nevojshme. Në fillim të sëmurit duhet t’i jepet çaj ose lëng frutash i
freskët, gjithmonë i ëmbëlsuar me sheqer. Kur të sëmurit t’i kthehet
oreksi, ai duhet të hajë ushqim me zarzavate, fruta, qumësht, supë me
lëng mishi.

Këshilla

* Nuk duhet pirë qumësht kur njeriu ka temperaturë, sepse është i
dëmshëm dhe mund të dëmtojë trurin për shkak të shpejtësisë së
shndërrimit në vrer.

* Mjeket rekomandojnë për uljen e temperaturës banjë me ujë të ftohtë.
Të sëmurëve nuk duhet që t’u jepet absolutisht ushqim pa dëshirën e
tyre.

* Masazhi me uthull në pjesët, si, kyçet, balli, këshillohet disa herë, çdo gjysmë ore.

* Pirja e sa më shumë lëngjeve duhet të zëvendësojë ushqimin për disa orë.

* Bashkë me bimët mjekësore personi që ka temperaturë, duhet të
trajtohet edhe me ilaçe. * Rekomandohet pirja e një tablete paracetamoli
çdo 4 orë.

* Çdo 30 minuta i sëmuri duhet të pijë çajet e përftuara nga bimët për të ulur temperaturën.

* 37 gradë është temperatura mesatare e trupit të çdo njeriu me një aktivitet normal.

* 39 gradë e deri në 40 gradë do të thotë se personi ka temperature shumë të lartë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Çajet që ndihmojnë uljen e temperaturës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: