Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup

Share | 
 

 Grupet e Gjakut, Percaktimi i Grupeve te Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Grupet e Gjakut, Percaktimi i Grupeve te Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut   Wed Feb 02, 2011 10:19 am

Grupet e Gjakut, Percaktimi i Grupeve te Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut
Zbulimi i Grupeve te Gjakut

Eksperimentet me Transfuzionin e Gjakut, transferimi i gjakut apo komponenteve te gjakut nga nje person ne tjetrin, ka qene nje brenge e madhe pe qindra vjet. Shume pacient kane vdekur, por kjo ka ndodhur vetem deri ne vitin 1901, kur shkencetari Austrian Karl Landsteiner zbuloi grupet e gjakut te njerezve, me te cilat transfuzionet e gjakut kane qene me te sigurta.
Perzierja e gjakut te dy njerezve mund te shkaktoj bllokimin dhe aglutimin e gjakut. Kjo mund te shkaktoj reaksione toksike dhe mund te kete reaksione me pasoja fatale. Karl Landsteiner zbuloi se ky eshte nje reaksion imunologjik, i cili ndodh kur marresi i gjakut ka antitrupa kunder qelizave te gjakut te dhuruesit.
Puna e Karl Landsteinerit e beri te mundshme te percaktohen grupet e gjakut dhe kjo e shtroi rrugen qe transfuzioni i gjakut te jete i sigurte. Per kete zbulim ai u shperblye me emimin Nobel ne Mjekesi ne vitin 1930.


Cila eshte perberja e gjakute

Njeriu i rritur ne qarkullimin e gjakut ka rreth 4–6 litra gjak ne trup. Ne mes tjerash, gjaku ben transportimin e Oksigjenit ne te gjitha pjeset e trupit.
Gjaku permban disa tipe te qelizave, te cilat notojne neper lengun e quajtur Plazma.

Eritrocitet (Qelizat e kuqe te gjakut) permbajne hemoglobine, nje proteine e cila e lidh oksigjenin. Qelizat e kuqe te gjakut transportojne oksigjenin dhe e largojne dioksidin e karbonit nga indet e trupit.

Leukocitet (Qelizat e bardha te gjakut) i luftojne infeksionet e ndryshme.

Trombocitet bejne mpiksjen e gjakut, p.sh. kur shkaktohet ndonje plage me gjakderdhje.

Plazma permbane kripera dhe proteina te ndryshme.


Cilat jane grupet e gjakute

Dallimet ne gjakun e njeriut jane ne prezencen ose mosprezencen e molekulave te caktuara proteinike te quajtura antigjene dhe antitrupa. Antigjenet jane te lokalizuara ne siperfaqe te qelizave te kuqe te gjakut (eritrocite), ndersa antitrupat jane ne plazme te gjakut. Individet kane tipe dhe kombinime te ndryshme te ketyre molekulave. Grupi i gjakut, te cilit ju i perkisni, varet nga trashegimia prinderore.
Jane rreth 20 sisteme gjenetike te grupeve te gjakut te njohura deri me sot, por sistemi ABO dhe Rh i grupeve te gjakut eshte me i rendesishmi i shfrytezuar per transfuzionet e gjakut. Jo te gjitha grupet e gjakut jane kompatibile me njera-tjetren. Perzierja e grupeve jokompatibile te gjakut shkakton aglutinimin e gjakut, i cili mund ta rrezikoj jeten e pacientit.
Laureati i emimit Nobel, Karl Landsteiner ishte i perfshire ne zbulimin e te dy sistemeve te grupeve te gjakut ABO dhe Rh.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Grupet e Gjakut, Percaktimi i Grupeve te Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut   Wed Feb 02, 2011 10:20 am

Grupi i Gjakut A

Nese ju i takoni grupit A te gjakut, atehere ju keni A antigjenet ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut dhe B antitrupat ne plazmen tuaj te gjakut.

Grupi i gjakut B

Nese ju i takoni grupit B te gjakut, atehere ju keni B antigjenet ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut dhe A antitrupat ne plazmen tuaj te gjakut.

Grupi i Gjakut AB

Nese ju i takoni grupit AB te gjakut, atehere ju keni te dy A dhe B antigjenet ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut ndersa nuk keni as A as B antitrupat ne plazmen tuaj te gjakut

Grupi i gjakut 0

Nese ju i takoni grupit O (zero) te gjakut, atehere ju nuk keni as A as B antigjenet ne siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut,por ju keni te dy A dhe B antitrupat ne plazmen tuaj te gjakut.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime: 9044

MesazhTitulli: Re: Grupet e Gjakut, Percaktimi i Grupeve te Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut   Wed Feb 02, 2011 10:20 am

Transfuzionet e gjakut
kush mund te pranoj gjak nga kushe


Natyrisht edohere mund ti dhurohet gjak i grupit A personit qe e ka grupin A te gjakut, gjakun e grupit B personit qe e ka grupin B te gjakut dhe keshtu me radhe. Por nganjehere pacienti mund te merr gjak edhe te ndonje grupi tjeter.

Nje transfuzion do te ishte i sukseshem nese nje person, i cili do te merr gjak e ka nje grup te gjakut qe nuk ka asnje antitrup kunder antigjeneve te gjakut te dhuruesit. Por ne te kunderten mund te kete pasoja per pacientin.


GJAKU-roli i tij


-Gjaku eshte ind i lenget i cili me qarkullimin e vet te panderprere siguron lidhjen humorale ne mes te organeve te organizmit tone.Qarkullimi i gjakut ne sistemin e eneve te gjakut eshte mundesuar me punen e drejt dhe punen ritmike te zemres,integritetin dhe elasticitetin e eneve te gjakut.Roli kryasore i gjakut eshte t'ua mundesoje jeten qelizave,njesive themelore,anatomike dhe funkisonale te oragnizmit tone.
Vellimi-Vellimi i gjithembarshem i gjakut te njeriut te rritur me pesh 70kg perafersishte arrine 5 litra.Nese njeriu eshte i trash,vellimi i gjakut eshte me i vogel,sepse ind vjamor ka fare pak ne enet e gjakut.Rritja e vellimit te gjakut (deri 30%) manifestohet gjate shtatzanise,edhe kjo ne tre muajt e fundit.Kjo rritje me te vertete kontribone qe lehona ti perballoje mire edhe humbjes se madhe te gjakut gjate lindjes.Nese humbja e gjakut eshte me e madhe se sa 30%,e sasise se tersishme te gajkut,atehere paraqiten simptomat e "shokut" psthemorragjike.
-Gjaku pra ka ngjyre te kuqe ne te cilin notpjne qelizat e gjakut.Pamja e gjakut nvaret prej perqindjes se oksigjenit d.m.tm sasise se oksigjenit (HEMOGLOBINES),qe eshte e vendosur ne qelizat e kuqe.
Peberja-gjaku ndahet ne dy pjese perberese te veta:plazmen e gjakut dhe qelizat e gjakut.-Plazma e gjakut perben pjesen e lenget te gjakut.
Qelizat e gjakut-Ekzistojne disa tri lloje te qelizave:
ERITROCITET-(qelizat e kuqe)-paraqesin numrin me te madh te qelizave ne organizem.Numri i tyre eshte me i madh te meshkujt por numri i tyre mund te ndryshoje edhe ne kushte fiziologjike (rritja e punes muskulore,jeta ne lartesi te medha,klima etj)nderkaq ndikim me ta madh ka mosha e organizmit.
funksioni-me i rendesishme i qelizave te kuqe te organizmit eshte se bejne bartjen e oksigjenit prej mushkerive e deri ne inde,dhe bartjen e karbondioksidit pj indeve ne mushkeri.(hemoglobina)
LEUKOCITET-apo qelizat e bardha te organizmit,ndahen ne grupe te ndryshme te cilat ne menyra te caktuar marrin pjese ne mbrojtjen e organizmit.Deri te rritja e numrit te Leukociteve mund te vie ( ne kushte fiziologjike:gjat puneve te renda fizike,gjate shtatzanise etj.Leukocotet ne gjak jetojne 3-5 dite.
TROMBOCITET-apo pllakezat e gjakut,jane elementet me te imta te gjakut.Jeta e tyre eshte 4-8 dite.Ne organizem kane role shume te rendesishme,prej te cilave me i rendesishmi eshte roli ne pengimin e gjakederdhjes pas lendimit.


Grupi i gjakut zbulon karakterin


Mashkulli e0e dhe femra eABe

Ajo ka nevoje per vendosmerine dhe per fuqine e karakterit te tij. Nese nuk eshte teper siperfaqesor, ajo do ta dashuroje pa ndonje kusht. Mashkulli me grupin e gjakut 0 Rh pozitiv dhe femra me grup te gjakut AB Rh negativ te thuash se jane eift ideal. Pasioni, arsyeja, emocionet, te gjitha jane te persosura dhe te ekuilibruara. Me kusht qe ajo t'ia dhuroje besimin e vet. Por kjo nuk ndodh shpesh!

Mashkulli eAe dhe femra e0e

Martese apo bashkesi ideale. Ne menyre te persosur pajtohen. Ajo eshte e mire dhe me karakter, kurse ai njekohesisht shpirtbute dhe i fuqishem. E vetmja gje qe mund t'i ndaje eshte pakenaqesia e tij ndaj punes. Duket sikur faktori rezus nuk eshte i rendesishem per kete kombinim.

Mashkulli eAe dhe femra eAe

Fort bukur po te ndodhte ne realitet! E njejta shije dhe te njejtat prirje, jeta pa ankthe dhe pa konflikte, shtepia e ardhur dhe komfore, femijet te edukuar mire... Sidomos meshkujt e grupit te gjakut A Rh pozitiv dhe femrat e grupit te gjakut A Rh negativ perbejne bashkesine harmonike mbi themelet solide. Megjithate, shpesh ndodh qe te largohen njeri nga tjetri, sidomos nese nuk jane te te njejtit profesion apo nuk kane ndonje hobi te perbashket.

Mashkulli eAe dhe femra eBe

Ky eift perben bashkesi te shkelqyeshme, qe mund te kete jete te gjate, me kusht qe ajo t'i besoje dhe ne menyre qe ai vertet e meriton ate besim. Qetesi, harmoni, butesi, ata e duan njeri-tjetrin...

Mashkulli eAe dhe femra eABe

Ky eift krijon bashkesi te qete, perplot me butesi dhe me mirekuptim, edhe pse ngapak te papercaktuar. Edhe njeri edhe tjetri kerkojne siguri dhe lehte e identifikojne ate. Nuk kane nevoje per epshe te shfrenuara per te qene te lumtur. Rreziku kanoset nga merzia dhe rutina, e cila i largon edhe zemrat me te dashuruara. Kombinimi me i mire: mashkulli A Rh negativ dhe femra AB Rh poztiv.

Mashkulli eBe dhe femra e0e

Ajo per se tepermi eshte ne sped, se tepermi ekskulzive per shijen e tij. Kjo gje mund ta derrmoje teresisht ose ta argetoje marrezisht. Duhet t'i ofroje kenaqesi seksuale, se perndryshe per te do te jete i huaj ose tiran. Kjo bashkesi eshte eksplozive, perpos ne rastet kur ndodh qe te dyte te jene Rh pozitive.

Mashkulli eBe dhe femra eBe

Dy qenie te ngjashme, te cilat nje kohe te gjate kane nevoje te mesohen njeri me tjetrin, me e'rast investojne shume me teper mund sesa ne te vertete ka nevoje. Shume me te mire jane si miq, sesa si dashnore. Po e gjeten menyren qe t'i harmonizojne emocionet e veta, do te funksionojne mire. Ky eift nuk paraqet kombinim ideal, perpos ne rastet kur i kane faktoret Rh te ndryshem.

Mashkulli eBe dhe femra eABe

E respektojne dhe e kuptojne reciprokisht njeri-tjetrin. Me shume jane vella e moter sesa burre e gura. Jeta e tyre e perbashket kryesisht eshte ne harmoni. Por kjo eshte harmoni e brishte. Mashkulli eBe me shume takt shume lehte mund ta beje femren eABe qe ta konsideroje si bashkeshort te mire. Ne te kunderten ajo shqetesimet seksuale do t'i kerkoje dikund gjetke. Nese mashkulli dhe femra jane Rh negative, ky kombinim ne 50 per qind te rasteve eshte i suksesshem.

Mashkulli eABe dhe femra e0e

eift ekskluziv dhe tejet interesant, sidomos nese e kane te ndare jeten profesionale. Nese pos kesaj edhe merren vesh intimisht, do te jene eift ideal. Ne te kunderten, behet kiameti. Faktoret Rh nuk lozin rendesi per kete kombinim.

Mashkulli eABe dhe femra eAe

Ai eshte i gatshem te ofroje ndihme vetem kur te lahen enet! Ajo e merr me bezdi pasivitetin e tij rreth kryerjes se puneve te shtepise. Nuk ia fal pasivitetin dhe duhet te beje perpjekje te medha ne edo hap, sidomos qe t'i pranoje fantazite e tij, te cilat, perndryshe, jane fare te padjallezishme. Me mire pajtohen nese jane te faktoreve Rh te ndryshem.

Mashkulli eABe dhe femra eBe

eift harmonik, stabil dhe i ekuilibruar, i cili i bashkon me mjeshteri ndjenjat dhe kenaqesite trupore, jeten intime dhe shoqerore. eshte gje paradoksale ajo se nuk kane asgje te perbashket. Ata e duan njeri-tjetrin dhe kaq. Dhe kjo eshte gje e mrekullueshme!

Mashkulli eABe dhe femra eABe

Dy qenie identike. Shije, ide, plane te njejta, menyra e zbavitjes e njejte... nuk eshte kjo pune per t'u qeshur. Nese arrijne, pos kesaj, ta realizojne fantazine e vet nen jorgan, do te shkaktohet zjarr i vertete. Rrezik ne parajse paraqesin adhuruesit e saj, kurse sa i takon mashkullit te ngopurit me jeten profesionale. Faktoret Rh nuk luajne fare rendesie ne kete kombinim.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 

Grupet e Gjakut, Percaktimi i Grupeve te Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Grupet e gjakut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup ::  :: -